{"id":69602,"date":"2020-11-23T15:09:51","date_gmt":"2020-11-23T15:09:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=69602"},"modified":"2020-11-23T15:09:51","modified_gmt":"2020-11-23T15:09:51","slug":"aplikimi-per-kartonin-e-gjelber-vetem-pas-shtatorit-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aplikimi-per-kartonin-e-gjelber-vetem-pas-shtatorit-2021\/","title":{"rendered":"Aplikimi p\u00ebr Kartonin e Gjelb\u00ebr, vet\u00ebm pas shtatorit 2021"},"content":{"rendered":"<p>Numri i madh i veturave t\u00eb paregjistruara \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga problemet q\u00eb Kosova duhet t\u00eb zgjidh\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhet aplikimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Byros\u00eb Evropiane q\u00eb siguron Kartonin e Gjelb\u00ebr, thot\u00eb Sami Mazreku ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit ekzekutiv t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar numrin e veturave t\u00eb paregjistruara, Mazreku thot\u00eb se n\u00eb muajin n\u00ebntor ka filluar t\u00eb zbatohet nj\u00eb rregullore p\u00ebr zbatimin e sistemit Bonus-Malus. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje, nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb e lart\u00eb e tarif\u00ebs do t\u00eb aplikohet p\u00ebr drejtuesit e automjeteve q\u00eb vonohen t\u00eb sigurojn\u00eb vetur\u00ebn.<\/p>\n<p>Numri i veturave t\u00eb paregjistruara n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr vite vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr institucionet. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, numri i veturave t\u00eb paregjistruara n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 150 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti ka deklaruar se n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bank\u00ebn Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb fillojn\u00eb bisedat e nevojshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionet relevante q\u00eb t\u00eb ulin numrin e veturave t\u00eb paregjistruara.<\/p>\n<p>Kartoni i Gjelb\u00ebr v\u00ebrteton se nj\u00eb automjet p\u00ebrfiton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme nga mbulimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga sigurimi. K\u00ebshtu, kur makina p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti ku vlen sistemi i Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr, sigurimi mbulon koston (e l\u00ebndimit, d\u00ebmtimit, etj).<\/p>\n<p>Aplikimi vet\u00ebm pas dat\u00ebs 4 shtator, 2021<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kosova k\u00ebt\u00eb proces mund ta nis\u00eb vet\u00ebm brenda institucioneve duke b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb brendshme, por jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb aplikim, pasi q\u00eb me marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar n\u00eb Uashington m\u00eb 4 shtator, Kosova ka r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb moratorium nj\u00ebvje\u00e7ar mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit ekzekutiv t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit, Sami Mazreku thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Kosova duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa kushtet t\u00eb brendshme para se t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb n\u00eb organizatat e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 edhe p\u00ebr Kartonin e Gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej problemeve q\u00eb duhet zgjidhur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr Mazreku thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb zvog\u00eblimi i numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb automjeteve t\u00eb paregjistruara.<\/p>\n<p>\u201cLista e automjeteve t\u00eb paregjistruara q\u00eb jan\u00eb akumuluar nd\u00ebr vite duhet t\u00eb pastrohen. Ato lista q\u00eb jan\u00eb dy vjet e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb largohen me ndonj\u00eb vendim apo udh\u00ebzim nga sistemi dhe pjesa e mbetur dy vjet e k\u00ebndej, p\u00ebrmes formave tjera t\u00eb obligohen ose t\u00eb udh\u00ebzohen t\u00eb vazhdojn\u00eb regjistrimin e veturave ose t\u00eb \u00e7regjistrohen\u201d, thot\u00eb Mazreku.<\/p>\n<p>Nga mbi 30 p\u00ebr qind n\u00eb 5 p\u00ebr qind duhet ulur numri i veturave t\u00eb paregjistruara<\/p>\n<p>Si nj\u00eb prej parakushteve teknike p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb sistemin e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr, shton Mazreku, \u00ebsht\u00eb q\u00eb numri i veturave t\u00eb paregjistruara t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebr qind, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tij, n\u00eb Kosov\u00eb numri i veturave t\u00eb paregjistruara \u00ebsht\u00eb mbi 30 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb po ashtu paraqet problem n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Byros\u00eb Evropian \u00ebsht\u00eb fakti se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shtet an\u00ebtar i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB).<\/p>\n<p>Mazreku thot\u00eb pasi q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb OKB, at\u00ebher\u00eb duhet gjetur m\u00ebnyra tjera t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti mes Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, qeveris\u00eb dhe Byros\u00eb Kosovare e Sigurimeve \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb themelohet nj\u00eb grup punues i cili do t\u00eb identifikoj\u00eb problemet e brendshme q\u00eb paraqesin penges\u00eb n\u00eb sigurimin e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar me zyrtar\u00eb t\u00eb BQK-s\u00eb p\u00ebr t\u2019u njoftuar m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtij procesi dhe problemeve tjera t\u00eb identifikuara, por q\u00eb nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Rregullore e re p\u00ebr zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb veturave t\u00eb paregjistruara<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nga muaji n\u00ebntor i k\u00ebtij viti ka filluar t\u00eb zbatohet nj\u00eb rregullore p\u00ebr zbatimin e sistemit Bonus \u2013Malus.<\/p>\n<p>Sistemi Bonus-Malus, merr p\u00ebr baz\u00eb nj\u00eb histori nj\u00ebvje\u00e7are t\u00eb aplikuesit p\u00ebr sigurim dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aksidenteve t\u00eb shkaktuara ose jo gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kalkulon bonusin ose malusin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb person q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb aksident n\u00eb komunikacion shp\u00ebrblehet me ulje t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr sigurimin e automjetit dhe hyn n\u00eb kategorin\u00eb bonus, nd\u00ebrsa ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb aksidente paguajm\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb dhe hyjn\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb malus.