{"id":58254,"date":"2020-05-30T09:06:36","date_gmt":"2020-05-30T09:06:36","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58254"},"modified":"2020-05-30T09:06:36","modified_gmt":"2020-05-30T09:06:36","slug":"qemajl-mustafa-akuzon-qeverisjen-komunale-te-gjilanit-per-zgjerimin-e-rruges-ne-qender-te-qytetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qemajl-mustafa-akuzon-qeverisjen-komunale-te-gjilanit-per-zgjerimin-e-rruges-ne-qender-te-qytetit\/","title":{"rendered":"Qemajl Mustafa akuzon qeverisjen komunale t\u00eb Gjilanit, p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit!"},"content":{"rendered":"<p>Arroganca dhe autoritarizmi i kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjerimi i kuvendit por edhe i shoq\u00ebris\u00eb jasht\u00eb kuvendit <\/p>\n<p>Arroganca \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e dies dhe urtis\u00eb. \u00cbsht\u00eb munges\u00eb e ndiesis\u00eb p\u00ebr me e d\u00ebgjue kujdessh\u00ebm sovranin, qytetarin e komun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb munges\u00eb ndiesie p\u00ebr me i d\u00ebgjue profesionist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. E t\u00eb v\u00ebryeyit jan\u00eb vet\u00ebm profesionist\u00ebt me integritet t\u00eb plot\u00eb etik e profesional. \u00cbsht\u00eb munges\u00eb e ndiesis\u00eb dhe verb\u00ebri e &#8220;syrit&#8221; p\u00ebr me pa ma larg. Larg p\u00ebrtej mandatit t\u00eb nj\u00eb kryetari t\u00eb komun\u00ebs me do kukullave t\u00eb tij n\u00eb kuvendin e komun\u00ebs. <\/p>\n<p>1. Nd\u00ebrhyrja n\u00ebp\u00ebr pjes\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb qytetit p\u00ebr me b\u00eb rrug\u00eb &#8220;moderne&#8221; me 4 korse, s&#8217;\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kirurgji idiotike e cila e zhb\u00ebn edhe at\u00eb pak autenticitet q\u00eb i ka pas mbet\u00eb qytetit t\u0113 Gjilanit. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb manifestim dhe shfryerje e komplekseve primitive t\u00eb nj\u00eb kryetari e t\u00eb nj\u00eb suite injorant\u00ebsh, hajnash, frigacak\u00ebsh e servil\u00ebsh rreth tij q\u00eb nuk e kan\u00eb pik\u00ebn e ndiesis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e k\u00ebtij qyteti. Thirren n\u00eb at\u00eb t\u00eb kaluar, vjelin vot\u00eb me mashtrim e manipulim p\u00ebr at\u00eb t\u00eb kaluar, shpallin heronj\u00eb brenda familjeve t\u00eb tyre e shpallen heronj\u00eb e veteran\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e &#8220;m\u00ebdha&#8221; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e lavdishme po nuk e respektojn\u00eb me asgj\u00eb at\u00eb t\u00eb kaluar.<br \/>\nJo vet\u00ebm kjo nd\u00ebrhyrje por edhe shum\u00eb t\u00eb tjera, e kan\u00eb gjymtuar qytetin dhe ia kan\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb ardhmen p\u00ebr 100 vitet e ardh\u00ebshme.<br \/>\nKultura e pist\u00eb e rr\u00ebnimit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe e &#8220;prangosjes&#8221; s\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb zhvillimore urbane t\u00eb saj, e q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr 13 vite rresht nga LDK, \u00ebsht\u00eb bartur p\u00ebrmes Lutfi Hazirit edhe n\u00eb Gjilan.<br \/>\nGjilani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb katrahur\u00eb nd\u00ebrtimesh t\u00eb larta pa respekt p\u00ebr familjet dhe p\u00ebr qytetarin e saj. Brenda atyre nd\u00ebrtimeve amorfe nuk ka hapsir\u00eb p\u00ebr pushim e rekreim, nuk ka hapsira p\u00ebr parkim, nuk ka hapsira p\u00ebr sport e p\u00ebr loj\u00ebra f\u00ebmij\u00ebsh.<br \/>\nKudo n\u00eb glob investohet n\u00eb ruajtjen dhe konzervimin e pjes\u00ebve t\u00eb vjetra t\u00eb qyteteve po jo n\u00eb shlyerjen e s\u00eb kaluar\u00ebs. Qytetet zhvillohen n\u00eb rrath\u00eb koncentrik\u00eb nga qendrat e vjetra dhe n\u00eb bartjen e shum\u00eb funksioneve n\u00eb qendrat e reja. Gjilani duhet me ua mendue unazave t\u00eb tij, rrug\u00ebve shkarkuese t\u00ebrthore n\u00ebp\u00ebr qytet po jo as\u00ebsesi sh\u00ebmtimit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr kryesore t\u00eb qytetit. <\/p>\n<p>2. Sikur kjo nuk mjaftoi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kreun e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, kryetari ia ka m\u00ebsy me e &#8220;okupue&#8221; edhe at\u00eb pak hapsir\u00eb pran\u00eb muzeut t\u00eb qytetit q\u00eb natyrsh\u00ebm i takon pik\u00ebrisht perspektiv\u00ebs s\u00eb muzeut n\u00ebp\u00ebr deceniet e ardh\u00ebshme. Hapsir\u00eb q\u00eb u takon qytetar\u00ebve, u takon k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, f\u00ebmiut, n\u00ebn\u00ebs, gjyshit&#8230;<br \/>\nKur e kemi zhvendos\u00eb nd\u00ebrmarrjen e mbeturinave KRM &#8220;Higjiena&#8221; prej aty, jemi g\u00ebzue shum\u00eb sepse i kemi dh\u00ebn\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb qytetit edhe pak frym\u00ebmarrje e cila i mungonte shum\u00eb. K\u00ebt\u00eb pak frym\u00ebmarrje ky kryetar don me ia marr\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb qytetit duke tentuar me e vendos\u00eb aty nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame e q\u00eb aspak nuk e ka vendin aty.