{"id":68011,"date":"2020-10-30T12:55:50","date_gmt":"2020-10-30T12:55:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68011"},"modified":"2020-10-30T12:55:50","modified_gmt":"2020-10-30T12:55:50","slug":"keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-u-moren-sot-ne-mbledhjen-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-u-moren-sot-ne-mbledhjen-e-qeverise\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb u mor\u00ebn sot n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka th\u00ebn\u00eb sot se Projektbuxheti p\u00ebr vitin 2021 i p\u00ebrgjigjet sfidave ekonomike t\u00eb shkaktuara nga pandemia.<\/p>\n<p>Hoti ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb arritur q\u00eb t\u2019i adresojn\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebrkesave t\u00eb ministrive n\u00eb projekte zhvillimore.<\/p>\n<p>Ndryshe, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka mbajtur sot mbledhjen e  t\u00eb rregullt, ku ka miratuar Projektligje dhe vendime t\u00eb ndryshme t\u00eb fushave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Lexoni t\u00eb plot\u00eb njoftimin e Kryeministris\u00eb rreth vendimeve t\u00eb sotme:<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme \u00ebsht\u00eb miratuar Projektligji mbi ndarjet buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2021, i cili do t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shqyrtim dhe miratim. Buxheti p\u00ebr vitin 2021 planifikon t\u00eb hyra sipas parashikimeve fiskale n\u00eb shum\u00ebn prej 1 miliard\u00eb e 885.9 milion euro, q\u00eb jan\u00eb 97.4 milion euro m\u00eb shum\u00eb se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore p\u00ebr vitin 2021 parashikohet t\u00eb jen\u00eb 2 miliard\u00eb e 412.6 milion euro, apo 207.6 milion euro m\u00eb t\u00eb vogla se sa vitin paraprak.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjen dhe harmonizimin e k\u00ebrkesave t\u00eb organizatave buxhetore p\u00ebr Buxhetin 2021 e ka p\u00ebrcjell situata e r\u00ebnduar me pandemin\u00eb COVID-19, por edhe projeksionet e t\u00eb hyrave dhe shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme buxhetore. Kjo situat\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb edhe parashikimin e zhvillimeve si dhe nj\u00eb deficit n\u00eb vler\u00eb prej 4.2 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Prodhimit Vendor\u00eb (BPV), i cili do t\u00eb p\u00ebrmbushet me emetimin e letrave me vler\u00eb nga Thesari i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga financimet e jashtme.<\/p>\n<p>Projektbuxheti, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, do t\u00eb procedohet sot n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>N\u00eb takim e sot\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar edhe Projektligji p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes financiare p\u00ebr IPA 2020, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bashkimit Evropian. Me miratimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, Kosova do t\u00eb  p\u00ebrfitoj\u00eb 90 milion e 200 mij\u00eb euro n\u00eb form\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb projekteve zhvillimore n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Edhe Projektligji p\u00ebr masat p\u00ebr uljen e kostos s\u00eb shtrirjes s\u00eb rrjeteve t\u00eb komunikimeve t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga Qeveria n\u00eb mbledhjen e sotme. Ky Projektligj leht\u00ebson dhe nxit\u00eb nd\u00ebrtimin e rrjeteve t\u00eb komunikimit me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe promovon p\u00ebrdorimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb infrastruktur\u00ebs fizike ekzistuese, duke mund\u00ebsuar nj\u00eb zhvillim m\u00eb efikas t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb re fizike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto rrjete t\u00eb mund t\u00eb shtrihen me kosto sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Projektligji p\u00ebrcakton t\u00eb drejtat dhe obligimet minimale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar shtrirjen e k\u00ebtyre rrjeteve si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me Direktiv\u00ebn e Parlamentit Evropian p\u00ebr uljen e kostos s\u00eb shtrirjes s\u00eb rrjeteve t\u00eb komunikimeve elektronike t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart.<\/p>\n<p>Miratimin nga Qeveria e ka marr edhe vendimi p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Programit legjislativ p\u00ebr vitin 2020, sipas t\u00eb cilit Projektligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Korrektues dhe Sh\u00ebrbimin Sprovues ndahet n\u00eb dy projektligje, si dhe shtyhen afatet e miratimit t\u00eb 19 projektligjeve nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Programin Legjislativ p\u00ebr vitin 2020 shtohen 15 projektligje t\u00eb reja, nd\u00ebrsa hiqet nga Programi Legjislativ p\u00ebr vitin 2020, Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Teatrot n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb themeluar Komisioni ad-hoc p\u00ebr shqyrtimin e ankesave n\u00eb procesin e rekrutimit t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Miniera dhe Minerale, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje: Ib\u00ebr Alaj, u.d. Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, kryesues; Razafa Ukimeraj, Sekretare e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Pushtetit Lokal, an\u00ebtare; Besim Kamberaj, u.d. Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Zhvillimit Rajonal, an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Qeveria ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebr bartjen e mjeteve financiare n\u00eb shum\u00ebn prej 860 mij\u00eb e 190 euro te komunat e Kosov\u00ebs. K\u00ebto mjete do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr ekzekutimin e shtesave n\u00eb pag\u00eb p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr transfer t\u00eb mjeteve nga shpenzimet kapitale te kategoria e shpenzimeve mallra dhe sh\u00ebrbime n\u00eb shum\u00ebn prej 138 mij\u00eb e 940 euro. K\u00ebto mjete do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar komune n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar n\u00eb mbledhjen e sotme vendimin p\u00ebr ndalim t\u00eb t\u00eb gjitha shtesave p\u00ebr zyrtar\u00ebt n\u00eb organizata buxhetore, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 80 t\u00eb Ligjit p\u00ebr menaxhimin e financave publike dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Shtesat q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 80 t\u00eb k\u00ebtij Ligji, si dhe ato q\u00eb kan\u00eb baz\u00eb ligjore n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr sh\u00ebrbimin civil, mbeten n\u00eb fuqi dhe nuk do t\u00eb ndikohen nga ky vendim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb aprovuar Raporti n\u00ebnt\u00ebmujor i Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2020, i cili do t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas Raportit evidentohen t\u00eb hyra n\u00eb total 1,502.25 milion euro, q\u00eb jan\u00eb 10% m\u00eb t\u00eb vogla se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb viti t\u00eb kaluar dhe shpenzime n\u00eb total 1,512,90 milion euro, 8% m\u00eb shum\u00eb se periudha e nj\u00ebjt\u00eb e vitit t\u00eb kaluar. Bilanci bruto i fondeve n\u00eb Buxhetin e konsoliduar m\u00eb 30 shtator ishte 446.16 milion euro, derisa m\u00eb 1 janar 2020 ishte 458.25 milion euro.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb kontributit vjetor\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Qendr\u00ebn Rajonale p\u00ebr Migrim, Azil dhe Refugjat, p\u00ebr vitin 2020, jan\u00eb ndar\u00eb mjete financiare n\u00eb shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb e 721 euro.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb aprovuar nga Qeveria edhe ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i Planit Strategjik 2019-2021 p\u00ebr Rezervat shtet\u00ebrore t\u00eb Mallrave. Me k\u00ebt\u00eb ndryshim \u2013 plot\u00ebsim sigurohen dhe garantohen p\u00ebr tri vitet e ardhshme furnizimi me produktet e nevojshme t\u00eb Rezerv\u00ebs Shtet\u00ebrore, t\u00eb parapara me Ligjin p\u00ebr Rezervat Shtet\u00ebrore t\u00eb Mallrave. Gjithashtu, ndryshimet dhe plot\u00ebsimet jan\u00eb hartuar p\u00ebr tu p\u00ebrshtatur me k\u00ebrkesat pas situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga pandemia e COVID-19. P\u00ebrvoja e kaluar ka treguar se n\u00eb list\u00ebn e produkteve strategjike duhet t\u00eb shtohen edhe produkte t\u00eb natyr\u00ebs higjienike, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit \u00ebsht\u00eb aprovuar Plani i Veprimit me t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kriteret p\u00ebr ndarjen e mjeteve n\u00eb vler\u00eb 2.5 milion euro, sipas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr zbatim e Programit t\u00eb Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike, t\u00eb dat\u00ebs 29 shtator 2020.<\/p>\n<p>Edhe vendimi p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e vendimit p\u00ebr aprovimin e Tarifave t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb mbrojtur n\u00eb rastin e ritransmetimit \u00ebsht\u00eb aprovuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs me propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit. Tarifat p\u00ebrcaktohen si tarifa mujore dhe e shtyn afatin e fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi deri m\u00eb 1 prill 2021.<\/p>\n<p>Po ashtu, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, Qeveria e ka shpallur muajin n\u00ebntor 2020 \u201cMuaji t\u00eb Anton \u00c7et\u00ebs\u201d. Me vendim \u00ebsht\u00eb miratuar edhe Programi i aktiviteteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb muaj q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim dhe nderim t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Anton \u00c7et\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria ka em\u00ebruar znj.Bahrije Spanca an\u00ebtare t\u00eb Bordit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Drejtor\u00ebve n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen Publik\u00eb Qendrore \u201cTelekomi i Kosov\u00ebs\u201d sh.a. e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e Bordit t\u00eb rregullt t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje.<\/p>\n<p>Kan\u00eb marr\u00eb miratim nga kabineti qeveritar edhe kriteret p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e sektorit privat n\u00eb fushat specifike, p\u00ebr zbatimin e masave t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Programin e Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike. Kriteret do t\u00eb publikohen bashk\u00eb me thirrjen publike p\u00ebr aplikim dhe me formular\u00ebt q\u00eb aplikuesit jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u2019i dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb rastin e aplikimit.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb 1\/17 t\u00eb dat\u00ebs 27 mars 2020 p\u00ebr shkarkimin e Bordit Drejtues t\u00eb Sh\u00ebrbimit Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe formimin e bordit t\u00eb ri. Me ndryshimet dhe plot\u00ebsimet e miratuara Dr.Diana Dafota z\u00ebvend\u00ebsohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr.Sadete Hadri, p\u00ebr shkak t\u00eb pensionimit, z\u00ebvend\u00ebsohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta z\u00ebvend\u00ebsohet me Dr. Diellor Rizaj. Pjesa tjet\u00ebr e Bordit Drejtues t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet sipas vendimit paraprak.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar vendimin p\u00ebr shtesat mujore mbi pag\u00ebn baz\u00eb p\u00ebr personelin e institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb publike, sipas kategorive: Kategoria I \u2013 Mjek\u00ebt 250 euro n\u00eb muaj; Kategoria II- Infermier\u00ebt 150 euro n\u00eb muaj; dhe Kategoria III- Stafi teknik 100 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka th\u00ebn\u00eb sot se Projektbuxheti p\u00ebr vitin 2021 i p\u00ebrgjigjet sfidave ekonomike t\u00eb shkaktuara nga pandemia. Hoti ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb arritur q\u00eb t\u2019i adresojn\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebrkesave t\u00eb ministrive n\u00eb projekte zhvillimore. Ndryshe, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka mbajtur sot mbledhjen e t\u00eb rregullt, ku ka miratuar Projektligje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65425,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68011","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}