{"id":69508,"date":"2020-11-21T13:11:25","date_gmt":"2020-11-21T13:11:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69508"},"modified":"2020-11-21T13:11:25","modified_gmt":"2020-11-21T13:11:25","slug":"pse-heshtet-karshi-falsifikimit-te-historise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-heshtet-karshi-falsifikimit-te-historise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Pse heshtet karshi falsifikimit t\u00eb historis\u00eb shqiptare?"},"content":{"rendered":"<p> Ministria e Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb, ASHAK-un dhe Shoqat\u00ebn e Historian\u00ebve t\u00eb Kosov\u00eb, duhet jo vet\u00ebm t\u00eb reagojn\u00eb ndaj teksteve t\u00eb \u201cProjektit t\u00eb  Historis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, por edhe t\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin n\u00eb shkollat tona k\u00ebto tekste me defekte serioze, derisa historia e shqiptar\u00ebve t\u00eb prezantohet  drejt\u00eb. Institucionet relevante t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb Redaksis\u00eb s\u00eb CDRSEE-s\u00eb v\u00ebrejtjet e tyre konkrete dhe variantin q\u00eb duhet t\u00eb futet n\u00eb  tekstet e k\u00ebtij projekti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt  ballkanik.<\/p>\n<p>OJQ-ja CDRSEE \u201cCenter for Democracy and Reconcilation in Southeast Europe\u201d me seli n\u00eb Selanik, n\u00eb v\u00ebllimet e saj \u201cProjekti i Historis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, titulli origjinal (Joint History Project 1999), mbi historin\u00eb e Ballkanit, t\u00eb financuar nga BE, kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb siguronte tekste shkollore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ballkan q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb perspektiva t\u00eb ndryshme e t\u00eb shumta p\u00ebr ngjarjet e nj\u00ebjta historike, t\u00eb promovonte diversitetin, vuajtjet dhe arritjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb popujve ballkanik\u00eb.<br \/>\n        P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij Projekt CDRSEE angazhoi historian\u00eb nga i gjith\u00eb Rajoni, t\u00eb cil\u00ebt hartuan tekstet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Projekt n\u00eb gjasht\u00eb v\u00ebllime: Perandoria Osmane; Kombet dhe shtetet e Evrop\u00ebs Juglindore; Luft\u00ebrat Ballkanike; Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore; Lufta e ftoh\u00ebt; dhe Luft\u00ebrat Ndarjet dhe Integrimet 1990 \u2013 2008.<br \/>\n        Gjat\u00eb hartimit t\u00eb k\u00ebtyre teksteve, CDRSEE ka mbajtur lidhje t\u00eb ngushta pune me t\u00eb gjitha Ministrit\u00eb e Arsimit t\u00eb vendeve t\u00eb Rajonit.<br \/>\n        T\u00eb gjitha v\u00ebllimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb dhjet\u00eb gjuh\u00eb, duke e p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe gjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebto tekste jan\u00eb promovuar edhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\n Publikimi i studimit \u00ac\u201cT\u00eb damkosurit e Ballkanit Shqiptar\u00ebt dhe Kosova\u201d, t\u00eb autorit Shkelzen Gashi, i vetmi reagim serioz n\u00eb lidhje me t\u00eb metat e Projektit t\u00eb CDRSEE-s\u00eb, \u201cProjekti i Historis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim ta vler\u00ebsonte sa e kishte arritur  CDRSEE q\u00ebllimin e Projektit. Gashi n\u00eb studimin e tij ishte fokusuar sidomos n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si paraqiten shqiptar\u00ebt, ngjarjet e r\u00ebnd\u00ebsishme historike t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe cilat nga ngjarjet e r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare nuk jan\u00eb paraqitur fare n\u00eb k\u00ebt\u00eb Projekt.<br \/>\n        Duke u bazuara n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb publikimin e z. Gashi, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projekt, jam munduar q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb shpreh pik\u00ebpamjet e mija rreth k\u00ebtij Projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\n        Gashi me t\u00eb drejt\u00eb konstaton se n\u00eb k\u00ebto v\u00ebllime t\u00eb CDRSEE-s\u00eb shum\u00eb ngjarje tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk figurojn\u00eb fare. Shum\u00eb ngjarje tjera paraqiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, jo korrekte, t\u00eb pasakt\u00eb, e t\u00eb nj\u00ebanshme. M\u00ebnyra si