{"id":59089,"date":"2020-06-09T18:59:56","date_gmt":"2020-06-09T18:59:56","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59089"},"modified":"2020-06-09T18:59:56","modified_gmt":"2020-06-09T18:59:56","slug":"nexhat-xhymshiti-xhimi-nga-gjilani-40-vjet-aktivitet-edukativo-sportiv-ne-gjeneve-te-zvicres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nexhat-xhymshiti-xhimi-nga-gjilani-40-vjet-aktivitet-edukativo-sportiv-ne-gjeneve-te-zvicres\/","title":{"rendered":"Nexhat Xhymshiti \u2013 Xhimi nga Gjilani, 40 vjet aktivitet edukativo \u2013 sportiv n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Anamoravas\u00ebt njihen me migrimet e tyre t\u00eb hershme n\u00eb Zvic\u00ebr, Gjermani, Franc\u00eb, Itali e Austri. Pjes\u00eb e t\u00eb m\u00ebrguarve t\u00eb fillim viteve t\u00eb 80- ta, \u00ebsht\u00eb edhe Nexhat Xhymshiti \u2013 Xhimi, nga Malisheva e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Nexhati, n\u00eb fakt largimin nga vendlindja asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishte n\u00eb planet e tij. Meq\u00eb, prindi i tij Musai p\u00ebr shkak q\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike qysh n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1967, s\u00eb bashku me bashk\u00ebvend\u00ebsin e tij Ahmet Rexhepi, pati migruar n\u00eb Villach t\u00eb Austris\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, Nexhati s\u2019shihte kurrfar\u00eb arsyeje p\u00ebr ta braktisur Kosov\u00ebn. Ai si nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d t\u00eb fshatit Malishev\u00eb, bije n\u00eb sy me talentin e tij prej futbollisti.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn kur synonte q\u00eb prirjet e tij t\u2019i provoj\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb skuad\u00ebr futbollistike t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, nis p\u00ebrkeq\u00ebsimi i situat\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, krahas angazhimit n\u00eb loj\u00ebn e futbollit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme, kishte planifikuar edhe studimet n\u00eb Fakultetin e Edukimit Fizik n\u00eb Universitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbndrr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u arsimuar dhe kontribuar n\u00eb futbollin e vendit, e prishin proceset e montuara politike, t\u00eb shovenist\u00ebve serb\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi dhe Kosov\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>K\u00ebto procese fillim e mbarim t\u00eb inskenuara nga Gjykatat jugosllave \u00e7uan n\u00eb d\u00ebnimin me burgim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, sidomos t\u00eb rinis\u00eb studentore.<\/p>\n<p>Nexhati, duke i par\u00eb k\u00ebto padrejt\u00ebsi dhe k\u00ebt\u00eb diskriminim t\u00eb \u00e7doditsh\u00ebm q\u00eb i b\u00ebhej hapur popullit t\u00eb tij, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1981, s\u00eb bashku me disa shok\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit, pamflete me thirrje p\u00ebr protesta.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre organizimeve synohej avancimi i statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe barazia e shqiptar\u00ebve me popujt e tjer\u00eb t\u00eb ish- Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari e tij edhe pse e ligjshme nga pushtuesit serb\u00eb dhe lojalist\u00ebt e tyre konsiderohet si akt armiq\u00ebsor. Nexhati paraburgoset dhe d\u00ebnohet me dy muaj burgim nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm komunist i Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pas lirimit nga burgu \u00e7do veprim i tij p\u00ebrcillej nga agjent\u00eb e aktivist\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj atij i hiqet edhe e drejta p\u00ebr pun\u00eb dhe studime. I gjendur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb parrug\u00ebdalje m\u00eb 6 korrik t\u00eb vitit 1982, ai shkon n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs.