{"id":59484,"date":"2020-06-13T21:13:14","date_gmt":"2020-06-13T21:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59484"},"modified":"2020-06-13T21:13:14","modified_gmt":"2020-06-13T21:13:14","slug":"gjilani-qyteti-ku-ishte-krijuar-pjesa-e-historise-se-enigmatikes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjilani-qyteti-ku-ishte-krijuar-pjesa-e-historise-se-enigmatikes-shqiptare\/","title":{"rendered":"Gjilani, qyteti ku ishte krijuar pjesa e historis\u00eb s\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare!"},"content":{"rendered":"<p>Me rastin e 40-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d t\u00eb Gjilanit, 1980-2020),<br \/>\n Shkruan:  Rexhep HASANI   <\/p>\n<p>Viti 1980, ishte viti kur disa t\u00eb rinj\u00eb entuziast\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb enigmatik\u00ebs u organizuan n\u00eb nj\u00eb tubim nism\u00ebtar\u00eb t\u00eb themelimit dhe daljes n\u00eb shesh t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d, gj\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb, kjo shoqat\u00eb, dhe ka b\u00ebr\u00eb hapat e para, nje vit me pas (janar 1981) kur edhe boton revisten e enigmateve me titull, \u201cHorizonti\u201d, e vetmja e llojit ne bote e cila vitin 2021, poashtu, mbushe plot\u00eb 40-vjet nga dalja e numrit t\u00eb par\u00eb, para dashamir\u00ebsve t\u00eb enigmatik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dr. Zijadin Hasani (nism\u00ebtari dhe doajeni i enigmatik\u00ebs shqiptare), sikurse entuziast\u00eb te at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb l\u00ebmis\u00eb s\u00eb enigmatik\u00ebs, si ing. Xhelal Selmani, ing. Fadil D\u00ebrmaku, ing. Shemsedin Kryeziu, ing. Abdylmexhit Selmani, piktor akademik Rasim Vllasaliu etj, si student\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, vun\u00eb themelin dhe formuan Shoqat\u00ebn e Enigmat\u00ebve me emrin e linguistit dhe rilind\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb njohur, \u201cNdre Mjeda\u201d, e q\u00eb m\u00eb pas n\u00eb janarin e vitit 1981, nxorr\u00ebn revist\u00ebn e vetme t\u00eb k\u00ebtij lloji me emrin \u201cHorizonti\u201d.<\/p>\n<p>Revista \u201cHorizonti\u201d dha nj\u00eb ndihmes\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin e ngjarjeve historike, personaliteteve shqiptare, por edhe t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore, kurse shum\u00eb shpejt shoqat\u00ebs dhe redaksis\u00eb s\u00eb \u201cHorizontit\u201d, iu bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe albanologu, Xhevat Ruhani, ing.Ymer Mustafa, Adnan Sllamniku, Rexhep Hasani, Avdush Canaj, Xhemail Halili e enigmat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Roli i enigmat\u00ebve gjilanas n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo vet\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shquar lart\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe 40-vje\u00e7are, ku p\u00ebrshkruan periudh\u00ebn qe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, te organizojne nj\u00eb aktivitet t\u00eb quajtur \u201cenigmatik\u00eb\u201d, e q\u00eb at\u00ebher\u00eb, nuk u njihte dhe nuk iu jepte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, edhe pse puna dhe angazhimi i t\u00eb rinjve gjilanas, k\u00ebt\u00eb e konsideronin m\u00eb shum\u00eb se aktivitet t\u00eb lir\u00eb apo hobistik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjilani, at\u00ebher\u00eb paraqiste nj\u00eb megaqytet shqiptar t\u00eb enigmatik\u00ebs mbarekombetare, ku gjet\u00ebn strehim qindra bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb nga mbare Kosova dhe me gjere, q\u00eb me nj\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb pashoq\u00eb, u angazhonin me punimet e tyre t\u00eb para nga l\u00ebmi i enigmatik\u00ebs q\u00eb edhe ata n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb dh\u00ebnien e kontributit t\u00eb tyre n\u00eb l\u00ebmin e enigmatik\u00ebs shqiptare, e q\u00eb at\u00ebher\u00eb shum\u00eb pak\u00eb apo fare nuk ishte i popullarizuar nd\u00ebr ne. Dhe po ky megaqytet (enigmapolisi) ishte i pari q\u00eb vuri themelet n\u00eb zhvillimin