paraqitet historia e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebto tekste shkollore nuk i kontribuon aspak misionit t\u00eb pretenduar t\u00eb CDRSEE-s\u00eb. K\u00ebshtu me t\u00eb drejt\u00eb Gashi k\u00ebrkon q\u00eb m\u00ebnyra e prezantimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ket\u00eb projekt t\u00eb ndryshohet sa m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nV\u00ebllimi i par\u00eb \u00abPerandoria Osmane\u00bb<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim nuk p\u00ebrmendet pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Betej\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1389 dhe as q\u00ebndresa heroike e Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut 1443 \u2013 1468. Nuk paraqiten fare as kryengritjet e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb shekujve t\u00eb sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb hap\u00ebsirat e banuara me shqiptar\u00eb.<br \/>\nV\u00ebllimi i dyt\u00eb \u00abKombet dhe Shtetet n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore\u00bb<br \/>\nAs n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim nuk paraqitet asnj\u00eb kryengritje shqiptare, gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit t\u00eb sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Nuk theksohet askund se synimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb shtet q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfshinte t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat e banuara prej tyre (kat\u00ebr vilajetet shqiptare), dhe se ishte arritur themelimi i nj\u00eb shtet me m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e hap\u00ebsirave t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim mungojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr d\u00ebbimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Sanxhaku i Nishit n\u00eb vitet 1877-1878.<br \/>\nV\u00ebllimi i tret\u00eb \u00abLuft\u00ebrat Ballkanike\u00bb<br \/>\nEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim vazhdohet t\u00eb injorohen p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri dhe shtet formim. K\u00ebtu nuk  jepen fare ngjarjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, si kryengritjet e viteve 1909 &#8211; 1912 kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<br \/>\nPjesa e k\u00ebtij v\u00ebllimi q\u00eb trajton ushtrit\u00eb dhe popullat\u00ebn civile t\u00eb Ballkanit gjat\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, jepet vet\u00ebm sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit serb.<br \/>\nK\u00ebtu nuk prezantohen fare krimet e forcave serbe e malazeze ndaj civil\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nNdon\u00ebse n\u00eb ket\u00eb v\u00ebllim, sillen informata p\u00ebr djegien e fshatrave dhe eksodin e popullat\u00ebs, si dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt  e t\u00eb gjitha vendeve gjat\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nuk jepet p\u00ebr eksodin, d\u00ebmet materiale dhe viktimat n\u00eb njer\u00ebz te shqiptar\u00ebt.<br \/>\nV\u00ebllimi i kat\u00ebrt \u00abLufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u00bb<br \/>\nKy v\u00ebllim nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe as p\u00ebr shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p> V\u00ebllimi i pest\u00eb \u00abLufta e Ftoht\u00eb (1944-1990)\u00bb<br \/>\nEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim fshihet e v\u00ebrteta historike, nuk p\u00ebrmendet askund administrimi ushtarak serbo &#8211; sllav, d\u00ebnimet e pushkatimet e shqiptar\u00ebve q\u00eb e kund\u00ebrshtuan regjimin serbo &#8211; sllav, nuk p\u00ebrmendet as dhuna e terrori ndaj popullsis\u00eb civile shqiptare, sekuestrimi i dhjet\u00ebra mij\u00ebra hektar\u00ebve tok\u00eb,  t\u00eb cilat iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kolon\u00ebve serb\u00eb e malazez\u00eb, e as d\u00ebbimi i dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve nga Jugosllavia p\u00ebr n\u00eb Turqi.<br \/>\nSa i takon rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, paraqiten vet\u00ebm demonstratat e vitit 1968 dhe ato t\u00eb vitit 1981, t\u00eb organizuara nga L\u00ebvizja ilegale shqiptare.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim nuk p\u00ebrmendet askund Kushtetuta e Kosov\u00ebs e vitit 1974, me t\u00eb cil\u00ebn Kosova b\u00ebhet pjes\u00eb konstituive e Federat\u00ebs jugosllave.