{"id":66861,"date":"2020-10-06T20:22:45","date_gmt":"2020-10-06T20:22:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=66861"},"modified":"2020-10-06T20:22:45","modified_gmt":"2020-10-06T20:22:45","slug":"keto-jane-projektet-madhore-te-bese-ne-ballkan-nder-to-edhe-autostrada-prishtine-nish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-projektet-madhore-te-bese-ne-ballkan-nder-to-edhe-autostrada-prishtine-nish\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb projektet madhore t\u00eb BE\u2019s\u00eb n\u00eb Ballkan, nd\u00ebr to edhe Autostrada Prishtin\u00eb-Nish"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka dh\u00ebn\u00eb detaje mbi projektet madhore si pjes\u00eb e nj\u00eb plani gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs ekonomik dhe t\u00eb investimeve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili \u00ebsht\u00eb miratuar sot.<\/p>\n<p>Jan\u00eb gjithsej dhjet\u00eb projekte madhore investimesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore n\u00eb rajon, energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrishme dhe tranzicionit nga qymyri, rinovimit t\u00eb nd\u00ebrtesave publike dhe private p\u00ebr efi\u00e7ienc\u00ebn e energjis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar emetimet e gazeve ser\u00eb, infrastruktur\u00ebs s\u00eb menaxhimit t\u00eb mbeturinave dhe uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, si dhe p\u00ebr futjen n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb rrjetit brezgjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e projekteve do t\u00eb jen\u00eb edhe p\u00ebrfundimi i Autostrad\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Kosov\u00eb, e cila lidh Prishtin\u00ebn me Nishin n\u00eb Serbi dhe p\u00ebrshpejtimi i p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sistemit Ib\u00ebr-Lepenc.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 1 \u2013 LIDHJA E LINDJES ME PER\u00cbNDIMIN<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet \u201cAutostrada e Paqes\u201d n\u00eb Kosov\u00eb (q\u00eb lidh Prishtin\u00ebn me Nishin n\u00eb Serbi) me avancimin substancial t\u00eb pjes\u00ebs n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u2013 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar (rrjeti themelor) i korridorit rrugor (Korridori X) jug-lindje, i cila nga Hungaria kalon p\u00ebrmes rajonit dhe del n\u00eb Bullgari, Greqi dhe m\u00eb gjer\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb do t\u00eb modernizohet plot\u00ebsisht korridori paralel hekurudhor. N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb korniz\u00eb kohore do t\u00eb finalizohet bajpasi hekurudhor i Nishit n\u00eb Serbi. Do t\u00eb avancohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme projekti p\u00ebr Korridorin X p\u00ebr modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb, e cila sh\u00ebrben si lidhje jetike p\u00ebr sa i p\u00ebrket transportit hekurudhor t\u00eb mallrave, ashtu si edhe projekti p\u00ebr modernizimin e lidhjes hekurudhore me Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb avancohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale Korridori hekurudhor VIII mes Shkupit dhe kufirit bullgar p\u00ebr lidhjen e Shkupit dhe Sofjes.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet ose p\u00ebrparoj\u00eb \u00e7minimi i lumit Sava dhe adresimi i fyteve t\u00eb ngushta n\u00eb lumin Danub, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e modalitetit t\u00eb transportit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre rrug\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ujore si pjes\u00eb e rrjetit TEN-T, si dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shk\u00ebmbimeve nd\u00ebrmjet modaliteteve.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 2 \u2013 LIDHJA E VERIUT ME JUGUN<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb kompletohet me standarde t\u00eb autostrad\u00ebs 75% e korridorit kryesor rrugor veri-jug q\u00eb lidh kryeqytetet e Evrop\u00ebs Qendrore, duke kaluar p\u00ebrmes Sarajev\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, me portin e Pllo\u00e7\u00ebs n\u00eb bregdetin Adriatik (Korridori Vc). Do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe lidhja hekurudhore p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit korridor.