{"id":59957,"date":"2020-06-19T14:46:20","date_gmt":"2020-06-19T14:46:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59957"},"modified":"2020-06-19T14:46:20","modified_gmt":"2020-06-19T14:46:20","slug":"kryetari-i-komunes-shkel-e-shperfille-rregullore-dhe-injoron-komisionin-komunal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-i-komunes-shkel-e-shperfille-rregullore-dhe-injoron-komisionin-komunal\/","title":{"rendered":"KRYETARI I KOMUN\u00cbS SHKEL E SHP\u00cbRFILL\u00cb RREGULLORE DHE INJORON KOMISIONIN KOMUNAL"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Nevzad Isufi<\/p>\n<p>Kryetari i komun\u00ebs me vite shp\u00ebrfill rregulloren p\u00ebr ndarjen e titujve t\u00eb nderit dhe  \u00e7mimeve e mir\u00ebnjohjeve dhe shp\u00ebrblimeve, me \u00e7\u2019 rast b\u00ebhen shkelje drastike t\u00eb rregullores, e cila \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 12 shkronja c) dhe 40.2 pika h) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale Nr. 03\/L-040.<br \/>\nE till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Rregullorja  p\u00ebr dh\u00ebnien e titujve t\u00eb nderit, \u00e7mimeve, mir\u00ebnjohjeve dhe shp\u00ebrblimeve, e miratuar n\u00eb Kuvendin komunal m\u00eb 26.11.2018, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar me disa ndryshime m\u00eb, 27.06.2019.<br \/>\nVe\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dy vitet e fundit, pavar\u00ebsisht se kjo rregullore \u00ebsht\u00eb ndryshuar, ajo p\u00ebrs\u00ebri nuk p\u00ebrfillet, madje kemi edhe krijimin e \u00e7mimeve t\u00eb reja, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb fare n\u00eb rregullore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi \u201cHeroinat\u201d, i cili u dha nga Kryetari i komun\u00ebs, me rastin dit\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb 17 shkurtit t\u00eb vitit 2020. Tituj t\u00eb till\u00eb jep niveli m\u00eb i lart\u00eb shtet\u00ebror.\u200b<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb \u00e7mimet sipas rregullores, t\u00eb parapara n\u00eb nenin 2, ku jan\u00eb 2 tituj dhe 4 \u00e7mime, por jo edhe \u00e7mimi \u201cHeroinat\u201d. Shih nenin 2 t\u00eb rregullores;<\/p>\n<p>Neni 2<br \/>\nTitujt dhe \u00e7mimet<\/p>\n<p>1. Kuvendi i Komun\u00ebs, p\u00ebr kontributet e ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb  personalitet e shquara dhe subjektet e tjera juridike, n\u00eb l\u00ebmenjt\u00eb e  humanizmit, sakrific\u00ebs, kultur\u00ebs, artit, let\u00ebrsis\u00eb, sportit etj, jep titujt dhe \u00e7mimet si n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>1.1. Titullin \u201cQytetar Nderi\u201d,<br \/>\n1.2. Titullin \u201cNderi i Qytetit\u201c,<br \/>\n1.3. \u00c7mimin letrar \u201cBeqir Musliu\u201d,<br \/>\n1.4. \u00c7mimin \u201cAgim Ramadani\u201d<br \/>\n1.5. \u00c7mimin \u201cIdriz Seferi\u201d dhe<br \/>\n1.6. \u00c7mimin \u201cHanumshahe Abdullahu Zymberi\u201d.<\/p>\n<p>Me rastin e dh\u00ebnies s\u00eb titullit t\u00eb par\u00eb (\u201cQytetar Nderi\u201d) nuk \u00ebsht\u00eb respektuar pika 8 e nenit 3 t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje e cila thot\u00eb;<br \/>\n\u201cIniciativat dhe propozimet nga paragrafi 7 i k\u00ebtij neni i dor\u00ebzohen p\u00ebr procedim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb komisionit t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi Komunal, i cili vepron  sipas procedurave t\u00eb parapara me dispozitat e k\u00ebsaj Rregulloreje\u201d.<br \/>\nPo ashtu edhe  te titulli  i dyt\u00eb (\u201cNderi i Qyteti\u201d) nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfillur neni 4, pika 6 dhe 7, t\u00eb cilat thon\u00eb; \u201c 6. Propozimet p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij titulli t\u00eb lart\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebhen nga institucione t\u00eb qeverisjes vendore, s\u00eb bashku me shoqata dhe grupe  qytetar\u00ebsh, duke mund\u00ebsuar nj\u00eb pajtim t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb nevojsh\u00ebm. Ato duhen t\u00eb shoq\u00ebrohen me biografi, dokumente, d\u00ebshmi dhe vler\u00ebsime t\u00eb nevojshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb personalitetit t\u00eb propozuar.<br \/>\n7.Iniciativa dhe propozimet, nga paragrafi 6 i k\u00ebtij neni, i dor\u00ebzohen p\u00ebr procedim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb komisionit t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi Komunal, i cili vepron sipas  procedurave t\u00eb parapara me dispozita t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje\u201d.