{"id":68169,"date":"2020-11-01T15:13:13","date_gmt":"2020-11-01T15:13:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68169"},"modified":"2020-11-01T15:13:13","modified_gmt":"2020-11-01T15:13:13","slug":"rritet-numri-i-pacienteve-ne-qkuk-krasniqi-paralajmeron-nderprerjen-e-sherbimeve-te-tjera-shendetesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rritet-numri-i-pacienteve-ne-qkuk-krasniqi-paralajmeron-nderprerjen-e-sherbimeve-te-tjera-shendetesore\/","title":{"rendered":"Rritet numri i pacient\u00ebve n\u00eb QKUK, Krasniqi paralajm\u00ebron nd\u00ebrprerjen e sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore"},"content":{"rendered":"<p>Kosova n\u00eb dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb duke u ballafaquar me shifra rekorde t\u00eb personave t\u00eb infektuar me Covid-19. E p\u00ebr ushtruesin e detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sspitalor, Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi k\u00ebto shifra jan\u00eb shqet\u00ebsuese. Madje ai thot\u00eb se n\u00ebse vazhdon ky trend i shtimit t\u00eb t\u00eb prekurve me koronavirus do t\u00eb detyrohen t\u2019i nd\u00ebrprejn\u00eb disa sh\u00ebrbime spitalore q\u00eb ofrohen n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>Krasniqi thot\u00eb se si SHSKUK jan\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet e nevojshme n\u00eb tejkalimin e \u00e7far\u00ebdo situate epidemiologjike.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shifra shqet\u00ebsues edhe p\u00ebr neve si Sh\u00ebrbim Spitalor sepse ky num\u00ebr i madh i t\u00eb infektuarve na paralajm\u00ebron neve q\u00eb mund t\u00eb kemi num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb spitalizim. Ne vet\u00ebm brenda k\u00ebtyre dit\u00ebve kemi v\u00ebrejtur shtim t\u00eb numrit t\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb shtrir\u00eb n\u00ebp\u00ebr Klinika\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Krasniqi i cili po kryeson Sh\u00ebrbimin Spitalor Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs ka paralajm\u00ebruar reduktim t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve tjera jo COVID n\u00ebse ve\u00e7 vazhdon rritja e numrit t\u00eb personave t\u00eb infektuar me pandemin\u00eb. Por ai thot\u00eb se deri n\u00eb maksimum do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ofruar t\u00eb gjitha sh\u00ebrbime spitalore p\u00ebr gjith\u00eb pacient\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNe p\u00ebr momentin jemi duke vazhduar me ofrimin e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb \u00ebrfshir\u00eb edhe programin e operacioneve selektive dhe po ashtu edhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb ambulancat specialistike\u2026N\u00eb rast se vazhdon ky trend i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve ne do jemi t\u00eb detyruar t\u00eb reduktojm\u00eb mbase disa sh\u00ebrbimet s\u00ebrish. Do b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale q\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mundur t\u2019i mbajm\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime mos t\u2019i reduktojm\u00eb por kjo do t\u00eb varet nga situata e p\u00ebrgjithshme\u201d, deklaroi ushtruesi i detyr\u00ebs se drejtorit t\u00eb SHSKUK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Krasniqi p\u00ebr KosovaPress deklaron se QKUK relativisht mir\u00eb \u00ebsht\u00eb e pajisur me maska e dor\u00ebza e veshje mbrojt\u00ebse. Nd\u00ebrsa, thot\u00eb se p\u00ebr ofrimin e dy bareve q\u00eb po aplikohen n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr trajtim t\u00eb pacient\u00ebve me COVID-19 po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u2019i sigurojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin jemi relativisht mir\u00eb me k\u00ebto pajisje dhe var\u00ebsisht nga nevojat ne duhet t\u00eb sigurojm\u00eb dhe t\u00eb blejm\u00eb apo pranojm\u00eb donacione\u2026\u00ebsht\u00eb remdesiviri dhe favipiraviri. Sa i p\u00ebrket favipiravitit ne m\u00eb her\u00ebt kemi pranuar donacione nga qeveria e Japonis\u00eb p\u00ebr rreth 300 pacient\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr remdesivir Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i kryer procedurat p\u00ebr blerje t\u00eb k\u00ebtij bari, dhe po presim q\u00eb s\u00eb shpejti ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb na furnizoi me remdesiver. As remdesiviri e as favipiraviri dhe asnj\u00eb bar tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb qind p\u00ebr qind efikas n\u00eb luftimin e k\u00ebtij infeksioni. Deri m\u00eb tash nuk ka asnj\u00eb bar efikas q\u00eb sulmon e lufton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme virusin COVID-10. E vetmja mas\u00eb \u00ebsht\u00eb parandalimi\u201d, theksoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Furnizimi i mjaftuesh\u00ebm me oksigjeni i klinikave n\u00eb QKUK dhe po ashtu spitalet e p\u00ebrgjithshme ka qen\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr SHSKUK-n\u00eb gjat\u00eb muajt korrik dhe gusht kur Kosova kishte shifra t\u00eb larta t\u00eb t\u00eb prekurve me koronavirus.