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb rehabilitohet plot\u00ebsisht, nga kufiri i Serbis\u00eb deri n\u00eb det, Itinerari Hekurudhor 4 q\u00eb lidh Beogradin me Podgoric\u00ebn dhe me portin malazez t\u00eb Tivarit. Do t\u00eb avancohet m\u00eb tej korridori paralel rrugor, n\u00eb ve\u00e7anti bajpasi i Podgoric\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb zgjerohet lidhja mes kryeqyteteve, nga Sarajeva deri n\u00eb Podgoric\u00eb, duke u lidhur m\u00eb tej me rrjetet ekzistuese dhe t\u00eb planifikuara n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, si dhe duke siguruar lidhje m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes fqinj\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb modernizohet m\u00eb tej Itinerari Hekurudhor q\u00eb lidh Beogradin me Prishtin\u00ebn p\u00ebrmes punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke p\u00ebrgatitur dokumentacionin e nevojsh\u00ebm teknik p\u00ebr punimet e rehabilitimit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 3: LIDHJA E RAJONEVE BREGDETARE<\/p>\n<p>\u2013 Itinerari Hekurudhor 2 q\u00eb lidh kryeqytetet Tiran\u00eb dhe Podgoric\u00eb, dhe shtrihet deri n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt ky\u00e7 p\u00ebr rajonin, dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet p\u00ebrmes rehabilitimit t\u00eb 120 km t\u00eb linj\u00ebs hekurudhore n\u00eb Shqip\u00ebri drejt kufirit me Malin e Zi.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb nd\u00ebrmerren hapa madhor\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar \u201cAutostrad\u00ebn e Kalt\u00ebr\u201d p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit nga Kroacia deri n\u00eb Greqi: do t\u00eb p\u00ebrfundohet bajpasi i rrug\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe dy seksione t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, plus do t\u00eb avancohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale bajpasi i Budv\u00ebs n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 4 \u2013 ENERGJIA E RIP\u00cbRT\u00cbRISHME<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet rehabilitimi i Hidrocentralit t\u00eb Fierz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do t\u00eb avancohet nd\u00ebrtimi i Hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet potenciali p\u00ebr vendin dhe p\u00ebrfundimisht edhe p\u00ebr rajonin, me q\u00ebllim rritjen e eksportit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga energjia e past\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb zgjerohet Sistemi Hidroenergjetik Piva n\u00eb Malin e Zi me fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentralit t\u00eb Komarnic\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrshpejtohen p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Faz\u00ebs II t\u00eb Sistemit Hidrik Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb avancohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale investimet n\u00eb centrale me energji t\u00eb er\u00ebs dhe energji diellore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, dhe k\u00ebto do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shembull p\u00ebr investime n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke p\u00ebrdorur potencialet e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrishme t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 5- TRANZICIONI NGA QYMYRI<\/p>\n<p>\u2013 Si pjes\u00eb e Gazsjell\u00ebsit Trans Adriatik, do t\u00eb p\u00ebrfundohet nd\u00ebrtimi i gazsjell\u00ebsit Fier-Vlor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe do t\u2019i jepet prioritet gazsjell\u00ebsit Jon-Adriatik p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, duke leht\u00ebsuar diversifikimin madhor t\u00eb burimeve t\u00eb furnizimit me gaz n\u00eb Rajonin e Ballkanit Per\u00ebndim dhe m\u00eb gjer\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet Interkoneksioni i Gazit Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb-Kroaci, duke e plot\u00ebsuar diversifikimin e m\u00ebsip\u00ebrm dhe duke rritur potencialin dhe diversifikimin e sistemit ekzistues t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb gazit n\u00eb vend<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimi i Interkoneksionit t\u00eb Gazit Maqedoni e Veriut-Kosov\u00eb, dhe do t\u00eb zgjerohet investimi n\u00eb vazhdim p\u00ebr Interkoneksionin Maqedoni e Veriut-Greqi.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nd\u00ebrtim Interkoneksioni i Gazit Maqedoni e Veriut-Serbi.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet Korridori Trans-Ballkanik i Transmisionit t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike n\u00eb Serbi si pjes\u00eb e interkoneksionit mes Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, duke siguruar k\u00ebshtu shtyll\u00ebn kurrizore p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e energjis\u00eb elektrike n\u00eb mbar\u00eb rajonin dhe drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 6 \u2013 VALA E RINOVIMIT<\/p>\n<p>Komisioni propozon zgjerimin e \u201cval\u00ebs s\u00eb rinovimit t\u00eb BE-s\u00eb\u201d n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40% t\u00eb konsumit total t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Rinovimi i nd\u00ebrtesave publike dhe private p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur standardet minimale t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb uljen e emetimeve t\u00eb gazrave ser\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb standardet e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe sh\u00ebndetin e tyre. Vala e