{"id":67713,"date":"2020-10-24T15:15:42","date_gmt":"2020-10-24T15:15:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=67713"},"modified":"2020-10-24T15:15:42","modified_gmt":"2020-10-24T15:15:42","slug":"mbi-47-mije-gjoba-per-mosrespektim-te-ligjit-anti-covid","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mbi-47-mije-gjoba-per-mosrespektim-te-ligjit-anti-covid\/","title":{"rendered":"Mbi 47 mij\u00eb gjoba p\u00ebr mosrespektim t\u00eb ligjit anti-Covid"},"content":{"rendered":"<p>Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj prej hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligji p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e pandemis\u00eb COVID-19, e p\u00ebr moszbatim t\u00eb masave anti-COVID, Policia e Kosov\u00ebs ka gjobitur mbi 47 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb pak gjoba jan\u00eb shqiptuar nga Inspektorati Sanitar, ku vet\u00ebm n\u00eb muajin shtator jan\u00eb d\u00ebnuar 110 qytetar\u00eb dhe rreth 80 biznese.<\/p>\n<p>Vendosja e mask\u00ebs, ndalimi i pun\u00ebs s\u00eb gastronomis\u00eb pas or\u00ebs 23:30 dhe ndalimi i muzik\u00ebs prej or\u00ebs 21:00 n\u00eb subjektet q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb gastronomis\u00eb (restorantet, kafiterit\u00eb dhe t\u00eb ngjashme), jan\u00eb disa nga masat q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Zyra p\u00ebr Informim n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KosovaPress, ka njoftuar se nga dita kur ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji p\u00ebr luftimin e COVID-19, jan\u00eb shqiptuar 47 mij\u00eb e 312 gjoba. P\u00ebr nga shifrat, m\u00eb s\u00eb shumti shkel\u00ebs t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, jan\u00eb identifikuar n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, e cila prin\u00eb me gjithsej 12 mij\u00eb e 432 gjoba, e pasuar nga qyteti i Pej\u00ebs me gjithsej 7838, Prizreni me 6838 e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb e gjeni tabel\u00ebn me komunat e renditura n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebsitet policore kan\u00eb shqiptuar gjoba p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e respektuan ligjin antiCovid.<\/p>\n<p>Kryetari i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, Sazan Ibrahimi ka th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb vet\u00ebdijesuar dhe po i respektojn\u00eb masat antiCovid, por shton se duke e par\u00eb q\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit ka rritje t\u00eb rasteve me koronavirus jan\u00eb dakorduar q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb falje p\u00ebr shkel\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ibrahimi deklaron se me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb vihet deri tek ashp\u00ebrsimi i masave, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar mobilizim i t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb mos ishin respektuar masat do ta kishim nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb infektuarve, mir\u00ebpo p\u00ebr arsye se jan\u00eb duke u po respektohen masat bartja e mask\u00ebs, distanca sociale dhe higjiena personale jan\u00eb duke u respektuar, prandaj kemi num\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm sepse edhe me k\u00ebt\u00eb nuk duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur k\u00ebnaqur por duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ky num\u00ebr t\u00eb bie tutje. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi situate \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll, e menaxhueshme dhe t\u00eb gjitha masat n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve jan\u00eb duke u respektuar. Kemi raste ku kemi ende dasma, kemi raste ku gastronomia organizon ndeja me muzik\u00eb, kemi raste kur disa lokale nuk i p\u00ebrmbahen rregullave dhe atyre u \u00ebsht\u00eb shqiptuar v\u00ebrejtja, por m\u00eb nuk do ket\u00eb pardon\u201d, tha Ibrahim.<\/p>\n<p>Kryetari i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs deklaron se mjetet nga gjobat e shqiptuara nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mosrespektim t\u00eb masave p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb buxhetin e komunave.