{"id":68144,"date":"2020-11-01T10:15:42","date_gmt":"2020-11-01T10:15:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68144"},"modified":"2020-11-01T10:15:42","modified_gmt":"2020-11-01T10:15:42","slug":"5-organizata-nderkombetare-bejne-thirrje-qe-shkollat-te-qendrojne-te-hapura-gjate-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/5-organizata-nderkombetare-bejne-thirrje-qe-shkollat-te-qendrojne-te-hapura-gjate-pandemise\/","title":{"rendered":"5 organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare b\u00ebjn\u00eb thirrje q\u00eb shkollat t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb hapura gjat\u00eb pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Arsim, Shkenc\u00eb dhe Kultur\u00eb (UNESCO), Fondi i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt (UNICEF) dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb shkollat n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb hapura gjat\u00eb pandemis\u00eb t\u00eb shkaktuar nga coronavirusi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 28 tetor, t\u00eb tri k\u00ebto organizata than\u00eb se n\u00eb kulmin e \u201cmbylljes\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 1.5 miliard f\u00ebmij\u00eb u prek\u00ebn nga mbyllja e shkollave, gj\u00eb q\u00eb sipas tyre, shkaktoi nj\u00eb kriz\u00eb globale t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave n\u00eb vendet e varfra<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, edhe para pandemis\u00eb m\u00ebsimi ishte n\u00eb kriz\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto tri organizata t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebrejtjen se gjysma e dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme dhe t\u00eb ul\u00ebta, nuk mund t\u00eb kuptonin nj\u00eb fjali t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shkruar dhe se m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e kat\u00ebrta e nj\u00eb miliard f\u00ebmij\u00ebve nuk shkuan n\u00eb shkoll\u00eb. Pandemia e coronavirusit vet\u00ebm i ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar k\u00ebto pabarazi, ve\u00e7an\u00ebrisht duke prekur nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave n\u00eb vendet e varfra.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn shpejt zbatuan m\u00ebsimin n\u00eb distanc\u00eb, protokolle t\u00eb reja sh\u00ebndet\u00ebsore dhe plane p\u00ebr rihapje, por p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebto politika ndryshuan shum\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e secilit shtet.<\/p>\n<p>Edhe pushimet e shkurtra n\u00eb shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve mund t\u00eb ken\u00eb efekte negative afatgjata n\u00eb m\u00ebsimnx\u00ebnien e tyre. Megjith\u00ebse p\u00ebrgjigjet e qeverive p\u00ebr sigurimin dhe mund\u00ebsimin e m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpejta, k\u00ebto organizata paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb kuptuarit se kush ka pasur qasje n\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb distanc\u00eb, si jan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebto metoda, dhe shkall\u00ebn e efektivitetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, interneti dhe televizioni ishin metodat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb, t\u00eb pasuara nga materiale t\u00eb shkruara p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00ebsimi p\u00ebrmes radios. K\u00ebto organizata gjithashtu v\u00ebrejn\u00eb se p\u00ebrqindja e student\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb internet n\u00eb sht\u00ebpi ndryshon nga m\u00eb pak se 15 p\u00ebr qind n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore dhe Amerik\u00ebn e Veriut deri n\u00eb 80 p\u00ebr qind n\u00eb Afrik\u00ebn Sub-Sahariane.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shtatori i vitit 2020, shumica e vendeve kan\u00eb rihapur plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht shkollat e tyre. Planet p\u00ebr t\u00eb rihapur shkollat, megjithat\u00eb ndryshojn\u00eb. Vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb larta kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb hapin shkolla krahasuar me vendet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, ku ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb k\u00ebto shtete t\u00eb rihapin institucionet parashkollore.<\/p>\n<p>Qasja p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb shkoll\u00eb ishte gjithashtu e ndryshme, pasi vendet e pasura p\u00ebrdor\u00ebn m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb kombinim t\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit n\u00eb distanc\u00eb dhe m\u00ebsimit individual (hibrid). M\u00eb shum\u00eb se gjysma e vendeve n\u00eb bot\u00eb kombinojn\u00eb arsimin n\u00eb distanc\u00eb dhe n\u00eb klasa. Sidoqoft\u00eb, kjo qasje p\u00ebrs\u00ebri ndryshon shum\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, shkollat jan\u00eb rihapur dhe nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb rikthyer n\u00eb bankat shkollore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb larta dhe t\u00eb mesme kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrdorin skenar\u00eb t\u00eb kombinuar t\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit n\u00eb distanc\u00eb dhe m\u00ebsimit individual.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi i kombinuar n\u00eb rajon<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebs se kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb paraqitjes s\u00eb rasteve pozitive me coronavirus, si n\u00eb mesin e nx\u00ebn\u00ebsve ashtu edhe t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, 14 shkolla n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mbyllur, kurse m\u00ebsimi ka kaluar online. Diellza Kukaj, zyrtare p\u00ebr informim n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, i ka th\u00ebn\u00eb REL-it se numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb infektuar me coronavirus \u00ebsht\u00eb 130, nd\u00ebrkaq i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve 148.