{"id":66676,"date":"2020-10-04T10:47:34","date_gmt":"2020-10-04T10:47:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=66676"},"modified":"2020-10-04T10:47:34","modified_gmt":"2020-10-04T10:47:34","slug":"kosova-ne-agjenden-e-keshillit-te-sigurimit-me-21-tetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-ne-agjenden-e-keshillit-te-sigurimit-me-21-tetor\/","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb agjend\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit m\u00eb 21 tetor"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara do t\u00eb mbaj\u00eb takimin informues t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 21 tetor. \u00cbsht\u00eb ky takimi i dyt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, pas atij t\u00eb mbajtur m\u00eb 24 prill.<\/p>\n<p>Rusia drejton aktualisht presidenc\u00ebn mujore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Ambasadori rus pran\u00eb OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se m\u00eb 8 tetor K\u00ebshilli i Sigurimit do t\u00eb mblidhet fizikisht n\u00eb sall\u00ebn e vet, 7 muaj pas mbajtjes s\u00eb takimeve n\u00eb rrug\u00eb virtuale p\u00ebr shkak t\u00eb Covid19. Nuk dihet aktualisht n\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb mbahet takimi p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb muajin prill takimi u zhvillua virtualisht.<\/p>\n<p>Sipas njoftimeve paraprake t\u00eb securitycouncilreport.org i D\u00ebrguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do t\u00eb informoj\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Deri m\u00eb 9 tetor, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit do t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB, Antonio Guterres. Mbi baz\u00ebn e tij, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit p\u00ebrgatisin fjal\u00ebn q\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb takim.<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7iq, n\u00ebnshkruan m\u00eb 4 shtator marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike. N\u00ebnshkrimi u b\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, mbasi delegacionet zhvilluan dy dit\u00eb bisedime n\u00eb prani t\u00eb administrat\u00ebs amerikane. Marr\u00ebveshja fokusohet kryesisht n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike midis dy vendeve dhe rikonfirmon disa nga marr\u00ebveshjet e vendosura m\u00eb par\u00eb, si ajo p\u00ebr vendosjen e transportit hekurudhor dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb autostrade midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Po ashtu \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb me nj\u00eb vit k\u00ebrkimin nga Kosova t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe fushat\u00ebn serbe p\u00ebr t\u00eb bindur vendet q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, q\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb mbrapsht njohjet.<\/p>\n<p>M\u00eb tej marr\u00ebveshjet p\u00ebrmbajn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Izraelin: Kosova dhe Izraeli t\u00eb njohin nj\u00ebri tjetrin, dhe Serbia t\u00eb vendos\u00eb ambasad\u00ebn e vet n\u00eb Jerusalem. Si Kosova ashtu dhe Serbia kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u2019i quajn\u00eb Hezbollah\u00ebt organizat\u00eb terroriste. Kur fol\u00ebn p\u00ebr mediat si Vu\u00e7iq ashtu edhe Hoti dhan\u00eb interpretime t\u00eb ndryshme p\u00ebr marr\u00ebveshjet.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq tha se Serbia nuk ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje trilaterale, por vet\u00ebm marr\u00ebveshje bilaterale me SHBA, q\u00eb nuk p\u00ebrfshin njohjen e nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb aludime p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kurse Hoti, e quajti marr\u00ebveshjen hap p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb arritur tek marr\u00ebveshja finale dhe njohja reciproke.<\/p>\n<p>Bisedimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, t\u00eb drejtuara nga Bashkimi Europian u mbajt\u00ebn n\u00eb muajin korrik, mbas nj\u00eb pushimi 20 mujor\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq dhe Hoti ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dialog n\u00eb takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb mbajtur m\u00eb 10 korrik me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. M\u00eb 7 shtator p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, Josep Borrell, organizoi n\u00eb Bruksel nj\u00eb takim me Vu\u00e7iq-in dhe Hotin. Para takimit, Vu\u010di\u0107 dhe Hoti dhan\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku konfirmuan vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtin\u00eb t\u00eb drejtuar nga BE dhe vun\u00eb theksin n\u00eb prioritetin q\u00eb ka integrimi i vendeve n\u00eb BE. Ata than\u00eb se marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar n\u00eb Uashington mund t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr arritjen e \u201cmarr\u00ebveshjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Europian, Peter Stano shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr vendimin e Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvendos\u00eb ambasad\u00ebn e vet n\u00eb Jeruzalem, vendim q\u00eb bie ndesh me q\u00ebndrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE lidhur me statusin e Jeruzalemit. Si p\u00ebrgjigje ministri i Jasht\u00ebm serb Ivica Da\u00e7iq, tha se vendimi p\u00ebr zhvendosjen e ambasad\u00ebs do t\u00eb diskutohet nga qeveria dhe se vendimi do t\u00eb varet nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb m\u00ebtejshme me Izraelin.