rinovimit t\u00eb nd\u00ebrtesave e zbatuar me ndihm\u00ebn e Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb do t\u2019i ndihmoj\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr dekarbonizimin e nd\u00ebrtesave ekzistuese publike dhe private, duke vendosur theks t\u00eb fort\u00eb n\u00eb digjitalizim dhe duke marr\u00eb parasysh varf\u00ebrin\u00eb energjetike. BE-ja, s\u00eb bashku me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb financimit, do t\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebrpjekjet e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb trefishuar shkall\u00ebn aktuale t\u00eb rinovimeve dhe kursimet e energjis\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesat ekzistuese, si dhe p\u00ebr arritjen e standardit gati-zero t\u00eb energjis\u00eb dhe emetimeve n\u00eb nd\u00ebrtesat e reja.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 7 \u2013 MENAXHIMI I MBETURINAVE DHE UJ\u00cbRA T\u00cb NDOTURA<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb p\u00ebrfundohet nd\u00ebrtimi i impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Shkup dhe Prishtin\u00eb. K\u00ebto projekte kan\u00eb ndikim t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkufitar dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb nd\u00ebrmerret zbatimi i nj\u00eb programi investimesh mjedisore n\u00eb Serbi, i cili p\u00ebrfshin projekte t\u00eb impianteve t\u00eb modernizuara t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura p\u00ebr qytete t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb mesme<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb vendosen sisteme t\u00eb integruara rajonale t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbeturinave n\u00eb Shqip\u00ebri, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe Serbi, duke ecur krah p\u00ebr krah me mbylljen e deponive pa pajtueshm\u00ebri mjedisore. Investime t\u00eb ngjashme n\u00eb lokacione t\u00eb tjera n\u00eb rajon duhet t\u00eb mb\u00ebshteten edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke p\u00ebrfshir\u00eb menaxhimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbeturinave n\u00eb zonat nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>\u2013 Mb\u00ebshtetje p\u00ebr vendosjen e sistemeve t\u00eb duhura t\u00eb monitorimit t\u00eb ajrit dhe uj\u00ebrave, dhe t\u00eb masave p\u00ebr parandalim t\u00eb ndotjes.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 8 \u2013 INFRASTRUKTURA DIGJITALE<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb vazhdoj\u00eb zhvillimi dhe shtrirja e infrastruktur\u00ebs komb\u00ebtare brezgjer\u00eb n\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe do t\u00eb p\u00ebrshpejtohet p\u00ebrgatitja e investimeve t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb lokacione t\u00eb tjera, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhjen e zonave rurale.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb krijohen qendra t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb sigurta, me efi\u00e7ienc\u00eb t\u00eb energjis\u00eb dhe t\u00eb besueshme, infrastrukturat edge dhe cloud, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sigurohet p\u00ebrafrimi me rregullat dhe vlerat themelore t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, si dhe nd\u00ebrlidhjen me nismat e BE-s\u00eb p\u00ebr kompjuter\u00eb me performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb, inkubator\u00eb digjital\u00eb dhe nyje inovacioni.<\/p>\n<p>\u2013 Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nisma n\u00eb vazhdim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Autostrada Digjitale Ballkanike, n\u00eb kontekstin e ndarjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs duhet t\u00eb hulumtohen plot\u00ebsisht sinergjit\u00eb me fusha t\u00eb tjera t\u00eb lidhshm\u00ebris\u00eb, si transporti dhe energjia. Po ashtu, p\u00ebrdorimi q\u00ebllimplot\u00eb i teknologjis\u00eb dhe i t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime m\u00eb t\u00eb mira, ka nj\u00eb potencial t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e rajonit. Do t\u00eb sigurohet edhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrshtatjen me zhvillimin e shpejt\u00eb dhe transformues teknologjik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rajoni t\u00eb mbetet i begat\u00eb dhe konkurrues. BE-ja do t\u00eb promovoj\u00eb bashk\u00ebpunimin global n\u00eb arsimin digjital p\u00ebrmes Planit t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb Veprimit p\u00ebr Arsim Digjital (DEAP), si dhe do t\u00eb promovoj\u00eb barazin\u00eb n\u00eb qasje, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr grupet e pafavorizuara, p\u00ebrfshir\u00eb rom\u00ebt.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 9 \u2013 INVESTIMI N\u00cb KONKURRUESHM\u00cbRIN\u00cb E SEKTORIT PRIVAT<\/p>\n<p>\u2013 Planifikim p\u00ebr rritjen e granteve p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e sektorit privat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Korniz\u00ebs s\u00eb Investimeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. 