<\/p>\n<p>Ndryshe, Ministria e Arsimit n\u00eb Kosov\u00eb ka parapar\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit shkollor, m\u00ebsimi t\u00eb realizohet p\u00ebrmes tre skenar\u00ebve. Skenari A ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhvillimin e m\u00ebsimit n\u00eb ambientet shkollore. Skenari B, apo m\u00ebsimi i kombinuar p\u00ebrfshin rikthimin e pjessh\u00ebm t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla (prezenc\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla, e kombinuar dhe me m\u00ebsimin n\u00eb distanc\u00eb) dhe skenari C \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb distanc\u00eb apo online.<\/p>\n<p>Derisa bota po pret vaksin\u00ebn, 14-vje\u00e7arja ka zgjidhje \u2013 adoleshentja fiton \u00e7mimin p\u00ebr zbulimin q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj n\u00eb prodhimin e ila\u00e7it kund\u00ebr COVID-19<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, m\u00ebsimi online n\u00eb arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm po zhvillohet me probleme t\u00eb shumta n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb natyr\u00ebs teknike, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rrjetit t\u00eb internetit n\u00eb shum\u00eb shkolla, sidomos n\u00eb ato periferike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb qendrat urbane ka ngarkes\u00eb t\u00eb rrjetit q\u00eb \u00e7on edhe n\u00eb nd\u00ebrprerjen e m\u00ebsimit. M\u00ebsimi nga sht\u00ebpia ka nisur m\u00eb 1 tetor nd\u00ebrsa po zhvillohet p\u00ebrmes nj\u00eb platforma unike t\u00eb krijuar nga Ministria e Arsimit. M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb obliguar q\u00eb m\u00ebsimin ta zhvillojn\u00eb me prani fizike n\u00eb shkolla, nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit e ndjekin nga sht\u00ebpia, p\u00ebrmes pajisjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb komunikimit elektronik.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs fillore shkojn\u00eb n\u00eb shkolla, nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme shkojn\u00eb n\u00eb shkolla nj\u00eb jav\u00eb, kurse jav\u00ebn tjet\u00ebr m\u00ebsojn\u00eb nga distanca. Branislav Tiodoroviq, an\u00ebtar i Shtabit t\u00eb Krizave, tha p\u00ebr mediat m\u00eb 30 tetor se \u00e7\u00ebshtja e mbylljes s\u00eb shkollave dhe kopshteve nuk u ngrit dhe se ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb ekziston edhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kroaci, rreth 1 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe rreth 200 punonj\u00ebs t\u00eb shkollave jan\u00eb infektuar me coronavirus dhe m\u00ebsimi n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 80 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve zhvillohen n\u00eb klasa.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka mbyllet p\u00ebrve\u00e7 shkollave<\/p>\n<p>Kufizimet q\u00eb s\u00eb fundmi po vendosin shtetet n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e coronavirusit, nuk p\u00ebrfshijn\u00eb mbylljen e shkollave.<\/p>\n<p>Protesta t\u00eb dhunshme kan\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Italin\u00eb rreth kufizimeve t\u00eb reja n\u00eb frenimin e coronavirusit. Sa i p\u00ebrket shkollave, kufizimet e reja, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb fuqi deri m\u00eb 24 n\u00ebntor, parashikojn\u00eb q\u00eb 75 p\u00ebr qind e m\u00ebsimit n\u00eb shkollat e mesme dhe universitetet italiane t\u00eb zhvillohen online, n\u00eb vend se nga objektet shkollore.<\/p>\n<p>Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi m\u00eb 28 tetor se Gjermania do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb pjesshme nga 2 n\u00ebntori p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb epidemiologjike. Shkollat dhe kopshtet do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Edhe Franca nga 30 tetor \u00ebsht\u00eb kthyer ne bllokad\u00eb n\u00eb nivelin komb\u00ebtar. Ndryshe nga bllokada n\u00eb mars, shumica e shkollave mbeten t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebria e Bashkuar, q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb izolim total nga 5 n\u00ebntori, nuk do t\u00eb mbyll\u00eb shkollat, nj\u00ebsoj\u00eb sikurse Austria, q\u00eb nga 3 n\u00ebntori do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb pjesshme, por do t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb hapura institucionet arsimore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, vet\u00ebm n\u00eb Suedi, shkollat fillore dhe kopshtet q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb nuk u mbyll\u00ebn, dhe institucionet arsimore ende funksionojn\u00eb normalisht, sikurse n\u00eb Bjellorusi dhe Rusi. Suedia ka rekomanduar q\u00eb shkollat e mesme dhe fakultetet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin online, por nuk ka vendim p\u00ebr mbylljen e t\u00eb gjitha shkollave.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mjek\u00ebsor\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ishin t\u00eb panjohura k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb: me masat e duhura paraprake, shkalla e transmetimit t\u00eb coronavirusit n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb relativisht e ul\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht midis nx\u00ebn\u00ebsve m\u00eb t\u00eb rinj. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb infektohen zakonisht kan\u00eb simptoma t\u00eb lehta dhe masa t\u00eb tilla si mbajtja e maskave, distanca fizike dhe ventilimi jan\u00eb m\u00eb efektive sesa \u00ebsht\u00eb parashikuar.<\/p>\n<p>Qendra Evropiane p\u00ebr Parandalimin dhe Kontrollin e S\u00ebmundjeve zbuloi se f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak se 5 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjitha rasteve me coronavirus t\u00eb raportuar n\u00eb 27 vendet e Bashkimit Evropian dhe Britani.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Arsim, Shkenc\u00eb dhe Kultur\u00eb (UNESCO), Fondi i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt (UNICEF) dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb shkollat n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb hapura gjat\u00eb pandemis\u00eb t\u00eb shkaktuar nga coronavirusi. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 28 tetor, t\u00eb tri k\u00ebto organizata than\u00eb se n\u00eb kulmin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68144","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}