{"id":68183,"date":"2020-11-01T19:14:39","date_gmt":"2020-11-01T19:14:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68183"},"modified":"2020-11-01T19:14:39","modified_gmt":"2020-11-01T19:14:39","slug":"adriana-matoshi-eshte-me-burrerore-e-me-e-dinjitetshme-se-shume-meshkuj-e-paragjykues-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/adriana-matoshi-eshte-me-burrerore-e-me-e-dinjitetshme-se-shume-meshkuj-e-paragjykues-tjeter\/","title":{"rendered":"Adriana Matoshi \u00ebsht\u00eb m\u00eb burr\u00ebrore, e m\u00eb e dinjitetshme, se shum\u00eb meshkuj e paragjykues tjet\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<p>\u2022Shkruan: Fitim Redenica<\/p>\n<p>Ne si popull tradicionalisht shquhemi p\u00ebr paragjykimet dhe steriotipet q\u00eb kemi p\u00ebr rrethin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb tryezat tona ekzistojn\u00eb temat e paragjykimeve p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr mikun, fqiun, koleg\u00ebt, familjen, e deri tek paragjykimet p\u00ebr martesat apo vdekjet e hershme nga rrethana natyrore apo vrasjet e shkaktuara nga dora e njeriut.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e turpshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb mirret me p\u00ebrceptime t\u00eb tilla. T\u00eb jetuarit dhe t\u00eb vepruarit n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme e \u00e7donj\u00ebrit prej nesh, e aq m\u00eb pak t\u00eb dashuruarit n\u00eb nj\u00eb person me komb\u00ebsi tjet\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb perzgjedhje personale e \u00e7do individi. Sinqerisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, t\u00eb lexosh aq shum\u00eb komente fyese, denigruese dhe jokredibile, ndaj nj\u00eb aktore, e cila na e zbardhi fytyr\u00ebn n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, duke na p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht n\u00eb \u00e7do aren\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se, Adriana Matoshi, por, edhe shum\u00eb \u201cAdriana\u201d t\u00eb tjera, asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta ulin kok\u00ebn nga paragjykimet e t\u00eb tjer\u00ebve, sepse n\u00ebse do ta ulnin, do ta ulnin rolin dhe ndikimin e femr\u00ebs shqiptare, dhe nuk do t\u2019i rr\u00ebmbenin majet e sukseseve, p\u00ebr t\u00eb cilat \u201cparagjykuesit\u201d, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk do mund t\u2019i \u00ebnd\u00ebrronin. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqiptare, m\u00eb burr\u00ebrore, e m\u00eb e dinjitetshme, se shum\u00eb meshkuj e paragjykues tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mentaliteti i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, parase t\u00eb rr\u00ebshqasim drejt\u00eb nj\u00eb gremine nga e cila nuk do t\u00eb mund t\u00eb zgjohemi asnj\u00ebher\u00eb. Evropa, t\u00eb cil\u00ebn po e aspirojm\u00eb, nuk na pranon si t\u00eb till\u00eb. E as q\u00eb duhej t\u00eb na pranonte! Pse nuk b\u00ebhet zhurm\u00eb kur nj\u00eb i ri shqiptar\u00eb, lidhet me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb huaj? Nd\u00ebrsa, femra shqiptare, ofendohet e paragjykohet me vite, duke l\u00ebn\u00eb njoll\u00eb t\u00eb zez\u00eb mbi t\u00eb, e mbi familjen e saj. Si mund t\u00eb jet\u00eb diskriminimi ndryshe?<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e sh\u00ebndosh\u00eb demokratike, nuk e ka k\u00ebt\u00eb tem\u00eb mbi tavolin\u00eb. N\u00eb at\u00eb shoq\u00ebri, roli i femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb hyjnore. Ajo ka vend t\u00eb merituesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri. Hap\u00ebsira dhe zgjedhja e saj \u00ebsht\u00eb e pakufijshme. Prandaj, n\u00eb ato vende jehon kultura, shkenca, t\u00eb arriturat, mir\u00ebqenia dhe optimizmi pozitiv i njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha vendimtare kur shoq\u00ebria jon\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht, n\u00eb mentalitet dhe n\u00eb koh\u00eb. Duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebrceptimi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, si dhe roli i gruas n\u00eb shoq\u00ebri, duke ju dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos gjejm\u00eb p\u00ebrceptime paragjykuese rreth pun\u00ebs, veprimtaris\u00eb dhe jet\u00ebs s\u00eb tyre personale e profesionale.<\/p>\n<p>Mendohuni dhe analizoni p\u00ebrpara se t\u00eb shkruani e t\u00eb paragjykoni. Thellohuni m\u00eb shum\u00eb n\u00eb trajtimin e vler\u00ebs s\u00eb femr\u00ebs shqiptare. Ndiqeni vet\u00ebn, imazhin dhe t\u00eb arriturat tuaja. Jetoni jasht\u00eb p\u00ebrceptimeve e paragjykimeve p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, sepse kjo nuk ju b\u00ebn\u00eb nder, e aq m\u00eb pak nuk ju jep identitetin e nj\u00eb njeriu me vlera t\u00eb past\u00ebrta humane e njer\u00ebzore, i cili e konsideron gruan dhe familjen si t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Syt\u00eb e gruas shqiptare, nuk duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb hapura m\u00eb shum\u00eb plag\u00eb sesa plumbat n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs s\u00eb nj\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Enough is enough!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022Shkruan: Fitim Redenica Ne si popull tradicionalisht shquhemi p\u00ebr paragjykimet dhe steriotipet q\u00eb kemi p\u00ebr rrethin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb tryezat tona ekzistojn\u00eb temat e paragjykimeve p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr mikun, fqiun, koleg\u00ebt, familjen, e deri tek paragjykimet p\u00ebr martesat apo vdekjet e hershme nga rrethana natyrore apo vrasjet e shkaktuara nga dora e njeriut. \u00cbsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68183","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68183\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}