<br \/>\nAtje i apasionuar pas futbollit m\u00eb 29 shtator 1982, aktivizohet si mesfushor n\u00eb skuadr\u00ebn FC.Saint-Paul,t\u00eb Gjenev\u00ebs. Me bardh e kuqt\u00eb e k\u00ebtij ekipi Nexhati luan me mjaft sukses gati dy dekada.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb arkivuara n\u00eb Klube dhe n\u00eb Asociacionin e Futbollit t\u00eb Republik\u00ebs dhe Kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs, shihet qart\u00eb q\u00eb Nexhat Xhymshiti, m\u00eb shum\u00eb i njohur me emrin p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebs si Xhimi, \u00ebsht\u00eb shqiptari i par\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare luajti n\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb klub shum\u00eb shpejt krijoi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me t\u00eb gjith\u00eb. Zat\u00ebn kjo edhe ndikoi q\u00eb t\u2019u thot\u00eb jo ofertave t\u00eb shumta q\u00eb i vinin nga Klube t\u00eb tjera t\u00eb Gjenev\u00ebs dhe Lozan\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimit t\u00eb tij me t\u00eb drejt\u00eb pune n\u00eb Zvic\u00ebr, i dhan\u00eb drit\u00ebn jeshile Aksionar\u00ebt dhe trajner\u00ebt e skuadr\u00ebs F.C.Saint- Paul, me aktivitet n\u00eb zon\u00ebn Vesenaz, t\u00eb Republik\u00ebs dhe Kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata dol\u00ebn t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb prognozimet e tyre se Xhymshiti, do t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr klubin. Ashtu edhe ndodhi. Ai, me shpirt ndihmoi rrit\u00ebn dhe zhvillimin e k\u00ebsaj ekipe futbollistike me tradit\u00eb 77 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Xhimi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr kreu edhe detyr\u00ebn e trajnerit, duke dh\u00ebn\u00eb nga vetja gjith\u00eb eksperienc\u00ebn e tij,me kusht q\u00eb shkolla e kadet\u00ebve t\u00eb F.C Saint- Paul, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mesin e shkollave m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb futbollit n\u00eb Gjenev\u00eb.<\/p>\n<p>Identitetin e tij si shqiptar ai nuk e prezantoi vet\u00ebm me em\u00ebr e fotografi, por me p\u00ebrkushtim t\u00eb pashoq n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Dashurin\u00eb dhe respektin p\u00ebr pun\u00ebn e kishte trash\u00ebguar edhe nga prind\u00ebrit e tij. K\u00ebt\u00eb virtyt t\u00eb tyre me vler\u00eb ai do ta ruaj\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Xhymshiti, rreth 15 vite punoi n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e njohur tregtare\u201d Migros\u201c t\u00eb Gjenev\u00ebs. Ai \u00e7doher\u00eb ra n\u00eb sy me zbatimin e p\u00ebrpikt\u00eb t\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs, dhe kryerjen e detyrave.<br \/>\nMir\u00ebpo, d\u00ebshira e zjarrt\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb p\u00ebr futbollin e \u00e7oi tek vendimi q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re pune n\u00eb komun\u00ebn \u201cCollonge- Bellerive\u201c t\u00eb Gjenev\u00ebs. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb edhe sot me shum\u00eb zell e qejf kryen detyr\u00ebn e sht\u00ebpiakut.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrngulja masive dhe e paparashikuar e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre etnike gjat\u00eb viteve t\u00eb 90- ta, p\u00ebr shkaqe tanim\u00eb t\u00eb njohura do t\u2019i nxjerr\u00eb angazhime shtes\u00eb Nexhatit, dhe disa koleg\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ata, duke par\u00eb p\u00ebrqendrimin e madh t\u00eb t\u00eb m\u00ebrguarve shqiptar\u00eb n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, shohin si nevoj\u00eb urgjente formimin e nj\u00eb Klubi futbollistik, n\u00eb t\u00eb cilin shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb me prirje p\u00ebr futbollin.