{"id":59571,"date":"2020-06-14T20:20:37","date_gmt":"2020-06-14T20:20:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59571"},"modified":"2020-06-14T20:20:37","modified_gmt":"2020-06-14T20:20:37","slug":"situata-epidemiologjike-ne-kosove-drejt-daljes-nga-kontrolli-ne-tri-ditet-e-fundit-160-te-infektuar-dhe-dy-te-vdekur-nga-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/situata-epidemiologjike-ne-kosove-drejt-daljes-nga-kontrolli-ne-tri-ditet-e-fundit-160-te-infektuar-dhe-dy-te-vdekur-nga-covid-19\/","title":{"rendered":"Situata epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb drejt daljes nga kontrolli, n\u00eb tri dit\u00ebt e fundit 160 t\u00eb infektuar dhe dy t\u00eb vdekur nga COVID-19"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb tri dit\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb regjistruar 160 raste t\u00eb infektuarve me COVID-19, kurse 32 persona jan\u00eb sh\u00ebruar. nd\u00ebrsa dy persona t\u00eb infektuar kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb dy dit\u00ebt e fundi.<\/p>\n<p>Rritja alarmante e numrit t\u00eb prekurve me coronavirus n\u00eb tri dit\u00ebt e fundit, sipas Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe tregon p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs epidemiologjike me rrezik t\u00eb shkuarjes drejt humbjes s\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>IKSHPK thot\u00eb se q\u00eb kur ka filluar leht\u00ebsimi i masave p\u00ebr disa aktivitete, kemi gjurmuar raste t\u00eb reja t\u00eb COVID-19 duke u shtuar rreziku t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb vatra t\u00eb reja epidemike n\u00eb disa komuna t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb institucione e deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mos mbajtjes s\u00eb distanc\u00ebs dhe mos mbajtjes s\u00eb maskave.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh se n\u00eb jav\u00ebn e fundit kemi rritje t\u00eb rasteve pozitive q\u00eb n\u00eb intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te pun\u00ebtor\u00ebt e organizatave publike e private, si Posta e Kosov\u00ebs, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, sh\u00ebndet\u00ebsore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojm\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbyllen sektor\u00ebt ku ka raste pozitive dhe t\u00eb gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre t\u00eb mbahen n\u00eb vetizolim, nd\u00ebrsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e IKSHPK.<\/p>\n<p>M\u00eb tek IKSHPK thot\u00eb se \u201ck\u00ebto dit\u00eb v\u00ebrehet fluks i shtuar i l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve kudo n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e rrezikshme dhe leht\u00ebsimi i l\u00ebvizjes nuk n\u00ebnkupton mosrespektimin e rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave n\u00eb vendet publike.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPakujdesia e disa qytetar\u00ebve gjat\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit p\u00ebrderisa virusi SARS-COV-2 \u00ebsht\u00eb prezent dhe k\u00ebshtu mund t\u00eb mbingarkohet sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor me pasoja t\u00eb pa parashikuara deri n\u00eb shp\u00ebrthim e q\u00eb mund t\u00eb paraqes rrezik p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi pasoj\u00eb e mos bartjes s\u00eb maskave nga ju, qytetar\u00eb t\u00eb nderuar, po rrezikohet sh\u00ebndeti i juaj dhe i qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe po r\u00ebndohet situata e p\u00ebrgjithshme epidemiologjike q\u00eb po mbahet n\u00ebn kontroll me mund t\u00eb madh t\u00eb ekipeve t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike dhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb rekomandojn\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze t\u00eb respektohen masat mbrojt\u00ebse t\u00eb deritashme sipas planit p\u00ebr masat leht\u00ebsuese q\u00eb n\u00ebnkupton vazhdimin e zbatimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb rekomandimeve.<\/p>\n<p>\u201cIKSHPK e kupton shqet\u00ebsimin e secilit qytetar p\u00ebr statusin e gjendjes s\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsore kur ata rezultojn\u00eb pozitiv n\u00eb SARS CoV-2, por qytetar\u00ebt duhet ta marrin seriozisht apelin ton\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar me p\u00ebrpik\u00ebri rekomandimet dhe bartjen e maskave n\u00eb vende ku ka grumbuj njer\u00ebzish dhe nuk mund t\u00eb mbahet distanca n\u00ebn 2 m\u201d.<\/p>\n<p>\u201cApelojm\u00eb te qytetar\u00ebt, bizneset, gastronomia, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte t\u00eb respektojn\u00eb distanc\u00ebn fizike, p\u00ebrdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamund\u00ebsuar p\u00ebrhapjen eventuale t\u00eb infeksionit dhe shmangien e p\u00ebrhapjes n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh nevojat e qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, b\u00ebjm\u00eb apel te pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor t\u2019iu p\u00ebrmbahen rekomandimeve t\u00eb IKSHPK n\u00eb aplikimin e masave mbrojt\u00ebse duke ruajtur k\u00ebshtu sh\u00ebndetin e tyre, t\u00eb pacient\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit\u201d, thuhet n\u00eb apelin e IKSHPK.