e enigmatik\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Puna dyzetvje\u00e7are t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj shoqate t\u00eb enigmat\u00ebve gjilanas, \u00ebsht\u00eb padyshim vler\u00eb e madhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Autor\u00ebt e lart\u00ebp\u00ebrmendur kan\u00eb d\u00ebshmuar se gati p\u00ebr kater dekada kan\u00eb grumbulluar pa u lodhur pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e enigmat\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Ky p\u00ebrkushtim jo vet\u00ebm se d\u00ebshmon interesimin e themeluesve t\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare, por paraqet edhe unin krijues, me q\u00ebllim q\u00eb gjeneratave t\u2019u lihet e shkruar kjo periudh\u00eb e angazhimeve t\u00eb enigmat\u00ebve gjilanas.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e enigmat\u00ebve t\u00eb SHE \u201cNdre Mjeda\u201d te Gjilanit, ishin shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, p\u00ebr \u00e7ka autor\u00ebt nuk i kishin leht\u00eb t\u00eb grumbulloj\u00eb e sistemoj\u00eb aktivitetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, sikurse dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb Kongrese dhe gara t\u00eb enigmat\u00ebve q\u00eb organizoheshin n\u00eb evrope dhe mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nGjilani, qyteti pik\u00ebrisht aty ku ishte krijuar kjo pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare, ishte nj\u00eb p\u00ebrjetim i mir\u00eb i enigmadash\u00ebsve, kur pas nj\u00eb viti (1981) me d\u00ebshir\u00ebn dhe mundin e tyre p\u00ebr q\u00ebllimin: t\u00eb shkruajn\u00eb historin\u00eb n\u00eb enigmatik\u00ebn shqiptare, nxorr\u00ebn n\u00eb drit\u00eb revist\u00ebn e par\u00eb shqiptare me punime nga l\u00ebmi i enigmatik\u00ebs me emrin \u201cHorizonti\u201d, vit ky kur rinia studentore shqiptare, u ngrit kund\u00ebr diskriminimit t\u00eb popullit etnik shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shoqat\u00eb ishte dhe mbetet nj\u00eb nga shoqatat m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ka mbajt aktivitetin e saj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj dhe drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka pas rezultate t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb popullarizimin dhe ngritjen n\u00eb nivelin e kombeve tjera t\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>SHE \u201cNdre Mjeda\u201d, ishte artikullues e nj\u00eb vizioni t\u00eb qart\u00eb t\u00eb nj\u00eb l\u00ebmi si\u00e7 ishte enigmatika. Kjo shoqat\u00eb, diti m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb sublimoj\u00eb k\u00ebt\u00eb energji e k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb dhe ta thot\u00eb at\u00eb m\u00eb s\u00eb miri para nesh e para bot\u00ebs se edhe Kosova dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb japin enigmatik\u00ebs bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shoqata e enigmat\u00ebve gjilanase ishte themeluese e Federat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (FEK), pastaj angazhimit t\u00eb saj\u00eb n\u00eb themelimin e shoqatave si motra n\u00eb mbar\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 23 prill t\u00eb vitit 1988, ShE \u201cNdre Mjeda\u201d, organizon Takimet e para t\u00eb Enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, manifestim unik i enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku marin pjes\u00eb mbi 50 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga mbar\u00eb Kosova dhe Lugina e Preshev\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebn\u00eb gara n\u00eb l\u00ebmenje t\u00eb ndrysh\u00ebm nga bota e enigmatikes.<\/p>\n<p>Muaji maj i vitit 1994, ishte viti kur u mbajt\u00ebn takimet e dyta t\u00eb enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40 enigmat\u00eb nga mbar\u00eb Kosova. N\u00eb gar\u00ebn e zgjidh\u00ebsve t\u00eb enigmave, p\u00ebrkat\u00ebsisht i p\u00ebrpiluesve t\u00eb enigmave tre m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt ishin: Arlind Boshnjaku (Prishtin\u00eb), i dyti Bekim Ismajli (Gjilan), i treti G\u00ebzim Gjini (Gjakov\u00eb).