{"id":61277,"date":"2020-07-05T14:51:21","date_gmt":"2020-07-05T14:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61277"},"modified":"2020-07-05T14:51:21","modified_gmt":"2020-07-05T14:51:21","slug":"kurti-zgjedhjet-jane-zgjidhja-e-vetme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-zgjedhjet-jane-zgjidhja-e-vetme\/","title":{"rendered":"Kurti: Zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja e vetme"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, thot\u00eb se zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja e vetme si p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, ashtu edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e demokracis\u00eb dhe t\u00eb shtetit<\/p>\n<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs ka deklaruar k\u00ebt\u00eb n\u00eb mbledhjen e 40-t\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan nj\u00ebri-tjetrin. Dikur e kan\u00eb frik\u00ebsuar popullin, tash po i frik\u00ebsohen zgjedhjeve. E zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e demokracis\u00eb, edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e shtetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Kurti n\u00eb fillim t\u00eb fjalimit t\u00eb tij ka folur p\u00ebr pandemin\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb thirrje te qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb masat mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb dashurve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lexoni fjalimin e plot\u00eb t\u00eb Kurtit:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!-s,<br \/>\nI nderuari kryesues z. Hydajet Hyseni, zv. kryesues z. Faruk Mujka, dhe sekretare organizative znj. Vlora Haxhimehmedi,<br \/>\nT\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb e aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes,<br \/>\nT\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Po takohemi s\u00eb bashku n\u00eb mbledhjen e 40 t\u00eb organit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shtetin dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Fillimisht, m\u00eb lejoni q\u00eb nga k\u00ebtu t\u00eb shpreh ngush\u00ebllime p\u00ebr familjar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre nga virusi COVID-19, ku vet\u00ebm dje kishim 8 t\u00eb vdekur. I uroj sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt po luftojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb virus vdekjeprur\u00ebs dhe fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebt e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb ndalem te shkaqet politike e qeveritare t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje, por te pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr popullsin\u00eb. Ne duhet t\u00eb tregojm\u00eb kujdes dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale e qytetare duke p\u00ebrdorur masat e duhura mbrojt\u00ebse q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb veten dhe t\u00eb dashurit tan\u00eb, t\u00eb mbrojm\u00eb veten e t\u00eb ruajm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Kur t\u00eb mungon sh\u00ebndeti, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr zhvler\u00ebsohet. Kur t\u00eb rrezikohet sh\u00ebndet\u00ebsia, at\u00ebher\u00ebi gjith\u00eb shteti s\u00ebmuret.<\/p>\n<p>Si rrall\u00ebher\u00eb, sot ndodhemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize sh\u00ebndet\u00ebsore e cila po merr jet\u00ebt e qytetar\u00ebve, nj\u00eb krize ekonomike e cila po thellon edhe m\u00eb tej varf\u00ebrin\u00eb dhe pabarazin\u00eb dhe nj\u00eb krize qeverisjeje ku institucionet dhe demokracia jan\u00eb ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Si L\u00ebvizje, ne jemi rritur n\u00eb kriza. Ajo q\u00eb n\u00eb L\u00ebvizje ka qen\u00eb konstante \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja e vazhdueshme me krizat t\u00eb cilat nuk i jan\u00eb ndar\u00eb vendit ton\u00eb q\u00eb nga themelimi i VET\u00cbVENDOSJE!