{"id":58519,"date":"2020-06-02T19:15:59","date_gmt":"2020-06-02T19:15:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58519"},"modified":"2020-06-02T19:15:59","modified_gmt":"2020-06-02T19:15:59","slug":"isufi-e-fokuson-kritiken-e-tij-ne-arsim-urbanizem-dhe-departamentin-e-prokurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/isufi-e-fokuson-kritiken-e-tij-ne-arsim-urbanizem-dhe-departamentin-e-prokurimit\/","title":{"rendered":"Isufi e fokuson kritik\u00ebn e tij n\u00eb arsim, urbaniz\u00ebm dhe departamentin e prokurimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb kuvendit komunal t\u00eb Gjilanit, ku nd\u00ebr tjerash u diskutua edhe p\u00ebr raportin e pun\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-dhjetor 2019, fjal\u00ebn e tij e edhe Nevzad Isufi, shef i grupit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KK-s\u00eb nga Vet\u00ebvendosjes.<br \/>\nBazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, dhe duke iu referuar at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb kryetari, shembull p\u00ebr projektinn e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, Isufi tha se premtimet dhe projektet e kryetarit jan\u00eb ve\u00e7se n\u00eb let\u00ebr e q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb nuk i kemi ato. Shumica e raportit \u00ebsht\u00eb kopje apo p\u00ebrshkrim i raportit t\u00eb viteve paraprake dhe p\u00ebrshkrime t\u00eb kompetencave t\u00eb drejtorive.<\/p>\n<p>Kritikat e Isufit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes jan\u00eb fokusuar n\u00eb dy drejtori, n\u00eb at\u00eb t\u00eb arsimit dhe t\u00eb urbanizmit si dhe n\u00eb departamentin e prokurimit. Ai tha se p\u00ebrqindja m\u00eb e madhe e raporteve t\u00eb drejtorive n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb kryetarit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrshkrime dhe pjesa tjet\u00ebr flet p\u00ebr kompetenca t\u00eb drejtorive p\u00ebr \u00e7ka ai tha se p\u00ebrgjegj\u00ebsi mban edhe kryetari, q\u00eb ka lejuar n\u00eb raportin e tij t\u00eb p\u00ebrfshihet kjo.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e drejtoris\u00eb s\u00eb arsimit si n\u00eb shumic\u00ebn e raporteve t\u00eb drejtorive do t\u00eb duhej eliminuar p\u00ebrshkrimin e kompetencave, do t\u00eb duhej p\u00ebrqendruar n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur apo s\u2019\u00ebsht\u00eb arritur. \u201cM\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb kjo drejtori n\u00eb fillim t\u00eb raportit ka p\u00ebrmendur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh objektivash, por q\u00eb n\u00eb faqen e komun\u00ebs nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ku ne por edhe qytetar\u00ebt, mund t\u00eb shohim se \u00e7ka planifikon kjo drejtori t\u00eb punoj gjat\u00eb nj\u00eb viti kalendarik por edhe vitit shkollor, pra, do t\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb publik nj\u00eb plan pune t\u00eb k\u00ebsaj drejtorie n\u00eb faqen e internetit, ku publikohen edhe raportet, planet e pun\u00ebs s\u00eb komun\u00ebs, kuvendit, drejtorive etj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi.<\/p>\n<p>Se raportet po p\u00ebrs\u00ebriten nga viti n\u00eb vit, Isufi mori si shembull, aty ku flitet p\u00ebr furnizimin e shkollave me kamera dhe dokumentacione t\u00eb ndryshme, shumica e sh\u00ebnimeve ku flitet p\u00ebr donacionet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb raportit vjetor t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Po ashtu dhe plot\u00eb furnizime t\u00eb tjera, me material didaktik, banka e karrige, kompjuter\u00eb, realizim t\u00eb projekteve tjera\u2026, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb raportin e vitit 2018.<\/p>\n<p>Po ashtu Isufi v\u00ebrejtje pat edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb informacioneve, t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb raport p\u00ebr shkollat ku m\u00ebsohet n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, turke e rome. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb raport nuk flitet p\u00ebr mos realizimin dhe arsyet ku dhe pse ka ngecur projekti i kompleksit t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ai nuk ka p\u00ebrfunduar. Pra, asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, q\u00eb tregon se kemi munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs\u201d, thot\u00eb Isufi, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur edhe defekte tjera t\u00eb raportit, pjesa e arsimit.