{"id":66297,"date":"2020-09-26T10:18:48","date_gmt":"2020-09-26T10:18:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=66297"},"modified":"2020-09-26T10:18:48","modified_gmt":"2020-09-26T10:18:48","slug":"isa-%e2%80%8bmustafa-tregon-pse-u-hoqen-vijat-e-kuqe-ndaj-pdk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/isa-%e2%80%8bmustafa-tregon-pse-u-hoqen-vijat-e-kuqe-ndaj-pdk-se\/","title":{"rendered":"Isa \u200bMustafa tregon pse u hoq\u00ebn vijat e kuqe ndaj PDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb biseduar p\u00ebr nj\u00eb qeveri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka hequr t\u00eb gjitha vijat e kuqe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK).<\/p>\n<p>I pari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, thot\u00eb se vijat e kuqe ndaj PDK-s\u00eb u hoq\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhje, derisa gjat\u00eb nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KP, ai ka folur edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e postit t\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Mustafa ka folur edhe p\u00ebr aktakuzat e ngritura nga Gjykata Specialja e p\u00ebr \u00e7ka tashm\u00eb ka nisur edhe arrestimet e para. Ai tregoi se pse nd\u00ebrroi q\u00ebndrim rreth mini-shengenit, ku theksoi se \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket disa elementeve t\u00eb mini-shengenit, un\u00eb vazhdoj t\u00eb jemi i kujdessh\u00ebm aty q\u00eb n\u00eb implementim t\u00eb mini-shengenit. Ne mos t\u00eb futemi q\u00eb ta institucionalizojm\u00eb mini-shengenin si nj\u00eb form\u00eb organizative t\u00eb k\u00ebtyre vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb akoma Mali i Zi dhe Bosnja por jan\u00eb vendet e tjera, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova ve\u00e7mas kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor sepse un\u00eb nuk e kam pranuar m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb ne ta kemi nj\u00eb treg t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por q\u00eb ne jemi pjes\u00eb e tregut unik t\u00eb BE. Nd\u00ebrkaq sa i p\u00ebrket leht\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes, t\u00eb qarkullimit t\u00eb mallrave, t\u00eb njer\u00ebzve mendoj q\u00eb neve na p\u00ebrshtatet dhe na b\u00ebn\u00eb mir\u00eb. Themi si koncept i zon\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomike q\u00eb kemi pas diskutuar n\u00eb procesin e Berlinit e q\u00eb tash ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb m\u00eb emrin si mini-shengen\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Mustafa thot\u00eb se marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar n\u00eb Uashington m\u00eb 4 shtator mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e ku si pik\u00eb ishte edhe mini-shengeni u pranua shkak i besimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu nuk mund t\u00eb pajtohemi me unionin doganor sepse edhe ajo na bie n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me vendet e tjera sepse edhe ne duhet ta bartim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vendet e tjera dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb dhe as nuk ka nevoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb askush tjet\u00ebr. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pranuar dhe e ka th\u00ebn\u00eb edhe kryeministri edhe un\u00eb mendoj q\u00eb ashtu \u00ebsht\u00eb dhe e kemi pranuar n\u00eb Uashington p\u00ebr shkak se kan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe ne kemi pas besim n\u00eb ta dhe mund ta them lirisht se un\u00eb nuk e kam pranuar sa e kemi diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje themi n\u00eb procesin e Berlinit sepse nuk \u00ebsht\u00eb shtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb dhe takimeve q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebsaj\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Mustafa po ashtu komentoi edhe q\u00ebndrimet e Vjosa Osmanit kund\u00ebr LDK-s\u00eb, derisa tregon n\u00ebse ka ende vende p\u00ebr at\u00eb n\u00eb partin\u00eb q\u00eb Mustafa udh\u00ebheq.