<br \/>\nKy objektiv i k\u00ebtyre sportist\u00ebve t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb realizohet m\u00eb 1998, kur edhe zyrtarisht ky klub regjistrohet n\u00eb \u201cAssociation Cantonale Genevoise de Football\u201d me emrin F.C.\u201cKosova\u201d e Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky sukses u atribuohet edhe t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve shqiptar\u00eb t\u00eb Gjenev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt si at\u00ebher\u00eb edhe sot me donacionet e tyre t\u00eb rregullta, po e ruajn\u00eb funksionimin e k\u00ebtij Klubi t\u00eb konsideruar si krenari jona mbar\u00ebshqiptare.<\/p>\n<p>Kjo skuad\u00ebr jo vet\u00ebm q\u00eb zhvillon gara me mjaft sukses n\u00eb Lig\u00ebn e Dyt\u00eb Regjionale t\u00eb Kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs, por mbi dydhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb t\u00eb plot\u00eb ka sh\u00ebnuar arritje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, duke mposhtur edhe skuadra me renome si n\u00eb edicionet e Kampionatit, ashtu edhe n\u00eb ato p\u00ebr Kup\u00ebn e Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishte mjete t\u00eb mjaftueshme me kapacitetet q\u00eb ka aktualisht t\u00eb F.C. Kosova e Gjenev\u00ebs, fare leht\u00eb mund t\u00eb garonte edhe n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cPremiere Ligua \u201ct\u00eb Zvicr\u00ebs, me status gjysm\u00ebprofesional t\u00eb lojtar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete q\u00eb skuadra ka lojtar\u00eb cil\u00ebsor\u00eb shumica e tyre shquhen edhe me arritjet e tyre t\u00eb larta n\u00eb Fakultete dhe Shkolla t\u00eb Larta t\u00eb Universitetit t\u00eb Gjenev\u00ebs dhe Lozan\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata krahas t\u00eb qenunit lojtar\u00eb standard n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekip b\u00ebjn\u00eb edhe pun\u00ebn e inxhinierit, juristit, ekonomistit, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, infermierit, eprorit t\u00eb siguris\u00eb dhe rendit, avokatit, sip\u00ebrmarr\u00ebsit etj.<\/p>\n<p>Me hise n\u00eb k\u00ebto suksese \u00ebsht\u00eb edhe Nexhat Xhymshiti, i cili qoft\u00eb si lojtar aktiv, qoft\u00eb si an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij Klubi, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb pamohuesh\u00ebm.<br \/>\nAi, edhe sot me besueshm\u00ebri dhe nd\u00ebrgjegjeje e kryen funksionin e Z\u00ebvend\u00ebskryetarit t\u00eb F.C.\u201dKosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e rrall\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebfinalen e Kup\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs, babai luan kund\u00ebr t\u00eb birit!<br \/>\nN\u00ebntori i vitit t\u00eb kaluar do t\u00eb mbetet si nj\u00eb ngjarje e sh\u00ebnuar p\u00ebr Nexhat Xhymshitin.<br \/>\nHedhja e shortit p\u00ebr Kup\u00ebn e Gjenev\u00ebs, sjell nj\u00eb lajm t\u00eb papritur. Nexhat Xhymshiti, veteran n\u00eb FC.\u201d Kosova\u201d t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb takimin gjysm\u00ebfinale t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij Kantoni, do t\u00eb luaj\u00eb kund\u00ebr t\u00eb birit Mehdi Xhymshiti, lojtar n\u00eb UC.Meinier 1929.<\/p>\n<p>Kjo ndeshje e zhvilluar m\u00eb 11 N\u00ebntor 2019, n\u00eb stadiumin komunal t\u00eb U.C. Meinier, karakterizohet me aksione t\u00ebrheq\u00ebse dhe raste t\u00eb shumta sh\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, koha e rregullt e ndeshjes nuk jep fituesin. Takimi UC.Meinier- F.C. Kosova, p\u00ebrfundon me rezultatin baras 3 me 3.<\/p>\n<p>Nexhati, i njohur p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb dhe loj\u00ebn fer n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndeshje jo vet\u00ebm q\u00eb ishte lojtari m\u00eb i mir\u00eb, por ishte nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb nisi serin\u00eb e golave.