{"id":60848,"date":"2020-06-30T15:43:47","date_gmt":"2020-06-30T15:43:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=60848"},"modified":"2020-06-30T15:43:47","modified_gmt":"2020-06-30T15:43:47","slug":"ismajli-ne-qender-nuk-po-behet-rruge-per-vetura-por-po-zgjerohet-hapesira-per-qytetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ismajli-ne-qender-nuk-po-behet-rruge-per-vetura-por-po-zgjerohet-hapesira-per-qytetare\/","title":{"rendered":"Ismajli: N\u00eb qend\u00ebr nuk po b\u00ebhet rrug\u00eb p\u00ebr vetura, por po zgjerohet hap\u00ebsira p\u00ebr qytetar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ismajli: N\u00eb qend\u00ebr nuk po b\u00ebhet rrug\u00eb p\u00ebr vetura, por po zgjerohet hap\u00ebsira p\u00ebr qytetar\u00eb<\/p>\n<p>Kuvendar\u00ebt e Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryesueses Shpresa Kurteshi-Emini, kan\u00eb miratuar Korniz\u00ebn Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023, raportin financiar janar-mars 2020, plot\u00ebsimin-ndryshimin e kushteve urbanistike n\u00eb nj\u00eb n\u00ebnzon\u00eb t\u00eb PRRU \u201cLivadhet e Arapit\u201d dhe PRRU \u201cKodra e That\u00eb\u201d, vendimin p\u00ebr em\u00ebrimin e Komisionit p\u00ebr zgjedhjen e drejtor\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtor\u00ebve n\u00eb IEAA, raportin e pun\u00ebs t\u00eb Komisionit komunal t\u00eb aksionar\u00ebve p\u00ebr vitin 2019 n\u00eb NPL &#8220;Stacioni i Autobus\u00ebve&#8221; si dhe jan\u00eb informuar rreth vendosjes s\u00eb stafit t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb objektin e bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq informata rreth zhvillimit t\u00eb punimeve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe n\u00eb lagjen Dardania u hoq nga rendi i dit\u00ebs, p\u00ebr shkak se drejtori i Sh\u00ebrbimeve Publike ka qen\u00eb i prekur nga koronavirusi dhe nuk ka mundur ta p\u00ebrgatis informat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb informat\u00eb e till\u00eb, n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar, do t`u p\u00ebrcillet k\u00ebshilltar\u00ebve sapo t\u00eb jet\u00eb gati, ka th\u00ebn\u00eb kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli ka dh\u00ebn\u00eb disa sqarime sa i p\u00ebrket punimeve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe n\u00eb lagjen Dardania. <\/p>\n<p>Punimet n\u00eb qend\u00ebr, si pjes\u00eb e projektit t\u00eb rrug\u00ebs me kat\u00ebr krosi nga Livo\u00e7i, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfinancim nga Komuna dhe Ministria e Infrastruktur\u00ebs. Ishte menduar q\u00eb projektit t`i b\u00ebhet nj\u00eb revidim nga furra \u00c7o\u00e7aj, por m\u00eb von\u00eb, n\u00eb koordinim me Ministrin\u00eb kemi ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb trase shtes\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, pa e prekur gjelb\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ky projekt nuk e pengon lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe as nuk e ngushton hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb shikohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vazhduar projektin deri te rruga e Malishev\u00ebs. <\/p>\n<p>\u201cNuk po b\u00ebhet projekti p\u00ebr vetura, por po b\u00ebhet p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, gjelb\u00ebrim dhe po krijohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, p\u00ebr me pas mund\u00ebsi me e mbyll\u00eb n\u00eb rastet kur organizohen aktivitete t\u00eb ndryshme komunale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>N\u00eb Dardani po punohet intensivisht n\u00eb projektin e trotuareve, p\u00ebr t\u00eb krijuar qasje p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, duke respektuar k\u00ebrkesat edhe t\u00eb komunitetit me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta. N\u00eb disa pjes\u00eb kemi hasur n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb vjet\u00ebr dhe q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb intervenohet atje ku \u00ebsht\u00eb e mundur. <\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam deri tani asnj\u00eb ankes\u00eb nga qytetar\u00ebt p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb deri tash\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket KAB-it, sqarimet e nevojshme i ka dh\u00ebn\u00eb Ilmi Limani nga Drejtoria p\u00ebr Buxhet dhe Financa, i cili pastaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe n\u00eb pyetjet e k\u00ebshilltar\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb debat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Burim Berisha, Nevzad Isufi, Arijeta Rexhepi, Ibish Ibishi, Festa Shabani, Arianit Sadiku, Arta Nuhiu dhe t\u00eb tjer\u00eb.          <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq p\u00ebr raportin financiar janar-mars 2020, vler\u00ebsime, analiza e v\u00ebrejtje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Avdyl Aliu, Krenare Latifi, Burim Berisha, Nevzad Isufi dhe t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtori Limani ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb gjitha interesimet.      <\/p>\n<p>P\u00ebr pik\u00ebn: plot\u00ebsimi-ndryshimi i kushteve urbanistike n\u00eb nj\u00eb n\u00ebnzon\u00eb t\u00eb PRRU \u201cLivadhet e Arapit\u201d dhe PRRU \u201cKodra e That\u00eb\u201d sqarime ka dh\u00ebn\u00eb Bekim Bajrami, drejtor i Urbanizimit, i cili ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb koeficientit t\u00eb nd\u00ebrtimit. <\/p>\n<p>Ne si Komun\u00eb jemi t\u00eb obliguar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb plane t\u00eb realizueshme, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nehat Osmani tha se rregullat e nd\u00ebrtimit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb unifikuara, nd\u00ebrsa Isa Agushi tha se kjo pik\u00eb nuk duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kuvend, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Avdyl Aliu tha se LDK dhe partner\u00ebt e saj do ta votojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, p\u00ebr t`iu hapur rrug\u00eb investimeve dhe zhvillimit ekonomik, pun\u00ebsimit dhe mir\u00ebqenies. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kan\u00eb kontribuar me diskutime p\u00ebr dhe kund\u00ebr edhe Ibishi Ibishi, Bujar Nevzati, Shefik Surdulli, Nevzat Isufi, Arta Haziri Nuhiu dhe t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrkaq sqarime shtes\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb drejtori Bekim Bajrami. <\/p>\n<p>Mjaft interesim ka zgjuar edhe em\u00ebrimi i komisionit p\u00ebr zgjedhjen e drejtor\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtor\u00ebve n\u00eb institucionet arsimore, ku opozita ka shprehur mospajtime me dy propozimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb, duke insistuar n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me emra t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrkaq pozita dhe drejtoria i kan\u00eb mbrojtur propozimet, duke th\u00ebn\u00eb se ata i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet. <\/p>\n<p>Kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini sqaroi se emrat  p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit i ka sjell\u00eb Drejtoria e Arsimit, duke u bazuar n\u00eb aktet normative dhe udh\u00ebzimin administrativ dhe nuk kemi b\u00ebr\u00eb ne si Kuvend.  <\/p>\n<p>Drejtori i Arsimit Nazim Gagica nd\u00ebrkaq dha sqarime shtes\u00eb si dhe u p\u00ebrgjigj n\u00eb dilemat dhe pik\u00ebpyetjet q\u00eb ngriti opozita, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb propozimet tona, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Kuvendit t\u00eb vendos. <\/p>\n<p>Informat\u00ebn p\u00ebr zhvendosjen e personelit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb objektin e Bibliotek\u00ebs, e ka dh\u00ebn\u00eb drejtoresha Deniza Limani, e cila ka th\u00ebn\u00eb se kjo po b\u00ebhet p\u00ebr t`ia liruar hap\u00ebsir\u00ebn teatrit, i cili sivjet \u00ebsht\u00eb kompletuar me personel.<br \/>\nOpozita e kritikoi k\u00ebt\u00eb zhvendosje, duke e quajtur madje edhe uzurpim, pavar\u00ebsisht se biblioteka funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb DKRS-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pron\u00eb komunale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismajli: N\u00eb qend\u00ebr nuk po b\u00ebhet rrug\u00eb p\u00ebr vetura, por po zgjerohet hap\u00ebsira p\u00ebr qytetar\u00eb Kuvendar\u00ebt e Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryesueses Shpresa Kurteshi-Emini, kan\u00eb miratuar Korniz\u00ebn Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023, raportin financiar janar-mars 2020, plot\u00ebsimin-ndryshimin e kushteve urbanistike n\u00eb nj\u00eb n\u00ebnzon\u00eb t\u00eb PRRU \u201cLivadhet e Arapit\u201d dhe PRRU \u201cKodra e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59818,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60848","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}