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrpilimin e enigmave, m\u00eb i miri doli Driton Sejdiu (Prishtin\u00eb), i dyti Riza B\u00ebrbatovci (Lipjan) kurse i treti G\u00ebzim Gjini (Gjakov\u00eb). M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt u nderuan me shp\u00ebrblime dhe diploma p\u00ebrkat\u00ebse nga SHE \u201cNdre Mjeda\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit, u mbajt edhe nj\u00eb tryeze e rrumbullak\u00ebt me tem\u00ebn, \u201cEnigmatika form\u00eb specifike e krijimtaris\u00eb mendore\u201d, t\u00eb cil\u00ebn referoi dr.Zijadin Hasani. Kontribut n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb dhan\u00eb edhe dr.Kadri Bicaj, Xhelal Abrashi, Xhevat Ruhani etj.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u formua k\u00ebshilli nism\u00ebtar\u00eb p\u00ebr themelimin e Federat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (FEK), ku n\u00eb gjirin e saj\u00eb do t\u00eb jen\u00eb kat\u00ebr shoqatat e enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ai i Gjilanit, Rahovecit, Prishtin\u00ebs dhe Gjakov\u00ebs. Selia e FEK-ut u dakordua t\u00eb jet\u00eb Gjilani.<\/p>\n<p>N\u00eb kampionatin Bot\u00ebror\u00eb t\u00eb Enigmat\u00ebve q\u00eb u mbajt n\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb, Kosov\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuan enigmatet e Shoqates se Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d te Gjilanit. Ky kampionat Bot\u00ebror\u00eb, ishte Takim i Shtat\u00eb i radh\u00ebs, ku mor\u00ebn pjes\u00eb 16 shtete, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave n\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb ishte perfaqeusese edhe Kosova, q\u00eb k\u00ebsaj here u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga ekipi i enigmat\u00ebve t\u00eb ShE \u201cNdre Mjeda\u201d t\u00eb Gjilanit, t\u00eb prir\u00eb nga dr Zijadin Hasani, themelues dhe kryeredaktor i revist\u00ebs s\u00eb par\u00eb te enigmatik\u00ebs te ne \u201cHorizonti\u201d.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit gjilanas, shfryt\u00ebzuan takimin edhe p\u00ebr propagandimin pozitiv t\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb, duke shpalosur dhe shp\u00ebrndar\u00eb informatorin n\u00eb gjuh\u00ebn angleze q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga \u201chistoriku i shkurt\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d i autorit dr. Fehmi Rexhepi, \u201cGj\u00ebegj\u00ebzat dhe vlerat e tyre pedagogjike\u201d, t\u00eb dr. H.Koliqi, pastaj \u201cKashelashat shqipe\u201d n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Xhemail Ahmetit, Qazim Aliu e Petrika Grazhdani, si dhe tekste e revista t\u00eb tjera q\u00eb botoheshin ne shqip n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>5 shtator, 1991 n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb Kongresin Bot\u00ebror\u00eb t\u00eb enigmat\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs poashtu edhe enigmat\u00ebt nga Kosova, pik\u00ebrisht an\u00ebtar\u00ebt e ShE \u201cNdre Mjeda\u201d e Gjilanit.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt e k\u00ebtij takimi si q\u00ebllim kryesor kishin takimin e enigmat\u00ebve eminent nga mbar\u00eb bota, shk\u00ebmbimi i mendimeve t\u00eb tyre, t\u00eb njihen n\u00eb mes veti dhe t\u00eb formojn\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Enigmat\u00ebve me seli n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb. Pos enigmat\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres me karakter bot\u00ebror\u00eb, mor\u00ebn pjes\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr sport e kultur\u00eb n\u00eb gazetat m\u00eb autoritare t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 tetor 1995, n\u00eb Gjilan, \u00ebsht\u00eb mbajtur \u201cMaratona e Kruciverbist\u00ebve\u201c, me rastin e 15- vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb SHE \u201cNdre Mjeda\u201d , n\u00eb organizim t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (FEK), mik\u00ebprit\u00ebse e Maraton\u00ebs (sajuesve t\u00eb fjal\u00ebkryqit ), ishte qyteti i Gjilanit, selia e Shoqat\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb enigmat\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebshqiptare, e cila mban emrin e poetit dhe linguistit t\u00eb njohur t\u00eb Rilindjes komb\u00ebtare, Ndre Mjeda.