{"id":61871,"date":"2020-07-12T08:52:14","date_gmt":"2020-07-12T08:52:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61871"},"modified":"2020-07-12T08:52:14","modified_gmt":"2020-07-12T08:52:14","slug":"raka-kosova-po-shenon-rritje-enorme-te-rasteve-e-treta-aktualisht-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/raka-kosova-po-shenon-rritje-enorme-te-rasteve-e-treta-aktualisht-ne-europe\/","title":{"rendered":"Raka: Kosova po sh\u00ebnon rritje enorme t\u00eb rasteve, e treta aktualisht n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\nMikrobiologu Lul Raka tha se Kosova aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e tret\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb rasteve t\u00eb t\u00eb infektuarve me COVID-19 n\u00eb 100 mij\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p>Raka, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shtoi se ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar rritje enorme e t\u00eb infektuarve, imunizimi kolektiv merr koh\u00eb, dhe hulumtimet globale kan\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb gati i paarritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni gjendjen aktuale t\u00eb t\u00eb infektuarve n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Raka: Gjendja aktuale n\u00eb jav\u00ebt e fundit po sh\u00ebnon rritje enorme t\u00eb numrit t\u00eb rasteve dhe Kosova fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e tret\u00eb aktualisht n\u00eb Evrop\u00eb me numrin e rasteve n\u00eb 100 mij\u00eb banor\u00eb, pas Maqedonis\u00eb dhe Suedis\u00eb.<\/p>\n<p> Dit\u00ebve t\u00eb fundit gati gjysma e personave te testuar po dalin pozitiv. Si e shihni k\u00ebt\u00eb fakt?<\/p>\n<p>Raka: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rezultat i ndryshimit t\u00eb qasjes s\u00eb testimit sepse tashm\u00eb i testojm\u00eb vet\u00ebm personat simptomatik\u00eb. Nuk i trestojm\u00eb personat asimpotmatik edhe n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb n\u00eb rrethin familjar p\u00ebr shkak t\u00eb prioriteteve t\u00eb testimit. Andaj kjo ka ndikuar n\u00eb rritjen e p\u00ebrqindjes s\u00eb poyitivitetit. Por, kjo \u00ebsht\u00eb edhe reflektim i rritjes masive t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit n\u00eb komunitet. K\u00ebto jan\u00eb dy faktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por, duhet pasur parasysh q\u00eb mostestimi i personave asimptomatik\u00eb ka ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>A po shkon vendi drejt imunizimit kolektiv, dhe cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat n\u00ebse po?<\/p>\n<p>Raka: Jo, nuk besoj, pasi q\u00eb imunizimi kolektiv merr koh\u00eb dhe dhe hulumtimet globale kan\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb gati i paarritsh\u00ebm. Pasi n\u00eb shumic\u00ebn e shteteve q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb imuniteti i popullat\u00ebs, ka dal\u00eb q\u00eb vet\u00ebm rreth 4 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb prekur dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ende e ndjeshme dhe e ekspoyueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye imuniteti kolektiv sic pretendohet nga disa njer\u00ebz edhe pse ate asnj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb nuk e aplikon, sepse ka kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kushton me mij\u00ebra jet\u00eb njer\u00ebzish edhe asesi nuk guxon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rend dite ajo qasje. Kjo pasi jet\u00ebt e njer\u00ebzve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa idet\u00eb e disa shkenc\u00ebtar\u00ebve ose ideolog\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj teorie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur edhe numri i vdekjeve. Pse?<\/p>\n<p>Raka: Paralelisht me rritjen e numrit t\u00eb rasteve, rritet edhe numri i hospitalizimeve edhe i njer\u00ebyve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes intensiv dhe si rrjedhoj\u00eb rritet edhe numri i t\u00eb vdekurve. Kjo \u00ebsht\u00eb reflektim normal i p\u00ebrhapjes masive n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>\u00c7ka sakt\u00ebsisht ka ndikuar n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve?<\/p>\n<p>Raka: Ka shum\u00eb faktor\u00eb dhe secila komponent\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse. Nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e faj\u00ebsimit, jo i ka fajet populli ose qeveria, t\u00eb gjith\u00eb jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs ngapak. Faktor\u00eb kryesor q\u00eb ka ndikuar jan\u00eb mos respektimi i masave t\u00eb parandalimit nga popullata, pasi pas 1 qershori \u00ebsht\u00eb konsideruar se p\u00ebrfundoi koronavirusi dhe nuk ka pasur kurfar\u00eb mase mbrojt\u00ebse, por as mbik\u00ebqyrje t\u00eb zbatimit t\u00eb masave parandaluese nga institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb nga inspektorati, komunat dhe ka pasur edhe vonesa, loj\u00ebra politike e q\u00eb ka ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb terthort\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e menaxhimit dhe ka ndikuar edhe kjo.<\/p>\n<p>Andaj secili do duhej ta kryente pun\u00ebn e vet, popullata t\u2019i respektoj\u00eb masat, inspektorati t\u2019a mbikqyr\u00eb respektimin e k\u00ebtyre masave , pasi nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullat\u00ebs rreth 30 p\u00ebr qind, mendojn\u00eb se virusi \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr sipas hulumtimeve t\u00eb fundit. Andaj duhet t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim politik p\u00ebr ta adresuar problemin, n\u00eb mes partive politike t\u00eb cil\u00ebn e kemi par\u00eb q\u00eb ka munguar , jo tash por qe dy \u2013tre muaj.