{"id":64065,"date":"2020-08-17T11:07:37","date_gmt":"2020-08-17T11:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=64065"},"modified":"2020-08-17T11:07:37","modified_gmt":"2020-08-17T11:07:37","slug":"komisioni-evropian-ne-vjeshte-e-rikonfirmon-se-kosova-i-ka-permbushur-kushtet-per-vizat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/komisioni-evropian-ne-vjeshte-e-rikonfirmon-se-kosova-i-ka-permbushur-kushtet-per-vizat\/","title":{"rendered":"\u201cKomisioni Evropian n\u00eb vjesht\u00eb e rikonfirmon se Kosova i ka p\u00ebrmbushur kushtet p\u00ebr vizat\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojn\u00eb se Kosova i ka p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave dhe se liberalizimi duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Por, nuk kan\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb se kur do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rend dite vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kan\u00eb k\u00ebrkuar disa shtete an\u00ebtare ndonj\u00eb raport t\u00eb ri p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve nga ana e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Komisioni Evropian kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se se sa i p\u00ebrket liberalizimit t\u00eb vizave, \u201cKomisioni Evropian q\u00ebndron prapa vler\u00ebsimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 se Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se a do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb raport t\u00eb ri, ky Komision ka th\u00ebn\u00eb se raporton rregullisht n\u00eb raportet vjetore t\u00eb progresit p\u00ebr suksesin e Kosov\u00ebs n\u00eb fushat e ndryshme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura edhe me kriteret p\u00ebr liberalizim.<\/p>\n<p>Raporti i fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte ai i vitit 2019 dhe n\u00eb t\u00eb Komisioni kishte p\u00ebrs\u00ebritur vler\u00ebsimin se Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret.<\/p>\n<p>Burimet diplomatike n\u00eb Bruksel kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Komisioni n\u00eb vjesht\u00eb, kur do t\u00eb nxjerr\u00eb paket\u00ebn e zgjerimit dhe raportet vjetore t\u00eb progresit p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb to do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe vler\u00ebsimin rreth p\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve p\u00ebr liberalizim vizash nga ana e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, thon\u00eb burimet n\u00eb Bruksel, pritet q\u00eb Komisioni t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret e nevojshme dhe se Komisioni e mban rekomandimin q\u00eb vizat t\u00eb hiqen p\u00ebr udh\u00ebtimin e shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe vendet tjera t\u00eb zon\u00ebs Shengen, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb an\u00ebtare formale t\u00eb BE-s\u00eb si: Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Litenshtajni.<\/p>\n<p>Nga disa burime diplomatike \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar se disa shtete t\u00eb cilat hezitojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me Franc\u00ebn \u2013 k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse Kosova vazhdon t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb kushtet apo jo. K\u00ebto vende kan\u00eb disa v\u00ebrejtje n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe disa shqet\u00ebsime p\u00ebr numrin e azilk\u00ebrkuesve nga Kosova, i cili, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl, megjithat\u00eb ekziston, sidomos n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian po ashtu vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb liberalizimin e vizave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian i jan\u00eb drejtuar Presidenc\u00ebs Gjermane q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb rend dite dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb hiqen vizat. Ata kan\u00eb rikujtuar se Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajon q\u00eb nuk e g\u00ebzon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesa e vetme p\u00ebr liberalizim vizash tash q\u00ebndron te vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb cilat, me shumic\u00eb t\u00eb kualifikuar duhet t\u00eb vendosin n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme Gjermane kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Gjermania vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs n\u00eb vitet e fundit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen t\u00eb gjitha kriteret, sidomos ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Por, t\u00eb nj\u00ebjtat burime rikujtojn\u00eb se vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb merret n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj, Gjermania mb\u00ebshtet Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e realizimit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim tashm\u00eb kemi pasur bisedime n\u00eb nivel ekspert\u00ebsh mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ekspert\u00ebve t\u00eb Ministrive Federale t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Brendshme gjermane ku kemi diskutuar t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura\u201d ka th\u00ebn\u00eb ky burim.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Jashtme gjermane kan\u00eb rikujtuar edhe nj\u00eb prononcim t\u00eb ministrit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, Michael Roth para nj\u00eb muaji, ku ai ka th\u00ebn\u00eb se sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs \u201csi BE duhet t\u00eb zbatojm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi premtuar dhe m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e liberalizimit t\u00eb vizave\u201d.<\/p>\n<p>Burimet diplomatike n\u00eb BE vler\u00ebsojn\u00eb \u00eb se ende ka gjasa q\u00eb liberalizimi i vizave t\u00eb ndodh\u00eb para fundit t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00ebse Gjermania, e cila ka kryesimin e radh\u00ebs t\u00eb Presidenc\u00ebs evropiane, angazhohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb gjat\u00eb vjesht\u00ebs. Edhe pse \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb sigurohet shumica e kualifikuar n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb, gjithsesi do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb sigurohet heqja e kund\u00ebrshtimit t\u00eb Franc\u00ebs dhe Holand\u00ebs, dy shteteve t\u00eb cilat deri m\u00eb tash kan\u00eb hezituar m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.\/rel\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojn\u00eb se Kosova i ka p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave dhe se liberalizimi duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Por, nuk kan\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb se kur do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rend dite vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kan\u00eb k\u00ebrkuar disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64067,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64065","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64065","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64065\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}