{"id":61257,"date":"2020-07-05T12:11:11","date_gmt":"2020-07-05T12:11:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61257"},"modified":"2020-07-05T12:11:11","modified_gmt":"2020-07-05T12:11:11","slug":"ku-e-lam-e-ku-na-mbeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ku-e-lam-e-ku-na-mbeti\/","title":{"rendered":"KU E LAM E KU NA MBETI"},"content":{"rendered":"<p>Besnik Bislimi<\/p>\n<p>KU E LAM E KU NA MBETI<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, gjegj\u00ebsisht me 2 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ministrI Arben Vitia teksa po prezantonte propozimin e tij p\u00ebr nj\u00eb relaksim t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb masave, deklaroi mes tjerash q\u00eb nevojitet kujdes i shtuar meq\u00eb gjendja ende nuk \u00ebsht\u00eb stabile n\u00ebp\u00ebr disa komuna. Kjo, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb numri i t\u00eb infektuarve t\u00eb rinj ishte minimal, q\u00eb numri t\u00eb sh\u00ebruarve ishte shum\u00ebfishi i t\u00eb infektuarve aktiv dhe q\u00eb Kosova radhitej mes shteteve model n\u00eb p\u00ebrballje me pandemin\u00eb, Q\u00eb nga 15 marsi e deri m\u00eb 2 qershor, Kosova kishte sh\u00ebnuar 30 vdekje nga pandemia COVID 19.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, qeveria Kurti kishte arritur t\u00eb pastronte buxhetin e vitit 2020 nga shum\u00eb anomali dhe parregullsi, kishte dizajnuar dhe kishte filluar t\u00eb implementonte pakon emergjente dhe kishte dizajnuar edhe pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i implementimit t\u00eb pakos emergjente ka qen\u00eb e ditur q\u00eb asnj\u00eb euro nga pakoja nuk \u00ebsht\u00eb e buxhetuar, meq\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs kishte refuzuar q\u00eb t\u00eb kryej pun\u00ebn e vet\u00eb dhe t\u00eb akomodoj\u00eb pakon brenda buxhetit ekzistues. Megjithat\u00eb, ne arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb procedojm\u00eb p\u00ebr pages\u00eb secil\u00ebn mas\u00eb q\u00eb ishte trajtuar n\u00eb komisionet respektive (pagesa e dyfisht\u00eb p\u00ebr tre muaj p\u00ebr diku 100.000 p\u00ebrfitues nga skemat sociale; pagesat shtes\u00eb nga 30 euro p\u00ebr 167.000 pensionist\u00eb, pagesat prej 170 euro p\u00ebr mbi 120.000 pun\u00ebmarr\u00ebs; pagesa prej 130 eurove p\u00ebr mbi 12.000 t\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb regjistruar rishtazi; pagesat prej 300 euro p\u00ebr dy muaj p\u00ebr mbi 22.000 staf sh\u00ebndet\u00ebsor e t\u00eb siguris\u00eb e inspektoriateve t\u00eb ndryshme, pagesa prej 100 eurove p\u00ebr mbi 10.000 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb marketeve, furrave dhe barnatoreve; pagesat p\u00ebr mij\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve m\u00eb t\u00eb ekspozuara; si dhe pagesat nga masa e 15 p\u00ebr t\u00eb papun\u00ebt. K\u00ebsaj i shtohen edhe mbi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet publike n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi). <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishim p\u00ebrcaktuar edhe burimet p\u00ebr pages\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shumave prej 170 euro, si dhe p\u00ebr pages\u00ebn e qeras\u00eb. Andaj, n\u00eb qeverisjen ton\u00eb, deri m\u00eb tani do ishin p\u00ebrmbyll\u00eb pagesat e pakos emergjente. Konstatimi se nuk ka mjete p\u00ebr vazhdim t\u00eb pagesave jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb paradoksal por edhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr stilin e pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb jolegjitime. Natyrisht se nuk ka mjete, meq\u00eb masat nuk jan\u00eb t\u00eb inkorporuara n\u00eb buxhet. Por paga dhe titulli i ministrit mes tjerash bartin me vete edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb jokreative thirrja e kryeministrit n\u00eb