{"id":67486,"date":"2020-10-21T11:49:40","date_gmt":"2020-10-21T11:49:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=67486"},"modified":"2020-10-21T11:49:40","modified_gmt":"2020-10-21T11:49:40","slug":"deklarohet-ambasadori-qendrim-gashi-pas-kritikave-ndaj-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deklarohet-ambasadori-qendrim-gashi-pas-kritikave-ndaj-tij\/","title":{"rendered":"Deklarohet ambasadori Q\u00ebndrim Gashi pas kritikave ndaj tij"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb, Q\u00ebndrim Gashi, ka reaguar pas zhurm\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb u krijua dit\u00ebve t\u00eb fundit, pasi ai shp\u00ebrndau nj\u00eb artikull t\u00eb nj\u00eb medie franceze, q\u00eb fliste p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb m\u00ebsuesi, i cili u kishte folur nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij p\u00ebr karikaturat e profetit Muhamed.<\/p>\n<p>Fotoja ilustruese e artikullit p\u00ebrmbante pik\u00ebrisht karikaturat kontroverse t\u00eb Muhamedit, p\u00ebr \u00e7ka edhe nis\u00ebn kritikat ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ambasadori Gashi ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi i tij nuk ishte t\u00eb ofendoj\u00eb dik\u00eb dhe se thot\u00eb se i vjen keq n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar, mir\u00ebpo sipas tij opinioni nuk i ka ditur detajet e kontekstit t\u00eb artikullit.<\/p>\n<p>\u201cKuptohet q\u00eb q\u00ebllimi im nuk ishte t\u00eb ofendoja dik\u00eb dhe m\u00eb vjen shum\u00eb keq kur pash\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar, sepse nuk i kan\u00eb ditur detajet e kontekstin e artikullit gazetar. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, un\u00eb s\u2019do ta b\u00ebja kurr\u00eb nj\u00eb ofendim komunitar nga \u00e7far\u00ebdo pozite zyrtare, p\u00ebr arsye njer\u00ebzore e jo nga konsekuencat e mundshme ligjore\u201d, ka shkruar ai n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb \u201cFacebook\u201d, p\u00ebrcjell \u201cZeri.info\u201d.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi nga ata q\u00eb mendojn\u00eb se e ka shkelur ligjin ta sfidojn\u00eb at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, e jo, si\u00e7 thot\u00eb ai, p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKushdo q\u00eb dyshon se un\u00eb kam shkelur ligj duke e shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb e jep kronologjin\u00eb e nj\u00eb akti terrorist le t\u00eb m\u00eb sfidoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb ose n\u00eb Franc\u00eb. K\u00ebshtu duhet t\u00eb zgjidhen dilemat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrmes ligjit, e jo p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve e dhun\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Gashi.<\/p>\n<p>Postimi i tij i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Edhe pse zakonisht nuk kam dashur t\u00eb marr pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb debatet e brendshme n\u00eb Kosov\u00eb, duke qen\u00eb ambasador i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb kjo nuk m\u00eb p\u00ebrket, k\u00ebsaj radhe m\u00eb duhet t\u2019ju drejtohem publikisht, t\u00eb dashur qytetar\u00eb, p\u00ebr ta shpjeguar nj\u00eb veprim timin, por edhe nj\u00eb mendim timin dhe nj\u00eb bashk\u00ebsi vlerash mbi t\u00eb cil\u00ebn kam vepruar gjithnj\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, faktet. T\u00eb premten e kaluar iu hoq koka \u2013 po e p\u00ebrs\u00ebris, iu hoq koka \u2013 para nj\u00eb shkolle t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebt, nj\u00eb profesori t\u00eb historis\u00eb-gjeografis\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet af\u00ebr