-s para 15 viteve. K\u00ebto kriza i kemi p\u00ebrjetuar e p\u00ebrballur s\u00eb bashku me qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt goditen \u00e7doher\u00eb m\u00eb s\u00eb keqi dhe k\u00ebrc\u00ebnohen m\u00eb s\u00eb shumti. Prandaj, takimet tona jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se procedur\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsim sepse jan\u00eb \u00e7doher\u00eb vendimmarrje n\u00eb koh\u00eb krizash.<\/p>\n<p>Sot dua t\u00eb flas p\u00ebr ngjarjet q\u00eb p\u00ebrjetuam s\u00eb bashku q\u00ebnga 6 tetori i vitit t\u00eb kaluar dhe vendimmarrjen q\u00eb na pret s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>6 tetori i vitit 2019 \u00ebsht\u00eb padyshim dat\u00eb historike, ku qytetar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb ndryshuan politik\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb por edhe vendos\u00ebn fatin e politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e rezultateve t\u00eb zgjedhjeve, duke respektuar vot\u00ebn e qytetar\u00ebve, formuam nj\u00eb qeveri t\u00eb vog\u00ebl por t\u00eb men\u00e7ur dhe efikase, nj\u00eb qeveri t\u00eb kursimit t\u00eb paras\u00eb publike, t\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb shfryt\u00ebzimit racional t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari filluam t\u00eb jet\u00ebsojm\u00eb programin qeveris\u00ebs mbi baz\u00ebn e programit zgjedhor ku d\u00ebshmuam se n\u00eb politik\u00eb premtimet ndaj qytetar\u00ebve jan\u00eb kontrat\u00eb obligative p\u00ebr politikan\u00ebt dhe se politika mund t\u00eb b\u00ebhet ndersh\u00ebm e me parime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mbajt\u00ebm premtimin p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb past\u00ebr, me njer\u00ebz me integritet e t\u00eb pakorruptuar, me profesionist\u00eb, me gra e burra q\u00eb synim e motiv kan\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj qytetar\u00ebve e jo pasurimin p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>D\u00ebshmuam se nuk ka vendime t\u00eb v\u00ebshtira kur ka q\u00ebllime t\u00eb mira dhe se ajo q\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se arsyetim p\u00ebr t\u00eb fshehur paditurin\u00eb, pazot\u00ebsin\u00eb ose pandershm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb i mundur nj\u00eb shtet m\u00eb i drejt\u00eb dhe m\u00eb i barabart\u00eb sepse p\u00ebr vet\u00ebm kat\u00ebr muaj d\u00ebshmuam q\u00eb shteti mund t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb kujdeset p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e t\u00eb ndihmoj\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb kemi sh\u00ebndet\u00ebsi q\u00eb funksionon dhe shp\u00ebton jet\u00ebn e qytetar\u00ebve edhe kur ka pandemi e kur mungon infrastruktura sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur t\u00eb shp\u00ebtohen e rim\u00ebk\u00ebmb\u00ebn nd\u00ebrmarrjet publike. \u00cbsht\u00eb i mundur t\u00eb luftohet korrupsioni e krimi, nepotizmi e shp\u00ebrdorimi. \u00cbsht\u00eb e mundur t\u00eb anulohen kontratat e d\u00ebmshme e t\u00eb ndalohet gjakderdhja financiare e asfaltit t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb toka bujq\u00ebsore. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb edhe t\u00eb vendoset reciprociteti tregtar me Serbin\u00eb edhe t\u00eb ndihmohet financiarisht me gjys\u00ebm milioni euro Lugina e Preshev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e mundur t\u00eb fillojm\u00eb me vetingun n\u00eb drejt\u00ebsi, me institutin p\u00ebr hulumtimin e krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs, me konceptin p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme, dhe me buxhet p\u00ebr strehimoret q\u00eb ofrojn\u00eb mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i mundur ushtrimi i sovranitetit t\u00eb shtetit dhe lart\u00ebsimi i emrit t\u00eb republik\u00ebs son\u00eb si\u00e7 ndodhi n\u00eb k\u00ebta kat\u00ebr muaj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur t\u00eb kemi qeveri q\u00eb e duan qytetar\u00ebt, q\u00eb e k\u00ebrkon m\u00ebrgata dhe q\u00eb e respekton bota. Qeveri q\u00eb garanton t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe siguron mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj nuk mund t\u00eb kthehemi prapa sepse qeverisjen e mir\u00eb e kan\u00eb provuar, e k\u00ebrkojn\u00eb, ju nevojitet dhe e meritojn\u00eb qytetar\u00ebt e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekti m\u00eb i madh politik n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs. Nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, madje as q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs, q\u00eb partia fituese e zgjedhjeve t\u00eb mbetet n\u00eb opozit\u00eb. Po ashtu, nuk ka ndodhur q\u00eb partia fituese e zgjedhjeve t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb nga pozitat udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb shtetit. Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, zgjedhjet i fitoi nj\u00eb parti e cila e do m\u00eb shum\u00eb shtetin e popullin sesa pushtetin dhe vetveten.<\/p>\n<p>Postet dhe pozitat, hierarkia dhe rendi, si n\u00eb subjekt politik e si n\u00eb shtet demokratik i n\u00ebnshtrohen vullnetit qytetar p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme demokratike dhe jo arbitraritetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb VET\u00cbVENDOSJE! ne d\u00ebshmuam pesh\u00ebn e secilit n\u00eb vendimmarrje ku marr\u00ebveshja e koalicionit qeveris\u00ebs iu n\u00ebnshtrua vot\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.Dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb demokraci, sepse qeverisja e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektim i qeverisjes s\u00eb shtetit. N\u00ebse rregullat e partis\u00eb nuk jan\u00eb demokratike, at\u00ebher\u00eb ato nuk prodhojn\u00eb dot nj\u00eb udh\u00ebheqje demokratike t\u00eb partis\u00eb e rrjedhimisht nuk prodhojn\u00eb dot nj\u00eb qeveri demokratike n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Prandaj, ne n\u00eb L\u00ebvizje kemi rregulla dhe procedura demokratike t\u00eb hapura dhe t\u00eb verifikuara e me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb ku secilit q\u00eb d\u00ebshiron angazhim politik, mbi baz\u00ebn e vlerave q\u00eb ne p\u00ebrqafojm\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb, i garantohet jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsimi por edhe hap\u00ebsira e veprimit dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedh\u00eb e p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vlera t\u00eb cilat ne duhet t&#8217;i lart\u00ebsojm\u00eb, mbrojm\u00eb dhe kultivojm\u00eb bashk\u00ebrisht. E k\u00ebto vlera sot testohen m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Sepse sot jemi subjekti m\u00eb i madh n\u00eb vend, kemi p\u00ebrkrahjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb popullore, an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, shtrirjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb vend e n\u00ebrajon, dhe jemi subjekti i vet\u00ebm i cili i ka fituar zgjedhjet, vot\u00ebn dhe zemr\u00ebn e qytetar\u00ebve si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja e VET\u00cbVENDOSJE!-s n\u00ebnkupton q\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetrit t\u00eb mir\u00ebpresin m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb; n\u00ebnkupton q\u00eb strukturat t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb barabart\u00eb e jopersonal ndaj t\u00eb gjith\u00ebve; n\u00ebnkupton se ka m\u00eb shum\u00eb gar\u00eb mes ideve, mendimeve e gjeneratave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ne jemi subjekt politik, q\u00eb beson n\u00eb sovranitetin shtet\u00ebror, progresin shoq\u00ebror e bashkimin komb\u00ebtar. Besojm\u00eb q\u00eb zhvillimi ekonomik dhe drejt\u00ebsia sociale shkojn\u00eb bashk\u00eb, besojm\u00eb n\u00eb liri dhe barazi, n\u00eb krijimin e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta dhe n\u00eb potencialin e secilit qytetar pa dallim.