<\/p>\n<p>E Valbon Krasniqi thot\u00eb se aktualisht jan\u00eb duke u p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat, dhe se tani jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen e kontratave me operator\u00ebt p\u00ebr furnizim me oksigjen.<\/p>\n<p>Ofrimi i oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb ka zgjedhur SHSKUK p\u00ebr pacient\u00ebt me koronavirus n\u00ebp\u00ebr spitalet e p\u00ebrgjithshme, prandaj Krasniqi thot\u00eb se jan\u00eb n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb rezervar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb klinikat e Qendr\u00ebs Klinike Universitare thot\u00eb se kan\u00eb projektuar zgjerimin e rrjetit t\u00eb shtrirjes s\u00eb oksigjenit qendror.<\/p>\n<p>\u201cNe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb SHSKUK i kemi b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb na mund\u00ebsojm\u00eb ligjet tona, kemi pasur kontrat\u00eb me nj\u00eb operator nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e dyt\u00eb edhe me nj\u00eb operator tjet\u00ebr. Tani p\u00ebr tani k\u00ebrkesat jan\u00eb duke u p\u00ebrmbushur askush nuk mund t\u00eb parashikoj se sa do t\u00eb jen\u00eb nevojat p\u00ebr oksigjen gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm sepse kjo do varet nga numri i pacient\u00ebve t\u00eb shtrir\u00eb dhe nga ata q\u00eb do zhvillojn\u00eb forma t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb s\u00ebmundjes ku duhet ordinuar edhe oksigjeni\u2026 Jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb kontratave q\u00eb i kemi pasur t\u00eb n\u00ebnshkruara dhe k\u00ebtyre dit\u00ebve kemi filluar procedurat p\u00ebr t\u00eb rilidhur s\u00ebrish kontrata me operator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb furnizuar me oksigjenin, por ashtu gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve ne kemi b\u00ebr\u00eb edhe veprime t\u00eb tjera. Jemi n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb rezervar\u00ebve t\u00eb oksigjenit q\u00eb do t\u2019i vendosim n\u00eb shtat\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme rajonale sepse furnizimi me oksigjen t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebtyre rezervuarve t\u00eb m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb dhe m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe ka sasi n\u00eb treg\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai tutje thot\u00eb se n\u00eb secilin spital t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm jan\u00eb identifikuar repartet dhe var\u00ebsisht nga numri i pacient\u00ebve q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim do t\u00eb shkohet me radh\u00eb edhe funksionalizimi i tyre.<\/p>\n<p>Krasniqi thot\u00eb se tashm\u00eb nuk ka shtret\u00ebr t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive p\u00ebr pacient\u00ebt me koronavirus. Sipas tij pacient\u00ebt me COVID-19 jan\u00eb rikthyer edhe n\u00eb Klinik\u00ebn e Pulmologjis\u00eb, e Mjekimin Intensiv Qendror dhe pasi t\u00eb mbushen kapacitetet do t\u00eb shikohet mund\u00ebsia e shfryt\u00ebzimit t\u00eb reparteve dhe klinikave tjera var\u00ebsisht nga nevojat.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht ne n\u00eb QKUK kemi pacient\u00eb me COVID n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive tani jav\u00ebn e kaluar ve\u00e7 jan\u00eb mbushur kapacitet e Klinik\u00ebs Infektive dhe kemi filluar t\u00eb rikthejm\u00eb pacient\u00ebt n\u00eb Klinik\u00ebn e s\u00ebmundjeve t\u00eb mushk\u00ebrive, dhe po ashtu kemi n\u00eb mjekimin intensive qendror me COVID ku jan\u00eb pacient\u00ebt me gjendje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pra n\u00eb repartet intensive. N\u00ebse ve\u00e7 mbushen edhe kapacitetet e reparteve t\u00eb mushk\u00ebrive ne kemi planin p\u00ebr t\u00eb kaluar edhe n\u00eb klinikat ose repartet e caktuara var\u00ebsisht nga nevoja dhe po ashtu edhe n\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme ku gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00eb kemi pasur num\u00ebr t\u00eb pacient\u00ebve por ka qen\u00eb numri m\u00eb i vog\u00ebl diku rreth 20\u201d, theksoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Ndihm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme e vler\u00ebson nd\u00ebrtimin e spitalit p\u00ebr pacient\u00ebt me COVID-19, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb hap\u00ebsirat e dedikuara p\u00ebr Spitalin e Emergjenc\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb ende vet\u00ebm n\u00eb tulla.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar 514 raste t\u00eb reja m\u00eb COVID-19, dhe 3 persona e kan\u00eb humbura betej\u00ebn me k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova n\u00eb dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb duke u ballafaquar me shifra rekorde t\u00eb personave t\u00eb infektuar me Covid-19. E p\u00ebr ushtruesin e detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sspitalor, Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi k\u00ebto shifra jan\u00eb shqet\u00ebsuese. Madje ai thot\u00eb se n\u00ebse vazhdon ky trend i shtimit t\u00eb t\u00eb prekurve me koronavirus do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68169","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}