{"id":61333,"date":"2020-07-06T08:27:29","date_gmt":"2020-07-06T08:27:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61333"},"modified":"2020-07-06T08:27:29","modified_gmt":"2020-07-06T08:27:29","slug":"nga-sot-qytetaret-me-kufizim-te-levizjes-keto-jane-masat-tjera-qe-vendosi-qeveria-hoti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-sot-qytetaret-me-kufizim-te-levizjes-keto-jane-masat-tjera-qe-vendosi-qeveria-hoti\/","title":{"rendered":"Nga sot qytetar\u00ebt me kufizim t\u00eb l\u00ebvizjes, k\u00ebto jan\u00eb masat tjera q\u00eb vendosi Qeveria Hoti"},"content":{"rendered":"<p>Duke filluar nga sot, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndjekin rregullat e reja t\u00eb vendosura nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet p\u00ebrhapja e virusit COVID-19.<\/p>\n<p>Qeveria e vendit b\u00ebri t\u00eb ditur dje se duke filluar nga e h\u00ebna, 6 korrik hyjn\u00eb n\u00eb fuqi masat e reja kund\u00ebr koronavirusit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr masat p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19, hyn edhe kufizimi i l\u00ebvizjes p\u00ebr qytetet me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria duke nisur nga ora 21:00 deri n\u00eb ora 05:00 e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Kurse lokalet e gastronomis\u00eb do t\u00eb mbyllen n\u00eb ora 21:00 deri n\u00eb ora 05:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, teksa n\u00eb koh\u00ebn kur iu lejohet veprimtaria do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb ambiente t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Kosova po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me virusin COVID-19, ku vet\u00ebm mbr\u00ebm\u00eb u konfirmuan 152 raste t\u00eb reja, ku numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka shkuar n\u00eb 3 mij\u00eb e 508 t\u00eb infektuar dhe 75 viktima.<\/p>\n<p>Vendimet e reja nga Qeveria e Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>\u00b7 Riorganizimin e klinikave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb SHSKUK-s\u00eb, duke krijuar shtret\u00ebr dhe hap\u00ebsira shtes\u00eb;<\/p>\n<p>\u00b7 Krijimin e kapaciteteve shtes\u00eb me shtret\u00ebr dhe hap\u00ebsira n\u00eb spitalet rajonale;<\/p>\n<p>\u00b7 Krijimin e kapaciteteve shtes\u00eb me shtret\u00ebr dhe hap\u00ebsira spitalore n\u00eb institucione private sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion obligohen Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe institucionet kompetente sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb rrisin kapacitetet me personel sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb prekura me COVID 19, duke p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>\u00b7 Riorganizimin e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb rasteve t\u00eb prekura me COVID 19;<\/p>\n<p>\u00b7 Mobilizimi i stafit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb nivel vendi, duke p\u00ebrshir\u00eb sipas nevojave edhe ata profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb angazhuar momentalisht;<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb shtohen kapacitetet n\u00eb sh\u00ebrbimin e mikrobiologjis\u00eb, infektologjis\u00eb dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me rastet COVID 19.<\/p>\n<p>Obligohen Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe institucionet kompetente sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e nevojshme dhe t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb realizuar testimet virologjike, duke p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>\u00b7 Shfryt\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb kapaciteteve ekzistuese p\u00ebr testim;<\/p>\n<p>\u00b7 Krijimin e kapaciteteve t\u00eb reja testuese n\u00eb regjione;<\/p>\n<p>\u00b7 Licencimi i institucioneve private sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kryer testime p\u00ebr COVID 19, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>\u00b7 Prioretizim i testimit t\u00eb personave m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Obligohen Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe institucionet kompetente sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ndajn\u00eb buxhetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e:<\/p>\n<p>\u00b7 deri n\u00eb 100,000 teste virologjike;<\/p>\n<p>\u00b7 deri n\u00eb 500,000 vaksina p\u00ebr gripin sezonal;<\/p>\n<p>\u00b7 t\u00eb b\u00ebhen porosit\u00eb e nevojshme p\u00ebr vaksin\u00ebn eventuale kund\u00ebr COVID-19, n\u00eb p\u00ebrputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-s\u00eb;<\/p>\n<p>\u00b7 7 aparateve p\u00ebr testim,<\/p>\n<p>\u00b7 terapive specifike p\u00ebr trajtimin e t\u00eb prekurve me COVID 19 n\u00eb p\u00ebrputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-s\u00eb;<\/p>\n<p>\u00b7 Ndarjen e buxhetit p\u00ebr angazhimin e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb shtes\u00eb sipas nevoj\u00ebs;<\/p>\n<p>\u00b7 Pajisjeve mbrojt\u00ebse p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor sipas nevoj\u00ebs;<\/p>\n<p>\u00b7 Pages\u00ebn shtes\u00eb p\u00ebr angazhimin shtes\u00eb t\u00eb personelit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00, ndalohet \u00e7far\u00ebdo qarkullimi i personave fizik\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre n\u00eb Komunat: Prishtin\u00eb, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, p\u00ebrve\u00e7:<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb raste urgjente sh\u00ebndet\u00ebsore;<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb rast t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, p\u00ebr persona me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt apo personat me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kujdesen p\u00ebr vetveten;<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb rast t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb ndihm\u00ebs nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me viktimat e dhun\u00ebs familjare;<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb rast t\u00eb vdekjes s\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb familjes;<\/p>\n<p>\u00b7 N\u00eb rast t\u00eb paraqitjes s\u00eb nevojave p\u00ebr dalje jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\/banes\u00ebs p\u00ebr nevojat fiziologjike t\u00eb kafsh\u00ebve, por jo m\u00eb larg se 500 metra nga banesa\/sht\u00ebpia (nuk lejohet shfryt\u00ebzimi i k\u00ebtyre rasteve p\u00ebr t\u00eb kryer ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr ose p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb p\u00ebrcaktuar).