{"id":63907,"date":"2020-08-14T14:54:14","date_gmt":"2020-08-14T14:54:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=63907"},"modified":"2020-08-14T14:54:14","modified_gmt":"2020-08-14T14:54:14","slug":"qeveria-hap-kufijte-me-tri-shtetet-fqinje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-hap-kufijte-me-tri-shtetet-fqinje\/","title":{"rendered":"Qeveria hap kufijt\u00eb me tri shtetet fqinje"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, n\u00eb pajtim me Rregulloren e Pun\u00ebs, ka mbajtur mbledhje korresponduese, e 24-ta me radh\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente t\u00eb tjera t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Qeveria i ka proceduar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs mendimin lidhur me nism\u00ebn legjislative p\u00ebr Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Festat Zyrtare n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. N\u00eb mendimin e Qeveris\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb opinionet e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Departamentit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb. Sipas proceduarave p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb gjitha institucionet e lartcekura i kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fush\u00ebveprimit p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e vler\u00ebson nism\u00ebn legjislative t\u00eb iniciuar nga deputet\u00ebt propozues t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr miratimin e Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr festat zyrtare n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs krijohet baza ligjore p\u00ebr sh\u00ebnimin e Dit\u00ebs s\u00eb Egjiptian\u00ebve m\u00eb 24 qershor, si dit\u00eb memoriale.<\/p>\n<p>Qeveria e konsideron t\u00eb nevojshme q\u00eb ky projektligj duhet t\u00eb plot\u00ebsohet dhe ndryshohet dhe neni 4 t\u00eb fshihet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe t\u00eb riformulohet si n\u00eb vijim: \u201cKur dit\u00ebt e festave zyrtare t\u00eb cekura n\u00eb nenin 2 t\u00eb k\u00ebtij ligji bien dit\u00ebn e shtun\u00eb ose t\u00eb diel, nuk do t\u00eb jen\u00eb dit\u00eb pushimi dit\u00ebt pasardh\u00ebse t\u00eb pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mendimi i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs edhe p\u00ebr nism\u00ebn legjislative p\u00ebr Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Qeveria ka marr\u00eb opinionet e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Departamentit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fush\u00ebveprimit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb tyre. Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e vler\u00ebson nism\u00ebn legjislative t\u00eb iniciuar nga deputet\u00ebt propozues t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr miratimin e Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs por e konsideron si jo t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin dhe procedurat e organizimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs konsideron se kjo nism\u00eb legjislative duhet t\u00eb adresoj\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb identifikuar si parregullsi gjat\u00eb monitorimit t\u00eb proceseve zgjedhore nga organizatat monitoruese nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendase.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb miratuar Projektligji p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Asociacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim lidhur me Financimin e Programit \u2013 Nxitja dhe Levimi i Mund\u00ebsive p\u00ebr Sigurimin e Ujit. Projektligji synon t\u00eb ratifikoj\u00eb marr\u00ebveshjen  e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 korrik 2020 dhe i siguron Kosov\u00ebs nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn prej 25,100,000 euro.<\/p>\n<p>Miratimin e Qeveris\u00eb e ka marr\u00eb edhe vendimi p\u00ebr Riorganizimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim Ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas vendimit em\u00ebrtimi ndryshohet n\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar p\u00ebr Ekonomi dhe Investime dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga:<\/p>\n<p>1.     Kryeministri, kryesues;<\/p>\n<p>2.     Ministri i Ekonomis\u00eb dhe Ambientit;<\/p>\n<p>3.     Ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb;<\/p>\n<p>4.     Ministrja e Financave;<\/p>\n<p>5.     Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural;<\/p>\n<p>6.     Ministri i Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale;<\/p>\n<p>7.     Ministri i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs;<\/p>\n<p>8.     Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>9.     Ministri i Infrastruktur\u00ebs;<\/p>\n<p>10.  Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs;<\/p>\n<p>11.   Ministri i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal<\/p>\n<p>12.  Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>13.  Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>14. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Investimeve dhe P\u00ebrkrahjes s\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb Kosov\u00eb;<\/p>\n<p>15.   Guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>16.  Udh\u00ebheq\u00ebsi i Zyr\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim n\u00eb Kosov\u00eb;<\/p>\n<p>17.  Udh\u00ebheq\u00ebsi i Zyr\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb;<\/p>\n<p>18.   P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb\/Komisionit Evropian;<\/p>\n<p>19.   Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\/USAID;<\/p>\n<p>20.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv e Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>21.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb;<\/p>\n<p>22.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Biznesit;<\/p>\n<p>23.  Kryetari i Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Od\u00ebs Ekonomike Gjermano-Kosovare;<\/p>\n<p>24. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Od\u00ebs s\u00eb Afarizmit t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>25.