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb vendi ku promovohen vlerat individuale dhe kauzat kolektive, ku garantohet gara dhe ku p\u00ebrplasen idet\u00eb por \u00e7doher\u00eb jemi vendi ku triumfon zgjedhja e lir\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb mirinformuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb her\u00ebt sfid\u00eb kishim rritjen, sot sfid\u00eb kemi si ta b\u00ebjm\u00eb L\u00ebvizjen m\u00eb t\u00eb hapur, m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, prandaj K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i L\u00ebvizjes dhe t\u00eb gjitha strukturat, duhet t\u00eb kujdesen q\u00eb L\u00ebvizja t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Secili nga ne duhet t\u00eb ushtrojm\u00eb veprimtarin\u00eb e t\u00eb japim kontributin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pa cenuar e pa e mohuar hap\u00ebsir\u00ebn e tjetrit, sepse L\u00ebvizja nuk p\u00ebrvet\u00ebsohet. L\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, sepse nuk \u00ebsht\u00eb e askujt; L\u00ebvizja nuk \u00ebsht\u00eb e askujt ve\u00e7mas sepse \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb; e, t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb L\u00ebvizjes, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e popullit.<\/p>\n<p>Sot nuk t\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak L\u00ebvizje fakti se ke ardhur dje, para 5, 10 apo 15 viteve. L\u00ebvizje t\u00eb b\u00ebn besimi n\u00eb vlerat dhe parimet dhe q\u00ebllimet p\u00ebr t\u00eb cilat angazhohemi dhe i mbrojm\u00eb dhe i realizojm\u00eb. N\u00eb promovimin e dijes dhe integritetit, drejt\u00ebsis\u00eb e barazis\u00eb dhe angazhimit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shumic\u00ebs, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Matjet e opinionit publik e nxjerrin L\u00ebvzjen ton\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb par\u00ebn, por edhe me mbi trefishin e mb\u00ebshtetjes krahasuar me vendin e dyt\u00eb ku b\u00ebjn\u00eb gara PDK e LDK, kurse mua me mbi kat\u00ebrfishin e preferenc\u00ebs qytetare p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb vendit krahasuar me t\u00eb dytin q\u00eb m\u00ebvjen nga pas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet interesante n\u00eb k\u00ebto sondazhe: mb\u00ebshtetja q\u00eb kemi te grat\u00eb\u00ebsht\u00eb mbi 55% (krahasuar me burrat 42%), nd\u00ebrkaq te rinia i afrohemi 2\/3 t\u00eb p\u00ebrkrahjes popullore. Kjo e fundit konfirmon se e kujt \u00ebsht\u00eb e ardhmja, por e para tregon se \u00e7ka pritet prej nesh: barazi gjinore, mund\u00ebsi e drejt\u00ebsi e pjes\u00ebmarrjes p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat, n\u00eb pun\u00ebsim, n\u00eb pron\u00ebsi, n\u00eb pasuri, n\u00eb udh\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Nga njer\u00ebzit me arsimim universitar n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb shum\u00eb ka gra se burra, por ato jan\u00eb gati kat\u00ebrfish m\u00eb pak t\u00eb pun\u00ebsuara sesa burrat. Pra, kemi pun\u00ebshum\u00ebp\u00ebrpara.Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoq\u00ebrore dhe as t\u00eb drejta t\u00eb njeriut. N\u00eb fakt, nuk ka as demokraci, sepse demokracia \u00ebsht\u00eb sundimi i shumic\u00ebs, por burrat jan\u00eb pakic\u00eb, nd\u00ebrkaq grat\u00eb, pleqt\u00eb, rinia e f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb shumica. Dominimi i pakic\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb demokraci. Pra, kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n<p>Me provat p\u00ebr protest\u00eb me 500 dhe 5.000 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb pika n\u00eb Shesh, d\u00ebshmuam diciplin\u00eb e masivitet &#8211; t\u00eb gjitha k\u00ebto duke i respektuar masat e vendosura nga qeveria jon\u00eb me distanc\u00eb dhe maska. N\u00eb tubimin e 15 vjetorit ton\u00eb me pjes\u00ebmarrje t\u00eb mbi 15 mij\u00eb personave, d\u00ebshmuam rritjen e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb p\u00ebrkrahjes q\u00eb vazhdon e rritet.