{"id":59939,"date":"2020-06-19T12:19:48","date_gmt":"2020-06-19T12:19:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59939"},"modified":"2020-06-19T12:19:48","modified_gmt":"2020-06-19T12:19:48","slug":"njehere-si-tragjedi-pastaj-si-farse-clirimi-dhe-clirimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/njehere-si-tragjedi-pastaj-si-farse-clirimi-dhe-clirimet\/","title":{"rendered":"Nj\u00ebher\u00eb si tragjedi, pastaj si fars\u00eb \u2013 \u00c7lirimi dhe \u201c\u00e7lirimet\u201d"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb shumta jan\u00eb arsyet q\u00eb shtyn\u00eb Gjermanin\u00eb t\u00eb mos bashkohej me ShBA-n\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Irakut. Mir\u00ebpo nj\u00ebra nga to ishte edhe fakti q\u00eb Seniori George Bush n\u00eb ligj\u00ebrimin e vet po e barazonte Sadam Husseinin me Hitlerin. Politikb\u00ebr\u00ebsit gjerman\u00eb ishin ofenduar nga nj\u00eb diskurs i till\u00eb sepse p\u00ebr ta Nazizmi e Hitleri jan\u00eb e keqja m\u00eb e madhe, q\u00eb nuk do t\u00eb ishte m\u00eb e till\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb krahasohej me t\u00eb k\u00ebqija tjera.<br \/>\nSipas tyre, n\u00ebse barazohet me regjimin e Sadamit, at\u00ebher\u00eb Holokausti nuk qenka krim i ve\u00e7ant\u00eb dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, por nj\u00eb rregullsi historike. Sipas Dunne, Kurki dhe Smith n\u00eb librin e tyre \u201cTeorit\u00eb e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d nj\u00eb qasje e till\u00eb kurr\u00eb nuk gjeti vend n\u00eb psikik\u00ebn kolektive t\u00eb opinionit publik gjerman. Madje i zbehu raportet mes dy shteteve.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb \u00e7do vit n\u00eb qershor Kosova kujton \u00e7lirimin nga Serbia. Gati n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb muajit nga nj\u00eb qytet feston ngjarjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Mir\u00ebpo p\u00ebr shum\u00eb parti e figura kjo ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb aq e madhe, sa t\u00eb mos krahasohet me ndonj\u00eb fitore zgjedhore apo me ndonj\u00eb politik\u00eb ditore. Duke e trajtuar si ngjarje shpesh t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb secil\u00ebn dit\u00eb, fjal\u00ebn \u201c\u00c7lirim\u201d e p\u00ebrdorin jo vet\u00ebm si metafor\u00eb, por edhe n\u00eb kuptimin e shkronj\u00eb-p\u00ebr-shkronjsh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebs.<br \/>\nMegjithat\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrdoruesit e k\u00ebsaj shprehjeje nuk e rrisin aq shum\u00eb suksesin e vet, sa e zvog\u00eblojn\u00eb \u00e7lirimin e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb m\u00eb \u00e7 t\u00eb madhe. Duke e futur n\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e krahasimit, ngjarja m\u00eb e madhe n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrgjakshme e plot sakrifica, devalvohet dhe trivializohet n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb qet\u00eb elektoral, fer e demokratik dhe pa asnj\u00eb incident.<br \/>\nKy ligj\u00ebrim normalisht del edhe p\u00ebrtej partive politike dhe p\u00ebrtej Kosov\u00ebs. Andi Bushati, gazetar nga Shqip\u00ebria, shkruan se si \u201cdisa komandant\u00eb jan\u00eb sjellur m\u00eb keq sesa Arkani me Kosov\u00ebn\u201d. Ai duke dashur t\u00eb hiperbolizoj\u00eb t\u00eb b\u00ebmat e ish-luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn vlerat e luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arsyetuar korrupsionin, nepotizmin, klientelizmin, n\u00eb fakt i b\u00ebri nder Arkanit, duke shp\u00ebrfillur masakrat e \u201cTigrave\u201d t\u00eb tij kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<br \/>\nKjo form\u00eb e amnezis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb s\u00eb amnistia. Amnistuesit, sado moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebs ndaj vuajtjeve t\u00eb viktimave, s\u00eb paku e p\u00ebrmendin krimin q\u00eb po e falin. Ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebn Bushati \u00ebsht\u00eb shtremb\u00ebrim i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, sa Arkani paraqitet si njeri m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs sesa komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb luftuan p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Sa p\u00ebr dijenin\u00eb e Bushatit, Arkani n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb kan\u00eb kryer gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb dhe b\u00ebmat e tij nuk mund t\u00eb krahasohen me afera korrupsioni.<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjtin diskurs, por vet\u00ebm nga ana e kund\u00ebrt, e p\u00ebrdori edhe Mero Baze, kolegu i Bushatit, kur i barazoi masat represive t\u00eb Sllobodan Millosheviqit me procedurat kufitare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vendosura nga Qeveria Kurti kund\u00ebr Covid-19. Edhe k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde figura monstruoze e kriminale e Millosheviqit reduktohet n\u00eb nj\u00eb doganier q\u00eb zbaton masa anti-kushtetuese kund\u00ebr nj\u00eb virusi.<br \/>\nPapun\u00ebsia, varf\u00ebria, korrupsioni, nepotizmi e klientelizmi jan\u00eb probleme q\u00eb duhet t\u00eb adresohen dhe t\u00eb zgjidhen. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb vendosen n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb bashk\u00ebmatsh\u00ebm me luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesit. Strategji t\u00eb ngjashme komunikimi ka p\u00ebrdorur edhe kryetari i PDK-s\u00eb Kadri Veseli, kur barazonte luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit me luft\u00ebn kund\u00ebr Serbis\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk k\u00ebrkon vrasje t\u00eb \u201cushtar\u00ebve t\u00eb korrupsionit\u201d, gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore Veseli thoshte se \u201cdo ta luftoj korrupsionin sikur Serbin\u00eb\u201d.<br \/>\nNj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri edhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e Albin Kurtit pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duke zgjedhur dit\u00ebn e 12 qershorit si dat\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar protest\u00eb q\u00eb e \u00e7liron \u201cshtetin e kapur\u201d, VV-ja pretendon q\u00eb misioni i vet \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke provuar t\u00eb na bind\u00eb se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb llojit t\u00eb 1999.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb figura t\u00eb VV-s\u00eb flasin me gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb. Rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 qershorit t\u00eb vitit 2017 e kishin quajtur \u201c\u00e7lirim\u201d n\u00eb kuptimin literal t\u00eb fjal\u00ebs. N\u00eb fakt, e p\u00ebrbashk\u00ebta e vetme e k\u00ebtyre ngjarjeve \u00ebsht\u00eb data. Kan\u00eb ndodhur n\u00eb muajin qershor. Zgjedhje t\u00eb lira q\u00eb ku shprehet vullneti i popullit mund t\u00eb mbahen vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb \u00e7liruar, prandaj referencat jan\u00eb t\u00eb pabaza. Megjithat\u00eb kjo nuk e ndaloi Kurtin q\u00eb ta barazoj\u00eb themelimin e VV-s\u00eb m\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 2005 me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia.<br \/>\nSi pasoj\u00eb e kushteve objektive dhe p\u00ebr shkak t\u00eb keq-qeverisjeve t\u00eb deritanishme, Kosova ka shum\u00eb probleme. Por p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, Kosova nuk funksionon m\u00eb keq sesa vendet e rajonit. Para pak dit\u00ebsh Freedom House publikoi p\u00ebrmbledhjen e vler\u00ebsimit t\u00eb shteteve ku konstatohet se Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr pes\u00eb vite me radh\u00eb. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb edhe disa raporte tjera, si ai i \u201cHeritage Foundation\u201d p\u00ebr liri ekonomike dhe i \u201cWorld Justice Project\u201d p\u00ebr sundim t\u00eb rendit dhe ligjit.<br \/>\nKosova nuk ka b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm e as sa ka mundur, por problemet e saj mund t\u00eb trajtohen pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb thuhet se neve na duhet nj\u00eb \u00e7lirim me \u00e7 t\u00eb madhe. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rritur funksionalitetin e shtetit nuk mund t\u00eb barazohet me luft\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb okupatori. Poashtu rezultatet zgjedhore mund t\u00eb interpretohen si p\u00ebrparim, por nuk mund t\u00eb barazohen me ngjarje si lufta e \u00e7lirimi. \u00c7\u00ebshtja e \u00e7lirimit \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb 1999 dhe derisa nuk pushtohemi nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, Kosova nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim. K\u00ebto shprehje jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr sllogane e parulla n\u00eb politik\u00ebn ditore, por nuk jan\u00eb t\u00eb denja p\u00ebr lart\u00ebsi historike.<br \/>\nJean Francois Lyotard n\u00eb librin e tij \u201cLe Differend\u201d thot\u00eb se \u201cAuschwitzi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb p\u00ebrcakton nj\u00eb p\u00ebrjetim q\u00eb ndalon ligj\u00ebrimin spekulativ\u201d. \u201cNuk mund t\u00eb ket\u00eb ligj\u00ebrim spekulativ pas Auschwitzit\u201d thot\u00eb ai. N\u00eb rastin ton\u00eb mund t\u00eb themi se \u00c7lirimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej kompasit t\u00eb \u00e7do metodologjie krahasuese q\u00eb me formulat e veta gjymton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj ngjarjeje.<br \/>\nNgjash\u00ebm, por nga nj\u00eb tjet\u00ebr priz\u00ebm, kritiku marksist letrar Terry Eagleton thot\u00eb se \u201cnjer\u00ebzit nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb produkte t\u00eb revolucioneve. Revolucione t\u00eb suksesshme jan\u00eb ato q\u00eb zhdukin gjurm\u00ebt e veta.\u201d Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, revolucionet b\u00ebjn\u00eb q\u00eb situata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u luftua e u sakrifikua shum\u00eb t\u00eb duket si e natyrshme dhe si vet\u00eb-evidente.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, revolucionet jan\u00eb sikur momenti kur lindim. P\u00ebr t\u00eb funksionuar &#8220;normalisht&#8221;, duhet t\u00eb harrojm\u00eb ankthin dhe terrorin q\u00eb sjell\u00eb ardhja n\u00eb jet\u00eb. Se \u201cnjeriu ka prirje q\u00eb t\u00eb harroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7lirohet nga p\u00ebrjetimet traumatike, nd\u00ebrprer\u00ebse e t\u00eb dhunshme\u201d e thot\u00eb edhe Paul Ricoeur n\u00eb librin e tij \u201cKujtesa, Historia dhe t\u00eb Harruarit\u201d.<br \/>\nOrigjinat jan\u00eb zakonisht traumatike si p\u00ebr individ\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr shtetet. Normat e revolucioneve t\u00eb suksesshme p\u00ebrbrend\u00ebsohen dhe normalizohen aq shum\u00eb, sa besojm\u00eb se ato kan\u00eb ekzistuar gjithmon\u00eb dhe harrojm\u00eb se jan\u00eb jet\u00ebsuar me shum\u00eb sakrifica e vuajtje.