{"id":60528,"date":"2020-06-26T16:11:07","date_gmt":"2020-06-26T16:11:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=60528"},"modified":"2020-06-26T16:11:07","modified_gmt":"2020-06-26T16:11:07","slug":"sqarimi-nga-drejtoria-e-zhvillimit-ekonomik-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sqarimi-nga-drejtoria-e-zhvillimit-ekonomik-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Sqarimi nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ne Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar drejt qytetar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit si dhe publikut t\u00eb gjer\u00eb dhe pasi kam\u00eb qen\u00eb e angazhuar nga kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit z. Haziri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr realizimin e t\u00eb gjitha aktiviteteve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Projektin Impianti p\u00ebr Trajtimin e Uj\u00ebrave t\u00eb Zeza  po ju drejtohem edhe t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs duke k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptimin e tyre t\u00eb mos e polarizojn\u00eb dhe politizojn\u00eb nj\u00eb projekt kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua si drejtoresh\u00eb q\u00eb ushtroj k\u00ebt\u00eb funksion si pjes\u00ebtare e shoq\u00ebris\u00eb civile mos arritja e kuorumit p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb absurdi m\u00eb i madh qe ka mundur t\u00eb ndodh ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Parlamentin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo p\u00ebr faktin se ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb ti dalim zot pun\u00ebve tona dhe secili ta kryej pun\u00ebn e vet me vullnet e profesionaliz\u00ebm sepse ne paguhemi nga qytetar\u00ebt pra, taksapaguesit t\u00eb cil\u00ebt ju kan\u00eb besuar vot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e tyre. Konsideroj se ky \u00ebsht\u00eb momenti i fundit q\u00eb ti lini anash inatet, teket e kapricat sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po d\u00ebmtohen interesat e qytetar\u00ebve si dhe reputacioni i institucioneve tona dhe  shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos lejuar dezinformimin e qytetar\u00ebve po e ndiej p\u00ebr obligim t\u00eb ju ofroj informata t\u00eb sakta n\u00eb lidhje me projektin n\u00eb fjal\u00eb duke shpresuar se do t\u00eb jeni t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb veproni drejt n\u00eb seancat e radh\u00ebs t\u00eb parlamentit t\u00eb R.Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komuna e Gjilanit ka investuar energji, koh\u00eb dhe mund p\u00ebr t\u00eb bindur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs e cila pastaj ka k\u00ebrkuar nga Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Investive Evropiane (BIE) q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin nd\u00ebrtimin e Impiantit p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza (ITUZ) dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrlidhur t\u00eb kanalizimit n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2018, Bankat angazhuan Posch &#038; Partners Consulting Engineers, kompani austriake p\u00ebr t\u00eb rishikuar apo p\u00ebrdit\u00ebsuar Studimin ekzistues t\u00eb Fizibilitetit t\u00eb realizuar n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2013 nga WYG International. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb b\u00ebhej plot\u00ebsimi i SF origjinal me konstatime t\u00eb reja q\u00eb parimisht informojn\u00eb p\u00ebr \u00e7do ndryshim material n\u00eb projekt dhe kosto si dhe te behej p\u00ebrdit\u00ebsimi i t\u00eb dh\u00ebnave fillestare dhe validimin e zgjidhjeve teknike.<\/p>\n<p>Procesi i rishikimit t\u00eb studimit \u00ebsht\u00eb realizuar me koh\u00eb dhe si rrjedhoj ka rezultuar me nj\u00eb Program t\u00eb Investimeve Par\u00ebsore (PIP). Ky projekt idhet me aktivitetet e projektimit dhe nd\u00ebrtimit lidhur me PIP-in e propozuar q\u00eb p\u00ebrkrahet nga BERZH dhe BIE, i cil do t\u00eb zbatohet nga viti 2019 deri n\u00eb 2022, si dhe me operacionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Projekti ITUZ  p\u00ebrfshin\u00eb:<\/p>\n<p> \u2794 Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb Fabrike p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza;<\/p>\n<p> \u2794 Grumbullimi dhe trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza nga zona urbane e Gjilanit dhe Velekinca, si dhe fshatrat Malishev\u00eb, Koretisht\u00eb, Shillov\u00eb dhe Pasjak.