<\/p>\n<p>Nga mocioni i mosbesimit me 25 mars deri m\u00eb tani, kemi pranuar mbi 6.000 regjistrime t\u00eb reja elektronike, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre t\u00eb interesuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb L\u00ebvizjen ton\u00eb. Tash na p\u00ebrket neve t\u2019i takojm\u00eb dhe t\u2019i an\u00ebtar\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta n\u00eb Pikat dhe Qendrat tona, dhe t\u2019iu japim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr inkuadrim n\u00eb strukturat tona gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb brendshme q\u00eb do t\u00eb mbahen s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Nga Qendrat n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar Qendra jon\u00eb n\u00eb Pej\u00eb, e cila nga fillimi i k\u00ebtij viti e deri n\u00ebjav\u00ebn e kaluar, ka arritur t\u2019i an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb 251 persona t\u00eb rinj, duke i p\u00ebrfshir\u00eb plot 45 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj nga Kosuriqi i Pej\u00ebs q\u00eb para pak dit\u00ebve kaluan n\u00eb L\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Nga Qendrat n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn 227 an\u00ebtar\u00ebt e rinj n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb regjistruar n\u00eb databaz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, dhe af\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb t\u00eb interesuar kemi vet\u00ebm n\u00eb Gjermani gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Shkaku i interesimit t\u00eb madh, p\u00ebrve\u00e7 shtat\u00eb qendrave ekzistuese, m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme t\u00ebK\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm do t\u00eb votojm\u00eb edhe p\u00ebr themelimin e gjasht\u00eb qendrave tjera n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb dhe qendr\u00ebs son\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 2 qershor e filluam peticionin &#8220;Duam Zgjedhje!&#8221; me lista fizike n\u00ebp\u00ebr Qendrat e L\u00ebvizjes. Kemi arritur \u00e7erek milioni n\u00ebnshkrime. Pra, duket q\u00ebsi p\u00ebr demonstrata, ashtu edhe p\u00ebr peticione, L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! mund t&#8217;ia thyej\u00eb rekordin vet\u00ebm vetvetes. Ky peticion tashm\u00eb\u00ebsht\u00eb peticioni m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs, por ai duhet t\u00eb rritet e do t\u00eb rritet edhe m\u00eb shum\u00eb sesa \u00e7erek milioni n\u00ebnshkrime. Qendrat t\u00eb cilat jan\u00eb treguar m\u00eb efikase n\u00eb mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve deri m\u00ebtani jan\u00eb: Prishtina, Mitrovica dhe Ferizaj.<\/p>\n<p>Grupi yn\u00eb parlamentar ka qen\u00eb aktiv pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive dhe pandemis\u00eb q\u00eb e ka pllakosur vendin ton\u00eb. Ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb kat\u00ebr vendimeve t\u00eb saj: mbi veprimet\/deklaratat e Presidentit p\u00ebr thirrjen p\u00ebr mosbindje civile dhe moszbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb Qeveris\u00eb; mbi rastin e deputetit q\u00eb ndodhet n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion, Ethem Arifi; mbi rastin e deputetit q\u00eb d\u00ebshmoi ndikimin anti-kushtetues t\u00eb presidentit, Haxhi Shala; dhe, mbi shtyrjen pa afat t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs.Jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb tri nisma ligjore: Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Zgjedhje n\u00eb lidhje me votimin e m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb n\u00eb ambasada dhekonsullata; Projektligji p\u00ebr Peticione; dhe Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr festat zyrtare.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur aktivist\u00eb,<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit i pazakont\u00eb e deri tani ka pasur shum\u00eb t\u00eb papritura, por shoq\u00ebria dhe shteti yn\u00eb duhet t\u00eb forcohen q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb \u00e7do sfide. Sot, imuniteti i shtetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00ebi dob\u00ebt sepse legjitimiteti mungon. Trupi pa imunitet nuk e fiton dot betej\u00ebn kund\u00ebr virusit dhe dor\u00ebzohet kurse qeveria pa legjitimitet \u00ebsht\u00eb po ashtu e dor\u00ebzuar dhe nuk fiton asnj\u00eb betej\u00eb brenda apo jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb forcojm\u00eb t\u00eb dyja, edhe imunitetin e qytetar\u00ebve edhe legjitimitetin e qeveris\u00eb me zgjedhje t\u00eb reja e me qeverisje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara kemi zgjedhje t\u00eb dyfishta. Kemi zgjedhjet e brendshme n\u00eb L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb vjesht\u00eb dhe zgjedhjet e domosdoshme t\u00eb parakohshme p\u00ebr parlamentin e ri dhe qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.Me 6 tetor nuk kishim thjesht nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb radh\u00ebs dhe nuk kishim thjesht nj\u00eb qeveri t\u00eb radh\u00ebs. Qytetar\u00ebt votuan p\u00ebr ndryshim. Votuan q\u00eb partit\u00eb e PAN-it t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe votuan si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb me num\u00ebr rekord t\u00eb votave se kush duhet t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky ndryshim q\u00eb soll\u00ebn qytetar\u00ebt p\u00ebrmes kutive t\u00eb votimit, u p\u00ebrmbys n\u00eb tavolin\u00ebn e presidentit.U p\u00ebrmbys nga nj\u00eb president partiak e p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, idhnak e i shantazhuar i cili keqp\u00ebrdori pozit\u00ebn e presidentit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar institucionet e pavarura q\u00eb t\u00eb nxjerrin vendim t\u00eb politizuar; u p\u00ebrmbys nga nj\u00eb parti opozitare e cila braktisi qytetar\u00ebt, braktisi ndryshimin dhe reformat e premtuara duke e kthyer PAN-in n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kemi par\u00eb nga marsi i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e vazhdueshme p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb 6 tetorin, p\u00ebr ta fshir\u00eb at\u00eb edhe si dat\u00eb ku ata humb\u00ebn por edhe si dit\u00eb ku qytetar\u00ebt fituan.<\/p>\n<p>Por, 6 tetori ka ndodhur, fitorja e qytetar\u00ebve ka ndodhur dhe qeverisja e mir\u00eb ka ndodhur, e nuk ka makin\u00eb kohore q\u00eb na kthen n\u00eb koh\u00ebn e PANhajnis\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se jemi n\u00eb koh\u00eb pandemie. Jemi po ashtu t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se qeverisja jon\u00eb e mir\u00eb arriti t\u00eb menaxhonte mir\u00eb edhe pandemin\u00eb edhe kriz\u00ebn ekonomike. E sot, jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku qeveria jo vet\u00ebm nuk ka legjitimitetin p\u00ebr t\u00eb qeverisur por nuk ka as aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar.<\/p>\n<p>Qeveria Koti \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb qeveri e pakic\u00ebs: i ka vet\u00ebm 59 deputet\u00eb, i ka vet\u00ebm 40 deputet\u00eb shqiptar\u00eb, dhe nuk i ka as 1\/3 e mb\u00ebshtetjes qytetare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb keq, kemi nj\u00eb qeveri dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr koti q\u00eb partia e tij nuk ia besoi postin e kryetarit, por k\u00ebrkon q\u00eb populli e shteti t\u2019ia besojn\u00eb postin e kryeministrit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!,<\/p>\n<p>Neve na don populli, kurse ata e duan nj\u00ebri-tjetrin. Dikur e kan\u00eb frik\u00ebsuar popullin, tash po i frik\u00ebsohen zgjedhjeve.<\/p>\n<p>E zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e demokracis\u00eb, edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e shtetit.<\/p>\n<p>Ju falemnderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, thot\u00eb se zgjedhjet jan\u00eb zgjidhja e vetme si p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, ashtu edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e demokracis\u00eb dhe t\u00eb shtetit Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs ka deklaruar k\u00ebt\u00eb n\u00eb mbledhjen e 40-t\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. \u201cT\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! Neve na don populli, kurse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61277","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61277\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}