{"id":68673,"date":"2020-11-08T16:27:27","date_gmt":"2020-11-08T16:27:27","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68673"},"modified":"2020-11-08T16:27:27","modified_gmt":"2020-11-08T16:27:27","slug":"izolim-pa-rimekembje-ekonomike-a-po-shkon-kosova-drejt-kolapsit-dhe-protestave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/izolim-pa-rimekembje-ekonomike-a-po-shkon-kosova-drejt-kolapsit-dhe-protestave\/","title":{"rendered":"Izolim pa Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike, a po shkon Kosova drejt kolapsit dhe protestave?"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, duke u bazuar n\u00eb rekomandimet e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike dhe Komitetit p\u00ebr Koordinimin dhe Vler\u00ebsimin e situat\u00ebs emergjente nga pandemia e COVID -19, dje ka marr\u00eb vendim p\u00ebr izolim dy ditor t\u00eb Prishtin\u00ebs, Fush\u00eb Kosov\u00ebs dhe disa qyteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky izolim dy ditor\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb madhe t\u00eb rasteve dit\u00ebt e fundit, sidomos n\u00eb kryeqytet. Por, lidhur me k\u00ebt\u00eb izolim kan\u00eb reaguar komuniteti i biznesit, Odat Ekonomike dhe Shoqata e Gastronom\u00ebve, shkruan lajmi.net.<\/p>\n<p>Kosova, ende nuk ka arritur q\u00eb ta votoj\u00eb n\u00eb Kuvend Ligjin e Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike dhe kjo po i sfidon r\u00ebnd\u00eb bizneset t\u00eb cilat kan\u00eb pasur mbi nj\u00eb miliard\u00eb humbje n\u00eb total q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti i Ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu p\u00ebr lajmi.net \u00ebsht\u00eb shprehur se Kosova \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb eksperimentale dhe idet\u00eb q\u00eb po konkretizohen n\u00eb vendime jan\u00eb larg me realitetin.<\/p>\n<p>Sipas G\u00ebrxhaliut, Kosova nuk guxon ta ket\u00eb shembull asnj\u00eb shtet t\u00eb fuqish\u00ebm kur vjen fjala tek mbyllja dhe masat e ashpra anti-Covid p\u00ebr arsye se sipas tij, vendet e tjera kan\u00eb proceduar me hapa t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahjen e bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kuptohet q\u00eb brenga m\u00eb e madhe e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb eksperimentale, si\u00e7 po e shihni, gjithkush po bjen ide n\u00eb kund\u00ebrshtim me realitetin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim po shihet se si \u00ebsht\u00eb politizuar pandemia Koronavirus dhe politizimi i k\u00ebsaj po e shihni se si po ndikon n\u00eb mos-votimin e Pakos s\u00eb Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike. N\u00eb qoft\u00eb se ballafaqohemi me nj\u00eb bojkot t\u00eb till\u00eb politik t\u00eb nj\u00eb ligji aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si mund t\u00eb k\u00ebrkohet mbyllje dhe n\u00eb fund si e sheh dikush shembull, Gjermanin\u00eb, Austrin\u00eb, Italin\u00eb kur dihet se ato vende kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr biznesin n\u00eb vend se ta shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb\u201d, tha G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, G\u00ebrxhaliu tha se autoritetet shtet\u00ebrore po e sfidojn\u00eb durimin e sektorit privat. Sipas tij, strategjia aktuale e Kosov\u00ebs po e d\u00ebmton ekonomin\u00eb dhe kjo mund t\u00eb sjell\u00eb trazira sociale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga marsi i vitit 2020 nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr bizneset dhe t\u00eb kemi nj\u00eb mbyllje t\u00eb till\u00eb e t\u00eb eksperimentohet me sektorin privat dhe komunitetin e biznesit, kam droj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb strategji q\u00eb po e d\u00ebmton Kosov\u00ebn n\u00eb aspektin ekonomik dhe po i ushqen kund\u00ebrshtar\u00ebt e Kosov\u00ebs sepse nes\u00ebr mund t\u00eb kemi trazira sociale dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb Kosov\u00ebs kur po p\u00ebrballet me pandemin\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, ekonomike, sociale e politike\u201d, tha G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu shtoi se vonesat n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike jan\u00eb fatale. Ai shprehet k\u00ebto masa nuk do ta ken\u00eb efektin e tyre pasi jan\u00eb t\u00eb vonuara.<\/p>\n<p>Kosova sipas G\u00ebrxhaliut po p\u00ebrballet me pandemi t\u00eb ndryshme, nga ajo shoq\u00ebrore e deri tek ajo politike por q\u00eb sipas tij, pandemia ekonomike \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese pasi q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb koha kur duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb tep\u00ebr sesa q\u00eb flitet sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ndihmohet sektori privat, dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb merren masa p\u00ebr mbyllje, por kjo lloj mbyllje p\u00ebrve\u00e7 gjurm\u00ebve ekonomike dhe sociale, l\u00eb gjurm\u00eb negative psikologjike n\u00eb mas\u00eb dhe humben shpresat q\u00eb shteti do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb bizneset. Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb tri ose kat\u00ebr pandemi nj\u00ebher\u00ebsh dhe p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese pandemia ekonomike q\u00eb e ka kapluar Kosov\u00ebn dhe masat e vonuara s\u2019do ta ken\u00eb efektin e d\u00ebshiruar sepse n\u00eb aspektin teknologjik p\u00ebrjetohet ndryshe. Ndihma q\u00eb do t\u2019u ofrohet bizneseve m\u00eb von\u00eb nuk do ta ket\u00eb efektin e vet sepse jan\u00eb rritur kamatat, jan\u00eb rritur borxhet dhe \u00ebsht\u00eb prodhuar inflacion e kjo e godit qytetarin dhe biznesin. Dhe besoj s\u00eb masat kur t\u00eb merren, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ken\u00eb efektin.\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, G\u00ebrxhaliu tha se n\u00ebse vendeve t\u00eb tjera iu duhen 2-3 vite p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje, Kosov\u00ebs do t\u2019i duhet dyfishi p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs.<\/p>\n<p>E lidhur me k\u00ebto masa, sot gastronom\u00ebt kan\u00eb protestuar me lug\u00eb e tenxhere n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn slloganin \u201cOj Qeveri jena shter\u00eb, nuk mujna mo, merrni vesh\u201d.<\/p>\n<p>Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronom\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs tha se kjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb protest\u00eb masive.<\/p>\n<p>\u201cMasat jan\u00eb ashp\u00ebrsuar tep\u00ebr, nd\u00ebrsa shpenzimet po vazhdojn\u00eb. Ne me k\u00ebt\u00eb protest\u00eb vet\u00ebm e kemi paralajm\u00ebruar protesten e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs e cila do t\u00eb jet\u00eb masive\u201d, tha Kllokoqi p\u00ebr media.<\/p>\n<p>Lidhur me masat e fundit ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka ngritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr gjendjen e sektorit privat, por gjithashtu edhe p\u00ebr paqart\u00ebsin\u00eb e masave.<\/p>\n<p>\u201cDuke mir\u00ebkuptuar nevoj\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb sh\u00ebndetit publik p\u00ebrmes nd\u00ebrmarrjes s\u00eb masave t\u00eb duhura p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb COVID19, Oda Ekonomike Amerikane k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe d\u00ebmet q\u00eb kufizimi i veprimtarive afariste ka p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e sektorit privat dhe mbijetes\u00ebn e tyre. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendimi i djesh\u00ebm, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr interpretim t\u00eb dyansh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosdefinimit eksplicit t\u00eb termave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendim, i cili po rezulton n\u00eb nd\u00ebshkimin e nd\u00ebrmarrjeve private, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me termin \u201cmarketet e vogla\u201d pa sqaruar se cilat elementet e p\u00ebrcaktojn\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb shitjes me pakic\u00eb. Formulimet e tilla \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve private, t\u00eb cilat me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e shkaktuara nga pandemia COVID19 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb aktivitetin e tyre dhe t\u00eb ruajn\u00eb vendet e pun\u00ebs, por edhe n\u00eb trajtim jo t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb ndryshme brenda sektor\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb komunikat\u00ebn e OAK.<\/p>\n<p>Edhe kreu i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme \u00ebsht\u00eb shprehur se Kosova po shkon drejt kolapsit ekonomik.<\/p>\n<p>\u201cE rip\u00ebrs\u00ebris: \u00c7do mbyllje, pa masa p\u00ebrkrah\u00ebse p\u00ebr biznesin, pa ligj p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen po na d\u00ebrgon drejt kolapsit.\u201d, tha Rukiqi, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb postim tjet\u00ebr t\u00eb tijin ai ka paralajm\u00ebruar edhe protest\u00eb t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit dhe t\u00eb sektorit privat.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ia kan\u00eb m\u00ebsyr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr ta kaluar vikendin, t\u00eb dy k\u00ebto vende me situat\u00eb epidemiologjike pothuajse t\u00eb ngjashme me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, autoritetet kompetente ekzekutive do t\u2019i shqyrtojn\u00eb masat e reja anti-Covid por n\u00eb opinion \u00ebsht\u00eb spekuluar edhe p\u00ebr kufizim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb orarit t\u00eb l\u00ebvizjes dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bizneseve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, duke u bazuar n\u00eb rekomandimet e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike dhe Komitetit p\u00ebr Koordinimin dhe Vler\u00ebsimin e situat\u00ebs emergjente nga pandemia e COVID -19, dje ka marr\u00eb vendim p\u00ebr izolim dy ditor t\u00eb Prishtin\u00ebs, Fush\u00eb Kosov\u00ebs dhe disa qyteteve t\u00eb tjera. Ky izolim dy ditor\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68673","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68673\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}