{"id":68836,"date":"2020-11-10T15:39:33","date_gmt":"2020-11-10T15:39:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=68836"},"modified":"2020-11-10T15:39:33","modified_gmt":"2020-11-10T15:39:33","slug":"mbi-1-miliard-euro-renia-e-qarkullimit-ne-ekonomine-e-kosoves-mbyllja-mund-te-jete-fatale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mbi-1-miliard-euro-renia-e-qarkullimit-ne-ekonomine-e-kosoves-mbyllja-mund-te-jete-fatale\/","title":{"rendered":"Mbi 1 miliard euro r\u00ebnia e qarkullimit n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, mbyllja mund t\u00eb jet\u00eb fatale"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi i karantin\u00ebs n\u00eb fundjav\u00eb ka nxitur reagimin e shum\u00eb bizneseve t\u00eb cilat u detyruan q\u00eb t\u00eb mos ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbyllje si kjo dhe \u00e7do kufizim shtes\u00eb e pa p\u00ebrkrahje nga Qeveria e Kosov\u00ebs po shihet edhe si shkuarje drejt nj\u00eb kolapsi ekonomik. K\u00ebshtu thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi.<\/p>\n<p>Rukiqi thekson se \u00e7do mbyllje e re e pa p\u00ebrkrahje financiare nga shteti e rrezikon edhe humbjen e mij\u00ebra vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Derisa flet p\u00ebr problemet q\u00eb mund t\u00eb krijohen nga rikthimi i karantin\u00ebs, Rukiqi p\u00ebr KosovaPress tregon edhe se shkak i pandemis\u00eb COVID-19 ekonomia e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb mbi 1 miliard euro krahasuar me vitin q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do mbyllje e re dhe \u00e7do mos p\u00ebrkrahje financiare n\u00ebse ka mbyllje t\u00eb re, e rrezikon shum\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, rrezikon mij\u00ebra vende pune, e po ashtu edhe n\u00ebse nuk merren masa adekuate p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike gjithashtu edhe kjo p\u00ebr shum\u00eb sektor\u00eb do t\u00eb jet\u00eb fatale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rukiqi.<\/p>\n<p>Rukiqi derisa flet p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb qarkullimit t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr mbi 1 miliard euro, thot\u00eb edhe se shkak i pandemis\u00eb COVID-19 u shuan edhe shum\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi mbi 1 miliard euro r\u00ebnie t\u00eb qarkullimit n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb krahasim me vitin e kaluar. E shohim q\u00eb kemi efekte edhe tek buxheti i vendit, p\u00ebr shkak se dogana nuk ka arritur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb planin t\u00eb cilin e ka pasur. N\u00ebse e krahason me vitin e kaluar, nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe tek mbledhja e tatimeve, po ashtu kemi shum\u00eb vende pune t\u00eb cilat ve\u00e7 kan\u00eb filluar t\u00eb shuhen, p\u00ebr shkak se ka r\u00ebn\u00eb k\u00ebrkesa n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi edhe gjitha k\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb situat\u00ebn tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr, krahas edhe panik\u00ebs edhe siguris\u00eb sa i p\u00ebrket menaxhimit t\u00eb pandemis\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rukiqi.<\/p>\n<p>Situata ekonomike e krijuar nga pandemia COVID-19 u b\u00eb edhe arsye e takimit t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs me Guvernatorin e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), Fehmi Mehmeti dhe kryetarit t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike Amerikane t\u00eb Kosov\u00ebs (OEAK) dhe kryetarit t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Berat Rukiqi.<\/p>\n<p>Rukiqi tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim kan\u00eb ndar\u00eb shqet\u00ebsimin rreth \u00e7do mbylljeje dhe kufizimi shtes\u00eb i cili rrezikon sistemin financiar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Mes tjerash ai thot\u00eb se situata ekonomike n\u00eb vend asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb e lakmueshme por q\u00eb pandemia tani ka krijuar pasoja afatgjate n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdam\u00eb shqet\u00ebsimin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb \u00e7do mbyllje e re, apo kufizim shtes\u00eb tash e rrezikon edhe sistemin financiar. Dhe kur rrezikohet sistemi financiar, at\u00ebher\u00eb ai kolaps i shtetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr\u2026 Situata nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ne kurr\u00eb nuk kemi pasur situat\u00eb ekonomike t\u00eb lakmueshme, nd\u00ebrsa pandemia k\u00ebt\u00eb vit ve\u00e7se ka l\u00ebn\u00eb pasoja afatgjate n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb edhe t\u00eb pariparueshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rukiqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga BQK n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate treguan se n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e odave ekonomike u diskutuan parametrat aktual\u00eb ekonomik\u00eb dhe financiar\u00eb, nd\u00ebrsa u theksua shqet\u00ebsimi i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb aplikimi i masave t\u00eb reja p\u00ebr kufizimin e aktiviteteve ekonomike do t\u00eb kishte n\u00eb operacionet e nd\u00ebrmarrjeve, por edhe n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr stabilitetin e sektorit financiar.<\/p>\n<p>E p\u00ebr gastronom\u00ebt, \u00e7do mbyllje pa mb\u00ebshtetje financiare nga ana e shtetit \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Shoqata e Gastronomeve t\u00eb Kosov\u00ebs paralajm\u00ebron se p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po ballafaqohen do t\u00eb detyrohen t\u2019i hapin lokalet edhe n\u00ebse vendoset p\u00ebr ndonj\u00eb mbyllje tjet\u00ebr. Madje ata paralajm\u00ebrojn\u00eb protesta kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj mase q\u00eb rrezikon k\u00ebt\u00eb sektor. Veton Zuka nga Shoqata e Gastronom\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr KosovaPress thot\u00eb se si pasoj\u00eb e karantinimit gjat\u00eb fundjav\u00ebs s\u00eb kaluar, sektori i gastronomis\u00eb ka p\u00ebsuar humbje 100 p\u00ebrqind.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi i karantin\u00ebs n\u00eb fundjav\u00eb ka nxitur reagimin e shum\u00eb bizneseve t\u00eb cilat u detyruan q\u00eb t\u00eb mos ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre. Nj\u00eb mbyllje si kjo dhe \u00e7do kufizim shtes\u00eb e pa p\u00ebrkrahje nga Qeveria e Kosov\u00ebs po shihet edhe si shkuarje drejt nj\u00eb kolapsi ekonomik. K\u00ebshtu thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68836","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}