drejtim t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb t\u2019ia zgjidhe problemet e mosdijes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mendoj\u00eb kur e bllokonte pun\u00ebn e qeveris\u00eb duke konstatuar se kur t\u00eb vij\u00eb ai n\u00eb qeveri, jo vet\u00ebm do e vazhdoj\u00eb implementimin e mas\u00ebs por do t\u00eb fus\u00eb n\u00eb ekonomi edhe 1.2 miliard\u00eb shtes\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sigurimi i mjeteve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb prioritizimin e prioriteteve. Kjo qeveri nuk do mund ta implementoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pakon emergjente p\u00ebr aq koh\u00eb sa vazhdon t\u2019i alokoj\u00eb mjetet buxhetore p\u00ebr pseudoz\u00ebvend\u00ebsministra e pseudok\u00ebshilltar\u00eb (meq\u00eb k\u00ebshtu paska qen\u00eb marr\u00ebveshja \u2013 thuajse marr\u00ebveshjen ia paska l\u00ebshuar dikush n\u00eb dor\u00eb e nuk e ka negociuar ai vet\u00eb). Poashtu nuk mund ta implementosh pakon dhe ta ndihmosh ekonomin\u00eb p\u00ebr deri sa konstaton se nuk do e shkurtosh asnj\u00eb projekt kapital, edhe kur e di q\u00eb ato nuk kan\u00eb gjas\u00eb as t\u00eb fillojn\u00eb e as t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb qeverisjes Kurti, diku 80 dit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ballafaqim me pandemin\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudh\u00eb r\u00ebnia e t\u00eb hyrave doganore dhe tatimore ka qen\u00eb n\u00eb total rreth 120 milion\u00eb eurove (edhe pse tek tatimet edhe fal\u00eb shtyerjes s\u00eb kryerjes s\u00eb obligimeve nga ana e tatimpaguesve). N\u00eb baz\u00eb t\u00eb kalkulimeve tona q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb uljen e parashikuar t\u00eb t\u00eb hyrave buxhetore, rritjen e parapar\u00eb t\u00eb shpenzimeve n\u00eb p\u00ebrballje me pandemin\u00eb COVID 19 si dhe n\u00ebnshpenzimi n\u00eb kategorin\u00eb e kapitaleve dhe mallrave dhe sh\u00ebrbimeve; kemi p\u00ebrllogaritur deficitin e p\u00ebraf\u00ebrt fiskal dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin kemi identifikuar burimet e financimit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kemi negociuar financim t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebrmes plasimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb 50 milion\u00eb eurove me Trustin Pensional t\u00eb vendit, dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr e kemi negociuar me Fondin Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, Bashkimin Evropian, Bank\u00ebn Zhvillimore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe BERZH-in. Kjo shum\u00eb e negociuar mjafton p\u00ebr t\u00eb financuar si pakon emergjente dhe at\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes, ashtu edhe n\u00ebnperformanc\u00ebn e pritur t\u00eb t\u00eb hyrave buxhetore. Pa patur nevoj\u00eb t\u00eb prekim bilancin bankar, pa sulmuar mjetet e Agjencionit Kosovar t\u00eb Privatizimit dhe pa rrezikuar kursimet individuale n\u00eb trustin pensional. N\u00eb pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike kemi identifikuar mekanizmat si p\u00ebr nxitjen e ofert\u00ebs ashtu edhe k\u00ebrkes\u00ebs agregate dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr rritjen e formalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, fuqizimin e gruas dhe t\u00eb rinjve n\u00eb ekonomi ashtu edhe p\u00ebr rritjen e eksporteve.<br \/>\nDuke e mbajtur pandemin\u00eb n\u00ebn kontroll, jemi p\u00ebrkujdesur q\u00eb vendet e Bashkimit Evropian t\u00eb ndihen t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb hapjen e kufijve p\u00ebr udh\u00ebtimet nga Kosova, t\u00eb bindur se k\u00ebshtu sigurohet nj\u00eb ardhje e mjaftueshme e m\u00ebrgat\u00ebs q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb gjall\u00ebrimin e ekonomis\u00eb dhe minimizimin e d\u00ebmeve ekonomike nga pandemia. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi nxjerr\u00eb vendimin p\u00ebr heqjen e kostos s\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs p\u00ebr \u201ckartonin e gjelb\u00ebr\u201d n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Kemi ndihmuar si Lugin\u00ebn ashtu edhe fshatin Dacaj n\u00eb Mal t\u00eb Zi duke sh\u00ebnuar rastin e par\u00eb pas luft\u00ebs ku Kosova i ndihmon shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb e Mal t\u00eb Zi me mjete financiare e jo me hektar\u00eb toke.<\/p>\n<p>Kemi larguar bordet e korruptuara t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike dhe z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjtat me borde t\u00eb p\u00ebrkohshme duke nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebshtu keqqeverisjen q\u00eb kishte sjell\u00eb buz\u00eb falimentimit k\u00ebto nd\u00ebrmarrje dikur fitimprur\u00ebse.<br \/>\nKemi nd\u00ebrprer\u00eb keqp\u00ebrdorimin e misioneve diplomatike p\u00ebr rehatime politike duke nd\u00ebrprer\u00eb angazhimet p\u00ebrtej mandatit t\u00eb rregullt\u00eb dhe proporcionit t\u00eb lejuar p\u00ebr komponent\u00ebn publike. <\/p>\n<p>Kemi filluar kalimin e terminaleve doganore n\u00eb pron\u00ebsi publik\u00eb me q\u00ebllim edhe uljen e kostos s\u00eb zhdoganimit p\u00ebr mij\u00ebra biznese kosovare.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ecuri t\u00eb till\u00eb pritej q\u00eb Kosova ta p\u00ebrballoj Pandemin\u00eb COVID 19 me koston ekonomike dhe humane m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt jo vet\u00ebm n\u00eb nivel rajonal.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht i gjith\u00eb ky progres u shkat\u00ebrrua p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb muaj keqqeverisje koti. Shifrat sh\u00ebndet\u00ebsore kaluan nga nj\u00ebri ekstrem n\u00eb tjetrin; pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan p\u00ebr munges\u00eb dije dhe vullneti; ardhja e diaspor\u00ebs u v\u00ebshtir\u00ebsua duksh\u00ebm (deri n\u00eb pamund\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb) vendimet p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb keqqeverisjes n\u00ebp\u00ebr nd\u00ebrmarrje publike dhe misione diplomatike u anuluan; mbulimi i \u201ckartonit t\u00eb gjelb\u00ebr\u201d nuk u p\u00ebrmbush; dhe marr\u00ebveshjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk po mund kalojn\u00eb n\u00eb parlament. Me aq leht\u00ebsi dhe me aq shpejt\u00ebsi Kosova rr\u00ebshqiti nga nj\u00eb storie suksesi n\u00eb shembullin e d\u00ebshtimit m\u00eb flagrant t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb qeverisjes. T\u00eb vetmit q\u00eb duket se po ndahen t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebto zhvillime jan\u00eb politikan\u00ebt e kast\u00ebs s\u00eb korruptuar q\u00eb e kan\u00eb sjellur vendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, pseudoanalist\u00ebt politik\u00eb si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e odave ekonomik t\u00eb cil\u00ebt nga sulmi frontal kund\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besnik Bislimi KU E LAM E KU NA MBETI N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, gjegj\u00ebsisht me 2 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ministrI Arben Vitia teksa po prezantonte propozimin e tij p\u00ebr nj\u00eb relaksim t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb masave, deklaroi mes tjerash q\u00eb nevojitet kujdes i shtuar meq\u00eb gjendja ende nuk \u00ebsht\u00eb stabile n\u00ebp\u00ebr disa komuna. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61258,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61257","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61257\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}