{"id":69500,"date":"2020-11-21T11:47:32","date_gmt":"2020-11-21T11:47:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69500"},"modified":"2020-11-21T11:47:32","modified_gmt":"2020-11-21T11:47:32","slug":"presidenca-gjermane-ne-be-shans-i-humbur-liberalizimi-i-vizave-shtyhet-edhe-per-nje-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidenca-gjermane-ne-be-shans-i-humbur-liberalizimi-i-vizave-shtyhet-edhe-per-nje-vit\/","title":{"rendered":"Presidenca gjermane n\u00eb BE shans i humbur, liberalizimi i vizave shtyhet edhe p\u00ebr nj\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ndodh k\u00ebt\u00eb vit. Megjith\u00ebse pritjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta q\u00eb gjat\u00eb presidenc\u00ebs gjermane t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb dhe pavar\u00ebsisht plot\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb gjitha kritereve e takimit q\u00eb pritet t\u00eb mbahet gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme n\u00eb mes t\u00eb delegacioneve teknike Kosov\u00eb-Franc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u201cdrita e gjelb\u00ebr\u201d p\u00ebr vizat mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Raportuesja p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn mund t\u00eb vihet n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb takimet e mbetura t\u00eb kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm n\u00eb presidencat e m\u00ebvonshme t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>Ne n\u00eb Parlamentin Evropian e kemi ngritur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, kjo gjithashtu \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. Padyshim q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe diskutime serioze jan\u00eb zhvilluar n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Kjo mund t\u00eb vihet n\u00eb rendin e dit\u00ebs gjithashtu edhe n\u00eb takimet e mbetura t\u00eb kryesuara nga Gjermania, megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb \u2018drita e gjelb\u00ebr\u2019 p\u00ebrfundimtare do t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm n\u00eb presidencat e m\u00ebvonshme t\u00eb K\u00ebshillit. Shpresojm\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb fund t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, partia n\u00eb pushtet Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs nuk e sheh ende si shans t\u00eb humbur liberalizimin e vizave gjat\u00eb presidenc\u00ebs gjermane.<\/p>\n<p>Deputeti Faton Bislimi thot\u00eb se duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim me shtetet skeptike.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shans i humbur, ende t\u00eb pakt\u00ebn. Nuk do t\u00eb klasifikoja si t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb besoj q\u00eb Gjermania ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e pareshtur e Kosov\u00ebs n\u00eb procesin e integrimeve evropiane dhe procesin e liberalizimit t\u00eb vizave. \u00c7\u00ebshtja dhe pengesa ky\u00e7e e liberalizimit t\u00eb vizave jan\u00eb dy shtete t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb Holanda dhe Franca t\u00eb cilat kan\u00eb shprehur skepticiz\u00ebm serioz n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb proces\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>E nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, deputetja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi e ka par\u00eb si t\u00eb pritshme, pasi si\u00e7 thot\u00eb ajo Qeveria Hoti nuk e ka luftuar korrupsionin.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ditur qysh n\u00eb fillim, shanset u pat\u00ebn shtuar kur kishim nj\u00eb qeveri legjitime, Qeverin\u00eb Kurti e cila filloi t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin dhe t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohet p\u00ebr k\u00ebto veprime edhe nga raporti i progresit nga BE-ja. Tani prej kur kemi n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb nj\u00eb person jo legjitim i cili ka marr\u00eb vendime tejet t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kritikuar nga BE-ja, sidomos p\u00ebr shfuqizimin e task-forc\u00ebs (Antikorrupsion) ka ndikuar negativisht. [\u2026] Tani \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb presidenca gjermane \u00ebsht\u00eb n\u00ebse disa shtete nuk jan\u00eb t\u00eb bindura q\u00eb kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj nuk ka asgj\u00eb dhe nuk ka caktuar asgj\u00eb ku do t\u00eb diskutohet p\u00ebr Kosov\u00ebn. Shanset p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb liberalizimin e vizave do t\u00eb shtohen vet\u00ebm kur nj\u00eb qeveri ka p\u00ebr q\u00ebllim luftimin e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. At\u00eb se kjo qeveri nuk e ka vullnetin p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e korrupsionin e ka th\u00ebn\u00eb edhe raporti i fundit i progresit i BE-s\u00eb. Nuk ka m\u00ebnyra si t\u2019i bindim shtetet an\u00ebtare pa rezultate konkrete\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Por, an\u00ebtari i komisionit p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jashtme nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Enver Hoxhaj thot\u00eb se n\u00ebse BE-ja nuk l\u00ebviz deri n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave kredibiliteti i saj n\u00eb raport me Kosov\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse BE-ja nuk l\u00ebviz deri n\u00eb fund t\u00eb vitit v\u00ebrtet kredibiliteti i saj n\u00eb raport me Kosov\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Nuk mund t\u2019i besojm\u00eb ne dialogun Kosov\u00eb-Serbi q\u00eb ajo do t\u00eb bind Rusin\u00eb, Serbin\u00eb, Spanj\u00ebn e Sllovakin\u00eb, Qipron, Rumanin\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur Kosov\u00ebn n\u00ebse nj\u00eb zotim t\u00eb saj n\u00eb raport me Kosov\u00ebn ku i kemi p\u00ebrmbushur kriteret nuk e p\u00ebrmbush vet. Nuk mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetje p\u00ebr neve tash, \u00e7ka mendon Holanda, \u00e7ka mendon Franca\u2026 n\u00ebntorin dhe jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Bruksel dhe t\u00eb shohin p\u00ebrkushtimin e ri evropian\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjermania n\u00eb muajin korrik ka marr\u00eb udh\u00ebheqjen e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. Nd\u00ebrsa, edhe vet\u00eb mekanizmat evropian\u00eb e kan\u00eb konfirmuar q\u00eb Kosova i ka plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr liberalizim. Por p\u00ebr t\u00eb ndodhur kjo, secili nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb duhet t\u00eb konfirmojn\u00eb liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Ndryshe, Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb akoma nuk e g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb zon\u00ebn Shengen.\/kp\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ndodh k\u00ebt\u00eb vit. Megjith\u00ebse pritjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta q\u00eb gjat\u00eb presidenc\u00ebs gjermane t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb dhe pavar\u00ebsisht plot\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb gjitha kritereve e takimit q\u00eb pritet t\u00eb mbahet gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme n\u00eb mes t\u00eb delegacioneve teknike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69500","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}