{"id":69109,"date":"2020-11-14T13:14:45","date_gmt":"2020-11-14T13:14:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69109"},"modified":"2020-11-14T13:14:45","modified_gmt":"2020-11-14T13:14:45","slug":"edhe-sa-paciente-me-koronavirus-mund-ti-pranoje-qkukja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/edhe-sa-paciente-me-koronavirus-mund-ti-pranoje-qkukja\/","title":{"rendered":"Edhe sa pacient\u00eb me koronavirus mund t\u2019i pranoj\u00eb QKUK\u2019ja?"},"content":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Saudin Maliqi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se gjendja me pacient\u00ebt e prekur me koronavirus, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u201cs\u2019ka pacient q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb duke e marr\u00eb trajtimin adekuat\u201d. P\u00ebr oksigjen, Maliqi thekson se nevojat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, konsumi \u00ebsht\u00eb i madh dhe duhet t\u00eb racionalizohet.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme t\u00eb infektimit t\u00eb qytetar\u00ebve me koronavirus. Me \u00e7far\u00eb sfida po ballafaqoheni aktualisht?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Si\u00e7 e dini, t\u00ebr\u00eb rajoni, Evropa, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb numrit enorm t\u00eb rasteve me infeksion, por fatmir\u00ebsisht ne ende q\u00ebndrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se shtetet p\u00ebr rreth. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, por p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb nj\u00eb prioritet i madh \u00ebsht\u00eb ofrimi i sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb ose p\u00ebr ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin ton\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb duhet t\u2019i ofrohet \u00e7do pacienti, mjeku, motra adekuate, sh\u00ebrbimi, barnat oksigjeni shtrati t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Menaxhmenti ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundshme bashk\u00eb me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, duke na p\u00ebrkrahur fuqish\u00ebm edhe kryeministri i Kosov\u00ebs q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ofrimit t\u00eb ndihm\u00ebs sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr pacientin.<\/p>\n<p>Sa ka mbetur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pranimin e pacient\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb spital?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Qendra Klinike \u00ebsht\u00eb mjaft e madhe dhe ka mbi dy mij\u00eb shtret\u00ebr. Qendra Klinike Universitare, ka n\u00eb dispozicion disa klinika, k\u00ebto klinika jan\u00eb quajtur klinika COVID. Nj\u00eb nga to \u00ebsht\u00eb Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjis\u00eb, Klinika Interne , blloku q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb adoptuar, \u00ebsht\u00eb dizajnuar dhe destinuar p\u00ebr COVID, bashk\u00eb me mjekimin qendror intensiv COVID, duke na l\u00ebn\u00eb e duke e pasur parasysh edhe klinik\u00ebn rezerv\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb Klinika e Mjek\u00ebsis\u00eb Sportive.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb veproni n\u00eb momentin kur nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kapacitete?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Ne kemi hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme, por krahas mobilizimit t\u00eb stafit dhe menaxhemntit p\u00ebr t\u2019i ngritur kapacitetet e nevojshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pandemis\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb bashk\u00eb me Qeverin\u00eb, jan\u00eb duke marr\u00eb masat e parandalimit.<\/p>\n<p>Ne, jemi duke marr\u00eb masat maksimale dhe besoj se do t\u2019ia arrijm\u00eb. Tani jemi stabil \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e kontrollit t\u00eb plot\u00eb. S\u2019ka pacient q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb duke e marr\u00eb trajtimin adekuat, mjek\u00ebt adekuat, ndihm\u00ebn adekuate, p\u00ebrkrahjen adekuate. Ka oksigjen t\u00eb mjaftueshme dhe asnj\u00eb pacient n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb i l\u00ebn\u00eb nga kjo e drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb mungese q\u00eb eventualisht mund t\u00eb potencohen.<\/p>\n<p>Pra, deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ve\u00e7 do ta kemi edhe nj\u00eb operator t\u00eb ri, i cili licencohet n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb mrekullia q\u00eb ai do t\u00eb prodhoj\u00eb oksigjenin p\u00ebr krejt nevojat e Kosov\u00ebs k\u00ebtu dhe nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb varemi nga importi dhe do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb relaksuar, sepse produktin kryesor, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i konsumuari, ne do ta kemi t\u00eb siguruar.