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb t\u00eb dy rastet, te t\u00eb dy titujt jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa procedim sipas neneve dhe pikave t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Pra, titulli i par\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d nuk i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Komisionit t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi Komunal, nd\u00ebrsa te titulli \u201cNderi i Qytetit\u201d \u00ebsht\u00eb shkelur pika e gjasht\u00eb e nenit 4,  e cila k\u00ebrkon q\u00eb s\u00eb bashku (pra me t\u00eb tjer\u00ebt) me shoqata dhe grupe qytetar\u00ebsh, duke mund\u00ebsuar nj\u00eb pajtim t\u00eb gjer\u00eb. Pra, as nuk ka pasur shoqata e as grupe qytetar\u00ebsh e as pajtim t\u00eb gjer\u00eb. Ndoshta po t\u00eb pyeteshin edhe do ta merrnin k\u00ebt\u00eb pajtim, por ja  q\u00eb nuk jan\u00eb pyetur.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe te dh\u00ebnia e  \u201c\u00e7mimeve\u201d kemi pasur shkelje t\u00eb procedurave dhe neneve t\u00eb caktuara t\u00eb rregullores s\u00eb lartp\u00ebrmendur edhe p\u00ebr kund\u00ebr faktit q\u00eb pjes\u00eb dhe nene t\u00eb caktuara jan\u00eb ndryshuar, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesave t\u00eb tij (Kryetarit), si\u00e7 jan\u00eb heqja e datave t\u00eb sakta t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve dhe lenia e mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb kryetari vet\u00eb t\u00eb zgjedh se kur do t\u2019i jap ato.<br \/>\nMegjithat\u00eb as pas ndryshimit dhe p\u00ebrshtatjes s\u00eb neneve t\u00eb caktuara, ato nuk u respektuan.<br \/>\nK\u00ebshtu dh\u00ebnia e t\u00eb gjitha \u00e7mimeve edhe sivjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkelje t\u00eb neneve t\u00eb caktuara t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje.<br \/>\nK\u00ebshtu te dh\u00ebnia e \u00e7mimit \u201cAgim Ramadani\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa thirrje publike, si\u00e7 parasheh pika 2 e nenit 6 t\u00eb rregullores, por nuk esht\u00ebr respektuar as pika 6 e nenit 6 e cila thot\u00eb:<br \/>\n\u201cKomisioni p\u00ebr Sh\u00ebnimin e Festave Shtet\u00ebrore n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit pas shqyrtimit t\u00eb nominimeve  i propozon Kryetarit t\u00eb nderoj personalitetet meritore, propozimet e komisionit  m\u00eb pas shqyrtohen nga Kryetari dhe p\u00ebrcaktohet p\u00ebr emrat e propozuar duke arsyetuar vendimin p\u00ebr ndarjen e \u00e7mimit\u201d.<\/p>\n<p>Pra, nuk kemi p\u00ebrmbushje t\u00eb asnj\u00ebrit nga kushtet e k\u00ebsaj pike t\u00eb k\u00ebtij neni. Ne si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit e as opinion nuk e di a ka Komision p\u00ebr sh\u00ebnimin e festave shtet\u00ebrore ose ai mund t\u00eb jet\u00eb i njohur vet\u00ebm p\u00ebr Kryetarin.<br \/>\nEdhe p\u00ebr dh\u00ebnien \u00e7mimeve  tjera, si ai \u201cBeqir Musliu\u201d, \u201cIdriz Seferi\u201d e \u201cHanumshahe Abdullahu\u201d,  nuk \u00ebsht\u00eb respektuar dispozita p\u00ebr thirrje publike, nd\u00ebrsa ne as si qytetar\u00eb dhe as si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit, nuk kemi njohuri se a jan\u00eb formuar juri t\u00eb caktuara dhe cila ka qen\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e tyre.<br \/>\nN\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre fakteve t\u00eb  p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, del se mungon respektimi i Rregullores s\u00eb krijuar enkas p\u00ebr dh\u00ebnien e titujve t\u00eb nderit, \u00e7mimeve, mir\u00ebnjohjeve dhe shp\u00ebrblimeve. Kjo b\u00ebn\u00eb q\u00eb Kryetari t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs n\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb e n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb. Shkelet rregullorja, injorohet nj\u00eb Komision i kuvendit, shoqatat dhe grupet e qytetar\u00ebve nga Kryetari i komun\u00ebs. Madje edhe vet t\u00eb shp\u00ebrblyerve nuk u b\u00ebhet nder\u00eb k\u00ebshtu, duke shkelur procedurat e rregulloret, sado q\u00eb ata nuk kan\u00eb lidhje dhe as nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohen p\u00ebr shkeljet q\u00eb  b\u00ebn\u00eb Kryetari i komun\u00ebs.<br \/>\nKy reagim nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asnj\u00eb nga emrat konkret (sa do t\u00eb njohur e meritor\u00eb a jo meritor\u00eb t\u00eb jen\u00eb),<br \/>\nfitues t\u00eb \u00e7mimeve e titujve e mir\u00ebnjohjeve, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me an\u00ebn ligjore e rregulloret e m\u00ebnyr\u00ebn e (mos) procedimit e q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb  me funksionin e Kryetarit t\u00eb komun\u00ebs.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nevzad Isufi Kryetari i komun\u00ebs me vite shp\u00ebrfill rregulloren p\u00ebr ndarjen e titujve t\u00eb nderit dhe \u00e7mimeve e mir\u00ebnjohjeve dhe shp\u00ebrblimeve, me \u00e7\u2019 rast b\u00ebhen shkelje drastike t\u00eb rregullores, e cila \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 12 shkronja c) dhe 40.2 pika h) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale Nr. 03\/L-040. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59959,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59957","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59959"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}