{"id":69025,"date":"2020-11-13T11:18:12","date_gmt":"2020-11-13T11:18:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69025"},"modified":"2020-11-13T11:18:12","modified_gmt":"2020-11-13T11:18:12","slug":"te-gjitha-vendimet-qe-mori-qeveria-ne-mbledhjen-e-sotme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-gjitha-vendimet-qe-mori-qeveria-ne-mbledhjen-e-sotme\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjitha vendimet q\u00eb mori Qeveria n\u00eb mbledhjen e sotme"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 43\u2019t\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb miratuar projektligje, vendime dhe dokumente tjera t\u00eb fushave t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Me vendimin e par\u00eb t\u00eb miratuar sot nga kabineti qeveritar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i Programit Legjislativ t\u00eb vitit 2020, sipas t\u00eb cilit shtyhet afati i miratimit n\u00eb Qeveri i Projektligjit p\u00ebr Partneritetin Publiko-Privat (MF), Projektligjit p\u00ebr Financat e Pushtetit Lokal (MF), Projektligjit p\u00ebr Lotarin\u00eb e Kosov\u00ebs (MF), dhe Projektligjit p\u00ebr Borxhin Publik (MF). Nd\u00ebrsa, t\u00ebrhiqen nga Programi Legjislativ p\u00ebr vitin 2020 t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe barten p\u00ebr vitin 2021 Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Kodit Doganor dhe t\u00eb Akcizave; Projektligji p\u00ebr Agjencin\u00eb e Tatimeve dhe Dogan\u00ebs; Projektligji p\u00ebr Administrat\u00ebn Tatimore dhe Procedurat; Projektligji p\u00ebr Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare; Projektligji p\u00ebr Tatim n\u00eb t\u00eb Ardhurat Personale; dhe Projektligji p\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka miratuar vendimin p\u00ebr t\u2019i proceduar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs mendimin p\u00ebr nism\u00ebn legjislative p\u00ebr Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr statusin dhe t\u00eb drejtat e d\u00ebshmor\u00ebve, invalid\u00ebve, veteran\u00ebve, pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, viktimave civile dhe familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e Qeveris\u00eb thuhet se nisma e propozuar legjislative nuk p\u00ebrcakton periudh\u00ebn kohore p\u00ebr fillimin e llogaritjes s\u00eb kontributit p\u00ebr lirin e vendit. Gjendja e krijuar socio-ekonomike nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb buxhetore n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb duke kaluar vendi yn\u00eb nga pandemia e COVID-19, dhe pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb identifikimi i burimeve t\u00eb financimit p\u00ebr mbulimin e kostos buxhetore, Qeveria e Republik\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs rekomandon q\u00eb deri n\u00eb krijimin e rrethanave t\u00eb reja m\u00eb t\u00eb favorshme buxhetore, nj\u00eb nism\u00eb e k\u00ebtill\u00eb ligjore t\u00eb mos aprovohet nga ana e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Miratimin e Qeveris\u00eb e ka marr\u00eb edhe Projektligji p\u00ebr aktet juridike. Ky Projektligj ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin e llojeve dhe t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb akteve juridike n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Gjithashtu p\u00ebrcaktohen edhe parimet dhe standardet e hartimit, miratimit, korrigjimit, publikimit dhe zbatimit t\u00eb akteve juridike.<\/p>\n<p>Edhe Projektligji p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Agjencin\u00eb Kosovare p\u00ebr Krahasimin dhe Verifikimin e Pron\u00ebs ka marr miratimin nga Qeveria. Ky projektligj adreson t\u00eb gjeturat e Avokatit t\u00eb Popullit lidhur me zbatimin e Ligjit p\u00ebr Agjencin\u00eb Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs si dhe p\u00ebrmbush\u00eb obligimet e dala nga Strategjia Komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat pron\u00ebsore p\u00ebr adresimin e informalitetit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb miratuar edhe Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr let\u00ebrnjoftimin. Ndryshimet do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb rregullat ligjore t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb let\u00ebrnjoftimit, pajisja me let\u00ebrnjoftim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, organin kompetent, procedur\u00ebn e l\u00ebshimit t\u00eb let\u00ebrnjoftimit si dhe p\u00ebrcaktimin e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Miratohet Rregullorja p\u00ebr metodologjin\u00eb e hartimit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb hartohet vler\u00ebsimi i rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb popullat\u00ebs, t\u00eb mirave materiale dhe kulturore nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb tjera. Rregullorja p\u00ebrcakton bart\u00ebsit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit e hartimit t\u00eb vler\u00ebsimit si dhe procedurat p\u00ebr hartim dhe miratim t\u00eb k\u00ebtij vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar Vendimi i Qeveris\u00eb i dat\u00ebs 30.04.2020 p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit Drejtues t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb. Sipas k\u00ebtij ndryshimi n\u00eb vend t\u00eb z. Valdet Gjinovci, em\u00ebrohet z. Naser Krasniqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb-AUV.<\/p>\n<p>Edhe ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i Vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb i dat\u00ebs 30.04.2020 p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb mbledhjen e sotme, ku n\u00eb vend t\u00eb z. Imer Haziri \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar znj. Rreze GECAJ nga Fakulteti i Bujq\u00ebris\u00eb dhe Veterinaris\u00eb -FBV.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i ve\u00e7ant\u00eb ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i Vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 19.05.2020 p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga kabineti qeveritar. Sipas k\u00ebtij vendimi n\u00eb vend t\u00eb z. Imer Rusinovci \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar z. Sali Aliu nga Fakulteti i Bujq\u00ebris\u00eb dhe Veterinaris\u00eb \u2013FBV.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar \u00ebsht\u00eb miratuar vendimi p\u00ebr miratimin e Buxhetit p\u00ebr vitin 2021 p\u00ebr Komun\u00ebn e Novob\u00ebrd\u00ebs, pasi i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb miratuar nga Kuvendi Komunal. Vendimi do t\u2019i bashk\u00ebngjitet tabelave t\u00eb Buxhetit 2021 dhe do t\u2019i procedohet Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar vendimi p\u00ebr transferim t\u00eb mjeteve nga kategoria \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime\u201d n\u00eb kategorin\u00eb \u201cShpenzime kapitale\u201d n\u00eb shum\u00ebn prej nj\u00eb milion e nj\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr mij\u00eb e pes\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb euro (1,194,550). K\u00ebto mjete transferohen n\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebrkat\u00ebse farmaceutike n\u00eb projektin \u201cPajisje mjek\u00ebsore\u201d ku do t\u00eb shtohet burimi i financimit t\u00eb huamarrjes p\u00ebr arsye t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga pandemia COVID-19 p\u00ebr pajisje speciale mjek\u00ebsore p\u00ebr nevojat e SHSKUK.<\/p>\n<p>Kabineti qeveritar ka themeluar Komisionin ekzekutiv p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e inspektimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb\/ kryesues;<\/p>\n<p>Ministri i MTI-s\u00eb\/ z\u00ebvend\u00ebs kryesues;<\/p>\n<p>Ministri i MPB-s\u00eb\/ an\u00ebtar;<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, MAPL\/ an\u00ebtar;<\/p>\n<p>Drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Planifikim Strategjik, ZKM\/ an\u00ebtar;<\/p>\n<p>Drejtori i Zyr\u00ebs Ligjore, ZKM\/ an\u00ebtar\u00eb;<\/p>\n<p>Drejtori i Departamentit Ligjor, MTI\/ an\u00ebtar<\/p>\n<p>Drejtori i Departamentit t\u00eb Buxhetit, MF\/ an\u00ebtar;<\/p>\n<p>Drejtori i Departamentit Ligjor, MAPL\/ an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ky Komision do t\u00eb koordinoj\u00eb, drejtoj\u00eb dhe mbik\u00ebqyr\u00eb aktivitetet organeve t\u00eb ndryshme qeveritare q\u00eb nd\u00ebrlidhen me reform\u00ebn e fush\u00ebs s\u00eb inspektimeve si nj\u00eb proces me interes nacional.