{"id":60812,"date":"2020-06-30T11:58:09","date_gmt":"2020-06-30T11:58:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=60812"},"modified":"2020-06-30T11:58:09","modified_gmt":"2020-06-30T11:58:09","slug":"nga-1-000-deri-ne-8-000-euro-mund-te-ndeshkohen-personat-fizike-dhe-juridike-te-cilet-nuk-zbatojne-masat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-1-000-deri-ne-8-000-euro-mund-te-ndeshkohen-personat-fizike-dhe-juridike-te-cilet-nuk-zbatojne-masat\/","title":{"rendered":"Nga 1.000 deri n\u00eb 8.000 euro mund t\u00eb nd\u00ebshkohen personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk zbatojn\u00eb masat"},"content":{"rendered":"<p>Nga 1.000 deri n\u00eb 8.000 euro mund t\u00eb nd\u00ebshkohen personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk e zbatojn\u00eb mas\u00ebn e p\u00ebrgjithshme ose t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtje nga s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse kur kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto gjoba paraqiten n\u00eb Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb duke u thirrur zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se do ti p\u00ebrdorin kund\u00ebr atyre q\u00eb nuk respektojn\u00eb masat parandaluese dhe rregullat kund\u00ebr Covid-19.<\/p>\n<p>Pas rritjes se numrit t\u00eb personave t\u00eb infektuar m\u00eb s\u00ebmundjen Covid-19, dit\u00ebve t\u00eb fundit, autoritet kompetente n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar se shkel\u00ebsit e rregullave kund\u00ebr koronavirusit do t\u00eb gjobiten dhe nd\u00ebshkohen sipas k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Armend Zemaj ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb mart\u00ebn se \u201cinspektor\u00ebt sanitar t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (AUVK) dhe Inspektor\u00ebt Komunal do t\u00eb veprojn\u00eb me forc\u00ebn e ligjit kund\u00ebr atyre q\u00eb nuk respektojn\u00eb masat parandaluese dhe rregullat kund\u00ebr Covid-19\u201d.<\/p>\n<p>Rekomandimet parandaluese p\u00ebr Covid-19, t\u00eb IKSHPK-s\u00eb, thot\u00eb ai, p\u00ebrfshijn\u00eb 22 masa t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb patjet\u00ebr duhet t\u00eb respektohen. Pik\u00eb- r\u00ebndes\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb bartja e maskave t\u00eb jet\u00eb obligative.<\/p>\n<p>\u201cMasa t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb parashihen jan\u00eb edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa t\u00eb tjera t\u00eb detajuara p\u00ebr punonj\u00ebsit, zyrat, institucionet dhe bizneset\u201d, tha Zemaj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Zemaj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Twitter ka th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebshkimet do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 53,54,55 dhe 56 t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto nene thuhet se p\u00ebr kund\u00ebrvajtje administrative sanitare t\u00eb parashikuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, \u201cshqiptohen d\u00ebnime me gjob\u00eb nga organet e Inspektoratit Sanitar t\u00eb Kosov\u00ebs, personi fizik d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 1000 \u2013 2000 euro, kurse personi juridik me gjob\u00eb prej 3000 deri 8000 euro\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, n\u00ebse ai konstaton dhe nuk paraqet s\u00ebmundjen, edhe n\u00ebse nuk i merr masat e parashikuara p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb m\u00ebtejme t\u00eb infeksionit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, personi fizik d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 1.000 euro deri 2.000 euro, kurse personi juridik me gjob\u00eb prej 3.000 euro deri 8.000 euro , n\u00ebse nuk e zbaton mas\u00ebn e p\u00ebrgjithshme ose t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtje nga s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse kur kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme; n\u00ebse pranon n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht mban n\u00eb pun\u00eb aktive personin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konstatuar se l\u00ebngon nga s\u00ebmundja e caktuar ngjit\u00ebse; n\u00ebse nuk ia b\u00ebn t\u00eb mundshme organit kompetent sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb t\u2019i kryej\u00eb kontrollet e parashikuara t\u00eb personave.<\/p>\n<p>Personi fizik d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 250 euro deri 1.000 euro, p\u00ebr kund\u00ebrvajtje n\u00ebse refuzon t\u00eb hospitalizohet dhe izolohet n\u00eb institucionin sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb objektin e caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kur \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb ose kur dyshohet se \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga s\u00ebmundja e caktuar ngjit\u00ebse; n\u00ebse aplikon p\u00ebr pun\u00ebsim, p\u00ebrkat\u00ebsisht vazhdon t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb informuar se l\u00ebngon nga s\u00ebmundja e caktuar ngjit\u00ebse; n\u00ebse nuk ia b\u00ebn t\u00eb mundshme organit kompetent, q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontrollet e paparashikuara sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Personi fizik d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 500 euro deri 1.000 euro, p\u00ebr kund\u00ebrvajtje n\u00ebse ushtron veprimtari t\u00eb caktuar pa kontrollin paraprak sanitar ose n\u00eb qoft\u00eb se refuzon q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit sanitar.