{"id":70694,"date":"2020-12-14T10:15:44","date_gmt":"2020-12-14T10:15:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=70694"},"modified":"2020-12-14T10:15:44","modified_gmt":"2020-12-14T10:15:44","slug":"be-ende-nuk-ka-afat-per-dergesen-e-vaksinave-ne-vendet-e-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-ende-nuk-ka-afat-per-dergesen-e-vaksinave-ne-vendet-e-ballkanit\/","title":{"rendered":"BE ende nuk ka afat p\u00ebr d\u00ebrges\u00ebn e vaksinave n\u00eb vendet e Ballkanit"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Charls Michel, kan\u00eb premtuar se BE-ja do t\u00eb ket\u00eb si prioritet q\u00eb t\u2019u ndihmoj\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me vaksin\u00ebn kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cNe kujdesemi edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt tan\u00eb. Bashkimi Evropian do t\u00eb koordinoj donacionet e vaksin\u00ebs nga shtetet an\u00ebtare, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr mbrojtjen e pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimore dhe fqinj\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Von der Leyen, duke folur pas samitit t\u00eb fundit t\u00eb BE-s\u00eb, ku p\u00ebrgatitjet p\u00ebr vaksinim ishin nd\u00ebr temat kryesore.<\/p>\n<p>Burimet nga takimi i shefave t\u00eb shteteve apo qeverive t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takim, Von der Leyen ka njoftuar se Komisioni Evropian tashm\u00eb ka porositur doza t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vaksinimin e m\u00eb shum\u00eb se 750 milion\u00eb qytetar\u00ebve. Pasi BE-ja ka rreth 450 milion\u00eb banor\u00eb, nga ky kontingjent i vaksinave, do tu ndahen edhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si prioritet, por edhe vendeve tjera t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ulta apo t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb BE nuk ka p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb se a do t\u00eb ket\u00eb menj\u00ebher\u00eb donacione t\u00eb vaksinave p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur u dor\u00ebzohen edhe vendeve an\u00ebtare, apo kjo do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Burimet nga BE-ja kan\u00eb sqaruar se vaksinat p\u00ebr vendet e Ballkanit do t\u00eb sigurohen paralelisht nga dy kanale. M\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi \u00ebsht\u00eb furnizimi p\u00ebrmes koalicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtare COVAX ku BE -ja po ashtu ka rolin kryesor dhe tashm\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb si donacion 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr sigurimin e vaksin\u00ebs jan\u00eb 184 shtetet t\u00eb bot\u00ebs. Prodhuesit e vaksinave jan\u00eb zotuar se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb sigurojn\u00eb 2 miliard\u00eb doza t\u00eb vaksinave p\u00ebrmes k\u00ebsaj nisme, nga t\u00eb cilat 1 miliard\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra.<\/p>\n<p>Vaksinat p\u00ebrmes COVAX do t\u00eb jen\u00eb me \u00e7mim t\u00eb favorsh\u00ebm nd\u00ebrsa p\u00ebr disa vende me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb vogla do t\u00eb sigurohen edhe falas. Burimet e BE-s\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se nga vendet e Ballkanit, Kosova do t\u00eb kualifikohet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vaksinat falas p\u00ebrmes COVAX-it, sepse \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i varf\u00ebr i rajonit bazuar nga t\u00eb ardhurat p\u00ebr kok\u00eb banori. Vaksinat q\u00eb do t\u00eb sigurohen p\u00ebrmes COVAX-it do t\u00eb distribuohen p\u00ebrmes UNICEF-it.<\/p>\n<p>Por, shpejt\u00ebsia e distribuimit t\u00eb vaksinave nga ky kontingjent duket se nuk do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me ato q\u00eb tashm\u00eb pitet t\u00eb shp\u00ebrndahen tek shtetet an\u00ebtare. Prandaj, Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb duke shqyrtuar q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e dozave p\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb d\u00ebrgohet edhe tek vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cNisma COVAX, ku BE-ja \u00ebsht\u00eb kontribuesi kryesor, do t\u00eb jet\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksinat p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Paralelisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vaksinimi t\u00eb nis sa m\u00eb shpejt\u00eb, BE-ja \u00ebsht\u00eb duke shqyrtuar mund\u00ebsit\u00eb se si t\u00eb siguroj vaksinat p\u00ebr Ballkanin Perendimor edhe p\u00ebrmes donacioneve apo ndonj\u00eb sistemi t\u00eb ngjash\u00ebm. Kjo do t\u00eb siguroj nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vaksinim relativisht t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr grupet me prioritet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ana Pisonero, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjerimit dhe fqinj\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komisionin Evropian.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb koordinimet mes Komisionit Evropian, vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe shteteve t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb siguruar dozat e para t\u00eb vaksinave. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb, sapo t\u00eb marrin dozat e para t\u00eb vaksinave, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar, shtetet an\u00ebtare, nj\u00eb pjes\u00eb ta vendosin n\u00eb dispozicion t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb q\u00eb disa shtete t\u00eb BE-s\u00eb t\u2019u japin t\u00eb nj\u00ebjtit shtet n\u00eb rajon, dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb vaksinave, \u00ebsht\u00eb duke vazhduar bashk\u00ebpunimi mes Komisionit, vendeve an\u00ebtare dhe shteteve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Komisionit Evropian ka th\u00ebn\u00eb po ashtu se nga shtetet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor k\u00ebrkohet q\u00eb strategjin\u00eb e tyre t\u00eb vaksinimit ta zhvillojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Komisioni Evropian p\u00ebr vendet an\u00ebtare. Kjo do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ndihm\u00ebn e BE-s\u00eb dhe koordinimin me shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas strategjis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb vaksinat do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare, me t\u00eb nj\u00ebjtat kushte, nd\u00ebrsa numri do t\u00eb caktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb banor\u00ebve. Grupet me prioritet p\u00ebr vaksinim do t\u00eb jen\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, grupet e rrezikuara, t\u00eb moshuarit e k\u00ebshtu me radh\u00eb. E nj\u00ebjta strategji pritet t\u00eb respektohet edhe nga vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Vaksinimi n\u00eb vendet e BE-s\u00eb pritet t\u00eb nis n\u00eb fillim t\u00eb janarit. Belgjika dhe Holanda tashm\u00eb e kan\u00eb caktuar 5 janarin si dit\u00eb kur do t\u00eb nis vaksinimi i grupeve t\u00eb para.<\/p>\n<p>Vaksina e par\u00eb e cila pritet t\u00eb marr\u00eb lejen nga Autoriteti rregullativ i BE-s\u00eb, dhe at\u00eb para fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, do t\u00eb jet\u00eb vaksina e prodhuar nga BioNTech\/Pfizer.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Evropian nga mesi i janarit pritet t\u00eb jepet leja edhe p\u00ebr vaksin\u00ebn e kompanis\u00eb Moderna. Pastaj, gjat\u00eb pranver\u00ebs, do t\u00eb pasojn\u00eb edhe lejet p\u00ebr vaksinat e AstraZeneca dhe Johnson &#038; Johnson, var\u00ebsisht se si shkon procesi i analizave t\u00eb rezultateve dhe efekteve an\u00ebsore t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe duam t\u00eb jemi t\u00eb sigurt se vaksinat jan\u00eb t\u00eb efektive dhe t\u00eb parrezikshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb prioriteti yn\u00eb prandaj edhe nuk jemi nxituar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Komisioni Evropian.<\/p>\n<p>Por, burimet e BE-s\u00eb pohojn\u00eb se vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb edhe p\u00ebrgatitjen logjistike p\u00ebr vaksinim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim thon\u00eb se ka pengesa pasi vaksinat e para, ato t\u00eb BioNTech\/Pfizer, duhet t\u00eb transportohen dhe ruhen n\u00eb temperatur\u00eb n\u00ebn -70 grad\u00eb celsius, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb jo v\u00ebt\u00ebm p\u00ebr vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit por edhe p\u00ebr vet\u00eb vendet e zhvilluara t\u00eb BE-s\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim BE-ja thuhet se \u00ebsht\u00eb duke u ndihmuar vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebbiseduesit e Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Bruksel kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se BE-ja ka interes t\u2019i ndihmoj si prioritet vendeve t\u00eb Ballkanit edhe nga aspekti sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe nuk d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj \u201cdiplomaci vaksinash\u201d p\u00ebr t\u00eb fituar popullaritet.<\/p>\n<p>Vaksinimi dhe imunizimi n\u00eb Ballkan ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr shtetet e BE-s\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta q\u00eb kan\u00eb me k\u00ebto shtete. Dhe, nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt qytetar\u00ebt e BE-s\u00eb nga infektimi m\u00eb koronavirus n\u00ebse vaksinimi i suksessh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb BE pohojn\u00eb se, edhe pse nuk mund t\u00eb garantohen datat dhe afatet kohore, pasi kjo varet edhe nga kapacitetet prodhuese, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb sigurohen dozat e mjaftueshme t\u00eb vaksinave.\/rel.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Charls Michel, kan\u00eb premtuar se BE-ja do t\u00eb ket\u00eb si prioritet q\u00eb t\u2019u ndihmoj\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me vaksin\u00ebn kund\u00ebr COVID-19. \u201cNe kujdesemi edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt tan\u00eb. Bashkimi Evropian do t\u00eb koordinoj donacionet e vaksin\u00ebs nga shtetet an\u00ebtare, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr mbrojtjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-70694","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70694\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}