{"id":63326,"date":"2020-08-05T08:13:14","date_gmt":"2020-08-05T08:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=63326"},"modified":"2020-08-05T08:13:14","modified_gmt":"2020-08-05T08:13:14","slug":"terheqja-e-parave-te-trustit-dhe-ndihma-per-bizneset-ne-pritje-ligjit-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/terheqja-e-parave-te-trustit-dhe-ndihma-per-bizneset-ne-pritje-ligjit-te-ri\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqja e parave t\u00eb Trustit dhe ndihma p\u00ebr bizneset, n\u00eb pritje ligjit t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p>Bizneset t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebsuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet t\u00eb presin edhe miratimin e Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb zbatuari Pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bizneset q\u00eb ka p\u00ebsuar humbje financiare p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb fabrika e vajit \u201cInter-Company\u201d nga Podujeva. Pronari i k\u00ebsaj kompanie, Sylejman Konushevci, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00ebsht\u00eb duke pritur p\u00ebrkrahje financiare nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Konusheveci, nuk tregon ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb humbjeve, por thot\u00eb se humbjet jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha, pasi sasia e prodhimit ka r\u00ebn\u00eb deri n\u00eb 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cHumbjet kan\u00eb qen\u00eb katastrofale. Tani, q\u00eb t\u00eb stabilizohet situata dhe t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb tredin e para-pandemis\u00eb, dy vjet nevojiten p\u00ebr stabilizim. Ne po shpresojm\u00eb q\u00eb qeveria do t\u00eb na ndihmoj\u00eb. Mir\u00ebpo po presim, po premtojn\u00eb, nuk e di\u2026\u00c7far\u00ebdo vlere qoft\u00eb nga qeveria, kompanis\u00eb son\u00eb do t\u2019i ndihmonte\u201d, tha Konushevci.<\/p>\n<p>Por, edhe pritjet e Konushevecit varen nga miratimi i Projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike.<\/p>\n<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb miratuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 22 korrik dhe synohet q\u00eb p\u00ebrmes politikave fiskale dhe monetare t\u00eb ndihmohen bizneset, rrjedhimisht edhe ekonomia e p\u00ebrgjithshme e vendit.<\/p>\n<p>Pakoja p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike kap vler\u00ebn e 385 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr hyrjen n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve, pritet miratimi i Projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, i cili aktualisht gjendet p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Komisionin p\u00ebr buxhet dhe financa t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, ka th\u00ebn\u00eb se pret \u201cq\u00eb kuvendi t\u00eb miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe Ligjin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb p\u00ebr zbatimin e t\u00eb gjith\u00eb Pakos p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, Qeveria e Kosov\u00ebs, m\u00eb 22 korrik ka aprovuar Projektligjin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike COVID- 19 (s\u00ebmundja q\u00eb e shkakton koronavirusi).<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projektligji ndryshohen dhe plot\u00ebsohen ligjet si\u00e7 jan\u00eb: Ligji p\u00ebr themelimin e Fondit Kosovar p\u00ebr Garanci Kreditore, Ligji p\u00ebr fondet pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, Ligji p\u00ebr tatimin n\u00eb t\u00eb ardhurat personale, Ligji p\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar, Ligji p\u00ebr tatimin n\u00eb t\u00eb ardhurat e korporatave, Ligji p\u00ebr Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit, etj.<\/p>\n<p>\u00c7ka parasheh Projektligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike?<\/p>\n<p>N\u00eb Projektligjin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, t\u00eb siguruar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, thuhet se \u201cFondi Kreditor Garantues i Kosov\u00ebs, (FKGK) autorizohet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb garanci kreditore me p\u00ebrqindje t\u00eb mbules\u00ebs nga 50 deri n\u00eb 80 p\u00ebr qind\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Kosovar p\u00ebr Garanci Kreditore \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm, q\u00eb l\u00ebshon garanci institucioneve financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar rrezikun p\u00ebr kredit\u00eb e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kontributpaguesit mund t\u2019i t\u00ebrheqin 10 p\u00ebr qind t\u00eb kursimeve pensionale n\u00eb Fondin e Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, mjetet e privatizimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e shpenzimeve, me q\u00ebllim t\u00eb realizimit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike, p\u00ebrjashtuar kategorin\u00eb e pagave dhe shtesave.