{"id":61962,"date":"2020-07-13T12:13:30","date_gmt":"2020-07-13T12:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=61962"},"modified":"2020-07-13T12:13:30","modified_gmt":"2020-07-13T12:13:30","slug":"keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-qe-mori-qeveria-per-parandalimin-e-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-qe-mori-qeveria-per-parandalimin-e-covid-19\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha masat e reja q\u00eb mori Qeveria p\u00ebr parandalimin e COVID-19"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs i ka miratuar masat e reja p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e vendimeve t\u00eb marra sot, jan\u00eb edhe ai p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes edhe n\u00eb 4 komuna tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut, Gjilan, Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Sht\u00ebrpc\u00eb. Edhe qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre komunave, tash e tutje nuk mund t\u00eb l\u00ebvizin nga ora 21:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb obliguar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u2019i bartin maskat.<\/p>\n<p>Njoftimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet e marra n\u00eb mbledhjen e sotme:<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit Avdullah Hoti dhe n\u00eb pajtim me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, ka mbajtur mbledhjen korresponduese, (mbledhje elektronike), mbledhja e 13, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka shqyrtuar dhe miratuar vendime p\u00ebr masat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren n\u00eb funksion t\u00eb luftimit dhe parandalimit t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Vendimi i par\u00eb i miratuar n\u00eb mbledhjen e sotme p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave, me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrhapjes dhe kontrollit t\u00eb infeksionit COVID-19 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr obligimin e t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb bartin maskat p\u00ebr fytyr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre, si dhe t\u00eb mbajn\u00eb distanc\u00eb fizike prej 2m n\u00eb ambiente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre. Vendimi obligon gjithashtu q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe maska p\u00ebr fytyr\u00eb n\u00eb vende t\u00eb qasshme, n\u00eb hyrje t\u00eb objektit, t\u00eb cilat mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen nga pun\u00ebtor\u00ebt e institucioneve dhe vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb miratuar edhe vendimi p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave p\u00ebr qarkullimin e personave fizik jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre n\u00eb komunat n\u00eb: Mitrovic\u00eb e Jugut, Gjilan, Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Sht\u00ebrpc\u00eb. Ndalesa fillon t\u00eb zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00, ndalohet \u00e7far\u00ebdo qarkullimi i personave fizik jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre n\u00eb Komunat: Mitrovic\u00eb e Jugut, Gjilan, Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Sht\u00ebrpc\u00eb. P\u00ebrjashtim nga ky vendim jan\u00eb rastet urgjente sh\u00ebndet\u00ebsore, nevoja p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe p\u00ebr persona me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, k\u00ebrkimi i ndihm\u00ebs nga institucione p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb rastet e dhun\u00ebs familjare, vdekja e an\u00ebtarit t\u00eb familjes dhe p\u00ebrkujdesja ndaj kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake, por jo m\u00eb larg se 500 metra nga banesa\/sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb miratuar sot nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb autorizuar Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e Udh\u00ebzimit Administrativ p\u00ebr Kushtet p\u00ebr pun\u00eb sa i p\u00ebrket hap\u00ebsir\u00ebs, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale t\u00eb institucioneve private dhe plot\u00ebsimin e Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr Kushtet e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta spitalore, duke tejkaluar t\u00eb gjitha procedurat q\u00eb p\u00ebrcaktohen me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Rregulloren p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Ligjor Qeveritar. Plot\u00ebsim ndryshimi i k\u00ebtij akti n\u00ebnligjor p\u00ebrfshin vet\u00ebm p\u00ebrcaktimin e kushteve\/kritereve specifike p\u00ebr t\u00eb kryer testime molekulare dhe serologjike  p\u00ebr Covid -19.