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn pas nj\u00eb takimi t\u00eb Komitetit p\u00ebr koordinimin e vler\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs dhe pandemis\u00eb Covid-19, ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7dokush q\u00eb nuk respekton masat paraqet vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Por, jurist\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk e shohin vep\u00ebr penale mosrespektimin e masave, pasi sipas tyre, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pandemin\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse, vep\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ata persona q\u00eb e din\u00eb q\u00eb jan\u00eb infektuar p\u00ebrmes testimit, dhe nuk marrin masa p\u00ebr mosp\u00ebrhapjen e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb gjitha thirrjet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb, se do t\u00eb ket\u00eb pasoja juridike p\u00ebr personat q\u00eb nuk zbatojn\u00eb k\u00ebto masa m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb retorik\u00eb sesa q\u00eb mund t\u00eb prodhojn\u00eb efekte juridike. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shteti t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb mekanizmat q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk respektojn\u00eb masat \u00ebsht\u00eb miratimi i Ligjit\u201d, tha Miftaraj.<\/p>\n<p>Ai kujton vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb muajin mars kur \u00ebsht\u00eb shpallur jo-kushtetues nj\u00eb vendim i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, duke konstatuar se \u201ckufizimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore mund t\u00eb b\u00ebhet \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00ebher\u00eb se Gjykata Kushtetuese e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb akt-gjykimin e saj, se masat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Ligjin p\u00ebr Parandalimin e S\u00ebmundjeve Ngjit\u00ebse, por edhe nj\u00eb seri masash q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nga ana e Qeveris\u00eb Kurti, jan\u00eb shpallur kund\u00ebr-kushtetuese. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, Gjykata ka th\u00ebn\u00eb se kund\u00ebrvajtjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara m\u00eb vendime administrative nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aplikueshme dhe nuk mund t\u00eb zbatohen ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr Qeverin\u00eb Hoti dhe p\u00ebr ministrin\u00eb aktual Zemaj,\u201d thekson ai .<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ka reaguar edhe K\u00ebshilli p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto d\u00ebnime t\u00eb mos ekzekutohen n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse do t\u00eb binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>KMDLJNJ shton se mosbartja e mask\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, dhe se \u201cn\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit duhet t\u00eb krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb furmizohen me masa mbrojt\u00ebse pa pages\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri Hoti dhe ministri Zemaj nuk kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve me Covid-19, por e kan\u00eb detyrim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb qytetar\u00ebt, sidomos ata q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb materiale i kan\u00eb t\u00eb vogla, t\u00eb furnizohen me mjete mbrojt\u00ebse pa pages\u00eb aq m\u00eb par\u00eb q\u00eb ka pasur shum\u00eb donacione nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet ne reagim.<\/p>\n<p>Ndryshe, me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes nga COVID-19, Qeveria e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, m\u00eb 23 mars kishte vendosur ndalimin e l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe automjeteve.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vendimi i qeveris\u00eb ishte i bazuar n\u00eb dy ligje, Ligjin p\u00ebr parandalimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse dhe Ligjin p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ky vendim ishte shpallur kund\u00ebr-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese, pas k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, k\u00ebto dy ligje nuk e autorizojn\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe t\u00eb drejtat e garantuara me Kushtetut\u00eb mir\u00ebpo e autorizojn\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa n\u00eb ato ligje.<\/p>\n<p>Ndryshe, Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike ka regjistruar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn 122 raste t\u00eb reja me koronavirus. Aktualisht \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb edhe 1,244 raste tjera aktive me k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n<p>Prej 13 marsit, kur jan\u00eb regjistruar rastet e para, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb regjistruar 2,799 persona t\u00eb infektuar me koronavirus. Prej tyre 49 pacient\u00eb kan\u00eb vdekur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 1.000 deri n\u00eb 8.000 euro mund t\u00eb nd\u00ebshkohen personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk e zbatojn\u00eb mas\u00ebn e p\u00ebrgjithshme ose t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtje nga s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse kur kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. K\u00ebto gjoba paraqiten n\u00eb Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb duke u thirrur zyrtar\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60812","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60812\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}