Parisit. Krimi i tij: iu kishte ligj\u00ebruar nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes si dhe kufijt\u00eb e asaj lirie, dhe e kishte marr\u00eb shembullin e famsh\u00ebm t\u00eb Charlie Hebdo dhe ilustrimet e karikaturave t\u00eb Muhamedit. Kjo ngjarje makabre e shokoi Franc\u00ebn, komunitetin e diplomat\u00ebve n\u00eb Franc\u00eb, por edhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb e avancojn\u00eb dijen dhe toleranc\u00ebn p\u00ebrmes arsimit kudo n\u00eb bot\u00eb. Un\u00eb vet jam profesor dhe e mbroj me ngulm lirin\u00eb akademike.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn gazeta e njohur \u201cLe Figaro\u201d e botoi nj\u00eb kronologji t\u00eb ngjarjeve t\u00eb aktit terrorist n\u00eb fjal\u00eb dhe si ilustrim i p\u00ebrdori dy karikaturat e Charlie Hebdo. Un\u00eb e ndava artikullin, pra artikullin e plot\u00eb, n\u00eb konton time n\u00eb T\u00ebitter, pa komentuar fare n\u00eb p\u00ebrmbajtje e as n\u00eb form\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat jan\u00eb shfaqur n\u00eb disa mediume n\u00eb Kosov\u00eb, madje edhe mbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb kontekst informues. Un\u00eb nuk i censuroj mediat.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb pas doli nj\u00eb deklarat\u00eb lin\u00e7uese ndaj meje dhe ajo i nxiti disa fanatik\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb ofendojn\u00eb e shajn\u00eb me gjuh\u00eb vulgare (edhe pse ata pretendonin se dikush kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vulgaritet!) por edhe t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese, t\u00eb cilat i raportohen organeve t\u00eb rendit. Un\u00eb nuk e p\u00ebrkrah e as arsyetoj dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se vitin e kaluar n\u00eb Paris un\u00eb isha cak i sulmeve q\u00eb vinin nga nj\u00eb \u201ckrah tjet\u00ebr\u201d, edhe pse m\u00eb duhet ta them se n\u00eb at\u00eb rast asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim fizik nuk e pata pranuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e famshme t\u00eb Karl Jenkins \u201cNjeriu i Armatosur: Nj\u00eb mesh\u00eb p\u00ebr paqe\u201d, ku autori e inkorporon edhe ezanin. Kjo vep\u00ebr u ekzekutua shk\u00eblqyesh\u00ebm nga Filharmonia e Kosov\u00ebs n\u00eb katedralen e njohur Saint-Louis e cila njihet p\u00ebr simbolik\u00ebn e fort\u00eb \u2013 n\u00eb oborrin e saj b\u00ebhen homazhet komb\u00ebtare p\u00ebr personalitete civile e ushtarake. Ezani n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb! \u2018Skandal\u2019 shkruanin ekstremist\u00ebt e krishter\u00eb. Un\u00eb nuk e censuroj artin.<\/p>\n<p>Tash, \u00e7far\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb nj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs p\u00ebr ambasadorin e vet n\u00eb Franc\u00eb? Un\u00eb jam ambasador i t\u00eb gjith\u00ebve, i atyre q\u00eb besojn\u00eb, pa dallim feje, si dhe i atyre q\u00eb s\u2019besojn\u00eb fare. Por, un\u00eb jam edhe ambasador i nj\u00eb shteti i cili i krijua pik\u00ebrisht duke u bazuar vlerat per\u00ebndimore, n\u00eb liri e demokraci, n\u00eb shtet ligjor. I nj\u00eb shteti i cili aspiron t\u00eb integrohet n\u00eb strukturat evro-atlantike. Pra, ju ftoj t\u00eb reflektojm\u00eb s\u00eb bashku, si lindi liria jon\u00eb dhe ku i kemi th\u00ebn\u00eb vetes q\u00eb po shkojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb q\u00ebllimi im nuk ishte q\u00eb t\u00eb ofendoja dik\u00eb dhe m\u00eb vjen shum\u00eb keq kur pash njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar sepse nuk i kan\u00eb ditur detajet e kontekstin e artikullit gazetar. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, un\u00eb s\u2019do ta b\u00ebja kurr\u00eb nj\u00eb ofendim komunitar nga \u00e7far\u00ebdo pozite zyrtare, p\u00ebr arsye njer\u00ebzore e jo nga konsekuencat e mundshme ligjore. Kushdo q\u00eb dyshon se un\u00eb kam shkelur ligj duke e shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb e jep kronologjin\u00eb e nj\u00eb akti terrorist, le t\u00eb m\u00eb sfidon n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb ose Franc\u00eb. K\u00ebshtu duhet t\u00eb zgjidhen dilemat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrmes ligjit, e jo p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve e dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vlerave q\u00eb e krijuan Kosov\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, solidarizohem plot\u00ebsisht me viktim\u00ebn dhe me shoq\u00ebrin\u00eb franceze e cila \u00ebsht\u00eb goditur fort k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit nga akte terroriste me ngjyrime fetare. Franca e ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb posa\u00e7\u00ebm e historik n\u00eb rrug\u00ebtimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, andaj edhe ajo b\u00ebhet cak i shpesht\u00eb i ekstremist\u00ebve. Duke u solidarizuar me Franc\u00ebn sot, ne e sfidojm\u00eb jo vet\u00ebm shtrirjen tek ne t\u00eb islamit politik apo cil\u00ebsdo ideologji politiko-shtet\u00ebrore t\u00eb bazuar kryek\u00ebput n\u00eb religjion, por edhe e avancojm\u00eb humanizmin bot\u00ebror, fal t\u00eb cilit ne sot jemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e p\u00ebrkrah censur\u00ebn e mediave sepse kam par\u00eb vet \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet \u201990 kur televizioni shqip ndalohej. Un\u00eb jam kund\u00ebr dhun\u00ebs sepse vet e kam p\u00ebrjetuar luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Por, un\u00eb nuk e p\u00ebrkrah aspak tentim-instalimin e teokracis\u00eb e as t\u00eb ekstremizmit fetar. P\u00ebrgjigjet p\u00ebr plot \u00e7\u00ebshtje mund t\u2019i gjejm\u00eb n\u00ebse flasim p\u00ebr religjionin si e drejt\u00eb personale. Ligjet e republik\u00ebs ton\u00eb laike jan\u00eb mbi normat e tjera. Dhe k\u00ebto ligje na mund\u00ebsojn\u00eb ta shfaqim respektin p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet fetare n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos p\u00ebr komunitetin m\u00eb t\u00eb madh, at\u00eb musliman, respekt t\u00eb cilin e ndaj edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb solidarizohem p\u00ebrher\u00eb me viktimat. Do ta mbroj p\u00ebrher\u00eb me ngulm lirin\u00eb besimit e t\u00eb mos-besimit. Do t\u00eb punoj gjithmon\u00eb p\u00ebr toleranc\u00eb. Por, toleranca nuk avancohet me mosdije e mos-informim. Andaj do t\u00eb punoj p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb mendimit, t\u00eb informimit e t\u00eb shprehjes. Si mysliman, si katolik, si ortodoks, si hebre, si protestant, si an\u00ebtar i tarikateve, si bektashi, si ateist\u2026 Si shtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr p\u00ebrkrahjen,<\/p>\n<p>Un\u00eb, biri yt, Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb, Q\u00ebndrim Gashi, ka reaguar pas zhurm\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb u krijua dit\u00ebve t\u00eb fundit, pasi ai shp\u00ebrndau nj\u00eb artikull t\u00eb nj\u00eb medie franceze, q\u00eb fliste p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb m\u00ebsuesi, i cili u kishte folur nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij p\u00ebr karikaturat e profetit Muhamed. Fotoja ilustruese e artikullit p\u00ebrmbante pik\u00ebrisht karikaturat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-67486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67486\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}