{"id":69337,"date":"2020-11-18T20:00:15","date_gmt":"2020-11-18T20:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69337"},"modified":"2020-11-18T20:00:15","modified_gmt":"2020-11-18T20:00:15","slug":"haziri-thote-se-presidenti-duhet-te-zgjidhet-jashte-partnereve-te-koalicionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-thote-se-presidenti-duhet-te-zgjidhet-jashte-partnereve-te-koalicionit\/","title":{"rendered":"Haziri thot\u00eb se presidenti duhet t\u00eb zgjidhet jasht\u00eb partner\u00ebve t\u00eb koalicionit"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs ose duhet t\u00eb zgjidhet jasht\u00eb partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, ose duhet t\u00eb ul\u00ebn bashk\u00eb partit\u00eb n\u00eb pushtet dhe ato n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve. Opsione tjera nuk ka.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Insajderi.<\/p>\n<p>Ai konfirmon se partner\u00ebt e koalicionit e kan\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb ta zgjedhin presidentin pa bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cTani, ose duhet t\u00eb zgjedhim nj\u00eb president p\u00ebrtej partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, i cili i jep nj\u00eb mund\u00ebsi, nj\u00eb lloj stabiliteti t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm institucional, ose duhet t\u00eb vendosim bashk\u00ebrisht pozit\u00eb e opozit\u00eb cila \u00ebsht\u00eb data e zgjedhjeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb koh\u00eb pandemie p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me nj\u00eb proces t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zgjedhor. Nuk ka opsione tjera\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Numri dy i LDK-s\u00eb, thekson se ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe n\u00eb rolin e tyre kan\u00eb ofruar konstruktivitet dhe kan\u00eb ofruar mund\u00ebsin\u00eb politike q\u00eb ata ta ndihmojn\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb proces, ta leht\u00ebsojn\u00eb deri te zgjidhja e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, gjithmon\u00eb p\u00ebrtej partner\u00ebve t\u00eb koalicionit.<\/p>\n<p>\u201cPor n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb i bije partner\u00ebve t\u00eb koalicionit t\u00eb dakordohen mes veti deri n\u00eb detaje. A duan ta mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri politikisht, ta zgjerojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri n\u00ebse duan t\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrtej partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, kush \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr president q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet dhe mund t\u00eb jet\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr opozit\u00ebn. T\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, shtoi Haziri.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb Hazirit, kryetarit t\u00eb AAK-s\u00eb Ramush Haradinaj, duket se po i shuhet shpresa p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president.<\/p>\n<p>Haradinaj para me shum\u00eb se tre muaj \u00ebsht\u00eb nominuar p\u00ebr kreun e shtetit nga partia e tij, AAK.<\/p>\n<p>LDK ende s\u2019ka diskutuar p\u00ebr futjen e PDK-s\u00eb n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs<\/p>\n<p>Posti i presidentit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur shum\u00eb se mund ta marr\u00eb PDK-ja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkohet koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Haziri thot\u00eb se ende nuk kan\u00eb asgj\u00eb zyrtare nga kjo parti dhe se kurdo q\u00eb kan\u00eb do t\u00eb ul\u00ebn ta diskutojn\u00eb si LDK.<\/p>\n<p>\u201cEdhe me tutje kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e spekulimeve q\u00eb PDK mund ta marr\u00eb presidentin dhe mund t\u00eb kuptohet n\u00eb nj\u00eb konfigurim t\u00eb Qeveris\u00eb me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb kabinetit. Un\u00eb po e quaj faz\u00eb t\u00eb spekulimeve sepse nuk ka as plan i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb ku pal\u00ebt bisedojn\u00eb bashk\u00ebrisht\u201d, tha Haziri.<\/p>\n<p>Sipas tij, PDK ende jan\u00eb n\u00eb kampin opozitar\u00eb, edhe pas zhvillimeve t\u00eb fundit, ku drejtimin e partis\u00eb e mori Enver Hoxhaj, pasi Kadri Veseli u d\u00ebrgua n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, po sillen n\u00eb kampin opozitar edhe m\u00eb tutje dhe prej marrjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Hoxhajt si kryetar i PDK-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn opozitare dhe natyrisht p\u00ebrderisa nuk kemi dialog aktiv n\u00eb p\u00ebrfshirjen e bisedimeve politike e partiake t\u00eb opozit\u00ebs nuk e shoh q\u00eb \u00ebsht\u00eb se cil\u00ebs i jep opsionit t\u00eb stabilitetit politik\u201d, thekson Haziri.