{"id":66833,"date":"2020-10-06T13:49:44","date_gmt":"2020-10-06T13:49:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=66833"},"modified":"2020-10-06T13:49:44","modified_gmt":"2020-10-06T13:49:44","slug":"mustafa-vjosa-eshte-kopje-e-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-vjosa-eshte-kopje-e-kurtit\/","title":{"rendered":"Mustafa: Vjosa \u00ebsht\u00eb kopje e Kurtit"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i LDK-s\u00eb Isa Mustafa tha sot se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosur vullneti i 6 tetorit por vet\u00ebm i atyre q\u00eb mor\u00ebn besimin e LDK-s\u00eb dhe punuan p\u00ebr parti t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb kund\u00ebr frym\u00ebs rugoviane.<\/p>\n<p>Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb koment duke ju kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Vjosa Osmanit, e cila tha sot se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosur vullneti i qytetar\u00ebve i shprehur n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosur vullneti i qytetar\u00ebve i 6 tetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar , por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosur vullneti i atyre q\u00eb kan\u00eb garuar dhe jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga LDK, kurse kan\u00eb mbajtur dhe mbajn\u00eb an\u00ebn e partive tjera, q\u00eb s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me LDK-n\u00eb dhe me frym\u00ebn rugoviane por po d\u00ebshmohen se jan\u00eb e kund\u00ebrta e k\u00ebsaj fryme\u201d, tha Mustafa per Express.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri ka th\u00ebn\u00eb se Vjosa Osmani gjat\u00eb fushat\u00ebs ka kopjuar Albin Kurtin dhe ia ka humbur LDK\u2019s\u00eb zgjedhjet, meq\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, LDK-ja ka qen\u00eb 6 % para L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Mustafa thot\u00eb se duke par\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, qytetar\u00ebt kishin vendosur t\u00eb p\u00ebrkrahin origjinalin e nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb, Albin Kurtin, dhe jo Vjosa Osmanin si kopje.<\/p>\n<p>\u201cLDK e ka kandiduar znj Osmani p\u00ebr Kryeministre n\u00eb zgjedhjet e kaluara. P\u00ebr kryeministre t\u00eb LDK-s\u00eb, jo t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, sepse VV e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyre n\u00eb fushat\u00eb LDK, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb matjeve t\u00eb opinionit, ka qen\u00eb 6 p\u00ebr qind para VV-s\u00eb. Kemi p\u00ebrfunduar pas VV-s\u00eb, sepse fushata \u00ebsht\u00eb zhvilluar duke e kopjuar VV-n\u00eb. Qytetar\u00ebt p\u00ebrkrah\u00ebn origjinalin e k\u00ebsaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjos\u00ebn. Qytetar\u00ebt nuk votuan q\u00eb LDK t\u00eb b\u00ebhet Vet\u00ebvendosje\u201d, ka shtuar kryetari i LDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pasur nj\u00eb p\u00ebrgjigje edhe sa i p\u00ebrket thirrjes s\u00eb Osmanit se do t\u2019i kthehet popullit dhe se qytetar\u00ebt do t\u00eb rikthehen fuqish\u00ebm p\u00ebr ta shkoqur shtetin nga strukturat q\u00eb po e mbajn\u00eb t\u00eb uzupruar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb parit t\u00eb LDK\u2019s\u00eb, mentaliteti i revolucionit ishte b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr ndezjen e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb 90-tave, dhe thot\u00eb se nuk duhet lejuar q\u00eb t\u00eb kallet Kosova nga revolucionar\u00ebt e rinj q\u00eb propagandojn\u00eb, nxitin p\u00ebr\u00e7arje e thirren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>\u201cRugova ka kultivuar proceset demokratike. Jo revolucionet demokratike. Mentaliteti i revolucionit demokratik e kalli Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 1997. Nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb kallet Kosova nga neorevolucionar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb bashkuar. K\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7 propagand\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimeve, p\u00ebr\u00e7arjes dhe thirrjes  n\u00eb popullin dhe p\u00ebr popullin, asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk i soll\u00ebn k\u00ebtij vendi deri m\u00eb sot\u201d, ka shtuar Mustafa.<\/p>\n<p>P\u00ebr kritikat ndaj qeveris\u00eb dhe konstatimeve se ekzekutivi iu \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve, Mustafa i ka rikujtuar Osmanit se Hoti \u00ebsht\u00eb duke ushtruar pozit\u00ebn q\u00eb i takon me Kushtetut\u00eb, derisa thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ish-n\u00ebnkryetarja e LDK\u2019s\u00eb q\u00eb po vazhdon ta mbaj\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb me Kushtetut\u00eb i takon L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Ish-kreu i ekzekutivit thot\u00eb se kjo tregon se me k\u00ebnd \u00ebsht\u00eb Vjosa Osmani dhe pse flet kund\u00ebr LDK\u2019s\u00eb dhe kryeministrit Hoti.<\/p>\n<p>\u201cZ. Hoti po tregohet si kryeminist\u00ebr i dijsh\u00ebm dhe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr vendin, me sjellje normale dhe me vendime koherente. Po sillet i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj LDK-s\u00eb, q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb besimin, ndaj ligjit dhe ndaj qytetar\u00ebve. Ai po e ushtron pozit\u00ebn q\u00eb i takon me Kushtetut\u00eb. Znj. Osmani po e ushtron pozit\u00ebn e Kryetares s\u00eb Kuvendit, q\u00eb nuk i tako,  pas prishjes s\u00eb koalicionit nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe VV-s\u00eb. Ajo po e ushtron pozit\u00ebn q\u00eb i takon VV-s\u00eb me Kushtetute, prandaj kjo flet se me k\u00ebnd\u00eb  \u00ebsht\u00eb ajo dhe pse sh\u00ebrbehet me k\u00ebt\u00eb diskurs kund\u00ebr Hotit dhe LDK-s\u00eb\u201d, ka p\u00ebrfunduar kreu i LDK\u2019s\u00eb, Isa Mustafa.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ishte r\u00ebnditur e dyta me rreth 1 % m\u00eb pak vota se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim, koalicioni LDK-VV s\u2019kishte zgjatur as 100 dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb qysh pas prishjes s\u00eb koalicionit dhe krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb Hoti, Vjosa Osmani s\u2019ka rreshtur s\u00eb kritikuar partin\u00eb. Si pasoj\u00eb e q\u00ebndrimeve t\u00eb saj, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LDK\u2019s\u00eb e kishte shkarkuar me shumic\u00eb votash nga pozita e n\u00ebnkryetares, derisa tashm\u00eb Osmani po e mendon edhe nisjen e nj\u00eb iniciative t\u00eb re politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i LDK-s\u00eb Isa Mustafa tha sot se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosur vullneti i 6 tetorit por vet\u00ebm i atyre q\u00eb mor\u00ebn besimin e LDK-s\u00eb dhe punuan p\u00ebr parti t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb kund\u00ebr frym\u00ebs rugoviane. Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb koment duke ju kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Vjosa Osmanit, e cila tha sot se \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-66833","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}