<\/p>\n<p>Maratona e kruciverbist\u00ebve, konsistonte p\u00ebrpilimin e fjal\u00ebkryqit sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb brenda 6 or\u00ebve (10:00-16:00). Ekipi p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb Maraton\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej 3 an\u00ebtar\u00ebsh. Mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjitha shoqatat kosovare q\u00eb vepronin n\u00eb Kosov\u00eb: SHE \u201cHasan Mustafa\u201d nga Prishtina, SHE \u201cDrita\u201d nga Gjakova, SHE \u201cMozaiku\u201d nga Gllogovci dhe nikoqiri SHE \u201cNdre Mjeda\u201d nga Gjilani.<\/p>\n<p>Rekordin e Maraton\u00ebs, e vun\u00eb enigmat\u00ebt e SHE \u201cNdre Mjeda\u201d t\u00eb Gjilanit n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:Rexhep Hasani, Ismail Gagica dhe Enver Hajrullahu (q\u00eb t\u00eb tre mjesht\u00ebr t\u00eb enigmatik\u00ebs), p\u00ebrpiluan fjal\u00ebkryqin n\u00eb gjat\u00ebsi prej 3.5 metrash. Me k\u00ebt\u00eb, enigmatika shqiptare d\u00ebshmoi se po arrin rezultate t\u00eb p\u00ebrmasave bot\u00ebrore. Komisioni vler\u00ebsues ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:Xhevat Ruhani, Kryemjesht\u00ebr i enigmatik\u00ebs, Xhelal Abrashi, Kryemjesht\u00ebr i enigmatik\u00ebs, Shemsedin Kryeziu, mjesht\u00ebr i enigmatik\u00ebs dhe dr. Zijadin Hasani, Kryemjesht\u00ebr i enigmatik\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet cekur se gjat\u00eb Maraton\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe Tryeza e rrumbullak\u00ebt me tem\u00ebn \u201cKontributi i SHE \u201cNdre Mjeda\u201d n\u00eb afirmimin e enigmatik\u00ebs shqiptare, me kumtesa, trajtesa e qasje, u inkuadruan Mr.Mehmet Halimi, dr. Zijadin Hasani, Xhevat Ruhani, Xhelal Abrashi, Hasan Bunjaku, Nexhmedin Ymeri, Qamil Ramabaja, Nuhi Ismajli, Adem Gashi, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, ku u vler\u00ebsua lart\u00eb kontributi i k\u00ebsaj shoqate n\u00eb zhvillimin dhe afirmimin mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushe specifike t\u00eb krijimtaris\u00eb mendore, e u p\u00ebrcaktuan kahet e veprimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb.<\/p>\n<p>Nderkaq, enigmati gjilanas, Arb\u00ebresh Dalipi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpilues i fjal\u00ebkryqit klasik rekord prej shtat\u00eb metrash q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb Gjilan, nga Shoqata e Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d, e cila e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb ngjarje si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr enigmatik\u00ebn shqiptare, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vlerat dhe rekordin e Arb\u00ebreshit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment fol\u00ebn: Dr. Zijadin Hasani, Kryetar i SHE \u201cNdre Mjeda\u201d, Xhelal Selmani, Rexhep Hasani, Enver Hajrullahu, Nexhat Hajrullahu dhe Ismail Gagica an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpilimi i nj\u00eb fjal\u00ebkryqi t\u00eb k\u00ebsaj madh\u00ebsie, i cili Dalipit i ka marr\u00eb af\u00ebr nj\u00eb muaj koh\u00eb, vler\u00ebsohet si nj\u00eb ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr enigmatik\u00ebn shqiptare dhe m\u00eb gjer\u00eb. Autori i k\u00ebtij punimi \u201cgjigant\u2019 n\u00eb enigmatik\u00eb,<\/p>\n<p>Arb\u00ebresh Dalipi, ka sqaruar se fjal\u00ebkryqi \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb 7 metra, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur 1.119 fjal\u00eb. Gjat\u00ebsia mesatare e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb 6.02 katror\u00eb, apo shkronja, derisa t\u00ebr\u00ebsia e katror\u00ebve \u00ebsht\u00eb 3.870. Fjal\u00ebkryqi ka 492 katror\u00eb t\u00eb zinj, ose 12,71 p\u00ebr qind, por q\u00eb jan\u00eb 153 katror\u00eb m\u00eb pak se limiti i deritash\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpilimin e fjal\u00ebkryqeve.