{"id":68783,"date":"2020-11-10T09:03:15","date_gmt":"2020-11-10T09:03:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68783"},"modified":"2020-11-10T09:03:15","modified_gmt":"2020-11-10T09:03:15","slug":"gastronomet-pa-mbeshtetje-financiare-si-respektojme-masat-e-vendosura-nga-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gastronomet-pa-mbeshtetje-financiare-si-respektojme-masat-e-vendosura-nga-qeveria\/","title":{"rendered":"Gastronom\u00ebt: Pa mb\u00ebshtetje financiare s\u2019i respektojm\u00eb masat e vendosura nga Qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Komitetit p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19 gjat\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs i dor\u00ebzoi propozimet p\u00ebr masa t\u00eb reja Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Vendi, i cili \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb zona n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve, pritet t\u00eb ballafaqohet me masa m\u00eb t\u00eb ashpra. N\u00eb to parashihet kufizimi i l\u00ebvizjes dhe kufizimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>P\u00ebr gastronom\u00ebt, \u00e7do mbyllje pa mb\u00ebshtetje financiare nga ana e shtetit \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>Shoqata e Gastronomeve t\u00eb Kosov\u00ebs paralajm\u00ebron se p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po ballafaqohen do t\u00eb detyrohen t\u2019i hapin lokalet edhe n\u00ebse vendoset p\u00ebr ndonj\u00eb mbyllje tjet\u00ebr. Madje ata paralajm\u00ebrojn\u00eb protesta kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj mase q\u00eb rrezikon k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Veton Zuka nga Shoqata e Gastronom\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb se si pasoj\u00eb e karantinimit gjat\u00eb fundjav\u00ebs s\u00eb kaluar, sektori i gastronomis\u00eb ka p\u00ebsuar humbje 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ai madje thot\u00eb se n\u00ebse do merret vendim p\u00ebr ndonj\u00eb mbyllje tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhohet situata pasi q\u00eb pronar\u00ebt e k\u00ebtyre bizneseve jan\u00eb t\u00eb revoltuar dhe do tentojn\u00eb t\u2019i hapin kafiterit\u00eb dhe restorantet pasi po ballafaqohen me gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse e shikojm\u00eb qarkullimin q\u00eb ndodh n\u00eb vikend, sidomos n\u00eb Prishtin\u00eb por edhe qytetet tjera, humbja \u00ebsht\u00eb 100 p\u00ebr qind sepse nuk ka funksionuar hi\u00e7, por \u00e7ka ndodhi? Ndodhi automatikisht l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut e n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb jemi duke folur p\u00ebr miliona para n\u00eb qytetet e tjera q\u00eb realisht Maqedonia ka m\u00eb shum\u00eb raste se ne, Shqip\u00ebria po ashtu m\u00eb shum\u00eb se ne. \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, edhe prej bizneseve, edhe nuk po e dim\u00eb pse po ndodh kjo po i mbyll qytetet tua dhe bizneset dhe qytetar\u00ebt po shkojn\u00eb n\u00eb shtetet tjera. Nuk ma merr mendja se do i mbajm\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00ebse nuk kemi nj\u00eb ndihmes\u00eb nga shteti, sepse \u00ebsht\u00eb problem edhe p\u00ebr neve si shoqat\u00eb t\u2019i menaxhojm\u00eb dhe ndalojm\u00eb bizneset se jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme reagimi i tyre ose hapja e tyre kushtimisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rebeluar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Zuka thot\u00eb se \u00e7do vendim i radh\u00ebs duhet t\u00eb merret n\u00eb koordinim me gastronom\u00ebt. Derisa thot\u00eb se ata nga qeveria po k\u00ebrkojn\u00eb subvencionim t\u00eb pagave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, subvencionimi t\u00eb qirave 40 p\u00ebr qind deri 50 p\u00ebr qind dhe ndihmes\u00eb rreth problemeve bankare.