<\/p>\n<p>Kryeministri Hoti, ka deklaruar se ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb duke ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb me koronavirus \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb lufte, duke u p\u00ebrballur me raste e viktima. Ju si mendoni?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Kur flasim p\u00ebr fjal\u00ebn \u201cluft\u00eb\u201d, fjala \u201cluft\u00eb\u201d ka shum\u00eb dimensione. N\u00eb kuptimin q\u00eb ka folur kryeministri \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb se ishte n\u00eb takim me ne dhe shum\u00eb mir\u00eb e ka shpjeguar, se ajo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e t\u00eb gjith\u00eb mantelbardh\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar qytetar\u00ebt tan\u00eb, duke mos i l\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment keq.<\/p>\n<p>Duke sakrifikuar, duke pasur rrezik personal t\u00eb infektimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndodhin n\u00eb mesin e pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr ta luftuar s\u00ebmundjen dhe kjo \u00ebsht\u00eb lufta.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, luft\u00eb mund ta kuptojm\u00eb edhe rritjen e madhe dhe gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb e kemi marr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb ball\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje ose pandemie edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e mobilizim mbar\u00ebkomb\u00ebtar i t\u00eb gjitha kapaciteteve, i t\u00eb gjitha kapaciteteve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ka kritika t\u00eb ndryshme n\u00eb media se nuk ka nj\u00eb menaxhim t\u00eb duhur p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar as brenda qendr\u00ebs spitalore. P\u00ebrmendet munges\u00eb e stafit n\u00eb spitalet ku po trajtohen raste me koronavirus. Sa \u00ebsht\u00eb numri i stafit aktual, i stafit t\u00eb infektuar me koronavirus?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Nuk ka munges\u00eb t\u00eb stafit. Un\u00eb sapo e thash\u00eb asnj\u00eb pacient nuk \u00ebsht\u00eb i keqtrajtuar ose mostrajtuar. T\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt kan\u00eb shtratin, oksigjenin dhe barnat e duhura. Kur hapim kapacitetet na duhet t\u00eb mobilizohemi me staf nga klinikat tjera dhe at\u00eb munges\u00eb e kompensojm\u00eb nga koleget dhe koleg\u00ebt tan\u00eb me l\u00ebvizjet organizative brenda institucioneve tona. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb riorganizim.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, nuk kemi as nj\u00eb t\u00eb vetmin pacient ose sh\u00ebrbim i cili nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb stafit. Tash nuk i kam t\u00eb dh\u00ebnat se sa \u00ebsht\u00eb numri i stafit t\u00eb infektuar me koronavirus.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb gjendja m\u00eb oksigjen?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: \u00cbsht\u00eb stabile. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnduar n\u00eb krejt rajonin keni parasysh\u2026 shikoni Maqedonin\u00eb e Veriut me \u00e7far\u00eb hallesh p\u00ebrballet, shikoni Greqin\u00eb q\u00eb marrin nga nj\u00eb operator apo dy. Jan\u00eb t\u00eb ngarkuara e t\u00eb st\u00ebrngarkuara.<\/p>\n<p>Na shpjegoni vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, si \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb QKUK?<\/p>\n<p>Saudin Maliqi: Kjo reflektohet, sepse edhe ne marrim nga Maqedonia(e Veriut) dhe kemi burimet e nj\u00ebjta t\u00eb furnizimit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnduar, por ne kemi marr\u00eb masa t\u00eb riorganizimit t\u00eb brendsh\u00ebm. Oksigjenin q\u00eb e marrim n\u00eb baza ditore nga importi, ne e shfryt\u00ebzojm\u00eb, oksigjenin e l\u00ebngsh\u00ebm t\u00eb cilin e kemi n\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Dhe, nga kjo kemi racionalizuar shfryt\u00ebzimin e oksigjenit dhe kemi krijuar mund\u00ebsi komode q\u00eb t\u00eb furnizojm\u00eb t\u00eb gjitha qendrat spitalore dhe universitare t\u00eb Kosov\u00ebs me oksigjen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Saudin Maliqi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se gjendja me pacient\u00ebt e prekur me koronavirus, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb. Ai thot\u00eb se \u201cs\u2019ka pacient q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb duke e marr\u00eb trajtimin adekuat\u201d. P\u00ebr oksigjen, Maliqi thekson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69109","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69109\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}