{"id":67914,"date":"2020-10-28T17:06:20","date_gmt":"2020-10-28T17:06:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=67914"},"modified":"2020-10-28T17:06:20","modified_gmt":"2020-10-28T17:06:20","slug":"ikshpk-apelon-qytetaret-bartja-e-maskave-eshte-obligative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ikshpk-apelon-qytetaret-bartja-e-maskave-eshte-obligative\/","title":{"rendered":"IKSHPK APELON QYTETAR\u00cbT: BARTJA E MASKAVE \u00cbSHT\u00cb OBLIGATIVE!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb! Ju lutemi p\u00ebr kujdes t\u00eb shtuar!<br \/>\nVirusi \u00ebsht\u00eb kudo! Virusi vret!<\/p>\n<p>Ju lutemi p\u00ebrmbajuni rekomandimeve! Mos e n\u00ebnvler\u00ebsoni virusin!<\/p>\n<p>Pakujdesi na d\u00ebrgon shum\u00eb shpejt n\u00eb mbingarkes\u00ebn e Institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe shtimin e rasteve fatale. <\/p>\n<p>Asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb nuk ka kapacitete t\u00eb mjaftueshme njer\u00ebzore dhe infrastruktur\u00eb spitalore t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shtimin e rasteve p\u00ebr shkak t\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb mos zbatimin e rekomandimeve tashm\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb konfirmuar 281 raste t\u00eb reja me COVID-19. Ky \u00ebsht\u00eb num\u00ebr rekord deri tani. Numri i rasteve jav\u00ebn e fundit ka p\u00ebsuar rritje brengos\u00ebse si pasoj\u00eb e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb e neglizhimit te masave.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur ka filluar leht\u00ebsimi i masave p\u00ebr disa aktivitete, kemi gjurmuar raste t\u00eb reja t\u00eb COVID-19 duke u shtuar rreziku t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb vatra t\u00eb reja epidemike n\u00eb disa komuna t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb institucione e deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mos respektimit t\u00eb distanc\u00ebs dhe mosmbajtjes s\u00eb maskave.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb v\u00ebrehet fluks i shtuar i l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve kudo n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e rrezikshme dhe leht\u00ebsimi i l\u00ebvizjes nuk n\u00ebnkupton mosrespektimin e rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pakujdesia e disa qytetar\u00ebve gjat\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit p\u00ebrderisa virusi SARS-COV-2 \u00ebsht\u00eb prezent dhe k\u00ebshtu mund t\u00eb mbingarkohet sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor me pasoja t\u00eb pa parashikuara deri n\u00eb shp\u00ebrthim e q\u00eb mund t\u00eb paraqes rrezik p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Zbatimin e rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim dhe duhet  ta b\u00ebj\u00eb \u00e7do qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb veten, t\u00eb af\u00ebrmit dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Instituti Komb\u00ebtar po p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje situat\u00ebn epidemiologjike me COVID-19 tashm\u00eb qe n\u00ebnt\u00eb muaj pa nd\u00ebrpre 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Apelojm\u00eb te qytetar\u00ebt, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte t\u00eb respektojn\u00eb distanc\u00ebn fizike, p\u00ebrdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamund\u00ebsuar p\u00ebrhapjen eventuale t\u00eb infeksionit dhe shmangien e p\u00ebrhapjes n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura.<\/p>\n<p>Burimet e infeksionit jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb institucione publike, private, agjensi, shkolla e amvis\u00ebri t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund t\u00eb infektohen kudo prej vendit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb institucione publike e private, gastronomis\u00eb, super-marketeve, ku pjesa d\u00ebrmuese shihen pa maska n\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs. <\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e mos bartjes s\u00eb maskave nga ju, qytetar\u00eb t\u00eb nderuar, po rrezikohet sh\u00ebndeti i juaj dhe i qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe po r\u00ebndohet situata e p\u00ebrgjithshme epidemiologjike q\u00eb po mbahet n\u00ebn kontroll me mund t\u00eb madh t\u00eb ekipeve t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pakujdesia e juaj shton rrezikun e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit p\u00ebrderisa virusi SARS-COV-2 \u00ebsht\u00eb prezent dhe k\u00ebshtu mund t\u00eb mbingarkohet sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor me pasoja t\u00eb pa parashikuara deri n\u00eb shp\u00ebrthim e q\u00eb mund t\u00eb paraqes rrezik p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>E dijm\u00eb se qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoja p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb p\u00ebrditshme andaj b\u00ebjm\u00eb apel t\u2019iu p\u00ebrmbahen rekomandimeve t\u00eb IKSHPK n\u00eb aplikimin e masave mbrojt\u00ebse duke ruajtur k\u00ebshtu sh\u00ebndetin e tyre, t\u00eb pacient\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e madhe e p\u00ebrbashk\u00ebt e derisotme mund t\u00eb na shkoj\u00eb huq p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb s\u00eb mos p\u00ebrmbajtes s\u00eb tri rregullave themelore, t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri e jona edhe pa pandemi, e q\u00eb n\u00ebnkupton: mbajtjen e distanc\u00ebs fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 20-30 sekonda<\/p>\n<p>\u00c7do shkelje e rregullave nga kushdo do t\u00eb konsiderohet rrezikim i sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askush t\u00eb rrezikoj\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre, t\u00eb moshuarve dhe personave me s\u00ebmundje kronike p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesit dhe mos zbatimit t\u00eb rekomandimeve.<\/p>\n<p>Ne po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb normaliteti t\u00eb ri. Por, ky normalitet i ri paraqet nd\u00ebrrimin e sjelljeve tona p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur higjien\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur distanc\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur mask\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrhapur piklat tona t\u00eb cilat i qesim nga goja \u00e7do dit\u00eb, dikush m\u00eb shum\u00eb e dikush m\u00eb pak, e q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e t\u00eb tjer\u00ebve, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sh\u00ebndetin e t\u00eb af\u00ebrmve, t\u00eb familjes, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb farefisit, t\u00eb komunitetit, dhe pastaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Inspektoratet sanitare t\u00eb AUV dhe Inspektoratet komunale bashk\u00eb me shtabet komunale duhet patjet\u00ebr t\u00eb zbatojn\u00eb Ligjin Anti COVID-19, Ligjin p\u00ebr Inspektoratin dhe Ligjin p\u00ebr parandalimin e s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb Manualin p\u00ebr luftimin e COVID-19 dhe t\u00eb merren masa p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb mos zbatimit eventual t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vazhdoni t\u00eb mbani distanc\u00ebn fizike dhe maskat!<\/p>\n<p>Lani duart me kujdes disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb nga 20-30 sekonda!<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i masave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Ju lutem t\u00eb keni kujdes, sepse rreziku akoma ekziston dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbajtjes s\u00eb rekomandimeve kemi rikthim t\u00eb rritjes s\u00eb rasteve dhe rrezik i p\u00ebrhapjes n\u00eb vendet ku ka grumbullim t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve!<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb prak t\u00eb dimrit andaj ka me qen\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>NE PO PUNOJM\u00cb P\u00cbR JU PA ND\u00cbRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK Q\u00cb T\u00cb JU NDIHMOJM\u00cb SHUM\u00cb! <\/p>\n<p>NE JU TREGUAM QE N\u00cbNT\u00cb MUAJ SE MUND TA MBAJM\u00cb N\u00cbN KONTROLL\u00cb COVID-19 VET\u00cbM S\u00cb BASHKU!<\/p>\n<p>S\u00cb BASHKU KURSEJM\u00cb JET\u00cb!<br \/>\nMBANI MASKA-SHP\u00cbTONI JET\u00cb!<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr mir\u00ebkuptim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb! Ju lutemi p\u00ebr kujdes t\u00eb shtuar! Virusi \u00ebsht\u00eb kudo! Virusi vret! Ju lutemi p\u00ebrmbajuni rekomandimeve! Mos e n\u00ebnvler\u00ebsoni virusin! Pakujdesi na d\u00ebrgon shum\u00eb shpejt n\u00eb mbingarkes\u00ebn e Institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb nuk ka kapacitete t\u00eb mjaftueshme njer\u00ebzore dhe infrastruktur\u00eb spitalore t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shtimin e rasteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67915,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-67914","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67914"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67914\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}