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekja e madhe e p\u00ebrbashk\u00ebt e derisotme mund t\u00eb na shkoj\u00eb huq p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb s\u00eb mos p\u00ebrmbajtes s\u00eb tri rregullave themelore, t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri e jona edhe pa pandemi, e q\u00eb n\u00ebnkupton: mbajtjen e distanc\u00ebs fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 20-30 sekonda\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta numra t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve flasin shum\u00eb\u00e7ka. K\u00ebta numra tregojn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs epidemiologjike me rrezik t\u00eb shkuarjes drejt humbjes s\u00eb kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore, gjegj\u00ebsisht t\u00eb Klinik\u00ebs Infektive ku fatkeq\u00ebsisht personat me s\u00ebmundje shoq\u00ebruese dhe t\u00eb moshuarit mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb fatalisht.<\/p>\n<p>Kjo ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb grumbullimit t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes pastaj t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb moshave t\u00eb ndjeshme t\u00eb moshuara, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb njer\u00ebzve me s\u00ebmundje kronike t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb mbrojtur, sepse fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksin\u00eb dhe e vetmja mund\u00ebsi e parandalimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhen n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>\u201cNe po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb normaliteti t\u00eb ri. Ky normalitet i ri paraqet nd\u00ebrrimin e sjelljeve tona p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur higjien\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur distanc\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur mask\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrhapur piklat tona t\u00eb cilat i qesim nga goja \u00e7do dit\u00eb, dikush m\u00eb shum\u00eb e dikush m\u00eb pak, e q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e t\u00eb tjer\u00ebve, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sh\u00ebndetin e t\u00eb af\u00ebrmve, t\u00eb familjes, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb farefisit, t\u00eb komunitetit, dhe pastaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZbatimin e rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar duhet ta b\u00ebj\u00eb \u00e7do qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb veten, t\u00eb af\u00ebrmit dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Inspektoratet sanitare t\u00eb AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjet\u00ebr t\u00eb zbatojn\u00eb Ligjin p\u00ebr Inspektoratin dhe Ligjin p\u00ebr parandalimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse dhe t\u00eb merren masa<\/p>\n<p>p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb mos zbatimit eventual t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do shkelje e rregullave nga kushdo do t\u00eb konsiderohet rrezikim i sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askush t\u00eb rrezikoj\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre, t\u00eb moshuarve dhe personave me s\u00ebmundje kronike p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesit dhe mos zbatimit t\u00eb rekomandimeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do hap q\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpara, bart\u00eb edhe rrezikun me vete derisa virusi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb mesin ton\u00eb. T\u00eb kujdesimi dhe ta ruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme duke pasur parasysh situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar epidemiologjike n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e IKSHPK, duke apeluar te qytetar\u00ebt t\u00eb mbaj\u00eb distanc\u00ebn fizike dhe maskat!<\/p>\n<p>Q\u00eb nga p\u00ebrhapja e pandemis\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb regjistruar 1,486 raste me COVID-19, nd\u00ebrsa t\u00eb sh\u00ebruar 1,183 dhe t\u00eb vdekur 33. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tri dit\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb regjistruar 160 raste t\u00eb infektuarve me COVID-19, kurse 32 persona jan\u00eb sh\u00ebruar. nd\u00ebrsa dy persona t\u00eb infektuar kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb dy dit\u00ebt e fundi. Rritja alarmante e numrit t\u00eb prekurve me coronavirus n\u00eb tri dit\u00ebt e fundit, sipas Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59571","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59571"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59571\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}