<\/p>\n<p>Kur shikuesit kuptuan q\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebrit \u2013 tjetrit po luanin bab\u00eb e djal\u00eb, mbet\u00ebn t\u00eb mahnitur me angazhimin e tyre t\u00eb manifestuar gjat\u00eb 90 minutave.<br \/>\nFituesin e k\u00ebtij derbi n\u00eb fund e p\u00ebrcaktuan gjuatjet nga 11 met\u00ebrshi. M\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb ekzekutimin e penalltive u treguan futbollist\u00ebt e F.C. Kosova t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata, edhe pse mysafir n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje dol\u00ebn fitues.Kjo ndeshje gjysm\u00ebfinale e vlefshme p\u00ebr Kup\u00ebn e Gjenev\u00ebs, u mbyll me rezultatin U.C. Meinier 1929 \u2013 F.C. Kosova 4:6.<br \/>\nKy takim surpriz\u00eb nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre skuadrave kund\u00ebrshtare u shnd\u00ebrrua edhe n\u00eb fest\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dyja ekipet pa shfaqur m\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl u arg\u00ebtuan me k\u00ebng\u00eb e valle t\u00eb ndryshme deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast si mikprit\u00ebsit ashtu e mysafir\u00ebt d\u00ebshmuan q\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve futbolli \u00ebsht\u00eb metoda m\u00eb e mir\u00eb e njohjes dhe komunikimit, n\u00eb mes t\u00eb kulturave t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky ishte vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrshkrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor i aktivitetit edukativo- sportiv t\u00eb Nexhat Xhymshiti, si lojtar dhe trajner.<\/p>\n<p>Mbase, her\u00ebve t\u00eb tjera veprimtarin\u00eb e tij sportive n\u00ebp\u00ebr vite adhuruesve t\u00eb futbollit do t\u2019ua paraqesim edhe me realizimin e ndonj\u00eb kronike apo interviste n\u00eb emision m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb sportit \u201cE diela pasdite\u201d t\u00eb Radio Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nexhati, q\u00eb nj\u00eb jet\u00eb ia kushtoi futbollit porosit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb praktikojn\u00eb ndonj\u00eb nga sportet,sepse vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet tyre ruhet sh\u00ebndeti dhe krijohen miq\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Xhimi, edhe pse shpeshher\u00eb i gjendur n\u00eb situata t\u00eb palakmueshme e her\u00eb- her\u00eb provokuese as edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme s\u2019ra n\u00eb pozita t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>E,as nuk shfaqi urrejtje apo paragjykime mbi ngjyr\u00ebn dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Prandaj,njer\u00ebzit dhe sportist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb si Nexhat Xhymshiti \u2013 Xhimi, jan\u00eb misionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb prezantimit t\u00eb kultur\u00ebs dhe tradit\u00ebs son\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjeneva, ku n\u00eb \u00e7do hap hasim n\u00eb bashk\u00ebsi dhe qytet\u00ebrime t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb bot\u00ebs.\/arif ejupi\/PlusTv\/<br \/>\nNga: ARIF EJUPI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Anamoravas\u00ebt njihen me migrimet e tyre t\u00eb hershme n\u00eb Zvic\u00ebr, Gjermani, Franc\u00eb, Itali e Austri. Pjes\u00eb e t\u00eb m\u00ebrguarve t\u00eb fillim viteve t\u00eb 80- ta, \u00ebsht\u00eb edhe Nexhat Xhymshiti \u2013 Xhimi, nga Malisheva e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Nexhati, n\u00eb fakt largimin nga vendlindja asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishte n\u00eb planet e tij. Meq\u00eb, prindi i tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59089","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59089\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}