<\/p>\n<p>\u201cMjetet nga gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosov\u00ebs shkojn\u00eb me automatiz\u00ebm n\u00eb buxhetet komunale sepse \u00ebsht\u00eb e rregulluar me ligj, mjetet tjera mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs, mir\u00ebpo pastaj ekzistojn\u00eb formulat e ndarjes buxhetore ndaj komunave, p\u00ebrmes granteve specifike\u201d, deklaroi Ibrahimi.<\/p>\n<p>E m\u00eb pak gjoba ka shqiptuar inspektorati sanitar q\u00eb vepron n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i AUV-it, Lamir Tha\u00e7i tha se vet\u00ebm p\u00ebr muajin shtator prej kur ka hyr\u00eb edhe n\u00eb fuqi ky ligj, inspektor\u00ebt sanitar kan\u00eb shqiptuar 110 gjoba p\u00ebr qytetar\u00ebt, kurse rreth 80 biznese jan\u00eb gjobitur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb terren ne kemi v\u00ebrejtur se me hyrjen e ligjit n\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb rritur edhe zbatueshm\u00ebria nga ana e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sepse kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb autoriteteve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqiptuar masa nd\u00ebshkimore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shkel\u00ebsit. Vet\u00ebm p\u00ebr muajin shtator sepse hyrja e ligjit n\u00eb fuqi ka ndodhur n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht, dhe vet\u00ebm p\u00ebr muajin shtator ne kemi 110 gjoba t\u00eb shqiptuar p\u00ebr personat fizik dhe rreth 80 gjoba p\u00ebr personat juridik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr bizneset t\u00eb cilat i kan\u00eb shkelur vendimet e nxjerra nga qeveria\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai i ka renditur edhe shkeljet m\u00eb t\u00eb shpeshta q\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb bizneset dhe qytetar\u00ebt karshi masave p\u00ebr mosp\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga monitorimi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr gjobat e shqiptuara p\u00ebr shkel\u00ebs kemi v\u00ebrejtur q\u00eb fillimisht numri i shkeljeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ka qen\u00eb nga numri i bizneseve q\u00eb nuk kan\u00eb respektuar ndalimin e sh\u00ebrbimit n\u00eb ambientet e mbyllura fillimisht kur ka qen\u00eb vendimi n\u00eb fuqi, pastaj kemi pasur edhe shkel\u00ebs kufizimit t\u00eb l\u00ebvizjes brenda orarit t\u00eb caktuar me vendime t\u00eb qeveris\u00eb. Dhe kemi pasur raste kur inspektor\u00ebt kan\u00eb shqiptuar gjoba p\u00ebr mosmbajtje t\u00eb mask\u00ebs apo edhe distanc\u00ebn fizike, qoft\u00eb mes personave fizik apo tavolinave ku jan\u00eb sh\u00ebrbyer klient\u00ebt\u201d, theksoi Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, parasheh nd\u00ebshkime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk i respektojn\u00eb masat e v\u00ebna nga Qeveria e Kosov\u00ebs. \u00c7do person q\u00eb nuk mban mask\u00ebn d\u00ebnohet me 35 euro, kurse ai q\u00eb nuk respekton ndalim-qarkullimin \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet me 200 euro. Ata q\u00eb nuk e respektojn\u00eb izolimin do t\u00eb d\u00ebnohen me 500 euro.<\/p>\n<p>Jav\u00ebve t\u00eb fundit kur lakorja e infeksionit po rritet n\u00eb Evrop\u00eb dhe kur masat e mbylljes dhe karantina po kthehen n\u00eb ato vende me risk t\u00eb lart\u00eb t\u00eb infeksionit, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Armend Zemaj ka k\u00ebrkuar shtim t\u00eb inspektimeve dhe shqiptim t\u00eb gjobave sipas Ligjit p\u00ebr luftimin e pandemis\u00eb Covid-19 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk zbatojn\u00eb masat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj prej hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligji p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e pandemis\u00eb COVID-19, e p\u00ebr moszbatim t\u00eb masave anti-COVID, Policia e Kosov\u00ebs ka gjobitur mbi 47 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb pak gjoba jan\u00eb shqiptuar nga Inspektorati Sanitar, ku vet\u00ebm n\u00eb muajin shtator jan\u00eb d\u00ebnuar 110 qytetar\u00eb dhe rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67103,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-67713","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67713\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}