50% e financimit t\u00eb sektorit privat nga BE-ja duhet t\u2019i kushtohet inovacionit dhe rritjes s\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2013 Planifikim p\u00ebr rritjen e kapacitetit t\u00eb garancive q\u00eb mb\u00ebshtesin investimet, kryesisht p\u00ebr t\u00eb forcuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e NVM-ve dhe p\u00ebr t\u00eb shtuar krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht duke iu sh\u00ebrbyer t\u00eb rinjve, p\u00ebrmes Instrumentit t\u00eb Garancive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u2013 Mobilizim i asistenc\u00ebs p\u00ebr transformimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb sistemeve agro-ushqimore dhe zhvillimin rural n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>PROJEKTI MADHOR 10 \u2013 GARANCIT\u00cb P\u00cbR RININ\u00cb<\/p>\n<p>Garancit\u00eb p\u00ebr Rinin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb aktivizimi p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve t\u2019u jepet ofert\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim, arsimim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, praktik\u00eb ose trajnim, brenda nj\u00eb periudhe prej kat\u00ebr muajsh pasi t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb papun\u00eb ose t\u00eb l\u00ebn\u00eb arsimin formal.<\/p>\n<p>Projekti madhor p\u00ebr Garancit\u00eb p\u00ebr Rinin\u00eb duhet t\u00eb zbatohet nga qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrputhje me Garancit\u00eb p\u00ebr Rinin\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb propozuar q\u00eb t\u00eb zbatohet n\u00eb kat\u00ebr faza, t\u00eb cilat potencialisht mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha nga mb\u00ebshtetja e BE-s\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb miratimit t\u00eb Korniz\u00ebs s\u00eb ardhshme Financiare Shum\u00ebvje\u00e7are dhe bazave t\u00eb nd\u00ebrlidhura ligjore, Komisioni propozon t\u00eb mobilizoj\u00eb deri n\u00eb 9 miliard\u00eb euro p\u00ebr financim t\u00eb granteve nga Instrumenti p\u00ebr Asistenc\u00ebn e Para-An\u00ebtar\u00ebsimit IPA III p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2027 p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur konvergjenc\u00ebn ekonomike me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 fondeve dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr rajonin t\u00eb parashikuara tashm\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb IPA III, BE-ja synon t\u00eb siguroj\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb uljen e kostos s\u00eb financimit p\u00ebr investimet publike dhe private dhe p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar riskun p\u00ebr investitor\u00ebt: mb\u00ebshtetja p\u00ebrmes Instrumentit t\u00eb ri t\u00eb Garancive p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor ka potencialin t\u00eb mobilizoj\u00eb deri n\u00eb 20 miliard\u00eb euro investime gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Ndryshe, BE-ja \u00ebsht\u00eb donatori, partneri dhe investitori m\u00eb i madh n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Q\u00eb nga vitet 90-t\u00eb, BE-ja ka kontribuar me mbi 11 miliard\u00eb euro n\u00eb grante dhe kredi p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb transportit dhe energjis\u00eb n\u00eb rajon, duke rezultuar n\u00eb investime prej gati 22 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e Agjend\u00ebs s\u00eb Lidhshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 2015 BE-ja zotoi 1 miliard euro shtes\u00eb deri n\u00eb vitin 2020, duke synuar nxitjen e investimeve prej 4 miliard\u00eb eurosh dhe krijimin e m\u00eb shum\u00eb se 45,000 vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi 69.4% e tregtis\u00eb totale t\u00eb rajonit n\u00eb vitin 2019 ishte me BE-n\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb BE-n\u00eb partnerin kryesor tregtar t\u00eb rajonit, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb nga BE-ja jan\u00eb investitor\u00ebt kryesor\u00eb, duke sjell\u00eb rreth 65.5% t\u00eb investimeve totale t\u00eb huaja direkte n\u00eb rajon p\u00ebr vitin 2018.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka dh\u00ebn\u00eb detaje mbi projektet madhore si pjes\u00eb e nj\u00eb plani gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs ekonomik dhe t\u00eb investimeve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili \u00ebsht\u00eb miratuar sot. Jan\u00eb gjithsej dhjet\u00eb projekte madhore investimesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore n\u00eb rajon, energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrishme dhe tranzicionit nga qymyri, rinovimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-66861","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66861\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}