{"id":66758,"date":"2020-10-05T16:25:37","date_gmt":"2020-10-05T16:25:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=66758"},"modified":"2020-10-05T16:25:37","modified_gmt":"2020-10-05T16:25:37","slug":"haziri-ky-gjysmevit-ka-qene-periudhe-mjaft-sfiduese-shkaku-i-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-ky-gjysmevit-ka-qene-periudhe-mjaft-sfiduese-shkaku-i-pandemise\/","title":{"rendered":"Haziri: Ky gjysm\u00ebvit ka qen\u00eb periudh\u00eb mjaft sfiduese shkaku i pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri ka paraqitur sot para Kuvendit Komunal raportin e pun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ku fillimisht ka n\u00ebnvizuar faktin se ky gjysm\u00ebvit karakterizohet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga pandemia COVID-19, ku sfid\u00eb kryesore ka qen\u00eb ruajtja e sh\u00ebndetit publik dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, ekonomia e Gjilanit ka humbur 788 vende t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb koh\u00eb pandemie, prandaj aktivizimi i pakos financiare \u00ebsht\u00eb urgjente\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Sipas hulumtimit t\u00eb zhvilluar nga Komuna dhe AZHR Lindje, kemi nj\u00eb r\u00ebnie prej 23% t\u00eb numrit t\u00eb gjithmbarsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve tek kompanit\u00eb e anketuara, kryesisht bizneset e m\u00ebdha dhe t\u00eb mesme. <\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe nga bizneset e vogla. 46% e bizneseve kan\u00eb deklaruar r\u00ebnie t\u00eb nivelit t\u00eb shitjes prej 90-100% dhe vet\u00ebm 1% e bizneseve t\u00eb anketuara kan\u00eb deklaruar se niveli i shitjes ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hulumtimit, del se pandemia rrezikon m\u00eb s\u00eb shumti bizneset e vogla. Vet\u00ebm 8% e bizneseve mendojn\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn e pandemis\u00eb. 84% e bizneseve kan\u00eb deklaruar se nuk mund ta p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn me pandemi dhe periudha maksimale q\u00eb biznesi mund t\u00eb operoj\u00eb me rezultat pozitiv ose pa humbje \u00ebsht\u00eb 3 deri 6 muaj, nd\u00ebrsa 16% mund t\u00eb operojn\u00eb prej 3 deri 12 muaj. Shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb fakti se vet\u00ebm 50% e bizneseve nuk do t\u00eb pushojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt nga puna.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket investimeve publike, ato po b\u00ebhen mbi parimin e barazis\u00eb qytet-fshat.<\/p>\n<p>Kemi filluar me shpalljen e ofertave publike sipas buxhetit, duke kemi realizuar objektivat tona me donator\u00ebt. BERZH, Banka Bot\u00ebrore dhe Banka Investive Evropiane, jan\u00eb donator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, derisa projekti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb drita jeshile \u00ebsht\u00eb Impianti p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Po ashtu, nga Banka Bot\u00ebrore na erdhi lajmi i mir\u00eb nga Uashingtoni p\u00ebr grantin p\u00ebr zgjidhjen afatgjate t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr Gjilanin.<\/p>\n<p>Edhe rregullimi i shtratit t\u00eb lumit Stanishorka do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes me BERZH\u2019in. Por, pa u krye impianti, ky problem nuk mund t\u00eb zgjidhet p\u00ebrfundimisht. Ne e kemi bindur KE, BERZH dhe Bank\u00ebn Investive Evropiane, duke e marr\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb ndotjes, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri ka k\u00ebrkuar durim e mir\u00ebkuptim nga qytetar\u00ebt derisa k\u00ebto probleme t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj edhe pak durim nga qytetar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb problem. Do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb me masa urgjente n\u00eb Stanishorka nga kazerma e FSK e deri n\u00eb Kufc\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhje afatshkurt\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se po vazhdojn\u00eb punimet n\u00eb autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb-Gjilan-Dheu i Bardh\u00eb, n\u00eb tet\u00eb lotet e para. Projektet e madha kapitale  e regjionale q\u00eb po realizohen dhe q\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb, jan\u00eb pjesa e par\u00eb e rrug\u00ebs hyr\u00ebse-dal\u00ebse Prishtin\u00eb-Gjilan nga tuneli, rruga Gjilan-Kllokot q\u00eb jan\u00eb investime nga BERZH, pastaj rruga e Kumanov\u00ebs, rruga n\u00eb drejtim t\u00eb Bujanocit, rruga \u201cEnver Miftari\u201d etj.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket buxhetit, Haziri ka tha se shuma e planifikuar p\u00ebr vitin 2020 ka qen\u00eb mbi 27 milion\u00eb euro, derisa nga grantet dhe mjetet vetanake e kalon shum\u00ebn prej 29 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cNa g\u00ebzon fakti q\u00eb komuna e Gjilanit, nuk ka borxhe\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri, duke shtuar se raporti i p\u00ebrmban n\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb gjitha aktivitetet, sipas sektor\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga opozita, raporti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsues i mang\u00ebt dhe p\u00ebrgjith\u00ebsues, nd\u00ebrkaq subjektet e koalicionit qeveris\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se raporti paraqet gjendjen reale t\u00eb angazhimeve dhe pun\u00ebve konkrete q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb sfiduese. <\/p>\n<p>Kuvendi ka diskutuar edhe rreth raportit t\u00eb auditorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr pasqyrat financiare t\u00eb vitit 2019, ku Komuna e Gjilanit ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv nga ky institucion i lart\u00eb i kontrollit ekonomik dhe financiar.<\/p>\n<p>\u201cSipas opinionit ton\u00eb, Pasqyrat Financiare Vjetore p\u00ebr vitin e p\u00ebrfunduar m\u00eb 31 dhjetor 2019, prezantojn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale, n\u00eb p\u00ebrputhje me Standardet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kontabilitetit p\u00ebr Sektorin Publik (SNKSP), sipas kontabilitetit t\u00eb bazuar n\u00eb para t\u00eb gatshme\u201d, thuhet n\u00eb opinionin e pamodifikuar t\u00eb Auditorit p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit.<\/p>\n<p>Opozita, edhe te kjo pik\u00eb shprehu v\u00ebrejtje e mospajtime, duke th\u00ebn\u00eb se raporti konstaton shkelje e l\u00ebshime procedurale. <\/p>\n<p>Seanca e sotme u karakterizua edhe me tensione t\u00eb her\u00ebpashershme, p\u00ebr \u00e7ka kryesuesja e  Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini k\u00ebrkoi kujdes nga k\u00ebshilltar\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim dhe ai \u00ebsht\u00eb interesi i qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri ka paraqitur sot para Kuvendit Komunal raportin e pun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ku fillimisht ka n\u00ebnvizuar faktin se ky gjysm\u00ebvit karakterizohet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga pandemia COVID-19, ku sfid\u00eb kryesore ka qen\u00eb ruajtja e sh\u00ebndetit publik dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. \u201cFatkeq\u00ebsisht, ekonomia e Gjilanit ka humbur 788 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66759,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-66758","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66758\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}