<\/p>\n<p>Institucionet publike dhe private n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs obligohen ta reduktojn\u00eb numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve vet\u00ebm n\u00eb nivel t\u00eb stafit t\u00eb domosdosh\u00ebm (institucionet p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb sqarojn\u00eb me qarkore t\u00eb ve\u00e7anta se \u00e7far\u00eb paraqet staf t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr to).<\/p>\n<p>Institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike dhe private u rekomandohet t\u2019i reduktojn\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore joesenciale.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet nga t\u00eb gjitha komunat t\u201di riaktivizojn\u00eb plot\u00ebsisht shtabet e tyre lokale.<\/p>\n<p>Nga data 6 korrik 2020, t\u00eb gjitha subjekteve q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb gastronomis\u00eb (restorantet, kafiterit\u00eb, klubet e nat\u00ebs dhe t\u00eb ngjashme):<\/p>\n<p>Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri n\u00eb 05:00 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>Jasht\u00eb k\u00ebtij orari mund t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb hapura duke respektuar distanc\u00ebn prej 1.5 metrash hap\u00ebsir\u00eb nd\u00ebrmjet tavolinave, si dhe sh\u00ebrbimet take-away (merre me vete).<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha subjektet q\u00eb ofrojn\u00eb transport publik (autobus\u00eb, kombi, taksi) t\u00eb punojn\u00eb me p\u00ebrgjysmim t\u00eb kapaciteteve t\u00eb tyre sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve q\u00eb bartin p\u00ebr t\u00eb lejuar hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr \u00e7do udh\u00ebtar.<\/p>\n<p>Obligohen Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb strategji adekuate mediale p\u00ebr informim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e Inspektoratit Sanitar, t\u00eb gjitha inspektoratet e tjera i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kapacitetet e veta p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur zbatimin e masave n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb \u201cPlanin e veprimit p\u00ebr zbatimin e procedurave t\u00eb testimit me Covid 19\u201d dhe ta sjell\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb Qeveri brenda nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgatit dhe dor\u00ebzon n\u00eb Qeveri n\u00eb baza javore raportin p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Obligohen institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e nevojshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>Vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit dhe i nj\u00ebjti vlen deri n\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi, shfuqizohet \u00e7do dispozit\u00eb e m\u00ebparshme q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb mjete financiare ne vler\u00eb 1,867,107 euro (nj\u00eb million e tet\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e nj\u00ebqind e shtat\u00eb euro) p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara n\u00eb ekonomit\u00eb bujq\u00ebsore nga fatkeq\u00ebsit\u00eb elementare natyrore gjat\u00eb perudh\u00ebs janar-qershor 2020, n\u00eb komunat e: Istogut, Pej\u00ebs, Obiliqit, Vitis\u00eb, Kaqanikut, Mitrovic\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fush\u00eb Kosov\u00ebs, Shtimes, Podujev\u00ebs, Mamush\u00ebs, Leposaviqit dhe Gjilanit.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit \u00ebsht\u00eb miratuar edhe vendimi p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb Nr. 02\/08 t\u00eb dat\u00ebs 23 qershor 2020 p\u00ebr rifillimin e fluturimeve n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkombtar t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d. Me plot\u00ebsimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet n\u00eb ANP \u201cAdem Jashari\u201d do t\u00eb organizohen n\u00eb intervale prej minimum 45 minutave nd\u00ebrmjet aterimeve.<\/p>\n<p>Menaxhimi i orareve t\u00eb b\u00ebhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008\/6 Mbi Rregullat e P\u00ebrbashk\u00ebta P\u00ebr Alokimin e Slloteve n\u00eb Aeroportet e Vendosura n\u00eb Kosov\u00eb dhe rregullave t\u00eb IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplan\u00ebt ad-hoc taxi nuk i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij rregulli.<\/p>\n<p>Vendimi hyn n\u00eb fuqi nga data 9 korrik 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke filluar nga sot, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndjekin rregullat e reja t\u00eb vendosura nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet p\u00ebrhapja e virusit COVID-19. Qeveria e vendit b\u00ebri t\u00eb ditur dje se duke filluar nga e h\u00ebna, 6 korrik hyjn\u00eb n\u00eb fuqi masat e reja kund\u00ebr koronavirusit. Nd\u00ebr masat p\u00ebr parandalimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61333","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}