{"id":59999,"date":"2020-06-20T09:40:18","date_gmt":"2020-06-20T09:40:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=59999"},"modified":"2020-06-20T09:40:18","modified_gmt":"2020-06-20T09:40:18","slug":"shba-ja-mund-te-largohet-nga-ballkani-nese-sarrihet-marreveshja-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shba-ja-mund-te-largohet-nga-ballkani-nese-sarrihet-marreveshja-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"ShBA-ja mund t\u00eb \u201clargohet\u201d nga Ballkani, n\u00ebse s\u2019arrihet marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfshirja e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (ShBA) n\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2011, po shihet si e nevojshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebto fuqi kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare t\u00eb q\u00ebndrueshme nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>Drejtoresha ekzekutive e platform\u00ebs \u201cCivikos\u201d Donika Emini, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se ftesa p\u00ebr takim me 27 qershor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb politike sesa Brukseli.<\/p>\n<p>Sipas saj, ShBA-ja nuk do ta shtyn\u00eb nj\u00eb proces 10 vjet si\u00e7 ka vepruar unioni.<\/p>\n<p>Emini ka shtuar se n\u00ebse kjo marr\u00ebveshje n\u00ebse nuk n\u00ebnshkruhet, at\u00ebher\u00eb ShBA-ja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do t\u00eb largohet nga Ballkani.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj q\u00eb ShBA-ja ka me shty nj\u00eb proces 10 vite ashtu qysh \u00ebsht\u00eb shty me BE-n\u00eb nj\u00eb proces i cili filloj me nj\u00eb nivel teknik pastaj politik dhe pastaj u bllokua. Besoj q\u00eb me rastin e thirrjes n\u00eb ShBA vet\u00eb ftesa n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb e ka edhe pesh\u00ebn politike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se Brukseli dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk ftohen pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vazhduar nj\u00eb proces p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, por ftohen p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe besoj q\u00eb jan\u00eb disa pika n\u00eb t\u00eb cilat pal\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb diskutonin dhe normalisht q\u00eb do t\u2019i paraprin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse kjo marr\u00ebveshje nuk n\u00ebnshkruhet at\u00ebher\u00eb besoj q\u00eb edhe ShBA p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mund t\u00eb largohet nga Ballkani si\u00e7 \u00ebsht\u00eb larguar n\u00eb vitin 2009 kur e shpalli Kosov\u00ebn t\u00eb pavarur dhe d\u00ebshtoj me reform\u00ebn kushtetuese n\u00eb Bosnje\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e nevojshme me pas BE-n\u00eb n\u00eb dialog, p\u00ebr shkak se ne jemi ne Evrop\u00eb dhe t\u00eb dy vendet edhe Serbia edhe Kosova aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE andaj \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb ta kemi edhe prezenc\u00ebn e Bashkimit Evropian n\u00eb dialog p\u00ebrve\u00e7 tjerash n\u00ebse e kemi si garantues SHBA-n\u00eb edhe BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e implementimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, ka th\u00ebn\u00eb Emini p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Sipas Eminit, Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb kushte t\u00eb caktuara n\u00eb raport me BE-n\u00eb p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cDeri tash prej BE-s\u00eb nuk kam par\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb, q\u00ebndrimi i tyre \u00ebsht\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve \u00e7ka n\u00ebnkupton normalizimi, a n\u00ebnkupton njohje a \u00e7far\u00eb detaje ka, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb nuk i p\u00eblqen shk\u00ebmbimi i territoreve si ide sepse vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb jan\u00eb deklaruar, kurse nuk kan\u00eb treguar se kan\u00eb plan konkret n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, andaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb si partner strategjik t\u00eb mbahen n\u00eb proces mir\u00ebpo do t\u00eb duhej n\u00eb si Kosov\u00eb t\u00eb kemi kushte t\u00eb caktuara n\u00eb raport me BE-n\u00eb p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb proces t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr liberalizimin e vizave sipas saj n\u00eb shtator mund t\u00eb vendoset q\u00eb Kosova t\u00eb futet n\u00eb agjend\u00eb n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pajtohen Franca dhe Gjermania.