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb Kuvendit Komunal t\u00eb Vushtrris\u00eb, lidhur me themelimin e nd\u00ebrmarrjes publike komunale \u201cP\u00ebrparimi\u201d sh.a , mb\u00ebshtetur n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr nd\u00ebrmarrje publike dhe Rregulloren mbi kriteret p\u00ebr krijimin e nd\u00ebrmarrjeve publike lokale dhe pjes\u00ebmarrja e komunave n\u00eb bordet e drejtor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve rajonale t\u00eb ujit, Qeveria ka miratuar vendimin q\u00eb t\u00eb autorizoj\u00eb themelimin e Nd\u00ebrmarrjes Publike komunale \u201cP\u00ebrparimi\u201d sh.a. me aksionar\u00eb t\u00eb vet\u00ebm Komun\u00ebn e Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<p>Miratimin p\u00ebr shqyrtim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb e ka marr nga kabineti qeveritar k\u00ebrkesa p\u00ebr shpron\u00ebsim p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit t\u00eb pronave t\u00eb cilat preken nga realizimi i projektit p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebs nacionale N2, segmenti \u201cHyrja n\u00eb Qytetin e Prishtin\u00ebs\u201d n\u00eb Veternik.<\/p>\n<p>Aprovimin e kabinetit Qeveritar e ka marr edhe nisma p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Bangladeshit n\u00eb fushat e tregtis\u00eb, industris\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb, transportit, telekomunikacionit\/TIK, turizmit, arsimit, sportit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, investimeve, e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqyrtuar dhe miratuar Drafti i raportit mbi nivelin e ekzekutimit t\u00eb projekteve t\u00eb huamarrjes. Sipas k\u00ebtij Raporti n\u00eb dat\u00ebn 30 shtator 2020 borxhi publik ishte 1,341.72 milion euro, pres t\u00eb cilave 407.25 milion\u00eb euro ishte borxhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe 934.47 milion\u00eb borxhi i brendsh\u00ebm. N\u00eb raport me Bruto Produktin Vendor borxhi \u00ebsht\u00eb 19.87 p\u00ebr qind, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe garancionet n\u00eb vler\u00eb prej 41.65 milion\u00eb eurove. Borxhi n\u00ebnkupton shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb miratuara n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me miratimin e Rregullores p\u00ebr klasifikimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbimin civil, mund\u00ebsohet zbatimi i Ligjit p\u00ebr Zyrtar\u00ebt Publik\u00eb dhe krijon infrastruktur\u00eb ligjore p\u00ebr klasifikimin e vendeve te pun\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb tij. Me k\u00ebt\u00eb Projekt Rregullore p\u00ebrcaktohen klasat p\u00ebr secil\u00ebn kategori t\u00eb sh\u00ebrbimit civil, em\u00ebrtesat e pozitave p\u00ebr \u00e7do klas\u00eb, p\u00ebrshkrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr secil\u00ebn kategori dhe klas\u00eb, procedur\u00ebn dhe metodologjin\u00eb e klasifikimit t\u00eb pozitave t\u00eb pun\u00ebs dhe ndarjen e grupeve t\u00eb administrimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe administrimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin civil t\u00eb Kosov\u00ebs. Kategorit\u00eb e pozitave n\u00eb sh\u00ebrbimin civil n\u00eb zbatim te Ligjit p\u00ebr Zyrtaret Publik\u00eb jan\u00eb: Kategoria e Lart\u00eb Drejtuese, Kategoria e Mesme Drejtuese, Kategoria e Ul\u00ebt Drejtuese dhe Kategoria Profesionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 43\u2019t\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb miratuar projektligje, vendime dhe dokumente tjera t\u00eb fushave t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kushtetuese dhe ligjore. Me vendimin e par\u00eb t\u00eb miratuar sot nga kabineti qeveritar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i Programit Legjislativ t\u00eb vitit 2020, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68780,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69025","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}