<br \/>\nN\u00eb 21 vjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb themi se relativizimi i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs vjen edhe si pasoj\u00eb e suksesit t\u00eb tij. Suksesi i revolucionit dhe prirja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar traumat jan\u00eb duke zhdukur gjurm\u00ebt e luft\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7lirimit. Aq shum\u00eb sa njer\u00ebzit duket se nuk e njohin m\u00eb aq mir\u00eb, prandaj edhe e ngat\u00ebrrojn\u00eb me t\u00eb tjera zhvillime. Mir\u00ebpo tendenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb harruar, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb suksesit apo normalizimit, duhet t\u2019i kund\u00ebrvihemi me nj\u00eb etik\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs q\u00eb mban mend ngjarjet e m\u00ebdha dhe i trajton si t\u00eb tilla.<br \/>\n\u00c7lirimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb aq unik e aq singular n\u00eb natyr\u00ebn e tij, sa \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr imitim t\u00eb tij do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb karikatur\u00eb. Duke tallur Louis Bonaparten, Marxi thot\u00eb se &#8220;Hegeli kishte t\u00eb drejt\u00eb kur thoshte se ngjarjet paraqiten dy her\u00eb, por kishte harruar t\u00eb shtoj\u00eb se historia shfaqet nj\u00ebher\u00eb si tragjedi, pastaj si fars\u00eb.&#8221;<br \/>\nN\u00eb esen\u00eb e tij \u201c18 Brymeri i Luois Bonapart\u00ebs\u201d, nj\u00eb rekuiem i nj\u00eb revolucioni t\u00eb d\u00ebshtuar, Marxi e shtron problemin pak m\u00eb ndryshe dhe thot\u00eb se \u201ctradita e gjeneratave t\u00eb vdekura r\u00ebndon si makth n\u00eb trurin e t\u00eb gjallit. At\u00ebher\u00eb kur duket se t\u00eb gjall\u00ebt jan\u00eb pran\u00eb revolucionarizimit t\u00eb vetes dhe rrethanave, duke krijuar di\u00e7ka t\u00eb paprecedent&#8230; ata me nervoz\u00eb ftojn\u00eb shpirt\u00ebrat e s\u00eb kaluar\u00ebs, duke huazuar nga ta emrat\u201d.<br \/>\nSipas Marxit, Napoleoni krijoi kushte p\u00ebr konkurrenc\u00eb t\u00eb lir\u00eb, tregti dhe mund\u00ebsoi q\u00eb kombi t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb fuqin\u00eb e pafrenueshme t\u00eb prodhimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Louisi, duke besuar q\u00eb fitoi nj\u00eb vrull revolucionar&#8230; ngjalli ediktet dhe datat e vjetra, emrat dhe kronologjin\u00eb e vjet\u00ebr dhe u zhyt n\u00eb nj\u00eb mediokritet grotesk\u201d.<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mund ta themi edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mundohen q\u00eb tragjedin\u00eb e luft\u00ebs dhe triumfin e \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs ta replikojn\u00eb n\u00eb politikat e tyre ditore do t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb varg i gjat\u00eb i farsave dhe karikaturave groteske. Sado e fuqishme t\u00eb jet\u00eb tendenca p\u00ebr t\u00eb harruar, vet\u00ebm gjeneratat e ardhshme do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mos e ndajn\u00eb historin\u00eb n\u00eb dy epoka: Para dhe Pas luft\u00ebs. Madje vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs t\u00eb duket si e p\u00ebrhershme. Kur as pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk ka pasur impaktin e nj\u00ebjt\u00eb me \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs, nuk do ta ken\u00eb as slloganet, fushatat elektorale e as rezultatet zgjedhore.<\/p>\n<p>Shkroi: Shkodran Ramadani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shumta jan\u00eb arsyet q\u00eb shtyn\u00eb Gjermanin\u00eb t\u00eb mos bashkohej me ShBA-n\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Irakut. Mir\u00ebpo nj\u00ebra nga to ishte edhe fakti q\u00eb Seniori George Bush n\u00eb ligj\u00ebrimin e vet po e barazonte Sadam Husseinin me Hitlerin. Politikb\u00ebr\u00ebsit gjerman\u00eb ishin ofenduar nga nj\u00eb diskurs i till\u00eb sepse p\u00ebr ta Nazizmi e Hitleri jan\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59939","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59939\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}