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special ngriti nj\u00eb aktakuz\u00eb s\u00eb bashku me Dhomat Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs (KSC) ndaj presidentit Hashim Tha\u00e7i, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte. Tha\u00e7i u mor n\u00eb pyetje nga prokuror\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb, ku u paraqit vullnetarisht m\u00eb 13 korrik. Ai i hodhi posht\u00eb t\u00eb gjitha akuzat. M\u00eb 24 shtator, Zyra e Prokurorit Special arrestoi ish oficerin e U\u00c7K, Salih Mustafa n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebrarresti l\u00ebshuar nga Dhomat Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs. Deri tani asnj\u00eb holl\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr specifik\u00ebn e akuzave t\u00eb ngritura kund\u00ebr Mustaf\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet kryesore dhe mund\u00ebsit\u00eb<\/p>\n<p>Ruajtja e stabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb mbetet shqet\u00ebsimi kryesor i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. K\u00ebshilli i Sigurimit do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb p\u00ebrpjekjet diplomatike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar me dialogun Prishtin\u00eb- Beograd dhe \u00e7do lloj p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshjen finale p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dialogu Beograd- Prishtin\u00eb i organizuar nga BE vazhdon, nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shqet\u00ebson K\u00ebshillin e Sigurimit \u00ebsht\u00eb moszbatimi i marr\u00ebveshjeve ekzistuese, ve\u00e7an\u00ebrisht asaj p\u00ebr ngritjen e komunave serbe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuara nga shumic\u00eb serbe. Me t\u00eb lidhet edhe \u00e7\u00ebshtja e rolit q\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb UNMIK n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjeve ekzistuese. K\u00ebshilli i Sigurimit do t\u00eb ndjek\u00eb nga af\u00ebr zhvillimet q\u00eb lidhen me Dhomat Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, KSC. Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb cilat do t\u00eb merret K\u00ebshilli i Sigurimit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi i Kosov\u00ebs me KSC, duke patur parasysh se disa aktor\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb kritikuar pun\u00ebn e KSC. N\u00ebse Kosova do t\u00eb limitizoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me Dhomat Speciale, K\u00ebshilli i Sigurimit do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb thirrje autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahet angazhimeve t\u00eb saj ndaj gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, sidomos ato t\u00eb P3, (Franca, Britania e Madhe dhe SHBA) vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rrallimin e ciklit t\u00eb raportimeve t\u00eb UNMIK n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit dhe mbylljen e UNMIK-ut, duke patur parasysh stabilitetin relativ n\u00eb baz\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli i Sigurimit ka arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb shkurt t\u00eb 2018-\u00ebs, p\u00ebr uljen e frekuenc\u00ebs s\u00eb raportimeve, ai mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rishikim strategjik t\u00eb UNMIK-ut, duke par\u00eb edhe efektivitetin e misionit.<\/p>\n<p>Dinamika n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit dhe m\u00eb gjer\u00eb<\/p>\n<p>Kosova mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cme intensitet t\u00eb ul\u00ebt\u201d p\u00ebr K\u00ebshillin e Sigurimit, thuhet prej koh\u00ebsh nga K\u00ebshilli i Sigurimit, duke p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb term teknik p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje emergjente p\u00ebr K\u00ebshillin. Termi ka shpjegimin e vet n\u00eb fjalorin e konflikteve. P\u00ebr K\u00ebshillin e Sigurimit, Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ndiqet nga af\u00ebr prej vendeve me interesa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rajonin. Kjo pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb q\u00eb organizatat rajonale, si BE, NATO dhe OSBE kan\u00eb n\u00eb lidhje me problemet q\u00eb lidhen me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu pozicione krejt t\u00eb ndryshme vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Franca, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe SHBA e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kan\u00eb tendenca suportive p\u00ebr qeverin\u00eb e saj. Kina dhe Rusia nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe mb\u00ebshtesin me forc\u00eb pozicionin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, Irlanda dhe Norvegjia e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn. SHBA \u00ebsht\u00eb ithtare e mbylljes s\u00eb UNMIK-ut, duke patur parasysh nivelin e stabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA po ashtu thot\u00eb se UNMIK ka staf t\u00eb mbingarkuar dhe shfryt\u00ebzon burime q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb mban, burime q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren diku gjetk\u00eb ku ka situata m\u00eb emergjente. \u00c7\u00ebshtja e modifikimit t\u00eb mandatit t\u00eb UNMIK-ut dhe mbyllja e mundshme e tij mund t\u00eb vendoset n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb pason, po t\u00eb rritet numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb pozicion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb misionet e OKB n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb diskutohen rregullisht nga K\u00ebshilli i Sigurimit, mandati i UNMIK-ut \u00ebsht\u00eb pa limit. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndryshuar mandatin do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re, gj\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtohet dhe mund t\u00eb bllokohet nga Rusia.\/dw\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara do t\u00eb mbaj\u00eb takimin informues t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 21 tetor. \u00cbsht\u00eb ky takimi i dyt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, pas atij t\u00eb mbajtur m\u00eb 24 prill. Rusia drejton aktualisht presidenc\u00ebn mujore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Ambasadori rus pran\u00eb OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se m\u00eb 8 tetor K\u00ebshilli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66677,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-66676","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66676"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66676\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}