<\/p>\n<p>Pse nuk po b\u00ebhen m\u00eb shum\u00eb teste, a ka munges\u00eb t\u00eb tyre, apo ka munges\u00eb t\u00eb kapaciteteve qoft\u00eb humane apo edhe infrastrukturore?<\/p>\n<p>Raka: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zingjir, sepse rritja masive e numrit t\u00eb rasteve e rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb enorme k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr testim. N\u00ebse i kemi 100 raste n\u00eb dit\u00eb, e q\u00eb tash i kemi edhe mbi 200 raste t\u00eb infektuar dhe n\u00ebse nisemi nga fakti q\u00eb nj\u00eb person i konfirmuar me Covid-19 i ka mesatarisht 36 persona t\u00eb kontaktit at\u00ebher\u00eb i bjen q\u00eb brenda dit\u00ebs do t\u00eb kemi 3 mij\u00eb e 600 k\u00ebrkesa p\u00ebr testim.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebsaj ja shtojm\u00eb numrin e rasteve q\u00eb nuk kan\u00eb simptome, atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs qoft\u00eb p\u00ebr pushim , apo p\u00ebr kthim n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb tyre,gjithsesi i tejkalon kapacietet aktuale. Gjithsesi parashtron nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb licencohet sektori privat. Pastaj ka student\u00eb q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe e k\u00ebrkojn\u00eb testin. Andaj ne duhet t\u2019ju ofrojm\u00eb sh\u00ebrbime njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Andaj pasi q\u00eb sektori publik nuk ka mund\u00ebsi at\u00ebher\u00eb duhet tu mund\u00ebsohet sektorit privat. Gjithashtu testimi n\u00eb sektorin privat testimi molekular do ta rriste edhe numrin e personave t\u00eb identifikuar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, por q\u00eb jan\u00eb asimptomatik\u00ebe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe.<\/p>\n<p>Me automatiz\u00ebm do t\u00eb ndikonte n\u00eb parandalim t\u00eb infeksionit pasi q\u00eb rastet do t\u00eb izoloheshin dhe do t\u00eb pengohej p\u00ebrhapja n\u00eb komunitet. Dobia do t\u00eb ishte e shum\u00ebfisht.<\/p>\n<p>A ekzistojn\u00eb kapacitetet sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr tu p\u00ebrballur me situat\u00ebn aktuale?<\/p>\n<p>Raka: Kapacitete sh\u00ebndet\u00ebsore k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb qe kat\u00ebr muaj n\u00eb t\u00eb gjitha frontet e p\u00ebrballjes me pandemin\u00eb jan\u00eb k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb e q\u00eb pas kat\u00ebr muajsh kalojn\u00eb n\u00eb lodhje kronike. Ajo \u00ebsht\u00eb sindrom\u00eb e lodhjes kronike, ngarkes\u00eb cdo dit\u00eb e q\u00eb p\u00ebrcjellet me simptomatologji t\u00eb vecant\u00eb. Me humbje t\u00eb koncentrimit, me mosd\u00ebshir\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, \u00e7rregullime me ushqim, gjum\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb problem, kur i shtohet edhe fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese q\u00eb Gjykata Kushtetuese e anuloi Ligjin e pagave e q\u00eb ndikon keq n\u00eb mesin e pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>A jan\u00eb masat e fundit t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb q\u00eblluara, kur ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbylljen e gastronomis\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, me kufizimin e l\u00ebvizjes n\u00eb disa qytete? Apo duhet te nd\u00ebrmarrin masa tjera?<\/p>\n<p>Raka: Masat tjera p\u00ebr parandalim do t\u00eb jen\u00eb konform situat\u00ebs q\u00eb do t\u00eb zhvillohet k\u00ebtyre dit\u00ebve. Rezultati i masave q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrrmar\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs do t\u00eb shihen jav\u00ebn e ardhshme, me kusht q\u00eb do t\u00eb respektohen n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb vazhdoj\u00eb rritja e numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve, por rikthimi i karantinimit t\u00eb plot\u00eb un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb versioni i fundit.p\u00ebr t\u00eb mos ardhur deri te ajo, q\u00eb t\u00eb mos shkat\u00ebrrohet ekonomia, sh\u00ebndeti mendor i qytetar\u00ebve mendoj q\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u2019i respektojn\u00eb masat e thjeshta, si mbajtja e mask\u00ebs, distanca dhe higjiena.<\/p>\n<p>A keni ndonj\u00eb parashikim se sa do t\u00eb zgjas\u00eb pandemia?<\/p>\n<p>Raka: Pandemia p\u00ebrfundon n\u00eb momentin kur zbulohet vaksina ose ndonj\u00eb ila\u00e7. Vaksina merr koh\u00eb nj\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. Ne kemi me u ballafaqu me pandemi.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse i zbatojm\u00eb masat e parandalimit kapacitetet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb menaxhueshme, sepse ne e kemi par\u00eb q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dy jav\u00eb pa nj\u00eb kontroll\u00eb, pa zbatim t\u00eb masave e kemi par\u00eb se n\u00eb cfar\u00eb gjendje kan\u00eb ardh\u00eb kapacitetet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs. Paramendo n\u00ebse k\u00ebt\u00eb trend do ta kemi edhe gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm. Do t\u00eb ishte e paimagjinueshme dhe e pap\u00ebrballueshme.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mikrobiologu Lul Raka tha se Kosova aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e tret\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb rasteve t\u00eb t\u00eb infektuarve me COVID-19 n\u00eb 100 mij\u00eb banor\u00eb. Raka, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shtoi se ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar rritje enorme e t\u00eb infektuarve, imunizimi kolektiv merr koh\u00eb, dhe hulumtimet globale kan\u00eb treguar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61383,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61871","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}