{"id":58481,"date":"2020-06-02T13:28:59","date_gmt":"2020-06-02T13:28:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58481"},"modified":"2020-06-02T13:28:59","modified_gmt":"2020-06-02T13:28:59","slug":"haziri-nderrimi-i-shpeshte-i-qeverive-ka-shkaktuar-nderrim-te-prioriteteve-neper-komuna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-nderrimi-i-shpeshte-i-qeverive-ka-shkaktuar-nderrim-te-prioriteteve-neper-komuna\/","title":{"rendered":"Haziri: Nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i qeverive ka shkaktuar nd\u00ebrrim t\u00eb prioriteteve n\u00ebp\u00ebr komuna"},"content":{"rendered":"\n<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb par\u00ebn pas leht\u00ebsimit t\u00eb masave kund\u00ebr pandemis\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurtshi-Emni ka shqyrtuar raportin e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019 t\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, raportin financiar janar-dhjetor 2019, nd\u00ebrkaq dy pika t\u00eb tjera i ka shtyr\u00eb p\u00ebr seancat tjera. <\/p>\n<p>Rikthimin e Kuvendeve Komunale n\u00eb pun\u00eb e ka lejuar MAPL-ja, pas konsultimeve me IKSHP, por k\u00ebrkohet kujdes i shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb kryesuesja Kurteshi-Emini.  <\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri, n\u00eb raportin e tij t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, ka n\u00ebnvizuar t\u00eb arriturat dhe sukseset, po edhe sfidat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur Komuna e Gjilanit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore. <\/p>\n<p>Haziri ka folur p\u00ebr pun\u00ebn e drejtorive, ve\u00e7 e ve\u00e7, duke theksuar se raporti i p\u00ebrmban holl\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt dhe t\u00eb gjitha fushat dhe sh\u00ebrbimet e tjera q\u00eb prekin interesat e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq duke iu p\u00ebrgjigjur v\u00ebrejtjeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve opozit\u00ebs, Nevad Isufi (VV), Riza Abdyli (PDK) dhe t\u00eb tjer\u00ebve, rreth raportit, dinamik\u00ebs s\u00eb ngadalshme t\u00eb disa prej projekteve si dhe pun\u00ebs s\u00eb kryetarit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Haziri ka th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i qeverive ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe prioritet n\u00ebp\u00ebr komuna. <\/p>\n<p>\u201cNe kemi pasur v\u00ebshtir\u00ebsi serioze n\u00eb ruajtjen e prioriteteve komunale, p\u00ebr shkak t\u00eb jo stabilitetit qeveritar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri, duke shtuar se t\u00eb gjitha programet jan\u00eb t\u00eb dokumentuara dhe t\u00eb buxhetuara me iniciativ\u00ebn e komun\u00ebs.  <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket punimeve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, ku opozita pati v\u00ebrejte, kryetari Haziri sqaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb nuk po nd\u00ebrtohet rrug\u00eb me kat\u00ebr krosi, as nuk do t\u00eb prishen parqet, si\u00e7 po thuhet, por po rigjenerohet qendra e qytetit, me gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e nevojshme n\u00ebntok\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb pastaj parqet, drunjt\u00eb dekorues, ve\u00e7mas blirin si simbol t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>\u201cBaballar\u00ebt tan\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qytet p\u00ebr nevojat e koh\u00ebs, nd\u00ebrsa sot qyteti i ka 60 mij\u00eb banor\u00eb dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00eb t\u00eb re\u201d, theksoi kryetari i Komun\u00ebs, duke rikujtuar se sot Gjilani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb ka miq, t\u00eb cil\u00ebt e ndihmojn\u00eb n\u00eb zhvillim e q\u00eb dikur nuk i kishte.  <\/p>\n<p>Haziri tha se zona e par\u00eb e qytetit nuk ka kanalizim dhe krejt uj\u00ebrat atmosferik\u00eb derdhen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, p\u00ebr shkak t\u00eb konfiguracionit t\u00eb terrenit. <\/p>\n<p>\u201cPo mundohemi q\u00eb Gjilanin ta b\u00ebjm\u00eb qytet pa vetura n\u00eb zon\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, pasi t\u00eb krijojm\u00eb zgjidhje alternative p\u00ebr trafik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri, duke n\u00ebnvizuar se k\u00ebrkesat urbane zhvillimore nuk do t\u00eb ndalen asnj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb sqarime edhe p\u00ebr disa projekte tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb palestr\u00ebn n\u00eb Zheg\u00ebr, stadiumin e qytetit, shkoll\u00ebn e Arteve, rrug\u00ebn n\u00eb V\u00ebrbic\u00eb dhe t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sa i p\u00ebrket projektit t\u00eb varrezave n\u00eb \u201cZabel&#8230;\u201d, i cili u kund\u00ebrshtua shum\u00eb nga opozita, ai tha se e ka t\u00ebrhequr vendimin dhe do t\u00eb shikohet nj\u00eb lokacion tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin p\u00ebr raportin e kryetarit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe k\u00ebshilltar\u00ebt Isa Agushi, Arta Haziri, Fitim Guda, Nehat Osmani, Bujar Nevzati, Arianit Sadiku, Arijeta Rexhepi dhe t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigje kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli dhe drejtor\u00ebt komunal\u00eb. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, raportin financiar e ka prezantuar drejtori Zijadin Maliqi, i cili ka th\u00ebn\u00eb se vitin e kaluar kemi operuar me nj\u00eb buxhet, i cili ka arritur n\u00eb mbi 27 milion\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt konsiderohet nd\u00ebr vitet m\u00eb t\u00eb suksesshme. <\/p>\n<p>T\u00eb hyrat kemi nj\u00eb tejkalim prej 2.57 p\u00ebr qind, derisa te shpenzimet nuk kemi qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vitin 2019, ka th\u00ebn\u00eb Maliqi, nd\u00ebrkoh\u00eb ka paraqitur edhe detaje tjera sipas kategorive.   <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket em\u00ebrimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr zgjedhjen e drejtor\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtor\u00ebve n\u00eb institucionet arsimore, ku sqarime ka dh\u00ebn\u00eb drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, Bujar Nevzati (PDK) k\u00ebrkoi q\u00eb dy emrat e propozuar t\u00eb t\u00ebrhiqen dhe n\u00eb seanc\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sillen dy emra tjer\u00eb, p\u00ebr shkak se nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e nevojshme, propozim ky me t\u00eb cilin u pajtua edhe Nevzad Isufi (LVV). <\/p>\n<p>Pas sqarimeve shtes\u00eb q\u00eb dha drejtori Gagica rreth mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ndryshime, Kuvendi u pajtua q\u00eb kjo pik\u00eb t\u00eb shtyhet p\u00ebr seanc\u00ebn e rregullt t\u00eb muajit qershor. <\/p>\n<p>Edhe Informata p\u00ebr gjendjen e pandemis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb par\u00ebn pas leht\u00ebsimit t\u00eb masave kund\u00ebr pandemis\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurtshi-Emni ka shqyrtuar raportin e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019 t\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, raportin financiar janar-dhjetor 2019, nd\u00ebrkaq dy pika t\u00eb tjera i ka shtyr\u00eb p\u00ebr seancat tjera. Rikthimin e Kuvendeve Komunale n\u00eb pun\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58482,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58481","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}