{"id":62446,"date":"2020-07-21T11:05:55","date_gmt":"2020-07-21T11:05:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=62446"},"modified":"2020-07-21T11:05:55","modified_gmt":"2020-07-21T11:05:55","slug":"keqperdorimet-gjate-pandemise-nuk-do-te-amnistohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keqperdorimet-gjate-pandemise-nuk-do-te-amnistohen\/","title":{"rendered":"Keqp\u00ebrdorimet gjat\u00eb pandemis\u00eb nuk do t\u00eb amnistohen"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni hetimor parlamentar n\u00eb lidhje me menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi ende nuk ka nisur pun\u00ebn konkrete me hetime apo edhe intervistimin e personave ku dyshohet se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, deri sa ishte Qeveria Kurti, ka pasur mosmenaxhim t\u00eb duhur t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni deri m\u00eb tash \u00ebsht\u00eb takuar dy her\u00eb dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj jave pritet t\u00eb takohet s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, madje kan\u00eb shprehur dyshime se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur edhe keqp\u00ebrdorime t\u00eb paras\u00eb publike.<\/p>\n<p>Komisioni u formua m\u00eb 4 qershor me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim hulumtimin, konstatimin, qart\u00ebsimin e asaj se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, ka parapar\u00eb kryerjen e pun\u00ebs n\u00eb tri faza kryesore at\u00eb t\u00eb hetimeve, vler\u00ebsimin e hetimeve, dhe p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb raporti p\u00ebrfundimtar q\u00eb do t\u00eb prezantohet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kryetarja e k\u00ebtij komisioni, deputetja Mimoza Kusari &#8211; Lila, an\u00ebtare e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se pas vler\u00ebsimeve q\u00eb do t\u00eb beh\u00ebn dhe hetimeve, do t\u00eb kuptohet se cilat vendime ishin t\u00eb drejta dhe cilat vendime ishin t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>&#8220;Dilemat e para kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb raport m\u00eb list\u00ebn e t\u00eb ftuarve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb mjaft e madhe e mbushur me zyrtar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme, prej nivelit politike si ish-kryeministri e deri te niveli i ekspert\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ftohen n\u00eb komision p\u00ebr intervistim n\u00eb raport me vendimet e marra t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb&#8221;, tha Kusari &#8211; Lila.<\/p>\n<p>Bekim Haxhiu an\u00ebtar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, konsideron se puna e komisionit nuk po vazhdon si\u00e7 shprehet ai, nga vet neglizhenca e kryetares s\u00eb k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n<p>Haxhiu thekson se dyshimet p\u00ebr keqmenaxhim gjat\u00eb pandemis\u00eb jan\u00eb t\u00eb bazuara.<\/p>\n<p>&#8220;Dyshimet jan\u00eb t\u00eb bazuara p\u00ebr keqmenaxhimi gjat\u00eb koh\u00ebs se pandemis\u00eb edhe n\u00eb qeverin\u00eb Kurti, por se edhe n\u00eb rast t\u00eb keqp\u00ebrdorimeve edhe n\u00eb qeverin\u00eb Hoti nuk mundet askush me i amnistuar. Nuk do t\u00eb amnistohet asnj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs. Gjithashtu edhe keqp\u00ebrdorimet dhe blerja abuzive e barnave gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb duhet t\u00eb marin nj\u00eb p\u00ebrgjigje&#8221;, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve thuhet se komisioni do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbledhjen e provave p\u00ebrmes sigurimit t\u00eb dokumenteve nga institucionet relevante.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shikohen dhe hetohen veprimet e qeveris\u00eb, menaxhimi dhe funksionimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Karantin\u00ebs si dhe themelimi, menaxhimi dhe funksionimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve t\u00eb shpallur \u201czon\u00eb karantin\u00eb\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb pranuar dhe t\u00eb liruar nga kjo qend\u00ebr dhe sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, do t\u00eb hetohet rasti i vdekjes tragjike t\u00eb studentit Agon Musliu. N\u00eb planin e veprimit t\u00eb komisionit thuhet po ashtu se edhe masat dhe veprimet e marra nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sanuar d\u00ebmet n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe pun\u00ebsimit do tw shikohen.<\/p>\n<p>Ky komision do t\u00eb angazhoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin dhe krahasimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb disa shtete tjera, t\u00eb ngjashme me struktur\u00ebn demografike dhe nivelin e zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe pse ky komision ende nuk ka nisur si\u00e7 duhet t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, kan\u00eb dalur k\u00ebrkesa se puna e komisionit duhet t\u00eb zgjerohet dhe t\u00eb hetohen edhe veprimet dhe vendimet e qeveris\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb komision \u00ebsht\u00eb shtruar dhe natyrisht si e arsyeshme \u00ebsht\u00eb argumentuar q\u00eb k\u00ebrkesa se duhet t\u00eb vazhdohet me procesin e hetimit edhe n\u00eb qeverin\u00eb Hoti, p\u00ebr faktin se piku i pandemis\u00eb dhe numri m\u00eb i madh i rasteve, por edhe vdekjeve ka ndodhur n\u00eb ket\u00eb qeveri&#8221;, tha Kusari Lila.<\/p>\n<p>Por, an\u00ebtari i k\u00ebtij komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Ilir Ferati, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se p\u00ebr veprimet e komisionit duhet respektohet dispozitat ligjore dhe nuk duhet t\u00eb mendohet n\u00eb format t\u00eb tjera p\u00ebr zgjerimin e kompetencave.<\/p>\n<p>Ai tha po ashtu se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb paragjykim p\u00ebr veprimet e ministrave t\u00eb qeveris\u00eb aktuale se mund t\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hetime parlamentare.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se dispozitat dhe ligjet n\u00eb fuqi mbi komisionet hetimore e p\u00ebrcaktojn\u00eb sakt\u00eb se fush\u00ebveprimtaria e komisionit mund t\u00eb zgjerohet vet\u00ebm me propozimin e iniciuesit . N\u00ebse iniciuesi nuk propozon ose nuk pajtohet me zgjerimin e fush\u00ebveprimeve, kryetarja e komisionit nuk mund t\u00eb zgjeroj\u00eb fush\u00ebveprimin, as t\u00eb kthehet n\u00eb koh\u00eb e as t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr qeverin\u00eb e tashme Hoti&#8221;, tha Ferati.<\/p>\n<p>Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb seanc\u00ebn plenare m\u00eb 4 qershor, me propozimin e deputetes Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, parti kjo n\u00eb opozit\u00eb, e mb\u00ebshtetur nga deputet\u00eb tjer\u00eb, pati marr\u00eb vendim p\u00ebr themelimin e Komisionit Hetimor. P\u00ebr themelimin e k\u00ebtij komisioni, kishin votuar 74 deputet\u00eb.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni hetimor parlamentar n\u00eb lidhje me menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi ende nuk ka nisur pun\u00ebn konkrete me hetime apo edhe intervistimin e personave ku dyshohet se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, deri sa ishte Qeveria Kurti, ka pasur mosmenaxhim t\u00eb duhur t\u00eb situat\u00ebs. Komisioni deri m\u00eb tash \u00ebsht\u00eb takuar dy her\u00eb dhe gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62446","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62446\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}