{"id":62379,"date":"2020-07-19T18:02:08","date_gmt":"2020-07-19T18:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=62379"},"modified":"2020-07-19T18:02:08","modified_gmt":"2020-07-19T18:02:08","slug":"koronavirusi-a-do-te-filloje-mesimi-neper-shkolla-ne-shtator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/koronavirusi-a-do-te-filloje-mesimi-neper-shkolla-ne-shtator\/","title":{"rendered":"Koronavirusi: A do t\u00eb filloj\u00eb m\u00ebsimi n\u00ebp\u00ebr shkolla n\u00eb shtator ?"},"content":{"rendered":"<p>Ky vit shkollor q\u00eb kaloi nuk ishte i zakonsh\u00ebm p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit. Ata gjysm\u00eb-vjetorin e par\u00eb e kaluan n\u00eb bankat shkollore, por gjysm\u00eb-vjetorin e dyt\u00eb, para pajisjeve teknologjike p\u00ebr t\u00eb ndjekur procesin m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo situat\u00eb e shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19 ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sfid\u00eb sistemin arsimor n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, pas konfirmimit t\u00eb rasteve t\u00eb para me koronavirus n\u00eb Kosov\u00eb, Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb kishte vendosur nd\u00ebrprerjen e m\u00ebsimit n\u00eb shkolla, p\u00ebr t\u00eb vazhduar nga data 23 mars me m\u00ebsimin online.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbajtjes s\u00eb m\u00ebsimit, ndryshuan edhe metodat e p\u00ebrdorura nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, por gjithashtu edhe metodat vler\u00ebsuese p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi virtual m\u00ebsimor n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shfaqur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh duke filluar nga mungesa e pajisjeve p\u00ebr ndjekjen e m\u00ebsimit tek nx\u00ebn\u00ebsit, mungesa e internetit ose energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ky vit shkollor p\u00ebrfundoi me shpres\u00ebn se n\u00eb shtator, nx\u00ebn\u00ebsit do t\u2019i kthehen p\u00ebrs\u00ebri bankave shkollore por me rritjen e rasteve jav\u00ebve t\u00eb fundit \u2013 kjo gj\u00eb nuk mund t\u00eb diskutohet si e mundur aktualisht.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb kan\u00eb deklaruar se edhe viti i ri shkollor 2020\/2021 mund ta gjej\u00eb sistemin arsimor t\u00eb Kosov\u00ebs me m\u00ebsim online sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb praktikuar gjat\u00eb gjysm\u00eb-vjetorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit shkollor 2019\/2020.<\/p>\n<p>Por, sa ishte efektiv m\u00ebsimi online dhe a do t\u00eb mundet MASHT-i t\u00eb organizoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vitin e ri shkollor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virtuale? Cilat ishin mang\u00ebsit\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb punohet m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb mos humbasin gjat\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb pazakonsh\u00ebm m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja p\u00ebr lajmi.net thot\u00eb se mbetet t\u00eb shihet jav\u00ebt n\u00eb vijim rreth shp\u00ebrndarjes s\u00eb virusit tek grupmoshat e reja, por thekson se rihapja e shkollave duhet t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb e menduar dhe t\u00eb vihet n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb sh\u00ebndeti i f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit Qehaja, institucionet e arsimit duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr secilin skenar t\u00eb vazhdimit t\u00eb m\u00ebsimit, derisa vler\u00ebson se m\u00ebsimi nga distanca duhet t\u00eb jet\u00eb subjekt i rishikimit t\u00eb plot mang\u00ebsive q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb evidentuara gjat\u00eb mbajtjes s\u00eb m\u00ebsimit online gjysm\u00eb-vjetorin q\u00eb shkoi.<\/p>\n<p>\u201cRihapja e shkollave duhet t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb menduar duke u siguruar n\u00eb sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve fillimisht. Besoj qe ne jav\u00ebt ne vijim do te kuptojm\u00eb me shume rreth s\u00ebmundjes dhe shp\u00ebrndarjes se saj ne nivel vendi dhe mes grup moshave te reja. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb para shtatorit institucionet qeveritare t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr cilindo skenar t\u00eb vazhdimit t\u00eb m\u00ebsimit. Vendimi p\u00ebr vazhdim te m\u00ebsimit nga distanca duhet t\u00eb jet\u00eb subjekt i rishikimit t\u00eb plot mang\u00ebsive nga zbatimi n\u00eb vitin e kaluar m\u00ebsimor, kjo, si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin, n\u00eb ve\u00e7anti duke e orientuar at\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interaktivitet.\u201d, shprehet Qehaja.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, ai thot\u00eb se m\u00ebsimi nga distanca nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb shkoll\u00eb, pasi mos-ekspozimi n\u00eb koh\u00eb ndaj m\u00ebsimit online ndikon q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit nuk jan\u00eb as t\u00eb p\u00ebrgatitur e as nuk i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebsimi nga distanca nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj t\u00eb m\u00ebsuarit n\u00eb shkoll\u00eb. Mos ekspozimi n\u00eb koh\u00eb ndaj m\u00ebsimit online, ka sjell n\u00eb nj\u00eb situate ku nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb mesmin online dhe jan\u00eb jo t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit.\u201d, shprehet Qehaja m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Sipas tij, MASH duhet t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijesimin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe t\u00eb ket\u00eb parasysh n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb sh\u00ebndetin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cPandemia vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb periudhe e ndjeshme dhe shume stresuese edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, andaj edhe rihapja e shkollave duhet te ket\u00eb parasysh edhe k\u00ebt\u00eb, duke u siguruar qe f\u00ebmij\u00ebt ndihen rahat ne rikthim. Distancimi social dhe higjiena do te jete prezent ne cilin do version t\u00eb fillimit t\u00eb m\u00ebsimit, andaj, edhe shpresoj qe MASh t\u00eb investoj n\u00eb vet\u00ebdije dhe p\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat tek f\u00ebmij\u00ebt.\u201d, tha Qehaja.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet dit\u00ebve n\u00eb vazhdim se si do t\u00eb jet\u00eb gjendja epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb vendoset nga MASH-i lidhur me fillimi e vitit t\u00eb ri shkollor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky vit shkollor q\u00eb kaloi nuk ishte i zakonsh\u00ebm p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit. Ata gjysm\u00eb-vjetorin e par\u00eb e kaluan n\u00eb bankat shkollore, por gjysm\u00eb-vjetorin e dyt\u00eb, para pajisjeve teknologjike p\u00ebr t\u00eb ndjekur procesin m\u00ebsimor. E gjith\u00eb kjo situat\u00eb e shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19 ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sfid\u00eb sistemin arsimor n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por edhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62379","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62379\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}