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb masave p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e infeksionit me COVID-19, Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me t\u00eb cilin obligohen t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi, dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs, q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se nuk vuajn\u00eb nga COVID-19, me an\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetimit q\u00eb d\u00ebshmon testin RT-PCR negativ n\u00eb Sars COV-2, jo m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 72 or\u00eb nga koha kur paraqiten n\u00eb kufirin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimisht nga ky vendim, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve, gjat\u00eb hyrjes p\u00ebrmes Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cAdem Jashari\u201d nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb prezantojn\u00eb v\u00ebrtetimin p\u00ebr test RT-PCR, por ata do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb ku deklarohen se n\u00eb afat prej 3 or\u00ebve do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cAdem Jashari\u201d p\u00ebr udh\u00ebtim n\u00eb vendet e treta, nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb prezantojn\u00eb v\u00ebrtetimin p\u00ebr test RT- PCR.<\/p>\n<p>Transportuesit q\u00eb vijn\u00eb nga k\u00ebto vende n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb prezantojn\u00eb v\u00ebrtetimin p\u00ebr testin RT-PCR, por jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb respektojn\u00eb protokollet p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Edhe transporti i organizuar me autobus\u00eb ose linja te rregullta nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb transit nga k\u00ebto vende, nuk duhet t\u00eb prezantojn\u00eb v\u00ebrtetimin p\u00ebr testin RT-PCR, por  ata n\u00ebnshkruajn\u00eb deklarat\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn obligohen t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs brenda 5 or\u00ebve. T\u00eb liruar nga obligimi p\u00ebr prezantim t\u00eb testit RT-PCR jan\u00eb edhe diplomat\u00ebt e huaj nga shtetet e lart\u00eb cekura q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb RKS, si edhe familjar\u00ebt e tyre. Gjithashtu jan\u00eb liruar nga prezantimi i testit RT-PCR t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb edhe shtet\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse kan\u00eb vendbanim n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prezantimin e v\u00ebrtetimit p\u00ebr test RT-PCR negativ gjat\u00eb hyrjes n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb largu para 72 or\u00ebsh,jan\u00eb t\u00eb obliguar ta b\u00ebjn\u00eb shtetasit e Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb rregulluar leje q\u00ebndrimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb caktuar termine p\u00ebr mjekim n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb RKS-s\u00eb dhe bart\u00ebsit e dokumenteve personale t\u00eb l\u00ebshuara nga Republika e Kosov\u00ebs mir\u00ebpo me adres\u00eb vendbanimi n\u00eb nj\u00ebrin nga shtetet e cekura n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb masave tjera t\u00eb luftimit dhe parandalimit t\u00eb COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e \u00e7erdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive t\u00eb mbyllura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb obliguar t\u00eb gjitha qendrat tregtare n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb veprimtarin\u00eb tregtare ta ushtrojn\u00eb prej or\u00ebs 05:00 t\u00eb m\u00ebngjesit deri n\u00eb or\u00ebn 21:00, duke zbatuar n\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri kushtet sipas Manualit p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19, e mbi t\u00eb gjitha mbajtjen e detyruar t\u00eb maskave dhe krijimin e kushteve p\u00ebr distanc\u00eb fizike t\u00eb konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs pezullon pun\u00ebn e tregjeve publike t\u00eb automjeteve dhe tregjet e kafsh\u00ebve, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pezullon ceremonit\u00eb fetare; si dhe ndalon grumbullimin e m\u00eb shum\u00eb se 5 personave n\u00eb sheshet publike, parqe dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e sh\u00ebrbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare jan\u00eb t\u00eb obliguar q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime me orar dhe staf minimal, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7 dhe ata me s\u00ebmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe s\u00ebmundje zemre, s\u00ebmundje kronike t\u00eb mushk\u00ebrive, pacient\u00ebt m\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb veshkave, pacient\u00ebt me imunitet t\u00eb suprimuar, pacient\u00ebt onkologjik\u00eb etj.) mund t\u00eb dalin jasht\u00eb n\u00eb ambiente publike vet\u00ebm n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit nga or\u00ebs 05:00 deri n\u00eb or\u00ebn 10:00 dhe n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes nga ora 18:00 deri n\u00eb or\u00ebn 21:00.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs i ka miratuar masat e reja p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19. N\u00eb mesin e vendimeve t\u00eb marra sot, jan\u00eb edhe ai p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes edhe n\u00eb 4 komuna tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut, Gjilan, Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Sht\u00ebrpc\u00eb. Edhe qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre komunave, tash e tutje nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61963,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61962","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}