<\/p>\n<p>Derisa ka folur p\u00ebr propozim aktakuzat ndaj t\u00eb parit t\u00eb vendit, Hashim Tha\u00e7i dhe kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Kadri Veseli, Mustafa thot\u00eb se kjo mund t\u2019i sjell\u00eb para nj\u00eb situate t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e ku thekson se nuk duhet t\u00eb mendohet p\u00ebr interesa partiake por p\u00ebr ato t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Mustafa ka shtuar se ka besim n\u00eb luft\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse nuk kemi biseduar nuk mund t\u00eb them pranohet apo jo, por ajo \u00e7ka un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb publikisht, \u00ebsht\u00eb se vijat e kuqe ne t\u00eb cilat i kemi v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara ato vija t\u00eb kuqe tani duhet t\u2019i heqim edhe n\u00eb situat\u00ebn e tanishme por edhe kur t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr arsye se shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb po mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjidhje, duke izoluar ose duke dh\u00ebn\u00eb ndalesa t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb disa subjekte politik, sidomos tani situata e cila u krijua para nj\u00eb kohe me paralajm\u00ebrimin e aktakuzave kund\u00ebr presidentit t\u00eb vendit dhe kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, na sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ku ne duhet m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vendit sesa p\u00ebr t\u00eb lidhemi vet\u00ebm p\u00ebr interesa partiake. Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i komentoj ato sepse duhet t\u00eb mbesin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se ne duhet t\u00eb kemi besim n\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb apelojm\u00eb q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandikuar dhe q\u00eb ta v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend. Un\u00eb kam besim t\u00eb madh n\u00eb luft\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e shoh q\u00eb gjykata mund ta njollos\u00eb p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb saj k\u00ebt\u00eb luft\u00eb\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Ani pse Vet\u00ebvendosje ka k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e PDK-s\u00eb p\u00ebr mocionin ndaj Qeveris\u00eb Hoti, Mustafa ka th\u00ebn\u00eb nuk sheh ndonj\u00eb p\u00ebrkrahje ndaj nism\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PDK-s\u00eb, kam par\u00eb deklarata t\u00eb PDK-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk japin n\u00ebnshkrimet p\u00ebr mocion sepse nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimet as ne kur e kemi b\u00ebr\u00eb mocionin p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb Kurti. [\u2026] Shtohet pyetja a ka nevoj\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb humbet koncentrimi p\u00ebr luftimin e pandemis\u00eb dhe po ashtu t\u00eb nd\u00ebrpritet dialogu i cili ka filluar dhe i cili ka shanse q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllet dhe p\u00ebrfundimisht un\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrkrahjeje q\u00eb tani p\u00ebr tani mund ta ket\u00eb mocioni i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Mustafa ka mohuar t\u00eb ket\u00eb pasur luhatje t\u00eb koalicionit LDK-AAK e Nisma Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb flas p\u00ebr luhatje sepse nuk kemi pas asnj\u00eb informim apo deklarat\u00eb q\u00eb m\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mua si udh\u00ebheq\u00ebs i k\u00ebtij koalicioni, sepse jemi partia m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion q\u00eb dikush po t\u00ebrhiqet, ka pas v\u00ebrejtje, pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb cilat jan\u00eb shprehur publikisht, mir\u00ebpo k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat m\u00ebnyr\u00eb natyrshme duhet t\u2019i marrim sepse edhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, edhe v\u00ebrejtjet jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs demokratike. Ne praktikojm\u00eb t\u00eb konsultohemi me zotin Haradinaj e Limaj por edhe me Pacollin sepse ai edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i ky\u00e7ur n\u00eb Qeveri, ai e ka p\u00ebrkrahur k\u00ebt\u00eb qeveri dhe meriton q\u00eb t\u00eb konsultohet dhe kemi praktikuar q\u00eb t\u00eb kemi lidhje me t\u00eb p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje si dhe subjekte t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb partit\u00eb joshumic\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Jam i bindur q\u00eb mospajtimet, ndarjet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se sa ato nganj\u00ebher\u00eb prezantohen dhe shihen n\u00eb opinion\u201d, deklaroi Mustafa p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe publikisht kreu i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, deklaroi se do t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr president kur do t\u00eb vij\u00eb koha e zgjedhjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post. Por, Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb marr\u00eb vesh p\u00ebr poste dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbet\u00ebt t\u00eb flitet m\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cKur e kemi b\u00ebr\u00eb koalicionin ne nuk jemi marr\u00eb vesh, ose nuk kemi diskutuar fare p\u00ebr postin e presidentit. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se me votat t\u00eb cilat ne i kemi llogaritur q\u00eb do t\u00eb kemi si koalicion qeveris\u00ebs nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb presidentin[\u2026]Ne si LDK nuk kemi pretendime q\u00eb ta kemi edhe pozit\u00ebn e kryeministrit dhe at\u00eb t\u00eb presidentit, por vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb gjer\u00eb edhe me partit\u00eb e koalicionit, edhe me PDK-n\u00eb, edhe me Vet\u00ebvendosjen, sepse pa nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre dy partive politike nuk mund t\u00eb zgjidhet presidenti. Nuk e di se cila prej tyre ka pretendime p\u00ebr presidentin m\u00eb shum\u00eb, kush ka kandidat\u00eb q\u00eb do t\u2019i propozoj\u00eb por po ashtu e di q\u00eb kjo problemi nuk mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm me kandidatura por do t\u00eb zgjidhet n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb ku subjektet politike do t\u00eb flasin dhe do ta trajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrmjet vete. Ne nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb themi se po t\u00ebrhiqemi nga posti i kryeministrit sepse dikush ka ambicie t\u00eb b\u00ebhet president\u201d, thekson Mustafa.<\/p>\n<p>Mustafa gjat\u00eb intervist\u00ebs ka folur edhe p\u00ebr q\u00ebndrimet e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila n\u00eb zgjedhjet e fundit ishte kandidate p\u00ebr kryeministre nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafa derisa tha se e ardhmja e Osmanit n\u00eb LDK varet nga ajo, theksoi se nuk e kishte pritur q\u00eb ajo mos ta votoj\u00eb Qeverin\u00eb Hoti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshiron m\u00eb tutje t\u00eb vazhdoj n\u00eb LDK e ka mund\u00ebsin\u00eb e hapur t\u00eb vazhdoj[\u2026]Nuk kemi pritur q\u00eb zonja Osmani q\u00eb ne e kemi p\u00ebrkrahur, e kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb fushat\u00eb, ja kemi dh\u00ebn\u00eb besimi n q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kandidate p\u00ebr kryeministre t\u00eb vendit pasi q\u00eb nuk kemi fituar si LDK, un\u00eb vet\u00eb kam insistuar q\u00eb ajo t\u00eb marr\u00eb vendin e kryetares s\u00eb Kuvendit dhe natyrisht q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje hoqi dor\u00eb q\u00eb ta mbaj\u00eb at\u00eb pozit\u00eb dhe ta marrim ne. Mendoj q\u00eb ne \u00e7do gj\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb, dhe \u00e7do gj\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb parimore dhe e kemi p\u00ebrkrahur maksimalisht. Tani n\u00eb qoft\u00eb se zonja Osmani ka menduar q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Vet\u00ebvendosje sesa LDK \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e saj. Por ne kemi dallime me Vet\u00ebvendosje dhe k\u00ebto dallime kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb prishim koalicionin se t\u00eb prishet koalicioni p\u00ebr shkak veprimeve t\u00eb tyre edhe sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit me SHBA dhe shkarkimit ministrit ton\u00eb. Vet\u00eb e kan\u00eb pru situat\u00ebn q\u00eb t\u00eb bie Qeveria dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ne nuk jemi pajtuar me kund\u00ebrshtimin publik q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb zonja Osmani qoft\u00eb p\u00ebr prishje t\u00eb koalicionit, qoft\u00eb me mocionin n\u00eb Kuvend, qoft\u00eb me votimin e Qeveris\u00eb Hoti q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveri e LDK-s\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Osmani\u201d, tha ai. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb biseduar p\u00ebr nj\u00eb qeveri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka hequr t\u00eb gjitha vijat e kuqe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK). I pari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, thot\u00eb se vijat e kuqe ndaj PDK-s\u00eb u hoq\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhje, derisa gjat\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65899,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-66297","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}