{"id":64454,"date":"2020-08-26T09:07:17","date_gmt":"2020-08-26T09:07:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=64454"},"modified":"2020-08-26T09:07:17","modified_gmt":"2020-08-26T09:07:17","slug":"publikohet-ligji-per-pandemine-keto-jane-te-gjitha-masat-dhe-gjobat-per-shkelesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/publikohet-ligji-per-pandemine-keto-jane-te-gjitha-masat-dhe-gjobat-per-shkelesit\/","title":{"rendered":"Publikohet ligji p\u00ebr pandemin\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha masat dhe gjobat p\u00ebr shkel\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb publikuar n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji p\u00ebr Pandemin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb votuar nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj parashihet rregullimi i an\u00ebs ligjore p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsuara edhe gjobat me t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebnohen qytetar\u00ebt n\u00eb rast se veprojn\u00eb ndesh me ligjin.<\/p>\n<p>Me 500 euro gjob\u00eb do t\u00eb d\u00ebnohet personi q\u00eb nuk e respekton vendimin p\u00ebr kufizim t\u00eb qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe automjeteve n\u00eb koh\u00ebn e caktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj thuhet tutje se drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent p\u00ebr kufizimin e qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe automjeteve sipas orarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 200 euro.<\/p>\n<p>Ai person q\u00eb nuk e  respekton vendimin e Organit Kompetent p\u00ebr kufizimin e qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe automjeteve sipas orarit t\u00eb caktuar, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 200 euro.<\/p>\n<p>\u201cPersoni juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent p\u00ebr krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distanc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb hap\u00ebsirat n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs d\u00ebnohen me gjob\u00eb prej pes\u00ebqind (500) euro, nd\u00ebrsa personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i personit juridik d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej dyqind (200) euro\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Me nga 35 euro gjob\u00eb do t\u00eb d\u00ebnohen edhe ata persona q\u00eb nuk mbajn\u00eb maska, apo nuk respektojn\u00eb distanc\u00ebn fizike.<\/p>\n<p>\u201cPersoni fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent p\u00ebr mbajtjen e mask\u00ebs, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej tridhjet\u00ebepes\u00eb (35) euro. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent p\u00ebr mbajtjen e distanc\u00ebs fizike, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej tridhjet\u00ebepes\u00eb (35) euro\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj jan\u00eb t\u00eb parapara edhe d\u00ebnime p\u00ebr personat q\u00eb kryejn\u00eb aktivitete q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndaluara n\u00eb mjedise private dhe publike.<\/p>\n<p>Me 2 mij\u00eb euro gjob\u00eb d\u00ebnohet personi q\u00eb organizon aktivitete t\u00eb ndaluara me vendim t\u00eb Organit Kompetent nd\u00ebrkaq personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i personit juridik d\u00ebnohet me gjob\u00eb me 2000 euro.<\/p>\n<p>\u201cPersoni fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike t\u00eb ndaluara me vendim t\u00eb organit kompetent, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. Hyrja e personave fizik t\u00eb paautorizuar n\u00eb ambientet e ve\u00e7anta p\u00ebrfshir\u00eb por pa u kufizuar n\u00eb: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hap\u00ebsirat sh\u00ebndet\u00ebsore, ku \u00ebsht\u00eb e ndaluar hyrja\/dalja pa vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej nj\u00ebqind (100) euro\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dyshuar apo konfirmuar me COVID 19 mund t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb rast se nuk e respekton izolimin dhe karantin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPersoni i cili ka obligim t\u00eb izolohet apo karantinohet p\u00ebr afatin e p\u00ebrcaktuar kohor nga organi kompetent si nj\u00eb mas\u00eb parandaluese p\u00ebr mosp\u00ebrhapjen e infeksionit t\u00eb shkaktuar nga COVID\u201319 dhe nuk i zbaton urdhrat e dh\u00ebn\u00eb nga organet kompetente d\u00ebnohet me gjob\u00eb: 1.1. Personi i vendosur n\u00eb izolim apo karantin\u00eb sipas vendimit t\u00eb organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e p\u00ebrcaktuara gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb izolim\/karantin\u00eb apo tenton t\u00eb largohet nga izolimi\/karantina d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej pes\u00ebqind (500) euro si dhe rikthimin n\u00eb izolim apo karantinim; 1.2. Personi i cili hyn n\u00eb zon\u00ebn karantin\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk izolohet apo karantinohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me vendim t\u00eb organit kompetent, d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej pes\u00ebqind (500) euro\u201d.<\/p>\n<p>Personi i cili vjen nga zona karantin\u00eb dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent p\u00ebr izolim apo karantinim t\u00eb detyruesh\u00ebm d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 150 euro, nd\u00ebrsa, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantin\u00ebs e p\u00ebrcaktuar me vendim t\u00eb organit kompetent, pa leje p\u00ebrkat\u00ebse d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 150 euro.<\/p>\n<p>Me nga 500 euro nd\u00ebrkaq do t\u00eb d\u00ebnohen t\u00eb gjith\u00eb ata persona q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk e deklarojn\u00eb vendin e origjin\u00ebs nga vijn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPersoni i cili hyn n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale dhe nuk deklaron vendin e origjin\u00ebs prej nga vjen si dhe nuk vepron sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb organeve kompetente ose refuzon ti n\u00ebnshtrohet masave t\u00eb kontrollit t\u00eb detyruesh\u00ebm mjek\u00ebsor dhe izolimit apo karantinimit d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej pes\u00ebqind (500) euro. 2. Personi i cili ka hy n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk deklarohet si dhe nuk iu n\u00ebnshtrohet masave t\u00eb detyruara t\u00eb kontrollit mjek\u00ebsor dhe izolimit apo karantinimit t\u00eb obliguesh\u00ebm d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej pes\u00ebqind (500) euro si mas\u00eb shtes\u00eb p\u00ebrpos masave ligjore p\u00ebr kalim ilegal t\u00eb kufirit t\u00eb parapar\u00eb me legjislacionin n\u00eb fuqi\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb publikuar n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji p\u00ebr Pandemin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb votuar nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj parashihet rregullimi i an\u00ebs ligjore p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsuara edhe gjobat me t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebnohen qytetar\u00ebt n\u00eb rast se veprojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64454","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64454\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}