<\/p>\n<p>Ai shton se PDK mund ta mb\u00ebshtet\u00eb agjend\u00ebn komb\u00ebtare n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs edhe pa qen\u00eb n\u00eb Qeveri, edhe pa qen\u00eb n\u00eb institucione.<\/p>\n<p>\u201cTash \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes politik ta definoj\u00eb rolin dhe q\u00ebllimin politik edhe t\u00eb partive opozitare, ose shkojm\u00eb drejt stabilitetit politik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb tranzicionit sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb apo dy, apo deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit apo hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl zgjedhor i cili prap nuk garanton q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe institucione stabile n\u00eb vend\u201d, shprehet Haziri.<\/p>\n<p>Por thot\u00eb se brenda LDK-s\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e PDK-s\u00eb n\u00eb koalicion.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb asgj\u00eb mbi baz\u00eb hipotetike. N\u00eb momentin q\u00eb e shohim nj\u00eb zbardhje t\u00eb agjend\u00ebs nga kampi opozitar LDK ulet e diskuton dhe del me q\u00ebndrim. Ne nuk vendosim asgj\u00eb mbi baz\u00eb t\u00eb paragjykimeve dhe pritjeve t\u00eb tjer\u00ebve. Ne si kryesi, si lidership ulemi dhe diskutojm\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ta kemi agjend\u00ebn e zbardhur dhe t\u00eb qart\u00eb politike. Ende nuk kemi diskutuar asgj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen apo mos p\u00ebrfshirjen e askujt n\u00eb Qeveri\u201d, theksoi n\u00ebnkryetari Haziri.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Lutfi Haziri, ka folur edhe p\u00ebr aktakuzat q\u00eb iu kan\u00eb konfirmuar ish krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se prej burr\u00ebshtetasve e ndihmuan vendin ta menaxhoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku kriza mund t\u00eb thellohej.<\/p>\n<p>\u201cKriza e paralajm\u00ebruar n\u00eb ver\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti lidhur me konfirmimin e aktakuzave e cila n\u00eb fakt u konfirmua n\u00eb n\u00ebntor tregoi qart\u00eb se kur ka vullnet mund t\u00eb menaxhohen situatat edhe t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb sjellja prej burrshtetasve e njer\u00ebzve q\u00eb u ftuan me aktakuz\u00eb t\u00eb konfirmuar ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kriza t\u00eb mos thellohet. Ata dhan\u00eb dor\u00ebheqje, u larguan nga pozitat publike dhe iu n\u00ebnshtruan urdh\u00ebres\u00ebs nga Dhomat e Specializuara\u201d, tha Haziri.<\/p>\n<p>Por, ka pasur nj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr spektrin politik n\u00eb vend, duke th\u00ebn\u00eb se po mungon hapi tjet\u00ebr, ai i dialogut aktiv p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb stabiliteti afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE dyta, hapi i dyt\u00eb po mungon nj\u00eb dialog aktiv, intenziv n\u00eb gjetjen e nj\u00eb m\u00ebnyre se si duhet ta vendosim nj\u00eb stabilitet m\u00eb afatgjat\u00eb, nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri institucionale m\u00eb afatgjate n\u00eb Kosov\u00eb, e cila do t\u2019i jepte mund\u00ebsi vendit t\u00eb fokusohet n\u00eb problemet e brendshme ekonomike, sociale dhe zgjidhjen e problemeve t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dialogu me Serbin\u00eb, integrimet evropiane dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO. Sepse kur nuk ka stabilitet politik mungon investimi, mungon fokusi dhe fokusimi i politik\u00ebs n\u00eb zgjidhjen e problemeve dhe punohet n\u00eb baz\u00eb ditore, sot p\u00ebr nes\u00ebr\u201d, p\u00ebrfundoi Haziri.<\/p>\n<p>Presidenti i ri, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i duhet t\u00eb zgjedhjet brenda gjasht\u00eb muajve, ndryshe vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike ende nuk kan\u00eb nisur diskutimet n\u00ebse do t\u00eb vendosin ta votojn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr nga ndonj\u00ebra parti politike, apo do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje. E vetmja q\u00eb ka deklaruar se do zgjedhje, e jo president t\u00eb ri me k\u00ebt\u00eb koalicion qeveris\u00ebs, \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e Albin Kurtit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs ose duhet t\u00eb zgjidhet jasht\u00eb partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, ose duhet t\u00eb ul\u00ebn bashk\u00eb partit\u00eb n\u00eb pushtet dhe ato n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve. Opsione tjera nuk ka. K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Insajderi. Ai konfirmon se partner\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67013,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69337","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69337\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}