<br \/>\n V\u00ebllimi i gjasht\u00eb \u00abLuft\u00ebrat, ndarjet, integrimi (1990-2008)\u00bb<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim paraqitet krejt sip\u00ebrfaq\u00ebsisht represionin serb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve \u201990, duke u fokusuar vet\u00ebm te p\u00ebrjashtimet e shqiptar\u00ebve prej vendeve t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\nSa i p\u00ebrket luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrmendet askund se ishin krimet e forcave serbe ndaj civil\u00ebve shqiptar\u00eb ato q\u00eb imponuan luft\u00ebn, por p\u00ebrkundrazi p\u00ebr luft\u00ebn faj\u00ebsohen shqiptar\u00ebt.<br \/>\nSa u p\u00ebrket d\u00ebbimit me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, thuhet se mbi 80% e popullsis\u00eb kosovare u d\u00ebbua nga Kosova gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, por nuk thuhet se kush i d\u00ebboj shqiptar\u00ebt nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. P\u00ebrmenden  shifra p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt, por nuk thuhet kush i kreu vrasjet. Po ashtu, nuk thuhet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet materiale t\u00eb shkaktuara nga ushtria dhe policia serbe.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim p\u00ebrmendet krejt telegrafisht se Kosova n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008 shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, por askund nuk p\u00ebrmend\u00ebt vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shpallje dhe njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga m\u00eb shum\u00eb se 100 shtete.<br \/>\nKrahasim i dy librave<br \/>\n        Me q\u00ebllim t\u00eb nxjerrjes n\u00eb pah t\u00eb mang\u00ebsive n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt sa i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb vazhdim do t\u2019i v\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb lexuesit disa fragmente t\u00eb nxjerra nga libri \u201cBallkani \u2013 historia dhe qytet\u00ebrimi\u201d \u201d e historianit Ferdinand Schevill \/Titulli origjinal History of Balkan Peninsula, botuar n\u00eb vitin 2006 n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese EUGENI.<br \/>\n   N\u00eb vepr\u00ebn e Schevillit ku prezantohet historia e t\u00eb gjitha kombeve t\u00eb Ballkanit, shqiptar\u00ebt z\u00ebn\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij libri Schevill, thot\u00eb s\u00eb Ilir\u00ebt jan\u00eb popull autokton i Ballkanit.<br \/>\n         N\u00eb faqen 14 t\u00eb librit Schevill e thekson se Perandori i Perandoris\u00eb Romake, Konstandini (shekulli i IV) \u00ebsht\u00eb me prejardhje ilire.<br \/>\n Faqe:156. Schevill nxjerr fakte p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Betej\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1389.<br \/>\nFaqe, 169-170. N\u00eb vepr\u00ebn e Schevillit  pasqyrohet gjer\u00ebsisht q\u00ebndresa 25 vje\u00e7are shqiptar\u00ebve t\u00eb udh\u00ebhequr nga Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu karshi Perandoris\u00eb Osmane.<br \/>\nFaqe: 245- 246. Flitet p\u00ebr sundimin e Vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs nga Ali Pasha (Tepelena).<br \/>\nFaqe: 377. Flitet p\u00ebr Lidhjen e Prizrenit 1878, k\u00ebrkes\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr autonomi dhe kund\u00ebrshtimin e faljes s\u00eb trojeve shqiptare Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<br \/>\n Faqe: 378. Flitet p\u00ebr L\u00ebvizjen p\u00ebr liri komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vitit 1908. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e drejt t\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga kat\u00ebr vilajetet shqiptare t\u00eb: Shkodr\u00ebs, Janin\u00ebs, Manastirit dhe Kosov\u00ebs.<br \/>\nFaqe: 385. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Faqe: 389. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Princ Vidin dhe pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb dhjetor t\u00eb vitin 1920 etj.