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shtator edhe mund t\u00eb vendoset q\u00eb Kosova mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb agjend\u00eb n\u00eb rast se Gjermania dhe Franca normalisht pajtohen p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe deri tash nuk kemi pasur indikacione pozitive prej Franc\u00ebs, Gjermania \u00ebsht\u00eb e luhatur, por q\u00eb ka nj\u00eb shenj\u00eb pozitiviteti kurse p\u00ebr Franc\u00ebn \u00ebsht\u00eb ende problem migrimi. Duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se ndoshta nj\u00eb hap pozitiv \u00ebsht\u00eb q\u00eb Gjermania e merr kryesimin dhe n\u00ebse Gjermania politikisht do me e shty k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mundet n\u00ebse nuk i p\u00eblqen marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare dhe n\u00ebse p\u00ebrjashtohet nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb ka gjasa q\u00eb edhe Gjermania t\u00eb heq dor\u00eb nga kjo pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Visar Xhambazi, nga D4D, p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se BE-ja dhe ShBA-ja nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sa i p\u00ebrket dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u201cEm\u00ebrimi i Laj\u00e7akut dhe i Grenellit normalisht q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtytje t\u00eb madhe dialogut mir\u00ebpo problemi q\u00ebndron se BE-ja she SHBA-t\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sa i p\u00ebrket dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe mendoj q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb sqarohen n\u00eb Uashtington me 27 qershor sepse mendoj q\u00eb do t\u00eb kemi modalitetet e para dhe kushtet e para n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdohet me dialogun mir\u00ebpo mendoj q\u00eb pozicioni i ShBA-s\u00eb dhe i BE-s\u00eb dallon dhe nuk i di se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb presim sepse e ardhmja \u00ebsht\u00eb hipotetike mir\u00ebpo mendoj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb e mir\u00eb e rifillimit t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe mendoj q\u00eb n\u00eb tre muajt e ardhsh\u00ebm s\u00eb paku deri n\u00eb muajin shtator do t\u00eb kemi nj\u00eb informacion specifik n\u00ebse do t\u00eb jemi af\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare mes pal\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Mes tjerash ai ka th\u00ebn\u00eb se tre muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb vendimtar, por thot\u00eb se n\u00ebse nuk arrihet ndonj\u00eb marr\u00ebveshje at\u00ebher\u00eb procesi vet\u00ebm do t\u00eb shtyhet.<\/p>\n<p>\u201cMomentin kur pala kosovare b\u00ebn\u00eb l\u00ebshime sa i p\u00ebrket integritetit territorial dhe karakterit unitar t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs mendoj q\u00eb ka mund\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebshime dhe kompromise t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rrezikshme, mir\u00ebpo p\u00ebrderisa ne bazohemi  n\u00eb ligjet n\u00eb fuqi mendoj q\u00eb jemi t\u00eb sigurt sepse tema e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mendoj q\u00eb e ka d\u00ebmtuar tep\u00ebr shum\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mendoj q\u00eb \u00e7do tematik e cila tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb instilacion t\u00eb ri territorial do ta d\u00ebmtonte Kosov\u00ebn, mir\u00ebpo p\u00ebrderisa nuk kemi ndonj\u00eb informacion t\u00eb ri se \u00e7far\u00eb do t\u00eb diskutohet n\u00eb Uashington nuk mund ta themi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb mund t\u00eb them q\u00eb tre muajt e ardhsh\u00ebm deri n\u00eb shtator do t\u00eb jen\u00eb tep\u00ebr vendimtar dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk arrihet ndonj\u00eb marr\u00ebveshje deri n\u00eb shtator at\u00ebher\u00eb mendoj q\u00eb procesi vet\u00ebm sa do t\u00eb shtyhet\u201d.<\/p>\n<p>Dialogu Kosov\u00eb-Serbi, i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur m\u00eb 2011 n\u00eb Bruksel. Ai \u00ebsht\u00eb pezulluar nga n\u00ebntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosov\u00ebs pat\u00ebn vendosur taks\u00eb 100 p\u00ebr qind n\u00eb mallrat e Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti ka hequr t\u00eb gjitha masat, p\u00ebr shkak t\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai, heqjes s\u00eb t\u00eb gjitha pengesave p\u00ebr vazhdimin e dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, ShBA-ja em\u00ebroi Richard Grenellin, si t\u00eb d\u00ebrguarin e tyre p\u00ebr bisedimet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfshirja e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (ShBA) n\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2011, po shihet si e nevojshme. T\u00eb dy k\u00ebto fuqi kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare t\u00eb q\u00ebndrueshme nd\u00ebrmjet dy vendeve. Drejtoresha ekzekutive e platform\u00ebs \u201cCivikos\u201d Donika Emini, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59520,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59999","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59999\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}