{"id":60927,"date":"2020-07-01T11:45:16","date_gmt":"2020-07-01T11:45:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=60927"},"modified":"2020-07-01T11:45:16","modified_gmt":"2020-07-01T11:45:16","slug":"haziri-teatri-i-gjilanit-e-zgjidhi-problemin-20-vjecar-te-pavaresimit-dhe-buxhetimit-shtetrore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-teatri-i-gjilanit-e-zgjidhi-problemin-20-vjecar-te-pavaresimit-dhe-buxhetimit-shtetrore\/","title":{"rendered":"Haziri: Teatri i Gjilanit e zgjidhi problemin 20-vje\u00e7ar t\u00eb pavar\u00ebsimit dhe buxhetimit shtetror\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjilan, 1 korrik 2020 \u2013 Pritjes p\u00ebr zgjidhjen e statusit t\u00eb Teatrit t\u00eb Qytetit t\u00eb Gjilanit, me problemet q\u00eb kishin n\u00eb aspektin financiar dhe ligjor p\u00ebr aktor\u00ebt dhe trup\u00ebn e k\u00ebtij institucioni i erdhi fundi, sepse sot jan\u00eb n\u00ebnshkruar kontratat e aktor\u00ebve dhe stafit teknik dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pavar\u00ebsimi i institucionit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij kryetari Lutfi Haziri, ka uruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ka shpalosur kujtime e tij q\u00eb nga paslufta n\u00eb angazhimin p\u00ebr zgjidhjen e problemit q\u00eb sot e tutje i mbetet t\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKujtoj momentin e v\u00ebshtir\u00eb sa isha si 29 vje\u00e7ar n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb Gjilanit, kur pas ballafaqimit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr lirimin e t\u00eb burgosurve politik, menj\u00ebher\u00eb filloi greva e aktor\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb tyre t\u00eb pagave dhe t\u00eb statusit t\u00eb Teatrit t\u00eb Gjilanit si institucion dhe e drejt\u00eb e tyre, por e zhagitur n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Tash jemi 20 vjet m\u00eb von\u00eb kur ky problem po zgjidhet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Komuna e Gjilanit gjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb aktiviteteve dhe zhvillimin e kultur\u00ebs\u201d, ka deklaruar kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Ai ka potencuar se burokracia n\u00eb nivelin qendror p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi k\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr dy dekada kjo barr\u00eb e ballafaqimit ti lihet Komun\u00ebs, e cila ishte edhe ashtu me limite e kufizime t\u00eb m\u00ebdha buxhetore.<\/p>\n<p>\u201cSfida ka qen\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr dy dekata, e posaq\u00ebrisht pas vitit 2007, mir\u00ebpo me angazhim maksimal, me rrug\u00eb ligjore dhe zyrtare ky problem tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhur bashk\u00ebrisht. Tani i mbetet menaxhmentit t\u00eb Teatrit dhe aktor\u00ebve q\u00eb ta zhvillojn\u00eb kultur\u00ebn dhe ta d\u00ebshmojn\u00eb angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrpara\u201d, tha kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, mes tjerash ka th\u00ebn\u00eb se po punon q\u00eb objekti i Teatrit t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion, ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga aty biblioteka e qytetit \u201cFan S. Noli\u201d, biblioteka e f\u00ebmij\u00ebve dhe do ta largojm\u00eb edhe administrat\u00ebn, sepse kjo hap\u00ebsir\u00eb i duhet aktiviteteve t\u00eb Teatrit dhe aktor\u00ebve p\u00ebr pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ana e tij Erson Zymberi, drejtor i Teatrit, ka fal\u00ebnderuar kryetarin Haziri p\u00ebr angazhimin e tij n\u00eb zgjidhjen e statusit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e madhe q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb vazhdueshme financiare n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej ka konfirmuar se Gjilani tashm\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kalendarin e qart\u00eb t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb ekip\u00eb elite t\u00eb aktor\u00ebve dhe stafit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr ta mbajtur publikun aktiv sikur dikur me shfaqje e projekte t\u00eb cilat do ta d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr gjall\u00ebrin\u00eb kulturore t\u00eb kryeqendr\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Naser Zymberi, kryetar i sindikat\u00ebs dhe Sabedin Shahiqi, kryetar i bordit, kan\u00eb fal\u00ebnderuar kryetarin p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot Teatri i Qytetit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur, me aktor\u00eb e staf t\u00eb kompletuar, duke konfirmuar se Gjilani tashm\u00eb ka nj\u00eb fuqi zyrtare t\u00eb zhvillimit t\u00eb projekteve kulturore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjilan, 1 korrik 2020 \u2013 Pritjes p\u00ebr zgjidhjen e statusit t\u00eb Teatrit t\u00eb Qytetit t\u00eb Gjilanit, me problemet q\u00eb kishin n\u00eb aspektin financiar dhe ligjor p\u00ebr aktor\u00ebt dhe trup\u00ebn e k\u00ebtij institucioni i erdhi fundi, sepse sot jan\u00eb n\u00ebnshkruar kontratat e aktor\u00ebve dhe stafit teknik dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pavar\u00ebsimi i institucionit m\u00eb t\u00eb madh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60927","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60927\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}