{"id":62654,"date":"2020-07-24T16:20:42","date_gmt":"2020-07-24T16:20:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=62654"},"modified":"2020-07-24T16:20:42","modified_gmt":"2020-07-24T16:20:42","slug":"komuna-e-gjilanit-behet-me-nje-nenkryetar-si-dhe-nje-zevendeskryesues-per-komunitete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/komuna-e-gjilanit-behet-me-nje-nenkryetar-si-dhe-nje-zevendeskryesues-per-komunitete\/","title":{"rendered":"Komuna e Gjilanit b\u00ebhet me nj\u00eb n\u00ebnkryetar si dhe nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryesues p\u00ebr komunitete"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurteshi &#8211; Emini, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin p\u00ebr em\u00ebrimin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr komunitete, zgjedhjen e z\u00ebvend\u00ebs kryesuesit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr komunitete, si shenj\u00eb e vullnetit t\u00eb mir\u00eb ndaj komuniteteve, ndon\u00ebse ato nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 10 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebto dy pika n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb nxitur m\u00eb s\u00eb shumti debat. Opozita (LVV e PDK) n\u00ebp\u00ebrmjet Nevzad Isufit e Riza Abdylit, ka insistuar se zgjedhja e n\u00ebnkryetarit p\u00ebr komunitete si dhe e z\u00ebvend\u00ebs kryesuesit t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin mbi vet\u00ebqeverisjen lokale dhe statutin e Komun\u00ebs, sepse komunitetet nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 10 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me 16 vota p\u00ebr dhe 7 kund\u00ebr, p\u00ebrkat\u00ebsisht 15 p\u00ebr dhe 8 kund\u00ebr, Kuvendi i la n\u00eb rend dite t\u00eb dyja k\u00ebto pika.<br \/>\nKryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb sa i p\u00ebrket an\u00ebs ligjore dhe rikujtoi an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendit se p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr interpretimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimeve t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb MAPL-ja.<\/p>\n<p>Me 15 vota p\u00ebr dhe 4 kund\u00ebr, Kuvendi votoi p\u00ebr em\u00ebrimin e Kadir Hyseinit p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Komun\u00ebs, nd\u00ebrsa z\u00ebvend\u00ebs kryesuesi i Kuvendit p\u00ebr komunitete, Milivoje Stojanoviq u zgjodh me 15 vota p\u00ebr dhe 10 kund\u00ebr.  <\/p>\n<p>Po ashtu, me k\u00ebrkes\u00ebn e k\u00ebshilltar\u00ebve, Kuvendi e ktheu n\u00eb rend dite edhe pik\u00ebn pyetje-p\u00ebrgjigje, ku \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme ngrit\u00ebn Bujar Nevzati, Nehat Osmani, Gentrit Murseli, Xhevat Demiri, Avdyl Aliu, Arta Nuhiu, Festa Shabani, Ibish Ibishi, Arijeta Rexhepi dhe Fitim Guda, nd\u00ebrkaq p\u00ebrgjigje kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejtor\u00ebt komunal\u00eb Bekim Bajrami si dhe n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket protest\u00ebs s\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb transportuesve \u201cAnamorava\u201d, Ismajli ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb duke u trajtuar, por disa prej tyre nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nivelin lokal. <\/p>\n<p>\u201cMe sa di un\u00eb, ata kan\u00eb pasur nj\u00eb takim edhe me ministrin e Infrastruktur\u00ebs dhe kan\u00eb marr\u00eb premtimin p\u00ebr subvencionim e humbjeve q\u00eb transportuesit i kan\u00eb pasuar shkaku i pandemis\u00eb. Sa iu p\u00ebrket taksive ilegal\u00eb, ne jemi duke punuar p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, kurse k\u00ebrkesa p\u00ebr heqjen e peronizimit nuk mund t\u00eb realizohet, sepse \u00ebsht\u00eb i vetmi sh\u00ebrbim i Stacionit t\u00eb Autobus\u00ebve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me zhvendosjen e DKRS-s\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e Bibliotek\u00ebs, Ismajli tha se vendimi mund t\u00eb rishikohet n\u00ebse kjo paraqet penges\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e bibliotek\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, ai tha se personalisht nuk pajtohet me vendimin e nivelit qendror p\u00ebr mbylljen e bibliotekave, shkaku i pandemis\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ky vendim t\u00eb anulohet urgjentisht dhe bibliotekat t\u00eb hapen p\u00ebr lexues.   <\/p>\n<p>Kurse pyetjes p\u00ebr varrezat e qytetit, Ismajli iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se ekziston nj\u00eb kompani q\u00eb kujdeset p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebsaj hap\u00ebsire dhe sipas kontrat\u00ebs, ajo e b\u00ebn pastrimin dy her\u00eb brenda vitit.   <\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi ka miratuar raportin financiar janar-qershor 2020, t\u00eb cilin e paraqiti Ilmi Limani, shef i Financave, rregulloren p\u00ebr procedur\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb objekteve me karakter t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pronat e personave fizik\u00eb dhe juridik\u00eb, q\u00eb e arsyetoi drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, me disa ndryshime q\u00eb u propozuan nga kuvendar\u00ebt, vendimin p\u00ebr k\u00ebmbimin e pron\u00ebs private me pron\u00ebn komunale sipas PRRU \u201cGllama\u201d dhe PRRU \u201cDheu i Bardh-1\u201d, q\u00eb e arsyetoi drejtori i Kadastr\u00ebs, Sali Fazliu, vendimin p\u00ebr organizimin e d\u00ebgjimit publik p\u00ebr Planin Zhvillimor Komunal 2020-2028, q\u00eb e arsyetoi drejtori i Urbanizmit, Bekim Bajrami, vendimin p\u00ebr kompensimin e Komisionit p\u00ebr ndarjen e bursave, q\u00eb Kuvendi vendosi t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paushall prej 250 euro, vendimin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e vendimit p\u00ebr em\u00ebrimin e Komisionit komunal t\u00eb aksionar\u00ebve n\u00eb NPL \u201cStacioni i Autobus\u00ebve\u201d, ku Arben Rexhepi z\u00ebvend\u00ebson Artan Musliun q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dhe vendimit p\u00ebr NPL \u201cTregu\u201d, ku Xhejlane Vokshi z\u00ebvend\u00ebson Shadije Rexhepin, q\u00eb po ashtu ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje. Arsyetimet i ka dh\u00ebn\u00eb Avdyl Aliu, shef i grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. <\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi miratoi edhe propozimin e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb shum\u00eb prej 5000 mij\u00eb euro p\u00ebr familjen e Agon Musliut, i cili vdiq tragjikisht n\u00eb karantin\u00ebn e Qendr\u00ebs Studentore, jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.  <\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese paraprake, kuvendar\u00ebt u njoftuan edhe zhvillimin e punimeve n\u00eb qendr\u00ebn e qytetit dhe n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d, nga drejtori i Sh\u00ebrbimeve Publike, Naser Kor\u00e7a, i cili i dha t\u00eb gjitha sqarimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb dyja projektet si dhe u p\u00ebrgjigj n\u00eb pyetjet konkrete t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, kryesisht t\u00eb opozit\u00ebs. <\/p>\n<p>Kuvendi u njoh edhe me raportin e pun\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Aksionar\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrmarrjes publike \u201cEcohigjiena\u201d p\u00ebr vitin 2019, q\u00eb e paraqiti Meral Sadriu-Vokshi, por raporti i saj nuk e k\u00ebnaqi opozit\u00ebn, e cila e vler\u00ebsoi raport t\u00eb mang\u00ebt dhe q\u00eb nuk ofron asnj\u00eb informat\u00eb t\u00eb vlefshme. <\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, partneriteti publik-privat n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh dhe rasti, si\u00e7 ka sqaruar n\u00ebnkryetari Ismajli, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, meq\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partnerin privat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurteshi &#8211; Emini, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin p\u00ebr em\u00ebrimin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr komunitete, zgjedhjen e z\u00ebvend\u00ebs kryesuesit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr komunitete, si shenj\u00eb e vullnetit t\u00eb mir\u00eb ndaj komuniteteve, ndon\u00ebse ato nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 10 p\u00ebr qind t\u00eb numrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60756,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62654","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62654\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}