{"id":61112,"date":"2020-07-03T12:36:55","date_gmt":"2020-07-03T12:36:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61112"},"modified":"2020-07-03T12:36:55","modified_gmt":"2020-07-03T12:36:55","slug":"bajrami-nuk-ka-buxhet-per-te-bere-pagesat-e-dyta-per-punetoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bajrami-nuk-ka-buxhet-per-te-bere-pagesat-e-dyta-per-punetoret\/","title":{"rendered":"Bajrami: Nuk ka buxhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e dyta p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka mjete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, pa rishikim t\u00eb buxhetit i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, thot\u00eb ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.<\/p>\n<p>N\u00eb Pakon Emergjente Fiskale \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej rreth 180 milion\u00eb eurosh \u2013nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb humbur vendin e pun\u00ebs, pas shpalljes s\u00eb masave emergjente p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga 170 euro p\u00ebr dy muaj (prill dhe maj). Deri m\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb b\u00ebh\u00ebt pagesa vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nga Pakoja fiskale deri m\u00eb tani jan\u00eb shpenzuar 80 milion\u00eb euro. N\u00eb dispozicion Kosova i ka rreth vet\u00ebm 1.5 milion euro p\u00ebr t\u00eb disbursuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bajrami ka k\u00ebrkuar nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kredi, t\u00eb arritura nga Qeveria e Kosov\u00ebs, pasi k\u00ebto marr\u00ebveshje ndihmojn\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Transfereve, totali i marr\u00ebveshjeve t\u00eb cilat duhet ratifikuar n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar p\u00ebrfshin\u00eb pes\u00eb marr\u00ebveshje kredie n\u00eb vler\u00eb prej 228.1 milion\u00eb euro dhe dy marr\u00ebveshje bashk\u00ebfinancimi n\u00eb vler\u00eb prej 61 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bajrami: Shum\u00eb biznese u godit\u00ebn nga pandemia<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Znj. Bajrami, si paraqitet gjendja aktuale ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, duke marr\u00eb parasysh ndikimet q\u00eb ka pasur pandemia e koronavirusit?<\/p>\n<p>Hykmete Bajrami: T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn me relaksimin e masave filloi t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ringjallje e sektorit privat. Gjendja nuk mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se para disa jav\u00ebsh kur kishim komplet nj\u00eb mbyllje. Mir\u00ebpo, nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, sepse shum\u00eb biznese, sidomos bizneset e vogla jan\u00eb goditur nga pandemia. Kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt, ne po shpresojm\u00eb se p\u00ebrkoh\u00ebsisht i kan\u00eb humbur vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Me instrumente t\u00eb ndryshme qeveritare po mundohemi t\u2019ju dalim n\u00eb ndihm\u00eb. Por, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve politike q\u00eb pat\u00ebm dhe munges\u00ebs s\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit nuk \u00ebsht\u00eb se po mundemi si qeveri t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb obligimin ton\u00eb ndaj qytetar\u00ebve. Kemi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb performanc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet. Meqen\u00ebse kemi r\u00ebndim t\u00eb sektorit privat, kjo ka reflektuar edhe n\u00eb t\u00eb hyrat e rregullta t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po presim q\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb organizohen komisionet dhe seanca, q\u00eb t\u00eb fusim n\u00eb ekonomi nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb Pakos p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike dhe zbatimin e t\u00eb gjitha masave q\u00eb i ka lansuar qeveria paraprake.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur jemi tek qeveria e kaluar, zonja Bajrami, kishte filluar zbatimi i Pakos Emergjente Fiskale, ku ka mbetur ky proces, sa keni arritur t\u00eb vazhdoni zbatimin?<\/p>\n<p>Hykmete Bajrami: Tani masat e Pakos Emergjente Fiskale jan\u00eb pjes\u00eb integrale e Pakos p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike. Kostoja e saj n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb jet\u00eb 160 milion\u00eb euro. Kjo kosto sa vjen e rritet p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb aplikacioneve. Ne n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, sipas llogaritjeve q\u00eb kemi, kostoja e Pakos Emergjente mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 180 milion\u00eb euro. Por, mund t\u00eb kaloj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebs s\u00eb lansimit e deri m\u00eb tani jan\u00eb disbursuar 80 milion\u00eb euro. Kemi arritur n\u00eb limitet e shpenzimit t\u00eb buxhetit q\u00eb n\u00ebnkupton, kemi mjaft pak mjete p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar edhe disa vendime t\u00eb komisioneve nd\u00ebrministrore. N\u00ebse nuk b\u00ebhet rishikimi i buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs, ne nuk mund t\u00eb ekzekutojm\u00eb k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>Kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha aplikacionet, sidomos k\u00ebto masat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mb\u00ebshtetjen e sektorit privat. N\u00eb momentin kur b\u00ebhet rishikimi i buxhetit, mendoj se Thesari i Kosov\u00ebs, do t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive n\u00eb disbursimin e t\u00eb gjitha aplikacioneve p\u00ebr pagesa q\u00eb jan\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Komisioni Nd\u00ebrministror, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ka p\u00ebrfunduar pun\u00ebn, ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport p\u00ebrfundimtar. Jan\u00eb mij\u00ebra aplikacione p\u00ebr secilin sektor q\u00eb jan\u00eb refuzuar p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme. Ata jan\u00eb duke punuar intensivisht q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet secilit qytetar, aplikacioni i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb refuzuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb decidive me arsyetimin pse nj\u00eb aplikacion i till\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar. Numri i p\u00ebrfitueseve nga aplikacionet e sektorit privat ka arritur n\u00eb rreth 186 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtor\u00ebt do t\u00eb marrin mjetet pas rishikimit t\u00eb buxhetit<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Ka shum\u00eb ankesa nga pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat se nuk kan\u00eb marr\u00eb mjetet e premtuara. P\u00ebr sa muaj jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mjetet e ndara nga Pako Emergjente Fiskale, p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb punuar n\u00eb koh\u00ebn e masave t\u00eb izolimit?<\/p>\n<p>Hykmete Bajrami: Kostoja e pakos \u00ebsht\u00eb 180 milion\u00eb euro, deri m\u00eb tani jan\u00eb shpenzuar 80 milion\u00eb euro. Ne n\u00eb dispozicion kemi rreth 1.5 milion euro p\u00ebr t\u00eb disbursuar dhe po presim vendimet nga Ministria e Ekonomis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb Departamenti i Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja pse deri m\u00eb tani qytetar\u00ebt nuk i kan\u00eb marr\u00eb mjetet \u00ebsht\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit. Deri m\u00eb tani k\u00ebto 50 milion\u00eb euro jan\u00eb marr\u00eb nga organizata dhe z\u00ebra t\u00eb ndryshme buxhetore dhe jan\u00eb vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sektorit privat. Tani me buxhet t\u00eb rishikuar kemi krijuar Fondin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cilit jan\u00eb edhe mjetet p\u00ebr zbatimin e masave emergjente.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur ne miratojm\u00eb rishikimin e buxhetit ne do t\u00eb mund t\u00eb disbursojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto mjete. Ka qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb mjetet p\u00ebr pages\u00ebn e par\u00eb, kurse pagesat e dyta po presim nga rishikimi I buxhetit. Nuk kemi mjaftuesh\u00ebm buxhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e dyta. P\u00ebrndryshe, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pages\u00ebn e par\u00eb, pagesa e dyt\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike sepse n\u00ebnkupton se aplikacioni i tyre \u00ebsht\u00eb pranuar dhe verifikuar.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk po varet m\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs, ka dhjet\u00eb dit\u00eb q\u00eb buxhetin e rishikuar e kemi d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend. Po, shpresoj shum\u00eb q\u00eb Kryesia e Kuvendit do t\u00eb vendos\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb th\u00ebrras nj\u00eb seanc\u00eb, sepse situata nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe qytetar\u00ebt po presin q\u00eb t\u2019i marrin k\u00ebto mjete.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Jan\u00eb disa marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kredi, por q\u00eb ende nuk jan\u00eb votuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ku q\u00ebndron problemi?<\/p>\n<p>Hykmete Bajrami: N\u00eb fakt ne kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, por nuk arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb marrin 2\/3 e votave. Secila marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkon 2\/3 e votave t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb shpresoj shum\u00eb se n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs k\u00ebto do t\u00eb trajtohen me prioritet. N\u00eb pritje p\u00ebr ratifikim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs jan\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb kapin shum\u00ebn prej 60.2 milion\u00eb euro. Por, kemi edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, huave q\u00eb jemi duke i negociuar dhe duke n\u00ebnshkruar, dhe sipas procedurave t\u00eb gjitha jan\u00eb duke u p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>P\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb domosdoshme edhe votat e opozit\u00ebs, sepse nevojit\u00ebn 2\/3 e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb praktik\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, q\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, meqen\u00ebse secila prej tyre kalon n\u00eb hapa dhe procedura tep\u00ebr t\u00eb detajuara dhe secila prej tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, historikisht jan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga opozita. Un\u00eb sinqerisht shpresoj se k\u00ebto marr\u00ebveshje do t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00eb seancat tjera marr\u00ebveshjet p\u00ebr huamarrje q\u00eb jemi duke negociuar dhe plot\u00ebsojn\u00eb buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sepse gjat\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb borxhe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha vrimat e krijuara n\u00eb buxhet m\u00eb rastin e pandemis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka mjete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, pa rishikim t\u00eb buxhetit i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, thot\u00eb ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. N\u00eb Pakon Emergjente Fiskale \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej rreth 180 milion\u00eb eurosh \u2013nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61112","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61112\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}