<\/p>\n<p>Dr. Zijadin Hasani, kryetar i SHE \u201cNdre Mjeda\u201d, n\u00eb Gjilan, e ka cil\u00ebsuar nj\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr enigmatik\u00ebn shqiptare p\u00ebrpilimin e fjal\u00ebkryqit m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, ky \u00ebsht\u00eb fjal\u00ebkryqi rekord n\u00eb enigmatik\u00ebn shqiptare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hasani, duke shpresuar shum\u00eb se nj\u00eb rekord i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur ende as p\u00ebrtej hap\u00ebsirave shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Rexhep Hasani, mjesht\u00ebr i enigmatik\u00ebs, ka prezantuar disa rekorde t\u00eb enigmatik\u00ebs shqiptare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb asaj n\u00eb Gjilan, duke ve\u00e7uar fjal\u00ebkryqin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, prej 3.5 metra, t\u00eb p\u00ebrpiluar, po ashtu n\u00eb Gjilan, para lufte, nga Enver Hajrullahu, Ismail Gagica dhe vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjilan jan\u00eb arritur rekorde edhe n\u00eb lloje t\u00eb tjera t\u00eb enigmatik\u00ebs, si \u201cPiramida\u201d, \u201cOra e R\u00ebr\u00ebs\u2019, \u201cBoshte\u201d, \u201cKatror magjik 8\u00d78\u201d, anagrame e t\u00eb tjera, por ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb sajohet nj\u00eb fjal\u00ebkryq klasik i p\u00ebrmasave t\u00eb k\u00ebtilla. Autorit t\u00eb k\u00ebtij fjal\u00ebkryqi rekord iu \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb muaj q\u00eb t\u00eb sajoj\u00eb fjal\u00ebkryqin, kurse I njejti \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme kosovare \u201cKoha Ditore\u201d edhe at\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb rresht\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb se fjalekryqit.<\/p>\n<p>N\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb u mbajt kampionati i Shtat\u00eb me radh i bot\u00ebrorit t\u00eb enigmat\u00ebve, ku mor\u00ebn pjes\u00eb 16 shtete, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave n\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb , edhe Kosova, q\u00eb k\u00ebsaj her\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga ekipi i SHE \u201cNdre Mjeda\u2019 i Gjilanit, t\u00eb prir\u00eb nga dr. Zijadin Hasani, Xhelal Selmani, Shemsedin Kryeziu, Abdylmexhit Selmani dhe Ismail Gagica.<\/p>\n<p>Vendin e par\u00eb n\u00eb k\u00ebto gara e zuri SHBA-ja, t\u00eb dytin Japonia nd\u00ebrsa t\u00eb t retin Hungaria. P\u00ebr ekipin e Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga gjilanasit konsiderohej sukses i madh pjes\u00ebmarrja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nivel shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e 16 flamujve komb\u00ebtare t\u00eb shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse, n\u00eb sall\u00ebn e garave, at\u00eb t\u00eb seancave t\u00eb Kongresit, t\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit p\u00ebr medie dhe n\u00eb hyrjen e hotelit \u201cCIcay\u201d, valonte edhe flamuri shqiptar.<\/p>\n<p>Ekipi yn\u00eb, pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb cilit u mund\u00ebsua nga donator\u00ebt: \u201cOmega\u201d, \u201cBezi\u201d e \u201cSelo Tours\u201d, u nderuan me certifikat\u00eb nga Ministria Turke e Kultur\u00ebs. \/2LONLINE.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 40-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d t\u00eb Gjilanit, 1980-2020), Shkruan: Rexhep HASANI Viti 1980, ishte viti kur disa t\u00eb rinj\u00eb entuziast\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb enigmatik\u00ebs u organizuan n\u00eb nj\u00eb tubim nism\u00ebtar\u00eb t\u00eb themelimit dhe daljes n\u00eb shesh t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Enigmat\u00ebve \u201cNdre Mjeda\u201d, gj\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb, kjo shoqat\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59484","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59484\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}