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb e lart\u00eb e primit (tarif\u00eb), do aplikohet edhe p\u00ebr drejtuesit e automjeteve t\u00eb cil\u00ebve u skadon kontrata e sigurimit.<\/p>\n<p>Ky sistem, sipas Sami Mazrekut nga Byroja Kosovare e Sigurimit do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb zvog\u00eblimit t\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb veturave t\u00eb paregjistruara.<\/p>\n<p>Sami Mazreku thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb rregullore, qytetar\u00ebve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb dhjet\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb iu skadoj\u00eb sigurimi ta rinovojn\u00eb kontrat\u00ebn dhe t\u00eb fitojn\u00eb bonusin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj i kemi l\u00ebn\u00eb edhe dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, 15 dit\u00eb pasi i skadon regjistrimi, n\u00ebse dikush harron ta siguroj\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb 25 dit\u00eb i ka n\u00eb dispozicion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb bonuset q\u00eb parashikohen n\u00eb rregullore\u201d, tha Mazreku.<\/p>\n<p>Sipas rregullores, pronari i automjetit n\u00ebse nuk e vazhdon regjistrimin e automjetit \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb brenda 30 dit\u00ebve ta b\u00ebj\u00eb \u00e7lajm\u00ebrimin e automjetit dhe t\u2019i kthej\u00eb tabelat n\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Automjetit, ku ka qen\u00eb i regjistruar automjeti.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodh pas 30 dit\u00ebve, pason d\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Aplikim i k\u00ebsaj rregulloreje n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur edhe nga grupi i njohur me emrin \u201cMarakli t\u2019kerreve\u201d, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ngas\u00ebsit e automjeteve.<\/p>\n<p>Agan Hajdarhoxha nga ky grup thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se k\u00ebt\u00eb rregullore me k\u00ebto kushte e kishin k\u00ebrkuar qysh moti, p\u00ebr shkak q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsohet Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKrejt q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqen veturat e paregjistruara nga komunikacioni p\u00ebr shkak se rrezikojn\u00eb komunikacionin dhe po ashtu kan\u00eb rritur sigurimin e veturave\u201d, tha Hajdarhoxha.<\/p>\n<p>Kartoni i Gjelb\u00ebr s\u2019blihet n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs, Kartoni i Gjelb\u00ebr e sigurojn\u00eb n\u00eb disa kompani transporti n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo mund t\u00eb sigurohet n\u00eb agjenci q\u00eb jan\u00eb t\u00eb publikuara n\u00eb rrjete sociale. Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar me nj\u00eb person n\u00eb nj\u00eb nga numrat e telefonit t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale dhe ka treguar se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb blihet Kartoni i Gjelb\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai thot\u00eb se ky dokument \u00ebsht\u00eb sigurim nga shteti i Bullgaris\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb muaj, ky dokument kushton 85 euro kurse p\u00ebr tre muaj 110 euro, me t\u00eb cilin personat e interesuar mund t\u00eb pajisen brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Mazreku pohon se askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta shes\u00eb Karton t\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Ai thot\u00eb se sigurimi nga shteti i Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebse blihet n\u00eb Bullgari, kurse askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ligjore q\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument ta shes\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai thot\u00eb se nuk ka njohuri se n\u00eb \u00e7far\u00eb forme mund t\u00eb blihet ky dokument.<\/p>\n<p>Edhe Banka Qendrore e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs vitin e kaluar ka th\u00ebn\u00eb se shitja e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr \u00ebsht\u00eb e paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cBQK-ja n\u00eb rrjetet sociale ka v\u00ebrejtur se disa persona, t\u00eb paautorizuar dhe t\u00eb palicencuar q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari nd\u00ebrmjet\u00ebsuese n\u00eb sigurime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, duke u angazhuar n\u00eb shitjen e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, asnj\u00eb kompani sigurimi, e pajisur me licenc\u00eb nga BQK-ja dhe asnj\u00eb person fizik apo juridik i jasht\u00ebm, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shes\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, derisa Byroja Kosovare e Sigurimit t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Byrove, apo pa lejen e K\u00ebshillit t\u00eb Byrove dhe BQK-s\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb BQK-ja.<\/p>\n<p>Kurse, deri tek an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Byrove t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb gjitha veturat me tabela t\u00eb huaja, t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, sipas ligjeve n\u00eb fuqi, duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tarifat e sigurimeve kufitare, var\u00ebsisht nga lloji i automjetit dhe koha e q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me auto-vetura duhet t\u00eb paguajn\u00eb 15 euro p\u00ebr q\u00ebndrimin prej 15 dit\u00ebsh. Nd\u00ebrkaq, q\u00ebndrimi p\u00ebr nj\u00eb muaj kap vler\u00ebn e sigurimit prej 20 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nga muaji gusht i k\u00ebtij viti, Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin p\u00ebr mbulimin e sigurimit kufitar p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb huajt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri i madh i veturave t\u00eb paregjistruara \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga problemet q\u00eb Kosova duhet t\u00eb zgjidh\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhet aplikimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Byros\u00eb Evropiane q\u00eb siguron Kartonin e Gjelb\u00ebr, thot\u00eb Sami Mazreku ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit ekzekutiv t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit. P\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar numrin e veturave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69603,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69602","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69602\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}