{"id":64111,"date":"2020-08-18T16:37:20","date_gmt":"2020-08-18T16:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=64111"},"modified":"2020-08-18T16:37:20","modified_gmt":"2020-08-18T16:37:20","slug":"ne-shkolle-a-ne-shtepi-ku-do-te-zhvillohet-mesimi-ne-shtator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-shkolle-a-ne-shtepi-ku-do-te-zhvillohet-mesimi-ne-shtator\/","title":{"rendered":"N\u00eb shkoll\u00eb a n\u00eb sht\u00ebpi: Ku do t\u00eb zhvillohet m\u00ebsimi n\u00eb shtator?"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs dhe drejtorit\u00eb Komunale t\u00eb Arsimit ende nuk kan\u00eb nj\u00eb vendim final p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor n\u00eb koh\u00ebn kur vendi po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me pandemin\u00eb koronavirus.<\/p>\n<p>Ata gjat\u00eb nj\u00eb takimi sot kan\u00eb diskutuar lidhur me opsionet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vazhdimit t\u00eb procesit m\u00ebsimor, ku nj\u00eb nga propozimet ishte q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb pest\u00ebn t\u00eb kthehen n\u00eb shkoll\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr klasat nga e gjashta deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn dhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb vendosin komunat.<\/p>\n<p>Ministri i Arsimit, Ram\u00eb Likaj, tha me k\u00ebt\u00eb rast se do t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb takim tjet\u00ebr jav\u00ebn e ardhshme, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb sqarohet \u00e7do gj\u00eb sa i p\u00ebrket nisjes s\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor.<\/p>\n<p>Ai tha se po b\u00ebhen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur tri opsioneve p\u00ebr fillimin e procesit m\u00ebsimor, megjithat\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb merret nga Qeveria e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkes\u00eb e cila u p\u00ebrkrah edhe nga drejtor\u00ebt e DKA-ve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kisha propozuar q\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar ta marr\u00eb p\u00ebrmes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb me master-plan, me propozime konkrete, t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb qeveri dhe qeveria t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, nd\u00ebrsa ne kemi p\u00ebr obligim ta zbatojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ministri Likaj tha se jan\u00eb duke punuar q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb edhe rreth 1 mij\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs ndihm\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i ndihmojn\u00eb arsimtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim mori pjes\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs Besnik Tahiri, i cili tha se Qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim i cili do t\u00eb jet\u00eb ekzekutiv dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin e arsimit.<\/p>\n<p>\u201cSi Qeveri ne duhet t\u00eb marrim nj\u00eb vendim, vendim i cili do t\u00eb jet\u00eb ekzekutiv dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin e arsimit. Po ashtu, e dini se duhet t\u00eb miratohet nj\u00eb master-plan me tri opsione q\u00eb pak a shum\u00eb jan\u00eb diskutuar dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pakos p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike jemi duke punuar q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite t\u00eb vendosen parametrat p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb k\u00ebtij sektori\u2026Do t\u00eb p\u00ebrpilojm\u00eb nj\u00eb stimulim financiar, i cili do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb zbatimin e k\u00ebtij procesi. Po ashtu, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim se si dhe n\u00eb \u00e7\u2018mas\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar buxheti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tepric\u00ebs s\u00eb buxhetit t\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet dhe t\u00eb shpenzohet p\u00ebr arsimin primat q\u00eb ju e udh\u00ebhiqni\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs Sazan Ibrahimi, tha se n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb ka zhvilluar me kryetar\u00ebt e Komunave dhe drejtor\u00ebt e Arsimit kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb vendimmarrje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se si do t\u00eb zhvillohet procesi m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>\u201cKryetar\u00ebt kan\u00eb shfaqur gatishm\u00ebri q\u00eb procesi m\u00ebsimor 2020\/2021 t\u00eb filloj\u00eb me koh\u00eb, gjithashtu i kan\u00eb p\u00ebrkrahur modulet t\u00eb cilat jan\u00eb prezantuar nga ministri Likaj, por kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb vendimmarrje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, sepse koha \u00ebsht\u00eb duke u ofruar dhe t\u00eb gjitha proceset rreth fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor nd\u00ebrlidhen edhe me financa. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mund t\u00eb themi q\u00eb edhe n\u00eb bashk\u00ebbisedim me kolegjiumin e drejtor\u00ebve t\u00eb Arsimit, por edhe me kryetar\u00ebt e komunave, komunat jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr fillimin e procesit m\u00ebsimor dhe q\u00eb besojm\u00eb q\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme do t\u00eb kemi nj\u00eb plan t\u00eb veprimit, t\u00eb cilit duhet t\u2019i shtohet edhe buxheti p\u00ebr modulet, t\u00eb cilat mund t\u00eb zbatohen n\u00eb nivelin lokal\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha se do t\u00eb mb\u00ebshtesin \u00e7do angazhim p\u00ebr fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor, por paralajm\u00ebroi nd\u00ebrprerje t\u00eb procesit m\u00ebsimor n\u00ebse n\u00eb shkolla nuk do t\u00eb ket\u00eb kushte higjienike dhe masa mbrojt\u00ebse p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi p\u00ebr cilindo version q\u00eb p\u00ebrmendet edhe pse sot m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb thirrur dhe t\u00eb prir\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb shkolla, qoft\u00eb s\u00eb paku me k\u00ebt\u00eb versionin e kthimit t\u00eb pjessh\u00ebm. Por, SBASHK-u ka qen\u00eb kund\u00ebr se me rishikimin e buxhetit pik\u00ebrisht MASH t\u00eb nd\u00ebshkohet me shkurtim buxheti, kur ky vit i ri shkollor k\u00ebrkon mjete m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb ishin parapar\u00eb me buxhetin paraprak. SBASHK-u e thot\u00eb publikisht dhe t\u00eb mos hidh\u00ebrohet askush, protokollet q\u00eb n\u00ebnshkruhen ne do t\u2019i p\u00ebrcjellim p\u00ebrmes kryetar\u00ebve n\u00eb shkolla dhe n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se protokollet nuk po respektohen, se nuk po mbahet higjiena, se nuk ka mjete dezinfektuese, nuk ka mjete mbrojt\u00ebse p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe nx\u00ebn\u00ebsit ne do ta th\u00ebrrasim K\u00ebshillin drejtues, dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb apel q\u00eb m\u00ebsimi i till\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpritet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Jashari tha se SBASHK-u nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u2019iu shtohen normat, p\u00ebr \u00e7ka tha se \u00e7do l\u00ebvizje me normat nuk do ta pranojn\u00eb dhe do ta kund\u00ebrshtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu, ka k\u00ebrkuar q\u00eb sipas mund\u00ebsive t\u00eb testohen m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit para fillimit t\u00eb procesit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Kthimin n\u00eb objektet shkollore e kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe nga K\u00ebshilli i Prind\u00ebrve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi nga ky K\u00ebshill Burim Bruqaj, tha se si prind\u00ebr e mb\u00ebshtesim kthimin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla pasi m\u00ebsimi online nuk ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb mbahet m\u00ebsimi n\u00eb shkolla, sepse e kemi pa q\u00eb m\u00ebsimin online nuk ka rezultuar i suksessh\u00ebm, qoft\u00eb me munges\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb informative q\u00eb ka pasur nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb nuk ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin online, qoft\u00eb edhe t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve q\u00eb ka prej tyre q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb aktiv apo pjes\u00ebrisht aktiv. Ne shpresojm\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb kthehen n\u00eb shkolla, sidomos n\u00ebse nuk ka mund\u00ebsi nivelet tjera, s\u00eb paku prej klas\u00ebs 1 deri n\u00eb 5, t\u00eb cil\u00ebt domosdo duhet t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb bankave shkollore, kuptohet me shkolla t\u00eb pastra, t\u00eb dezinfektuara, me maska dor\u00ebza, distanc\u00eb sociale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edhe drejtor\u00ebt komunal\u00eb t\u00eb Arsimit e kan\u00eb p\u00ebrkrahur iden\u00eb p\u00ebr kthimin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla, qoft\u00eb p\u00ebrmes skenarit A, q\u00eb parasheh kthimin n\u00eb shkolla me masa parandaluese, apo skenarin B q\u00eb n\u00ebnkupton rikthimin e pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje u diskutua edhe p\u00ebr organizimin e testit t\u00eb matur\u00ebs. Ministri Likaj tha se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky test t\u00eb mbahet ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn 29 gusht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs dhe drejtorit\u00eb Komunale t\u00eb Arsimit ende nuk kan\u00eb nj\u00eb vendim final p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor n\u00eb koh\u00ebn kur vendi po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me pandemin\u00eb koronavirus. Ata gjat\u00eb nj\u00eb takimi sot kan\u00eb diskutuar lidhur me opsionet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vazhdimit t\u00eb procesit m\u00ebsimor, ku nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64111","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64111\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}