<br \/>\nNe jemi p\u00ebr me e d\u00ebgjue kujdessh\u00ebm BI-n\u00eb por m\u00eb shum\u00eb se BI-n\u00eb dhe \u00e7far\u00ebdo partie politike e cfar\u00ebdo kryetari jemi p\u00ebr me e d\u00ebgjue z\u00ebrin e atyre q\u00eb i kan\u00eb hartue planet rregulluese t\u00eb qytetit. Dija dhe vizioni i tyre jan\u00eb meritore e jo shfrenimi i politikave fisnore e meskine te cfaredo kryetari t\u00eb komun\u00ebs q\u00eb krejt\u00eb njer\u00ebzit i sheh vet\u00ebm si vot\u00eb dhe hi\u00e7 ndryshe.<\/p>\n<p>Krejt\u00eb kjo &#8220;kirurgji&#8221; gjymtyese q\u00eb po i b\u00ebhet k\u00ebtij qyteti \u00ebsht\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut kah &#8220;shk\u00eblqimi&#8221; plot\u00ebsisht mashtrues dhe p\u00ebr ti harruar premtimet e z\u00ebshme e t\u00eb shumta t\u00eb Lutfi Hazirit p\u00ebr Zon\u00ebn Ekonomike t\u00eb komun\u00ebs, p\u00ebr p\u0113rfundimin e hersh\u00ebm t\u00eb Mirush\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza dhe t\u00eb fabrik\u00ebs p\u00ebr trajtimin e tyre, p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb komun\u00ebs, p\u00ebr investimet e bujshme n\u00eb bujq\u00ebsi, p\u00ebr investimet n\u00eb qendrat e aft\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve, p\u00ebr qendr\u00ebn shum\u00ebkulturore t\u00eb komun\u00ebs, p\u00ebr subqendrat n\u00eb qytet e fshatra, p\u00ebr mbajtjen e higjien\u00ebs n\u00eb krejt\u00eb hapsir\u00ebn e komun\u00ebs, p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe zgj\u00ebrimin e zonave t\u00eb gjelb\u00ebrta dhe parqeve t\u00eb komun\u00ebs, p\u00ebr investimet PPP&#8230;<br \/>\nQytetar\u00eb t\u00eb komun\u00ebs,<br \/>\nUn\u00eb vet personalisht kam besue dhe kam prit\u00eb larg m\u00eb shum\u00eb nga Lutfi Haziri si kryetar i komun\u00ebs. E pata th\u00ebn\u00eb edhe publikisht k\u00ebt\u00eb pritje timen. Besoja q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb edhe jetsore edhe politike dhe ka me e udh\u00ebheq\u00eb mir\u00eb komun\u00ebn. Nuk m\u00eb dol\u00ebn k\u00ebrkah pritjet e mia. Ve\u00e7 veseve t\u00eb k\u00ebqia, skandaleve dhe mjegull\u00ebs q\u00eb ky kryetar e prodhoi qe 6 vite me fjal\u00eb t\u00eb shumta e me pun\u00eb t\u00eb vogla kozmetike, nuk pam\u00eb e nuk d\u00ebgjuam gj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nMendoj q\u00eb mjaft\u00eb gjat\u00eb kemi q\u00ebndrue pasiv\u00eb duke e soditur keqp\u00ebrdorimin e vot\u00ebs ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha me u aktivizue t\u00eb gjith\u00eb dhe jasht\u00eb kornizave partiake.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb mjerim p\u00ebr nj\u00eb qytetar mesatar e sidomos p\u00ebr nj\u00eb intelektual e nj\u00eb politikan n\u00ebse komun\u00ebn dhe shtetin e vet e sheh si mund\u00ebsi dhe si nevoj\u00eb vet\u00ebm deri te fundi i jet\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nPopujt e zgjuar punojn\u00eb p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\nMbase kemi m\u00ebsue edhe ne di\u00e7ka prej tyre m\u00eb n\u00eb fund.<br \/>\nUn\u00eb jam plot\u00eb besim.e optimiz\u00ebm n\u00eb zgjuarsin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit dhe n\u00eb qytetarin\u00eb aktive t\u00eb tij.<br \/>\nBashk\u00eb e ndalim SH\u00cbMTIN\u00cb q\u00eb po i ndodh\u00eb qytetit dhe krejt\u00eb komun\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arroganca dhe autoritarizmi i kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjerimi i kuvendit por edhe i shoq\u00ebris\u00eb jasht\u00eb kuvendit Arroganca \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e dies dhe urtis\u00eb. \u00cbsht\u00eb munges\u00eb e ndiesis\u00eb p\u00ebr me e d\u00ebgjue kujdessh\u00ebm sovranin, qytetarin e komun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb munges\u00eb ndiesie p\u00ebr me i d\u00ebgjue profesionist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. E t\u00eb v\u00ebryeyit jan\u00eb vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58254","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58254"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58254\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}