<\/p>\n<p>Nevzad Isufi i Vet\u00ebvendosjes, v\u00ebrejtjet e tija i pati edhe p\u00ebr Drejtorin\u00eb p\u00ebr urbaniz\u00ebm, planifikim dhe mbrojtje t\u00eb mjedisit. \u201cN\u00eb pjes\u00ebn hyr\u00ebse si gjithmon\u00eb edhe te kjo drejtori kemi nj\u00eb tekst n\u00eb form\u00eb formule q\u00eb lidhet me kompetencat e k\u00ebsaj drejtorie. T\u00eb re nga kjo drejtori informata p\u00ebr faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb hart\u00ebs zonale dhe m\u00ebnyra \u00ebsht\u00eb arritur kjo. Nj\u00eb informat\u00eb interesante paraqet sipas k\u00ebsaj drejtorie trendi i nd\u00ebrtimeve s\u00eb territorit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb komun\u00ebs son\u00eb dhe kapaciteteve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb 240 mij\u00eb banor\u00eb. Por edhe informata p\u00ebr fillimin e legalizimeve t\u00eb objekteve, besoj se duhet kuptuar k\u00ebtu objekteve pa leje, por q\u00eb nuk jepet asnj\u00eb shif\u00ebr as e k\u00ebtyre objekteve sa jan\u00eb dhe as jan\u00eb legalizuar. N\u00eb faqen 58, te sektori i planifikimeve pjesa m\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me ndonj\u00eb modifikim t\u00eb vog\u00ebl\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe v\u00ebrejtje konkrete.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj drejtorie, ai ka p\u00ebrfunduar me pyetjen se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb nj\u00eb drejtorie t\u00eb kemi raport t\u00eb till\u00eb ku 80% e p\u00ebrmbajtjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrim i raportit t\u00eb nj\u00eb viti paraprak dhe pjesa tjet\u00ebr plan i pun\u00ebs dhe kompetenca t\u00eb k\u00ebsaj drejtorie. \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kryetarit q\u00eb lejon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb raportin e tij, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga drejtor\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>E, kur jemi te departamenti i prokurimit, Isufi i Vet\u00ebvendosjes tha se \u00ebsht\u00eb ky nj\u00ebri nd\u00ebr departamentet me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse n\u00ebp\u00ebr t\u00eb kalon pjesa m\u00eb e madhe e buxhetit. Por, ky departament deri m\u00eb t\u00eb tash n\u00eb k\u00ebto dy mandate t\u00eb qeverisjes s\u00eb LDK-\u00ebs asnj\u00ebher\u00eb nuk ka sjell\u00eb ndonj\u00eb plan t\u00eb prokurimit n\u00eb Kuvend, si\u00e7 parashihet le ligjin p\u00ebr qeverisjen lokale, gj\u00eb q\u00eb paraqet shkelje ligjore, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ekzekutivi si gjithmon\u00eb vet\u00ebm hesht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport nga ky departament, p\u00ebr vitin 2019 jan\u00eb n\u00ebnshkrua gjithsejt\u00eb 37 kontrata n\u00eb vler\u00eb prej 15,259,568.65\u20ac, nd\u00ebrsa sipas planit ishin parapar\u00eb 35 kontrata n\u00eb vler\u00eb 6.164,327.44\u20ac, q\u00eb n\u00ebnkupton se ka n\u00ebnshkruar kontrata 2 mbi planin vlera e kontratave ka qen\u00eb 9,095,241,206\u20ac mbi vler\u00ebn e parashikuar e q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se planifikimi ka qen\u00eb tep\u00ebr i dob\u00ebt. Pra, dallimi nd\u00ebrmjet parashikimit dhe realizimit \u00ebsht\u00eb 150% .<\/p>\n<p>K\u00ebshtu sipas planit t\u00eb prokurimit jan\u00eb planifikuar 41 kontrata p\u00ebr furnizim n\u00eb vler\u00eb 1.542,442.90\u20ac, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00ebnshkruar 38 kontrata, d.m.th. 3 m\u00eb pak n\u00eb vler\u00eb 1.609,104.65\u20ac,apo 66,661.75\u20ac mbi at\u00eb t\u00eb planifikuar\u00ebn.<\/p>\n<p>Kontrata sh\u00ebrbimi sipas planit t\u00eb prokurimit jan\u00eb parapar\u00eb 35, n\u00eb vler\u00eb 1.350,327.44\u20ac, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00ebnshkruar 35 kontrata sh\u00ebrbimi n\u00eb vler\u00eb 2.753,716.50\u20ac, ose 1.403,389.06, ose mbi 100% m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi prej 111 kontratave t\u00eb planifikuara p\u00ebr vitin 2019 vler\u00eb 9.247,174.84\u20ac, jan\u00eb n\u00ebnshkruar 100 kontrata n\u00eb vler\u00eb 19,935,710.24\u20ac ose 10,688,535.4\u20ac, ose mbi 100% mbi t\u00eb parashikuarat. Me \u00e7ka mund t\u00eb konstatohet se ky departament i ka huqur n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e planifikimet, ose ka b\u00ebr\u00eb planifikime koti, sepse si\u00e7 edhe mund t\u00eb shihni planifikimi dhe realizimi jan\u00eb n\u00eb antagoniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Nevzad Isufi, shef i grupit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb kuvendit komunal t\u00eb Gjilanit, ku nd\u00ebr tjerash u diskutua edhe p\u00ebr raportin e pun\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-dhjetor 2019, fjal\u00ebn e tij e edhe Nevzad Isufi, shef i grupit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KK-s\u00eb nga Vet\u00ebvendosjes. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, dhe duke iu referuar at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}