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do mbyllje k\u00ebrkon edhe kompensim dhe \u00e7do rregull q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebrkon kompensim, nuk ka ndodhur asgj\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar bizneset n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e posa\u00e7\u00ebrisht gastronomia se \u00ebsht\u00eb mbyllur e para dhe non-stop \u00ebsht\u00eb persekutuar e para prej vendimeve sikur tash k\u00ebto, karantinimi i Prishtin\u00ebs, mbyllja totale tash prap\u00eb me jav\u00eb apo dit\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Por gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00ebse bashk\u00eb b\u00ebhet mbyllja le t\u00eb jet\u00eb n\u00eb koordinim me subvencione dhe k\u00ebrkesat q\u00eb i kemi nuk kan\u00eb ndodhur, jan\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb keqe dhe bizneset jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb frustruara, gj\u00eb q\u00eb edhe ne si shoqat\u00eb po i kemi v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i menaxhojm\u00eb sepse ata i kan\u00eb k\u00ebrkesat e veta q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb legjitime dhe t\u00eb drejta\u201d, theksoi Zuka.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se rreth 40 p\u00ebr qind e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sektori kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb si pasoj\u00eb e masave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga qeveria me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrhapjes t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontaktit dhe komunikimeve q\u00eb kemi me p\u00ebrfaq\u00ebsuese kemi nj\u00eb humbje t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve apo t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs 30 deri n\u00eb 40 p\u00ebr qind dhe kjo gjithmon\u00eb duke shtyr\u00eb me gjoks sepse nuk kan\u00eb dashur me ndodh ajo, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm duke ndodhur. Plus asaj kemi edhe nj\u00eb r\u00ebnie enorme t\u00eb klient\u00ebve, sidomos n\u00eb restorante, sepse ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb droj\u00eb apo frik\u00eb me dal. Gjendja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe, jan\u00eb duke na d\u00ebmtuar edhe m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebto vendime, plus po merren vendime q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb diskutim dhe n\u00eb koherenc\u00eb me gjendjen e bizneseve. Do t\u00eb thot\u00eb nuk e di sa ka me zgjat kjo por bizneset, nuk do t\u00eb durojn\u00eb dhe ka me qen\u00eb problem t\u2019i menaxhojm\u00eb. Sa filloi k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit nj\u00eb k\u00ebndellje sado pak e vog\u00ebl e bizneseve, p\u00ebrndryshe humbjet kan\u00eb qen\u00eb 60-70 p\u00ebr qind ka pasur shit-blerje t\u00eb bizneseve me pak para\u2019 \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb me gjoks se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka qen\u00eb mbar\u00ebvajtja e pun\u00ebs n\u00eb suaza t\u00eb normales\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb revoltimin e pronar\u00ebve t\u00eb lokaleve t\u00eb gastronomis\u00eb, Zuka paralajm\u00ebron edhe protesta pasi q\u00eb nuk pajtohen me masat q\u00eb i d\u00ebmton ato.<\/p>\n<p>\u201cAq kemi presion nga bizneset dhe gastronom\u00ebt se n\u00ebse nuk realizohen k\u00ebrkesat at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb imponim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb protestat. M\u00ebnyra e protestave do jet\u00eb simbolike si gjithmon\u00eb, jo e rebeluar, por kemi opsione shum\u00eb. P\u00ebrderisa punojn\u00eb kufijt\u00eb dhe autostradat dhe shkojn\u00eb shtete t\u00eb tjera mundet me ndodh edhe ndonj\u00eb bllokim i autostrad\u00ebs p\u00ebr shembull, por ka edhe opsione t\u00eb tjera sikur her\u00ebn e fundit me zhurm\u00eb me lug\u00eb dhe pjata, kreative munden me qen\u00eb\u201d, tha Zuka.<\/p>\n<p>N\u00eb 24 or\u00ebshin e fundit jan\u00eb testuar gjithsej 1 mij\u00eb e 712 persona, prej tyre pozitiv me COVID-19 kan\u00eb rezultuar 637 raste, e betej\u00ebn me pandemin\u00eb e kan\u00eb humbur 13 persona. \/KP\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komitetit p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19 gjat\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs i dor\u00ebzoi propozimet p\u00ebr masa t\u00eb reja Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Vendi, i cili \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb zona n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve, pritet t\u00eb ballafaqohet me masa m\u00eb t\u00eb ashpra. N\u00eb to parashihet kufizimi i l\u00ebvizjes dhe kufizimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr bizneset. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68783","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68783\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}