<br \/>\n  P\u00ebrkund\u00ebr faktit se n\u00eb Projektin e OJQ-s\u00eb CDRSEE, Kosova ka qen\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga nj\u00eb akademik me grad\u00eb t\u00eb doktorit t\u00eb shkencave (Frash\u00ebr Demaj), kur e ke parasysh volumin e shtremb\u00ebrimeve t\u00eb fakteve historike q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb posht\u00ebrim e fyerje t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti, lexuesit t\u00eb k\u00ebtyre teksteve i krijohet p\u00ebrshtypja se shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb fare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\n        Arsyetimet e z. Frash\u00ebr Demajt, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv, se ai nuk ka mundur t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb redaktimin e teksteve t\u00eb k\u00ebtij Projekti nuk jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme, sepse n\u00ebse ai v\u00ebrtet\u00eb nuk ka mund t\u00eb ndikoj\u00eb, duke i pas n\u00eb an\u00ebn e tij faktet e pakontestueshme historike, ai sigurisht se ka pas mund\u00ebsi t\u00eb largohet nga kjo Redaksi, me v\u00ebrejtjen se Redaksia e ka shtremb\u00ebruar historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe  t\u00eb k\u00ebrkonte reagimin institucional t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu, akademiku do ta kryente obligimin e vet. Nj\u00eb veprim i till\u00eb, e jo arsyetimi i paq\u00ebndruesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb obligim i \u00e7do intelektuali t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<br \/>\n        P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Projekt ka qen\u00eb e njoftuar edhe Ministria jon\u00eb e Arsimit, e cila ose nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb fare me Projektin ose edhe ajo e ka zgjedh heshtjen. Si do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb l\u00ebshim serioz i institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb vend, q\u00eb paguhet p\u00ebr hartimin e politikave t\u00eb arsimit, e q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera, ka d\u00ebshtuar.<br \/>\n        Reagime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb skandal nuk ka pas as nga Instituti i Historis\u00eb, e I cili assesi nuk guxon t\u00eb hesht\u00eb para  falsifikimeve  t\u00eb tilla.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb Projekt nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb seriozisht as ASHAK-u, p\u00ebrjashto mospajtimin e kryetarit t\u00eb ASHAK-ut me p\u00ebrmbajtjen e teksteve n\u00eb lidhje me historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Akademia, n\u00eb rastin t\u00eb falsifikimeve t\u00eb tilla, e sidomos kur nj\u00eb an\u00ebtar i saj \u00ebsht\u00eb i implikuar n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave, duhet ta shqyrtoj\u00eb rastin n\u00eb holl\u00ebsi, t\u00eb shpreh\u00eb pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb  dhe t\u00eb shqiptoj\u00eb masa adekuate ndaj an\u00ebtarit t\u00eb saj t\u00eb d\u00ebshtuar, deri n\u00eb largimin e tij nga Akademia.<br \/>\n        Tekstet me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb shtremb\u00ebruar t\u00eb historis\u00eb shqiptare nuk b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdoren, jo vet\u00ebm nga nx\u00ebn\u00ebsit e student\u00ebt shqiptar\u00eb, por as nga nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt e kombeve t\u00eb tjera.<br \/>\n  Ministria e Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb, ASHAK-un dhe Shoqat\u00ebn e Historian\u00ebve t\u00eb Kosov\u00eb, duhet jo vet\u00ebm t\u00eb reagojn\u00eb ndaj teksteve t\u00eb \u201cProjektit t\u00eb  Historis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, por edhe t\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto tekste  me defekte serioze, n\u00eb shkollat tona, derisa historia e shqiptar\u00ebve t\u00eb prezantohet  drejt\u00eb. Institucionet relevante t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb Redaksis\u00eb s\u00eb CDRSEE-s\u00eb v\u00ebrejtjet e tyre konkrete dhe variantin q\u00eb duhet t\u00eb futet n\u00eb  tekstet e k\u00ebtij projekti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt  ballkanik.<\/p>\n<p>Ismajl Kurteshi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb, ASHAK-un dhe Shoqat\u00ebn e Historian\u00ebve t\u00eb Kosov\u00eb, duhet jo vet\u00ebm t\u00eb reagojn\u00eb ndaj teksteve t\u00eb \u201cProjektit t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, por edhe t\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin n\u00eb shkollat tona k\u00ebto tekste me defekte serioze, derisa historia e shqiptar\u00ebve t\u00eb prezantohet drejt\u00eb. Institucionet relevante t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69509,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69508","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}