{"id":62992,"date":"2020-07-30T06:48:46","date_gmt":"2020-07-30T06:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=62992"},"modified":"2020-07-30T06:48:46","modified_gmt":"2020-07-30T06:48:46","slug":"krasniqi-situata-me-coronavirus-eshte-tejet-e-renduar-numri-i-mjekeve-sfide-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krasniqi-situata-me-coronavirus-eshte-tejet-e-renduar-numri-i-mjekeve-sfide-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Krasniqi: Situata me coronavirus \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnduar, numri i mjek\u00ebve sfid\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi, thot\u00eb se situata me coronavirus n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Krasniqi tregon se si \u00ebsht\u00eb riorganizuar stafi gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe cilat jan\u00eb kapacitetet spitalore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pandemin\u00eb.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket raportimeve p\u00ebr mungesa t\u00eb pajisjeve mbrojt\u00ebse n\u00ebp\u00ebr spitale, Krasniqi thot\u00eb se autoritetet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00eb tremujore dhe jo p\u00ebr p\u00ebrhapje t\u00eb till\u00eb t\u00eb virusit.<\/p>\n<p>\u201cGjendja aktuale \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnduar. Tash e nj\u00eb muaj kemi rritje t\u00eb numrit t\u00eb rasteve t\u00eb t\u00eb infektuarve n\u00eb nivel vendi dhe kjo po p\u00ebrcillet edhe me rritjen e numrit t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hospitalizim. Ne kemi pothuajse rreth 600 pacient\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb klinikat tona n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare n\u00eb Prishtin\u00eb dhe spitale rajonale. Ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb i madh kur dihen kapacitetet e sistemit ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor. Bazuar n\u00eb vendimet e qeveris\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 5 korrik, p\u00ebr riorganizimin e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor, shtimin e kapaciteteve t\u00eb reja dhe shtimin e numrit t\u00eb shtret\u00ebrve dedikuar pacient\u00ebve, i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe kemi n\u00eb dispozicion 750 shtret\u00ebr p\u00ebr t\u00eb prekurit nga COVID-19\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Krasniqi theksoi m\u00eb tej se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar ta riorganizojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb stafit sh\u00ebndet\u00ebsor, i cili \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me trajtimin e k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb i kemi kat\u00ebr klinika brenda QKUK-s\u00eb, Klinik\u00ebn Infektive, Pulmologjin\u00eb, Neurologjin\u00eb dhe Mjekimin Intensiv Qendror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po planifikojm\u00eb t\u00eb hapim edhe ndonj\u00eb repart ose klinik\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb madhe t\u00eb numrit t\u00eb rasteve q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb QKUK, dhe jemi n\u00eb riorganizim t\u00eb ambulancave t\u00eb pranimit. Koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb regjionalizimi i pacient\u00ebve, q\u00eb n\u00ebnkupton se pacient\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga regjionet, do t\u00eb trajtohen n\u00eb ato spitale rajonale. Kjo e ka leht\u00ebsuar sadopak fluksin e pacient\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb QKUK. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, numri [i pacient\u00ebve] \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh, si n\u00eb spitalet rajonale, po ashtu edhe n\u00eb klinikat e QKUK-s\u00eb dhe ky presion i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb rasteve po vazhdon\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Se a ka staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm mjek\u00ebsor p\u00ebr t\u2019i trajtuar pacient\u00ebt, n\u00ebse vazhdon kjo rritje e numrit t\u00eb t\u00eb prekurve, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb QKUK, tha se Kosova e ka filluar pandemin\u00eb me numrin e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb e ka pasur n\u00eb dispozicion dhe me at\u00eb staf ka qen\u00eb deri para dhjet\u00eb dit\u00ebsh, kur Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka pun\u00ebsuar rreth 100 mjek\u00eb dhe 100 infermier\u00eb e teknik\u00eb, q\u00eb jan\u00eb angazhuar n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrjashtuar k\u00ebta t\u00eb pun\u00ebsuar s\u00eb voni, ne nuk kemi pasur staf shtes\u00eb, p\u00ebrpos disa vullnetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, gjat\u00eb muajit mars dhe prill. Kjo po e v\u00ebshtir\u00ebson jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb pun\u00ebn e stafit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kemi edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb stafit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar, pasi q\u00eb tani ekspozimi ndaj pacient\u00ebve me COVID-19 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Duke i pasur parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto klinika dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto spitale rajonale, ku po trajtohen k\u00ebta pacient\u00eb, dhe nj\u00eb num\u00ebr bukur t\u00eb madh t\u00eb stafit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb infektuar\u2026 e gjith\u00eb kjo po na paraqet v\u00ebshtir\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi shum\u00eb serioze sa i p\u00ebrket riorganizimit t\u00eb personelit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe po detyrohen t\u00eb marrim personel sh\u00ebndet\u00ebsor nga ato sh\u00ebrbime q\u00eb jan\u00eb reduktuar, si pasoj\u00eb e situat\u00ebs epidemiologjike me COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, n\u00ebse ky num\u00ebr i madh i t\u00eb infektuarve vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb sfidave shum\u00eb, shum\u00eb serioze, sa i p\u00ebrket qoft\u00eb shtret\u00ebrve, por edhe personelit mjek\u00ebsor, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre pacient\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me ankesat p\u00ebr munges\u00ebn e mjeteve mbrojt\u00ebse, sidomos n\u00eb Klinik\u00ebn e Pulmologjis\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb realisht situata, Krasniqi tha \u201cNe b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale, q\u00eb jo Klinik\u00ebn e Pulmologjis\u00eb, por asnj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor, sidomos k\u00ebto klinikat e quajtura COVID, repartet e spitaleve rajonale ku trajtohen direkt pacient\u00ebt me COVID-19, t\u00eb mos mbeten asnj\u00ebher\u00eb pa pajisje mbrojt\u00ebse p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor. E di q\u00eb kemi v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mir\u00ebpo, krahas burimeve vetanake t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, ne kemi pasur donacione nga partner\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Po ashtu edhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb disa her\u00eb ka intervenuar me mund\u00ebsit\u00eb e veta dhe na ka furnizuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr momentin. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb zinxhir t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb prej k\u00ebrkes\u00ebs me koh\u00eb. Mir\u00ebpo, ne duhet ta kuptojm\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb. Planifikimet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr tre muaj dhe tash pandemia po zgjat shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e mbylljes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb numrit t\u00eb rasteve me coronavirus, Krasniqi tha \u201cN\u00eb fakt, nuk kam deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative q\u00eb do t\u00eb mbyllemi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb numri i madh i rasteve n\u00eb rritje dhe numri i madh i rasteve t\u00eb spitalizuara nuk po na lejojn\u00eb dhe nuk po na mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara n\u00eb kuptimin pozitiv. Pra, nuk po na lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb lirohemi dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb plane p\u00ebr t\u2019u liruar. Dhe, kjo po e rrezikon jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb duke rrezikuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb personalin sh\u00ebndet\u00ebsor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i trajtuar k\u00ebto raste. Dhe, para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb duke u rrezikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze sh\u00ebndeti publik i qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. Vet\u00ebm nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i qytetar\u00ebve mund ta zvog\u00ebloj\u00eb numrin e rasteve\u201d<\/p>\n<p>Krasniqi tha se shpreson te k\u00ebto masat e reja dhe sidomos te v\u00ebnia e theksit mbi nevoj\u00ebn e kontrollimit dhe monitorimit p\u00ebr zbatim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb masave. \u201cRealisht, i kemi masat relativisht t\u00eb mira p\u00ebr sa i p\u00ebrket parandalimit. Mir\u00ebpo, e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb theksi sidomos mbi mekanizmat kontrollues t\u00eb zbatimit t\u00eb masave. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, personalisht mendoj se nj\u00eb vet\u00ebdije e qytetar\u00ebve, nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim i qytetar\u00ebve p\u00ebr situat\u00ebn serioze n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po kalojm\u00eb si shtet, do t\u00eb ishin masat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e infeksionit edhe m\u00eb tutje. Vet\u00ebm nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i qytetar\u00ebve, vet\u00ebdija e lart\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar masat q\u00eb tashm\u00eb dihen, si\u00e7 jan\u00eb mbajtja e mask\u00ebs, mbajtja e distanc\u00ebs, higjiena personale dhe evitimi i grumbullimit t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb mas\u00eb, do t\u00eb mund ta zvog\u00eblojn\u00eb numrin e rasteve\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me mosh\u00ebn mesatare t\u00eb personave t\u00eb prekur me COVID-19, Krasniqi tha se \u201cShikoni, ne \u00e7do dit\u00eb pranojm\u00eb dhe lirojm\u00eb raste me COVID-19, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kemi nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme. Mir\u00ebpo, si dukuri v\u00ebrehet q\u00eb nuk po p\u00ebrjashtohet asnj\u00eb mosh\u00eb nga prekja me COVID-19. Kemi t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme, duke filluar nga moshat e reja, deri tek ato t\u00eb shtyra q\u00eb jan\u00eb duke u trajtuar n\u00eb klinikat tona\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke folur rreth vdekjeve nga COVID-19 dhe s\u00ebmundjeve shoq\u00ebruese q\u00eb kan\u00eb pasur pacient\u00ebt, drejtori i QKUK-s\u00eb tha se \u201cP\u00ebr k\u00ebto duhet nj\u00eb analiz\u00eb e holl\u00ebsishme t\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me fatalitet. Ne pranojm\u00eb raporte n\u00eb baza ditore p\u00ebr numrin e rasteve t\u00eb vdekura, mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ulen institucionet p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb analiza; para s\u00eb gjithash, Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike, por edhe institucionet tona sh\u00ebndet\u00ebsore ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr rastet q\u00eb i kan\u00eb trajtuar n\u00eb klinikat e tyre. Me siguri q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen edhe analiza t\u00eb tilla\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi, thot\u00eb se situata me coronavirus n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnduar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Krasniqi tregon se si \u00ebsht\u00eb riorganizuar stafi gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe cilat jan\u00eb kapacitetet spitalore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pandemin\u00eb. Sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62992","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}