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i K\u00ebshillit t\u00eb Investitor\u00ebve Evropian\u00eb;<\/p>\n<p>26.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv  i Klubit t\u00eb Prodhuesve Kosovar\u00eb;<\/p>\n<p>27.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ekonomik t\u00eb Grave;<\/p>\n<p>28.Kryetarja e Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Dhom\u00ebs Ekonomike t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs-G7<\/p>\n<p>29.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Shoqat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrpunuesve t\u00eb Drurit;<\/p>\n<p>30.  Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar vendimin p\u00ebr mbulimin e primit t\u00eb polic\u00ebs s\u00eb sigurimit kufitar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt dhe t\u00eb huajt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Qeveria do t\u00eb subvencionoj\u00eb polic\u00ebn e sigurimit nj\u00eb mujor\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar brenda periudh\u00ebs 01.08.2020 \u2013 31.12.2020. Me po k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb themeluar Grupi punues nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave t\u00eb duhura dhe p\u00ebrgatitjen e kushteve p\u00ebr aplikim n\u00eb kartonin e gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin p\u00ebr nivelin e ekzekutimit t\u00eb projekteve t\u00eb financuara nga huamarrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik n\u00eb dat\u00ebn 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb e nj\u00ebqind e nj\u00ebzetmij\u00eb euro, prej t\u00eb cilave 426.62 milion\u00eb 137 euro jan\u00eb borxh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa 884.51 milion\u00eb borxh i brendsh\u00ebm. Kjo p\u00ebrb\u00ebn 18.17 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Prodhimit Vendor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb miratuar edhe vendimi p\u00ebr hapjen e kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe me Republik\u00ebn e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit  p\u00ebr themelimin e Agjencis\u00eb p\u00ebr Integrim Evropian n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situat\u00ebn e krijuar pas riorganizimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shuarjes s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Integrimeve Evropiane. Duke vler\u00ebsuar se procesi i integrimeve evropiane p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb jetik dhe duke pasur parasysh nevoj\u00ebn e koordinimit t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit p\u00ebr Integrime Evropiane.<\/p>\n<p>Edhe Koncept dokumenti p\u00ebr s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse ka marr\u00eb miratimin e Qeveris\u00eb n\u00eb mbledhjen e sotme. Ky koncept rekomandon plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit aktual p\u00ebr s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse, me t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb menaxhim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse nga ana e profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe parandalimin, zvog\u00eblimin e rrezikut dhe t\u00eb p\u00ebrhapjes si dhe trajtimin e adekuat t\u00eb s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse. Plot\u00ebsim ndryshimet do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb edhe themelimin e organeve koordinuese p\u00ebr menaxhimin dhe luftimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse n\u00eb republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr aprovimin e kritereve p\u00ebr financim t\u00eb projekteve t\u00eb komunave  nga programi komunal p\u00ebr zhvillim t\u00eb infrastruktur\u00ebs socio ekonomike. Financimet do t\u00eb bazohen n\u00eb k\u00ebto kritere: S\u00eb paku nj\u00eb takim publik i mbajtur me qytetar\u00eb gjat\u00eb vitit 2019 (vler\u00ebsohet me 20 pik\u00eb); S\u00eb paku 10 mbledhje t\u00eb mbajtura nga kuvendet komunale gjat\u00eb viti 2019 (vler\u00ebsohen me 20 pik\u00eb); Funksionimi i komiteteve te p\u00ebrhershme n\u00eb komun\u00eb (vler\u00ebsohet me 20 pik\u00eb); Realizimi i Buxhetit p\u00ebr vitin 2019, n\u00eb minimum prej 50 p\u00ebr qind (vler\u00ebsohet me 20 pik\u00eb); Vler\u00ebsimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb akteve t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin n\u00eb fuqi (vler\u00ebsohet m\u00eb 20 pik\u00eb. Komunat q\u00eb realizojn\u00eb mbi 60% t\u00eb kritereve p\u00ebrzgjidhen si konkurrent\u00eb potenciale p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve, nd\u00ebrsa projekt propozimet duhet t\u00eb jen\u00eb projekte kapitale dhe infrastrukturore deri n\u00eb shum\u00ebn prej 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me vendimin e aprovuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb autorizuar Ministri i  Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb plot\u00ebsim \u2013 ndryshimin e Udh\u00ebzimit Administrativ p\u00ebr Organizimin, struktur\u00ebn, p\u00ebrcaktimin e sh\u00ebrbimeve dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Institucioneve t\u00eb Kujdesit Par\u00ebsor Sh\u00ebndet\u00ebsor duke tejkaluar procedurat q\u00eb p\u00ebrcaktohen me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Rregulloren p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Ligjor Qeveritar. Plot\u00ebsim ndryshimet do t\u2019u mund\u00ebsonin institucioneve t\u00eb kujdesit par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor  n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb testojn\u00eb p\u00ebr prani t\u00eb antigjeneve t\u00eb SARS-CoV 2 ose t\u00eb antitrupave ndaj SARS-CoV 2.\/gazetametro\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, n\u00eb pajtim me Rregulloren e Pun\u00ebs, ka mbajtur mbledhje korresponduese, e 24-ta me radh\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente t\u00eb tjera t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive kushtetuese dhe ligjore. Qeveria i ka proceduar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs mendimin lidhur me nism\u00ebn legjislative [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-63907","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63907\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}