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Studimin e fizibilitetit blerja e tok\u00ebs kap vler\u00ebn prej gjith\u00ebsej 440,000 Euro (360,000 Euro blerja e tok\u00ebs dhe kompenzimi 80,000 Euro) . K\u00ebto informata mund ti gjeni n\u00eb dokumentin \u201cGjilan shtojca teknike p\u00ebfshir\u00eb shpalosjet Mjedisore  dhe Sociale, t\u00eb dat\u00ebs 25 janar 2019 i b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb webfaqe t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjianit (shih linkun),  https:\/\/kk.rks-gov.net\/gjilan\/gjilani\/impianti-per-trajtimin-e-ujerave-te-zeza\/?page=2019<\/p>\n<p>Pas realizimit t\u00eb studimit ka filluar procesi i negocijimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr financim t\u00eb k\u00ebtij projekti nga nj\u00eb ekip i gjer\u00eb i p\u00ebrzgjedhur  me Vendim t\u00eb ish- ministrit t\u00eb MF z. Hamza me p\u00ebrfaq\u00ebsues relevant nga niveli qendror (ministrit\u00eb relevante) si dhe Komuna e Gjilanit dhe KR \u201cHidromorava\u201d .<\/p>\n<p>Procesi i negocijimit ka rezultuar i suksessh\u00ebm dhe m\u00eb pas me 9 Maj 2019 n\u00eb Sarajev\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshja p\u00ebr financim nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe BERZH.  M\u00eb von\u00eb ka pasuar Marr\u00ebveshja tri-pal\u00ebshe nd\u00ebrmjet BERZH, Komuna e Gjilanit dhe KR \u201cHidromorava\u201d t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr obligim zbatimin e k\u00ebtij projekti sipas planit dinamik kohor t\u00eb dakorduar.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb realizimit t\u00eb zotimeve, Komuna e Gjilanit ka themeluar Nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Implementin e Projektit (NJIP)  bazuar n\u00eb Rregulloren MF-No.05\/2017 p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e rregullores MF-Nr.06\/2016 p\u00ebr administrimin e fondeve t\u00eb huamarrjes, e plot\u00ebsuar dhe ndryshuar me rregulloren MF-Nr 03\/2017, si dhe kan\u00eb vazhduar aktivitetet duke avancuar projektin sipas planit dinamik kohor. Ka p\u00ebrfunduar edhe procesi i vler\u00ebsimit p\u00ebr angazhimin e kompanis\u00eb konsulente (ka mbetur vet\u00ebm pjesa formale e n\u00ebnshkrimit te saj)  me kompanin\u00eb konsulente e cila do t\u2019i ofroj asistenc\u00eb teknike NJIP gjat\u00eb realizmit te k\u00ebtij projekti. Gjithashtu, n\u00eb KK jan\u00eb p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kvrkesat p\u00ebr ndarjen e lokacionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit n\u00eb harmoni me t\u00eb githa procedurat  ligjore.<\/p>\n<p>Komuna e Gjilanit pas angazhimeve serioze p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje afat\u00eb gjate p\u00ebr t\u00eb zgjidh problemin kronik siq \u00ebsht\u00eb trajtimi i uj\u00ebrave  t\u00eb zeza me profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb, me pun\u00eb e p\u00ebrkushtim ka arritur t\u2019I p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe ta bind qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe BERZH -in p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt sepse ka qen\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer besimin dhe v\u00ebmendjen e instucioneve financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb na mb\u00ebshtet financiarisht n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtij problemi i cili mbetet prioritet kyc i komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Ky projekt do t\u00eb ndikoj n\u00eb zhvillim ekonomik, t\u00ebrheqjen e investimeve si dhe ngritjen e mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. <\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb transparenc\u00ebs, qytetar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit duhet ta din\u00eb se Komuna e Gjilanit n\u00eb partneritet me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt e involvuar i ka kryer me sukses t\u00eb gjitha detyrat p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara realizimin e projektit. Tani fati i k\u00ebtij projekti mbetet n\u00eb duart e deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta ratifikuar Marr\u00ebveshjen dhe n\u00ebse kjo nuk ndodh at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deshtim t\u00eb projektit jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebn nuk votojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Jeni t\u00eb mir\u00ebpritur t\u00eb na kontaktoni n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr informata shtes\u00eb dhe ju b\u00ebj apel q\u00eb energjin\u00eb ta fokusoni n\u00eb veprime me interes t\u00eb qytetar\u00ebve sepse ky \u00ebsht\u00eb roli i juaj n\u00eb parlament. <\/p>\n<p>Valbona Tahiri, drejtoreshe\u200b<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar drejt qytetar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit si dhe publikut t\u00eb gjer\u00eb dhe pasi kam\u00eb qen\u00eb e angazhuar nga kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit z. Haziri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr realizimin e t\u00eb gjitha aktiviteteve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Projektin Impianti p\u00ebr Trajtimin e Uj\u00ebrave t\u00eb Zeza po ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60529,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60528","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60528\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}