<\/p>\n<p>Si dhe me q\u00ebllim t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund t\u00eb shtyj\u00eb afatin e pages\u00ebs s\u00eb tatimeve deri n\u00eb dy vjet nga data e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji. Kriteret p\u00ebr shtyrjen e afateve p\u00ebrcaktohen nga Ministria e Financave.<\/p>\n<p>P\u00ebr bizneset q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pages\u00ebn e deklarat\u00ebs tatimore nuk shqiptohet ndonj\u00eb nd\u00ebshkim, me kusht q\u00eb pagesa b\u00ebhet n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Ky ligj \u2013 n\u00ebse votohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u2013 do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi deri m\u00eb 31 dhjetor, 2021. Pas k\u00ebsaj date, t\u00eb gjitha dispozitat e k\u00ebtij ligji do t\u00eb shfuqizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bizneseve n\u00eb vazhdim\u00ebsi u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike, pasi q\u00eb \u00e7do vones\u00eb, sipas tyre, do t\u00eb sillte probleme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr bizneset dhe rrezik t\u00eb falimentimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ku do t\u00eb sigurohem parat\u00eb p\u00ebr Pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes?<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri i Financave, Agim Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shpjegon se nuk jan\u00eb t\u00eb siguruara t\u00eb gjitha fondet e Pakos s\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike. Prandaj, sipas tij, disa fonde do t\u00eb sigurohen p\u00ebrmes granteve, pjesa tjet\u00ebr nga marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb presin ratifikimin e kuvendit si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mjeteve do t\u00eb merret nga Fondi i Privatizimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, q\u00eb pritet t\u00eb miratohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti kishte miratuar Pakon emergjente fiskale, n\u00eb vler\u00eb prej rreth 180 milion\u00eb euro. K\u00ebto mjete ishin ndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur problemet ekonomike dhe sociale q\u00eb jan\u00eb shkaktuar nga masat q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e koronavirusit.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Pakos emergjente fiskale, me nga 130 euro, respektivisht 170 euro jan\u00eb paguar pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb punuar n\u00eb muajin mars dhe prill dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e 50 p\u00ebr qind t\u00eb qiras\u00eb. Por, p\u00ebr muajin prill, ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr shkak se buxheti i rishikuar p\u00ebr vitin 2020 nuk ishte i miratuar. Rishikimi i buxhetit u miratua m\u00eb 30 korrik.<\/p>\n<p>Por, kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 3 gusht, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cministrat e resoreve ekonomike kan\u00eb marr\u00eb detyrat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zbatim t\u00eb masave p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve. Sapo t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi Ligji i buxhetit, do t\u00eb nisim me pagesat e mbetura p\u00ebrgjysm\u00eb\u201d, ka shkruar Hoti.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs, m\u00eb 30 korrik, ka miratuar Projektligjin p\u00ebr rishikim t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2020. Sipas, Kushtetut\u00ebs se Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs, deri n\u00eb tet\u00eb dit\u00eb pas miratimit t\u00eb nj\u00eb ligji nga kuvendi, i nj\u00ebjti duhet t\u00eb shpallet edhe nga presidenti i Republik\u00ebs. Pas k\u00ebsaj, ligji hyn n\u00eb fuqi, 15 dit\u00eb pas publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse, n\u00eb vet\u00eb ligjin nuk p\u00ebrcaktohet ndryshe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bizneset t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebsuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet t\u00eb presin edhe miratimin e Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb zbatuari Pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike. Nj\u00eb nga bizneset q\u00eb ka p\u00ebsuar humbje financiare p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb fabrika e vajit \u201cInter-Company\u201d nga Podujeva. Pronari i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-63326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63326\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}